Dita e dytë e luftimeve –  Forcat ruse kapin qytetin e parë ‘të rëndësishëm’ të Ukrainës

Ministria ruse e mbrojtjes ka konfirmuar se ushtarët e Rusisë kanë pushtuar qytetin Melitopol – në atë që është përshkruar nga televizioni i lajmeve Reuters si qendra e parë e rëndësishme e popullsisë ukrainase që është marrë në kontroll që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Moska të enjten.

Melitopol është një qytet me madhësi mesatare që ndodhet pranë portit kryesor ukrainas të Mariupolit, në rajonin jugor të Ukrainës, Zaporizhzhya, raporton BBC.

Rreth 150.000 ukrainas jetojnë në Melitopol./Shqip.com

Të gjitha ngjarjet nga dita e parë luftimeve mund t’i ndiqeni në këtë link.

Përmbledhje

Zelensky falënderon Francën për vendosejn e sanksioneve kundër Putinit   
Për herë të parë NATO aktivizon Forcat e Reagimit
Eurovizioni përjashton Rusinë
Tenisti rus, Rublev kundër luftës në Ukrainë
Rusia ndalon pjesërisht Facebookun në territorin e saj
Britania e Madhe do të vendosë sanksione ndaj Putinit dhe Lavrovit
Zelenksy: Komunikova me Biden për forcimin e sanksioneve dhe një koalicion anti-luftë
NATO përforcon mbrojtjen në shtetet e Evropës Lindore
Stoltenberg: Rusia e ka prishur paqen në Evropë
IOC-ja kërkon të anulohen ngjarjet sportive në Rusi dhe Bjellorusi
Kosova i bashkohet ShBA-së dhe BE-së në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë
Tanku rus shtyp qëllimisht veturën civile në Kiev (Video)
Cramon: Është koha që Serbia të reagojë kundër Rusisë
BE pritet të ngrijë asetet evropiane të Putinit dhe Lavrovit
Rusia gati për bisedime me Ukrainën
Merkel thotë se pushtimi është ‘pikë kthese’ për Evropën
Zelensky akuzon liderët evropianë për mosveprim dhe bënë thirrje për protesta
Heroi ukrainas – ushtari hodhi vetën në erë në një urë për të parandaluar avancimin e rusëve
Suedia ofron ndihmë ushtarake, teknike dhe humanitare për Ukrainën
Protesta para Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Kosovë
Renditja e të gjitha fakteve pas sulmit rus në Ukrainë
18 mijë armë iu dhanë rezervistëve në rajonin e Kievit
Finalja e Ligës së Kampionëve zhvendoset nga Rusia në Paris – shkaku i konfliktit
Rusia ndalon linjat ajrore në Mbretërinë e Bashkuar
Kievi në ankth, publikohen pamjet e tankeve ruse që lëvizin në qytet
Trupat ruse marshojnë drejt kryeqytetit të Ukrainës pasi shpartalluan rezistencën
Zelenskiy: Ne kemi nevojë për ndihmë efektive ndërkombëtare
Banorët në Kiev zgjohen nga flakët dhe rrënojat
Zelensky falënderon Francën për vendosejn e sanksioneve kundër Putinit   
Zelensky West (Foto: Reuters)

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka falënderuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se Franca ka luajtur një rol të rëndësishëm në vendosjen e sanksioneve personale kundër Putinit.

“Emmanuel Macron më telefoni. Duhet të them se ai është një mik i vërtetë i Ukrainës, në momentet më të vështira. Ata  mbështetën shkëputja nga SWIFT dhe vendosja e sanksioneve personale kundër Putinit. Kjo ndodhi falë Francës”.

Një gjë të tillë e ka përkrahur edhe Britania e Madhe.

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson u kërkoi udhëheqësve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme kundër Swift.

Ky ndalim vjen pas paketës së sanksioneve që Mbretëria e Bashkuar njoftoi dje, e cila do të shohë bankat kryesore ruse të përjashtuara nga sistemi financiar i Mbretërisë së Bashkuar mes masave të tjera./Shqip.com

Për herë të parë NATO aktivizon Forcat e Reagimit

Për herë të parë, NATO-s ka aktivizuar Forcën e Reagimit, si një masë mbrojtëse kundër pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë.

