Linja e prishur e energjisë në centralin bërthamor të Zaporizhzhia është restauruar

Energjia e prishur në centralin bërthamor të Zaporizhzhia është rikthyer, shkruan BBC.

Tre nga pesë linjat e energjisë elektrike të termocentralit thuhet se u dëmtuan ose u shkëputën gjatë pushtimit të forcave Rusisë.

Agjencia e lajmeve Interfax Ukraine tani thotë se specialistët ukrainas kanë riparuar një nga linjat e dëmtuara.

Centrali bërthamor, më i madhi i këtij lloji në Evropë, u kap nga forcat ruse dy javë më parë pas një sulmi të rëndë ajror që ngjalli shqetësim dhe dënim.

Rusia ka pushtuar edhe termocentralin e Chernobylit dhe komunikimi me stafin brenda këtij termocentrali ka humbur./Shqip.com