Irpi, 80 përqind nën kontrollin e Ukrainës, thotë kryebashkiaku

(Photo by DIMITAR DILKOFF/AFP via Getty Images)

Pjesa më e madhe e qytetit të Iripit që është në periferi të Kievit tani është nën kontrollin e Ukrainës.

Oleksandr Markushyn, kryebashkiak i periferisë së Kievit, Irpin, tha se forcat e armatosura, mbrojtja territoriale dhe policia ukrainase “kanë 80 përqind të qytetit tonë nën kontroll”.

“Qyteti ynë po granatohet vazhdimisht nga sistemet GRAD. Shumë. Ata po godasin zonën e banimit, ndërtesat shumëkatëshe”.

Pavarësisht evakuimeve masive në javët e fundit, Markushyn, i cili tha se shtëpia e tij ishte shkatërruar të mërkurën, vlerësoi se deri në 6,000 njerëz janë ende në Irpin dhe se grupe të vogla po evakuohen çdo ditë.

“Rreth 4,000 njerëz nuk duan të largohen fare nga qyteti. Ne i ndihmojmë ata me ushqime dhe furnizime mjekësore,” shtoi ai.

Policia kombëtare tha të mërkurën se po rifillojnë punën në Irpin, pjesa më e madhe e së cilës ishte e pushtuar nga forcat ruse.

Ishte një tjetër shenjë e mundshme që forcat ukrainase të sigurisë po rifitojnë territorin rreth kryeqytetit të Kievit.

Irpin, një periferi e vendosur në veriperëndim të Kievit, ka parë javë të tëra luftimesh të ashpra dhe granatime të rënda që nga fillimi i pushtimit rus gati katër javë më parë./Shqip.com