Komandanti Suprem i NATO-s, Tod Wolters aktivizoi forcën shumëkombëshe të përbërë nga forcat tokësore, ajrore, detare dhe të operacioneve speciale, që mund të ndërhyjnë shpejt në mbështetje të aleancës së NATO-s.

Aktivizimi i trupave të reagimit nuk do të thotë se ndonjë trupë amerikane ose e NATO-s do të hyjnë në Ukrainë, e cila nuk është anëtare. 

Presidenti i ShBA-së Joe Biden ka qenë i qartë se trupat amerikane po vendosen në Evropën Lindore për të ndihmuar në forcimin e vendeve të NATO-s të.

"Ky është një moment historik dhe hera e parë që Aleanca përdor këto forca të gatishmërisë së lartë në një rol parandalues ​​dhe mbrojtës. Ato përfaqësojnë një forcë të besueshme luftarake që mund të përdoret në mënyra të shumta dhe ne po përdorim plotësisht shkathtësinë e tyre të qenësishme. " ka thënë Wolters.

Forca nuk është vendosur ende, por është në gatishmëri dhe ende nuk është e qartë se sa trupa do të përmbajë forca e reagimit./Shqip.com

Eurovizioni përjashton Rusinë

Rusia nuk do të lejohet të marrë pjesë në Festivalin e Këngës Eurovizion, ka deklaruar Unioni i Transmetuesve Evropianë (UTE).

UTE, që e organizon këtë ngjarje, u deklarua që përfshirja e Rusisë mund t’ia prishte imazhin garës “në dritën e krizës në Ukrainë”.

Rusia filloi një sulm në fqinjin e tij në orët e hershme të së enjtes.

Qeveritë perëndimore kanë vendosur sanksione ndërkombëtare si kundërpërgjigje.

Transmetuesit shtetëror nga shtete përfshirë Islandën, Finlandën, Norvegjinë, si dhe Holandën kanë bërë thirrje për Rusinë të largohet nga gara.

Finlanda ka thënë që nëse Rusia merr pjesë, do të dërgonte një përfaqësues në garë në maj.

24 orë më parë, Eurovizioni kishte thënë që Rusia do të lejohej të garojë, duke theksuar natyrën jopolitike të garës, pra ky është një ndryshim i shpejtë i vendimit nga UTE.

UTE ka thënë që mbetet e përkushtuar që të “mbrojë vlerat e një gare kulturore që promovon shkëmbimin dhe mirëkuptimin ndërkombëtar, bien audiencën së bashku, feston shumëllojshmërinë nëpërmjet muzikës dhe bashkon Evropën në një skenë”.

Edicioni i 66-të i Festivalit do të mbahet në Turin, pasi rok bendi Maneskin fitoi garën e 2021.

Në vitet e fundit, Rusia ka qenë njëra ndër garueset më të mira, duke e fituar garën në 2008-tën, dhe duke përfunduar në top 5 në dekadën e fundit.

Ukraina do prezantohet nga Kalush Orcehstra me këngën Stefania.

Tensionet mes Rusisë e Ukrainës kanë karakterizuar edicionet e kaluara të kësaj gare.

Rusia ishin favoritë ta fitonin garën në vitin 2016, derisa këngëtarja Jamala e vodhi një fitore të minutës së fundit me një këngë që përshkruajti depërtimin e tartarëve të Krimesë nga Josef Stalif në vitin 1944 – një kapitull i tmerrshëm që parlamenti i shtetit e ka përshkruar si të barabartë me gjenocid.

Teksti u interpretua shumë si kritikë e aneksimit rus të Krimesë në vitin 2014.

Jamala, që është vetë tartare e Krimesë, u duk ta konfirmojë lidhjen kur i tregoi shtypit: “Mesazhi kryesor është të mbajmë mend dhe të dimë këtë histori. Kur e dimë, e parandalojmë”.

 Në rrugën drejt fitores, kënga e saj morri disa vota të rëndësishme nga ish-shtetet e Bashkimit Sovjetik që tradicionalisht kanë votuar për Rusinë.

