OKB-ja dërgon ndihmën e parë humanitare në Sumy, Ukrainë

Kombet e Bashkuara njoftuan të premten se së bashku me partnerët e saj në Ukrainë përfunduan karvanin e parë të ndihmave humanitare për qytetin e Sumy, i cili ndodhet në verilindje të vendit. OKB ka thënë se këto ndihma do të ndihmojnë rreth 35 mijë qytetarë. “130 tonë metrikë të ndihmës thelbësore përfshijnë furnizime mjekësore, … Continued

Linja e prishur e energjisë në centralin bërthamor të Zaporizhzhia është restauruar

Energjia e prishur në centralin bërthamor të Zaporizhzhia është rikthyer, shkruan BBC. Tre nga pesë linjat e energjisë elektrike të termocentralit thuhet se u dëmtuan ose u shkëputën gjatë pushtimit të forcave Rusisë. Agjencia e lajmeve Interfax Ukraine tani thotë se specialistët ukrainas kanë riparuar një nga linjat e dëmtuara. Centrali bërthamor, më i madhi … Continued

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar zotohet të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnsin, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Johnson u zotua të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën në bisedën telefonike me Zelenskyin të premten. Kryeministri u zotua të qëndrojë me Ukrainën në një kohë kur populli i saj “po përballej me një tmerr … Continued

Skocia hap dyert për refugjatët ukrainas

Qeveria skoceze ka planifikuar një skemë për të mirëpritur refugjatët ukrainasit që kërkojnë strehim. Skema do t’u sigurojë njerëzve që ikin nga lufta në atdheun e tyre strehim të përkohshëm, ndërsa mund të gjendet një vend afatgjatë, shkruan BBC. Ministria, Nicola Sturgeon, ka thënë se Skocia mund të mirëpresë 3000 ukrainas menjëherë. Ajo shtoi se Skocia … Continued

Forcat ruse kanë lëshuar “më shumë se një mijë raketa” që nga fillimi i pushtimit

Forcat ruse kanë lëshuar “më shumë se 1 mijë e 80-të raketa” që nga fillimi i pushtimit të tyre në Ukrainë, shkruan CNN. Një gjë të tillë e ka konfirmuar të premten një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane. Raportet për sulmet me raketa në pjesën perëndimore të Ukrainës “në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar Lviv … Continued

Zelensky: 130 njerëz janë shpëtuar nga teatri i bombarduar në Mariupol, por qindra janë ende nën rrënoja

130 persona janë shpëtuar nga teatri i bombarduar në qytetin e Mariupol deri më tani. Një gjë të tillë e ka konfirmuar Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të premten. Qindra njerëz po strehoheshin në teatrin kur u bombardua të mërkurën. Duke folur në TV ukrainas, Zelensky tha se operacionet e shpëtimit po vazhdojnë në vend, pavarësisht … Continued

Polonia do të kërkojë mision paqeruajtës në Ukrainë në samitin e NATO-s

Polonia do të propozojë zyrtarisht një mision paqeruajtës në Ukrainë në samitin e ardhshëm të NATO-s. Ideja për një mision ndërkombëtar fillimisht u nda të martën, pasi udhëheqësit nga Polonia, Republika Çeke dhe Sllovenia u takuan me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev. Duke folur në një konferencë shtypi në Varshavë, Morawiecki u tha gazetarëve … Continued

Ministri britanik e cilëson Putinin si kriminel lufte

Sekretari i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Sajid Javid, ka folur për luftën në Ukrainë. Ai e ka quajtur presidentin Putin “një kriminel lufte”, duke i bërë jehonë fjalëve të presidentit amerikan, Joe Biden. Në Forumin e Pranverës Konservatore, Javid foli për “retë e stuhisë së luftës” në Evropë dhe zemërimin dhe pikëllimin e tij … Continued

Kërkesa e Ukrainës për anëtarësime në BE mund të miratohet së shpejti, sipas Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbajtur një tjetër fjalim ku i është drejtuar qytetarëve ukrainas. Zelensky tha se ka folur me shefen e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen dhe ai pret përparim të shpejtë në aplikimin e Ukrainës për anëtarësim të shpejtë në Bashkimin Evropian, shkruan BBC. Zelensky deklaroi se von der Leyen … Continued

OKB: Më shumë se 800 njerëz janë vrarë që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës

Të paktën 816 njerëz janë vrarë dhe 1,333 janë plagosur që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, tha të premten Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.  Shumica e viktimave ishin për shkak të “përdorimit të armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë … Continued