Ende nuk ka ndihmë humanitare në qytetin e Mariupolit

Nuk ka asnjë korridor humanitar për Mariupolin.

Çdo mëngjes, për javë të tëra, Ukraina ka njoftuar se korridoret humanitare do të hapen në një numër qytetesh për të sjellë furnizimet e nevojshme dhe për të nxjerrë civilët e bllokuar nga luftimet.

Qyteti jugor i rrethuar i Mariupolit nuk përfshihet as në këtë listë, ndërkaq granatimet nuk ndalojnë, kjo ka bërë që banorët të mbesin pa ujë dhe ushqim BBC.

Rusia ofroi një rrugëdalje këtë javë, por vetëm nëse qyteti dorëzohej.

Në disa pjesë të Ukrainës, duke përfshirë rreth kryeqytetit Kiev, forcat ukrainase tani po rimarrin zonat.

Por Rusia është ende duke sulmuar në vijat e frontit, veçanërisht në jug ku dëshiron të kapë një korridor tokësor midis Gadishullit të Krimesë dhe Ukrainës lindore, zona që ajo kontrollohet që nga viti 2014.