Eksperti i kësaj gare, John Kennedy O’Connor e quajti rezultatin “shuplakë e mprehtë për Rusinë”.

Një vit më vonë, garuesja rus, Julia Samoylova ishte ndaluar të hyjë në Ukrainë, që po mbante garën, sepse ishte raportuar se ajo kishte shëtitur Krimenë pa hyrë nëpërmjet kufirit me Ukrainën kontinentale.

Qeveria ukrainase konsideron që njerëzit që hyjnë në territorin e Krimesë nëpërmjet Rusisë e kalojnë kufirin ilegalisht.

Televizioni rus Channel One atëherë njoftoi që nuk do ta transmetonte garën ose merrte pjesë në të./Shqip.com

Tenisti rus, Rublev kundër luftës në Ukrainë
Tenisti rus, Andrey Rublev

Tenisti rus, Andrey Rublev, ka reaguar kundër luftës bë Ukrainë.

Ai ka shkruar ‘jo luftë të lutem’ në një kamerë televizive pasi arriti në finalen e Kampionatit të tenisit, i ciki po mbahet në Dubai.

24-vjeçari erdhi nga prapa për të mposhtur Hubert Hurkacz në takimin e tyre gjysmëfinal dhe do të përballet me Jiri Vesely ose Denis Shapovalov për trofeun e lakmuar.

Rublev shkroi mesazhin në një kamerë aty pranë menjëherë pas fitores së tij në, duke dal kështu kundër Rusisë dhe pushtimit të Ukrainës.

“Në këto momente kupton se ndeshja ime nuk është e rëndësishme. Ajo që po ndodh në Ukrainë është shumë më e tmerrshme. Ju e kuptoni se sa e rëndësishme është të kemi paqe në botë dhe të respektojmë njëri-tjetrin pavarësisht se çfarë, të jemi të bashkuar”, deklaroi ai.

Më herët gjatë kësaj jave kundër pushtimit të Ukrainës ka reaguar edhe sulmuesi rus, Fedor Smolov, i cili është bërë futbollisti i parë rus i profilit të lartë që flet kundër luftës në Ukrainë./Shqip.com

Rusia ndalon pjesërisht Facebookun në territorin e saj
Facebook

Rusia të premten kufizoi pjesërisht aksesin në Facebook të Meta Platforms Inc (FB.O), duke e akuzuar atë për “censurim” të mediave ruse, i fundit në një seri hapash kundër gjigantëve të mediave sociale amerikane dhe i njoftuar një ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

Moska ka vite që po përpiqet të ushtrojë kontroll më të rreptë mbi internetin dhe teknologjinë e madhe, diçka që kritikët thonë se kërcënon lirinë individuale dhe të korporatave dhe është pjesë e një goditjeje më të gjerë kundër kundërshtarëve të hapur të Kremlinit.

Rregullatori shtetëror i komunikimit tha se Facebook kishte injoruar kërkesat e tij për të hequr kufizimet në katër media ruse në platformën e tij – agjencia e lajmeve RIA, TV Zvezda e Ministrisë së Mbrojtjes dhe faqet e internetit gazeta.ru dhe lenta.ru, raporton Reuters.

Nënpresidenti i Metës për Çështjet Globale, Nick Clegg, tha në një deklaratë në Twitter se janë urdhëruar nga autoritetet ruse për ndalim.

“Dje, autoritetet ruse na urdhëruan të ndalonim verifikimin e pavarur të fakteve dhe etiketimin e përmbajtjes së postuar në Facebook nga katër organizata mediatike shtetërore ruse. Ne refuzuam. Si rezultat, ata kanë njoftuar se do të kufizojnë përdorimin e shërbimeve tona”./Shqip.com

Britania e Madhe do të vendosë sanksione ndaj Putinit dhe Lavrovit
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, ka bërë të ditur se Britania e Madhe do të vendosë menjëherë sanksione kundër presidentit rus, Vladimir Putin dhe ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov.

Një zëdhënëse e zyrës së kryeministrit të Britanisë, tha se gjatë një bisede telefonike me liderët e NATO-s të premten, kryeministri Boris Johnsom paralajmëroi Putinin “po angazhohej në një mision revanshist për të përmbysur rendin e pas Luftës së Ftohtë” dhe se “ambiciet e tij mund të mos ndalen këtu dhe se kjo ishte një krizë euroatlantike me pasoja globale”, raporton BBC.

