Polonia do të kërkojë mision paqeruajtës në Ukrainë në samitin e NATO-s

BE-Polonia.

Polonia do të propozojë zyrtarisht një mision paqeruajtës në Ukrainë në samitin e ardhshëm të NATO-s.

Ideja për një mision ndërkombëtar fillimisht u nda të martën, pasi udhëheqësit nga Polonia, Republika Çeke dhe Sllovenia u takuan me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev.

Duke folur në një konferencë shtypi në Varshavë, Morawiecki u tha gazetarëve se “në samitin e ardhshëm të NATO-s, propozimi për një mision paqeje në Ukrainë do të adresohet zyrtarisht”, raporton CNN.

“Kur bombat po bien gjithnjë e më afër kufirit polak, ne, natyrisht, do ta përdorim këtë si argument, si në kontekstin e argumentit më të paraqitur nga Presidenti, Volodymyr Zelensky, ashtu edhe në argumentet e formuluara nga ne gjatë misionit tonë në Kiev”, shtoi ai.

Të premten, Rusia nisi sulme me raketa pranë një aeroporti në Lviv , një qytet strategjik ukrainas jo shumë larg kufirit polak./Shqip.com