Zelensky: 130 njerëz janë shpëtuar nga teatri i bombarduar në Mariupol, por qindra janë ende nën rrënoja

BERLIN, GERMANY – JULY 12: Ukrainian President Volodymyr Zelensky and the German Chancellor (not pictured) give statements ahead of talks at the Chancellery on July 12, 2021 in Berlin , Germany. (Photo by Stefanie Loos-Pool/Getty Images)

130 persona janë shpëtuar nga teatri i bombarduar në qytetin e Mariupol deri më tani.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të premten.

Qindra njerëz po strehoheshin në teatrin kur u bombardua të mërkurën.

Duke folur në TV ukrainas, Zelensky tha se operacionet e shpëtimit po vazhdojnë në vend, pavarësisht vështirësive.

Megjithatë, qindra njerëz janë ende nën rrënoja në Mariupol, shtoi Zelensky.

Më herët të premten, zyrtarë nga rajoni i Donetsk dhe Kievi thanë se nuk kishin informacione të mëtejshme se sa njerëz i kishin mbijetuar sulmit.

Të enjten, komisionerja e Ukrainës për të drejtat e njeriut, Liudmyla Denisova, tha se nuk kishte asnjë përditësim mbi shifrat e publikuara, të cilat raportonin 130 njerëz të shpëtuar nga gjithsej 1,300 njerëz që besohej se ishin strehuar në ndërtesë.

Zelensky gjithashtu paralajmëroi se do të jetë disfatë morale e liderëve perëndimorë nëse Ukraina nuk merr armë të avancuara.

“Ne ende nuk kemi mbrojtje raketore. Ne nuk kemi mjaft avionë luftarakë”, tha Zelensky.

“Ne do t’i thërrasim edhe më fort disa liderë perëndimorë dhe do t’u kujtojmë atyre se kjo do të jetë disfata e tyre morale nëse Ukraina nuk merr armët e avancuara që do të shpëtojnë jetën e mijëra njerëzve tanë. Raketat ruse nuk do të mposhten nga disa armë gjuetie që ata përpiqen të na shesin ndonjëherë,” tha ai.

Në lidhje me ofertën e Ukrainës për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, Zelensky tha se Ukraina do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropiane./Shqip.com