“Kryeministri u kërkoi udhëheqësve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme kundër Swift për të shkaktuar dhimbje maksimale mbi presidentin Putin dhe regjimin e tij”, thuhet në deklaratë.

Ky ndalim vjen pas paketës së sanksioneve që Mbretëria e Bashkuar njoftoi dje, e cila do të shohë bankat kryesore ruse të përjashtuara nga sistemi financiar i Mbretërisë së Bashkuar mes masave të tjera./Shqip.com

Zelenksy: Komunikova me Biden për forcimin e sanksioneve dhe një koalicion anti-luftë
(Photo by Stefanie Loos-Pool/Getty Images)

Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky, ka komunikuar me Presidentin e ShBA-ve, Joe Biden, siç ka bërë të ditur nëpërmjet Twitter.

Ai ka thënë që kanë diskutuar për forcimin e sanksioneve, asistencë për mbrojtje konkrete, dhe një koalicion anti-luftë.

Zelensky po ashtu i ka falënderuar ShBA-të për “mbështetjen e fortë”.

Rusia e sulmoi Ukrainën mëngjesin e së enjtes e luftimet vazhduan edhe të nesërmen.

Të premten, nëpërmjet një agjencie të lajmeve të kontrolluar nga shteti rus, u deklarua se Putin është i gatshëm të dërgojë një delegacion të bisedojë me zyrtarët ukrainas rreth “statusit neutral” të shtetit.

Mesazhi erdhi si përgjigje e një mesazhi të mëngjesit të së premtes së Presidentit të Ukrainës, Vladimir Zelenskyy, që tha se ai ishte “jo i frikësuar” që të përfshihet në bisedime me Rusinë, nëse do ta ndalonte pushtimin që filloi të mërkurën, raportoi Fox News.

“Ne dëgjuam nga Moska sot se ata dëshirojnë të bisedojnë rreth statusit neutral të Ukrainës. Luftimet janë në zhvillim e sipër në të gjithë Ukrainën. Le të ulemi në tavolinë dhe të bisedojmë që të e ndalim gjakderdhjen”, tha Zelenskyy./Shqip.com

NATO përforcon mbrojtjen në shtetet e Evropës Lindore
NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg,  në konferencë për media ka folur edhe për vendosjen e ushtarëve të NATO-së në Evropën Lindore.

Ai ka thënë se ushtria e NATO-së ka përforcuar mbrojtjen në shtetet fqinje të Ukrainës.

 Shtetet si SHBA, Kanadaja dhe vendet e Evropës kanë vendosur tashmë mijëra trupa në rajon.

Sipas BBC, më shumë se 100 avionë luftarakë janë duke operuar tani në 30 lokacione mbrojtëse në Evropë, të shoqëruar nga më shumë se 120 anije dhe tre grupe sulmuesish.

Stoltenberg po ashtu ka theksuar se forcat do të mbrojnë “çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s” dhe shton se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Ukrainën, si dhe kombet e tjera në rajon të kërcënuar nga Rusia – duke përfshirë Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Bosnjën.

Është e rëndësishme të theksohet se NATO e ka bërë të ditur se nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë, e cila nuk është anëtare e aleancës./Shqip.com

Stoltenberg: Rusia e ka prishur paqen në Evropë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg po mban një konferencë shtypi tani nga selia e aleancës së mbrojtjes në Bruksel.

Stoltenberg pas një takimi të përfaqësuesve të NATO-s ka thënë se Rusia “ka prishur paqen në Evropë”.

“Mendimet tona janë me të vrarët, me të plagosurit dhe të zhvendosur”, ka thënë ai.

Stoltenberg ka bërë thirrje Rusisë që të ndërpresë menjëherë sulmin e saj, të tërheqë forcat e saj nga Ukraina dhe të rihyjë në dialogun paqësor.

