Qeveria amerikane thotë se ushtria ruse ka kryer krime lufte në Ukrainë

Qeveria amerikane ka deklaruar zyrtarisht se forcat e armatosura ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë. Deklarata zyrtare e SHBA-së se Moska ka kryer shkelje të ligjeve të konfliktit vjen pasi Sekretari i Shtetit Antony Blinken, Presidenti Joe Biden dhe Zëvendës Sekretarja e Shtetit Wendy Sherman thanë të gjithë se ishte mendimi i tyre personal … Continued

OBSH raporton 64 sulme në objektet e kujdesit shëndetësor në Ukrainë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar 64 sulme në objektet shëndetësore në Ukrainë. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka njoftuar se kanë ndodhur 64 sulme ndaj kujdesit shëndetësor që nga fillimi i luftës, shkruan CNN.  “Sulmet ndaj shëndetit duhet të ndalen. Sistemet shëndetësore, objektet dhe punonjësit shëndetësorë nuk janë dhe nuk duhet të … Continued

Zyrtarët e SHAPE: Aleanca e NATO-s është në rrezik për shkak të luftës së Putinit

Lufta e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë, i ka vënë aleancën e NATO-s dhe vendet anëtare të saj në rrezik. Kështu ka cilësuar një zyrtar i Shtabit Suprem të Fuqive Aleate në Evropë, një muaj pas pushtimit të Putinit në Ukrainë. Zyrtari e quajti Putinin “të pamatur” dhe tha se ai dhe rrethi i … Continued

Ende nuk ka ndihmë humanitare në qytetin e Mariupolit

Nuk ka asnjë korridor humanitar për Mariupolin. Çdo mëngjes, për javë të tëra, Ukraina ka njoftuar se korridoret humanitare do të hapen në një numër qytetesh për të sjellë furnizimet e nevojshme dhe për të nxjerrë civilët e bllokuar nga luftimet. Qyteti jugor i rrethuar i Mariupolit nuk përfshihet as në këtë listë, ndërkaq granatimet … Continued

NATO: Përdorimi i armëve kimike nga Rusia do të ndryshonte tërësisht natyrën e konfliktit

NATO thotë se çdo përdorim i armëve kimike nga Rusia është i papranueshëm. Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se çdo përdorim i armëve kimike nga Rusia do të ishte absolutisht i papranueshëm dhe do të “ndryshonte tërësisht natyrën e konfliktit” në Ukrainë, shkruan CNN. Duke folur përpara një samiti të NATO-s në Bruksel të enjten, … Continued

Lavrov thotë se sanksionet perëndimore e befasuan Moskën

Moska u befasua nga shkalla e sanksioneve për luftën në Ukrainë. Një gjë të tillë e ka pranuar ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov  dhe kjo është hera e parë që zyrtarët pranojnë se janë të papërgatitur për përgjigjen perëndimore. “Kur ata [ngrinë] rezervat e bankës qendrore, askush që parashikonte se çfarë sanksionesh do të … Continued

Laboratori i monitorimit të rrezatimit në Çernobil është shkatërruar nga Rusia

Forcat ruse kanë plaçkitur dhe shkatërruar një laborator pranë termocentralit të braktisur bërthamor të Çernobilit që përdorej për të monitoruar mbetjet radioaktive. Një gjë të tillë e ka thënë qeveria e Ukrainës, shkruan CNN. Çernobili ra në duart e rusëve në javën e parë të pushtimit, duke shkaktuar frikën se standardet e sigurisë brenda zonës … Continued

Zelensky: Duhet më shumë presion ndaj Rusisë për të rivendosur paqen

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka folur me anëtarët e parlamentit japonez nëpërmjet një lidhje telefonike, shkruan CNN. Zelensky falënderoi Japoninë për mbështetjen e ndaj vendit të tij dhe i kërkoi Tokios të ushtrojë “më shumë presion mbi Rusinë për të ndihmuar në rivendosjen e paqes. “Japonia na ndihmoi menjëherë dhe ne i falënderojmë nga zemra,” … Continued

Irpi, 80 përqind nën kontrollin e Ukrainës, thotë kryebashkiaku

Pjesa më e madhe e qytetit të Iripit që është në periferi të Kievit tani është nën kontrollin e Ukrainës. Oleksandr Markushyn, kryebashkiak i periferisë së Kievit, Irpin, tha se forcat e armatosura, mbrojtja territoriale dhe policia ukrainase “kanë 80 përqind të qytetit tonë nën kontroll”. “Qyteti ynë po granatohet vazhdimisht nga sistemet GRAD. Shumë. … Continued

Polonia dëbon 45 diplomatë rusë të dyshuar për spiunazh

Polonia ka vendosur të dëbojë 45 diplomatë rusë të dyshuar për spiunazh kundër vendit. Një gjë të tillë e ka konfirmuar një zëdhënës i ministrisë së jashtme polake. 45 rusët dyshohen se janë spiunë ose janë bashkëpunëtorë të spiunëve, tha më herët Stanislaw Zaryn, një zëdhënës i shërbimeve speciale polake. Njëri prej tyre u identifikua … Continued