Ai thotë se pushtimi ka shkaktuar vuajtje të mëdha dhe argumenton se udhëheqësit perëndimorë duhet “të qëndrojnë të gatshëm për të bërë më shumë, edhe nëse kjo do të thotë se duhet të paguajmë një çmim, sepse jemi në këtë për një kohë të gjatë”.

“Bota do t’i kërkojë llogari Rusisë dhe Bjellorusisë për veprimet e tyre. Rusia si agresore, Bjellorusia si mundësuese”, ka thënë Stoltenberg.

Stoltenberg thotë se “objektivat e Kremlinit nuk kufizohen vetëm në Ukrainë” dhe vëren se Rusia ka kërkuar marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për të ndaluar zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s./Shqip.com

IOC-ja kërkon të anulohen ngjarjet sportive në Rusi dhe Bjellorusi
International Olympic Committee

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka kërkuar nga organizatorët e evenimenteve sportive që t’i anulojnë apo t’i zhvendosin të gjitha ngjarjet e planifikuara të mbahen në Rusi e Bjellorusi.

IOC-ja i bëri thirrje që në organizimet sportive të ndalohet përdorimi i flamujve dhe himneve të këtyre dy vendeve.

“IOC shpreh shqetësimet e saj të thella për sigurinë e anëtarëve të komunitetit olimpik në Ukrainë dhe qëndron në solidaritet të plotë”, thuhet në deklaratë.

Derisa të premten, Formula 1 dhe Federata Ndërkombëtare e Tenisit anuluan ngjarje të planifikuara në Rusi.

Volejbolli, shenjëtaria dhe hokeji janë sportet që kampionatet botërore i kanë planifikuar t’i mbajnë në Rusi./Shqip.com

Kosova i bashkohet ShBA-së dhe BE-së në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kosova i është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Twitter, ku ka thënë se i janë bashkuar BE-së dhe ShBA-së në përputhje me lerat tona demokratike dhe orientimin tonë euroatlantik.

“Ato përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit për individët dhe subjektet, emrat e të cilëve janë të shënuar në paketën e sanksioneve të BE-së”, ka shkruar Kurti.

Ukraina pretendon të ketë shkatërruar 80 tanke ruse dhe 516 autoblinda luftarake që nga dje.

Zëvendësministri i mbrojtjes, Hanna Malyar, shtoi që forcat ruse kanë humbur rreth 2 mijë e 800 ushtarë, raporton Sky News.

Shteti po ashtu pretendon të kenë shkatërruar 10 aeroplanë e 7 helikopterë që prej kur Rusia filloi sulmin./Shqip.com

Tanku rus shtyp qëllimisht veturën civile në Kiev (Video)

Në një video e cila po qarkullon në internet shihet një mjet i blinduar i forcave ruse i cili shtyp qëllimisht një veturë në lëvizje në qytetin e Kievit në Ukrainë.

Ky veprim po konsiderohet si krim luftë ndaj civilëve.

Cramon: Është koha që Serbia të reagojë kundër Rusisë
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar në Twitter kundër heshtjes së Serbisë përball pushtimit të Ukrainës.

Ajo në faqen e saj zyrtare në Twitter ka shkruar se ka ardhur koha që Serbia të reagoj.

“Është koha e duhur për qeverinë serbe dhe Presidentin, Aleksandar Vučić të dënojë publikisht pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Koha e uljes në dy karrige ka mbaruar. Të mos i bashkohesh të gjithë Evropës, për këtë çështje do ta vendosë Serbinë në izolim”, ka shkruar ai.

Presidenti i Serbisë ka deklaruar se ndaj tij është duke u ushtruar trysni nga ndërkombëtarët, të cilët i kanë kërkuar të sqarojë pozicionin e Serbisë karshi Rusisë./Shqip.com

BE pritet të ngrijë asetet evropiane të Putinit dhe Lavrovit

Një zyrtar i bllokut evropian ka thënë se Bashkimi Evropian ka vendosur të ngrijë asetet evropiane të presidentit rus, Vladimir Putin dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ende nuk është bërë e qartë nëse ndonjëri prej tyre ka asete të mëdha në BE, shkruan CNN.

E gjithë kjo për shkak të situatës në Ukrainë.

Në anën tjetër, ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, u ka thënë se 450 ushtarë rusë dhe 194 ukrainas, përfshirë 57 civilë, janë vrarë që nga fillimi i pushtimit të Vladimir Putinit dje.

Është një numër më i lartë i vdekjeve civile sesa raportet e 25 viktimave të cituara nga këshilli i të drejtave të OKB-së më herët sot.

Rusia gati për bisedime me Ukrainën

Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov ka thwnw se Rusia është gati që ta dërgojë një delegacion në kryeqytetin bjellorus, Minsk, për bisedime me Ukrainën.

E gjithë kjo një ditë pasi Moska filloi një pushtim masiv në fqinjin e saj jugor.

Peskov i tregoi agjencive të lajmeve ruse se Rusia është e gatshme ta dërgojë një delegacion përfshirë zyrtarët nga Ministria e Jashtme dhe e Brendshme, raporton Reuters.

Ukraina ka thënë që është e gatshme të diskutojë shpalljen e vetvetes shtet neutral.

Peskov tha që çarmatimi do të ishte pjesë esencialë për atë./SHQIP.com

Merkel thotë se pushtimi është ‘pikë kthese’ për Evropën

Ish-kancelaria gjermane, Angela Merkel, e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës.

Merkel, që la politikën në dhjetor pas 16 vjetëve në krye të ekonomisë më të fuqishme evropiane, tha që po e shikonte “sulmin në integritetin territorial dhe sovranitetin” e Ukrainës “me shqetësim të madh dhe simpati”.

“Agresioni rus shënon një pikë kthese në historinë e Evropës pas përfundimit të Luftës së Ftoftë”, tha ajo në një komunikatë, raporton e përditshmja gjermane The Local, përcjell SHQIP.com.

Merkel tha që “s’ka arsyetim” për këtë “shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar” që ajo “e dënoi me termat më të ashpër”.

Ajo e ofroi “solidaritetin” e saj për njerëzit dhe qeverinë ukrainase dhe “mbështetjen e plotë” të saj për pasardhësin, Olaf Scholz, në përpjekjet e tij me partnerët perëndimorë që “të ndalin Presidentin Putin sa më shpejtë që është e mundur”.

Vendimi i Merkel që të ruajë lidhje të ngushta diplomatike dhe ekonomike me Rusinë pavarësisht viteve të provokimeve është kritikuar si “naiv” ditëve të fundit përderisa Putin kah nxjerrë në pah synimet e tij në Ukrainë.

Scholz këtë javë njoftoi për planet e tij të ndalë projektin e gazsjellësit Nord Stream 2 të sjelljes së gazit natyror rus në Gjermani si sanksion kundër Moskës.

Merkeli për shumë kohë e kishte përkrahur projektin si esencial për strategjinë e energjisë gjermane pasi heq energjinë nukleare dhe gradualisht rrit furnizimet nga burimet e ripërtrishme.

Paraardhësi i saj si kancelar, Gerhard Schroeder, ka punuar që nga largimi në 2005 si përkrahës u sektorit të energjisë ruse – një shënjestër e kritikës së ashpër në Berlin.

Ai kritikoi pushtimin rus të enjten si të paarsyeshëm por bëri thirrje për ruajtje të “lidhjeve politike, ekonomike dhe civile” me Moskën./SHQIP.com

Zelensky akuzon liderët evropianë për mosveprim dhe bënë thirrje për protesta

Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelenskym foli prej zyrës së tij në Kiev.

I veshur në uniformë ushtarake, ai akuzoi liderët evropianë për marrje të veprimeve të pamjaftueshme për të e ngadalësuar avancimin rus.

“Kolonat e tankeve dhe sulmet ajrore janë shumë të ngjashme me çka pa Evropa kohë më parë, gjatë Luftës së Dytë Botërore – diçka për të cilën u tha ‘kurrë më’,” tha ai.

Por ja ku është, prapë. Tash në 2022. 75 vjet pasi Lufta e Dytë Botërore përfundoi”.

Zelensky shton se kurrë s’është vonë të ndalet “agresioni” rus nëse liderët evropian veprojnë shpejtë, dhe i bënë thirrje qytetarëve përgjatë Evropës të protestojë dhe të i bëjnë qeveritë e tyre të veprojnë më vendosmërisht.

Heroi ukrainas – ushtari hodhi vetën në erë në një urë për të parandaluar avancimin e rusëve

Sipas Forcave të Armatosura të Ukrainës një ushtar ukrainas është cilësuar si hero pasi hodhi veten në erë me një urë për të ndaluar avancimin e trupave ruse.

Duke e ndarë lajmin në faqen e tyre në Facebook , Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se Vitaliy Skakun Volodymyrovych zuri një pozicion në një urë afër Krimesë kur tanket ruse po përparonin.

Kur e kuptoi se nuk do të mund të dilte në kohë përpara shpërthimit, ai dyshohet se mori vendimin të qëndronte poshtë dhe të sigurohej që ura të ishte shkatërruar, edhe pse kjo do të thoshte të jepte jetën e tij.

“Skakun, një inxhinier i batalionit special, doli vullnetar për këtë detyrë. Ura është minuar, por ai nuk ka arritur të shpëtojë. Vitaly u kontaktua dhe tha se do të hidhte në erë urën. Menjëherë është dëgjuar një shpërthim. Vëllai ynë vdiq. Vepra e tij heroike ngadalësoi ndjeshëm përparimin e armikut, gjë që i mundësoi njësisë të ridislokohej dhe të organizonte mbrojtjen”, njoftoi ushtria.

Komanda e Marinës do t’i drejtohet Komandës Supreme për dhënien e çmimit shtetëror marinarit Vitaly Skakun./SHQIP.com

Suedia ofron ndihmë ushtarake, teknike dhe humanitare për Ukrainën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy ka bërë të ditur se Suedia ka ofruar ndihmë ushtarake, teknike dhe humanitare për Ukrainën.

Ai ka falënderuar Suedinë dhe ka thënë se janë shumë mirënjohës për mbështetjen e saj efektive.

Presidenti ukrainas tutje ka thënë së është shumë e rëndësishme ndërtimi i një koalicioni anit-Putin së bashku.

“Suedia ofron ndihmë ushtarake, teknike dhe humanitare për Ukrainën. Mirënjohës ndaj@SwedishPMpër mbështetjen e saj efektive. Ndërtimi i një koalicioni anti-Putin së bashku!”, ka shkruar ai në Twitter./SHQIP.com

Protesta para Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Kosovë

Para Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Kosovë e që ndodhet në lagjen Arbëria në Prishtinë janë shtuar forcat e Policisë së Kosovës.

Kjo pasi organizata joqeveritare YIHR ka thirrur protestë për shkak të situatës në mes të Rusisë dhe Ukrainës .


Marigona Shabiu nga YiHr ka thënë për SHQIP.com se me anë të kësaj protestë do të ndrisin zërin për agresionin rusë kundër popullit ukrainas.

“Sot si nismë e të rinjeve për të Drejtat e Njeriut kemi bërë një ftesë publikë për të gjithë qytetaret e Kosovës që të vijnë këtu para zyrës ruse në mënyrë që të ngrisim zërin si popull i Kosovës për t’i bërë thirrje Rusisë që të ndalojë luftën në Ukrainë, t’i tërheq trupat e saj dhe në të njëjtën kohë të solidarizohemi me popullin e Ukrainës.

T’i themi jo luftës dhe të dërgojmë mesazhe që paqja dhe siguria është e rëndësishme për çdo shtet të botës”, ka thënë ajo

Ajo shtoi se pritët që numri të shtohet dhe protesta do të këtë edhe në ditët në vazhdim.

Renditja e të gjitha fakteve pas sulmit rus në Ukrainë

Luftimet në mes të Ukrainës dhe Rusisë kanë arritur në ditën e dytë.

Në lidhje me këtë gazetarët e Associated Press po dokumentojnë aktivitetin ushtarak në të gjithë Ukrainën , ku dezinformimi po rritet gjatë një ofensive ruse tokësore dhe ajrore.

Me mediat sociale që përforcojnë një përrua pretendimesh dhe kundërpretendimesh ushtarake, mund të jetë e vështirë të përcaktohet saktësisht se çfarë po ndodh .

Një vështrim në disa nga ato që mund të konfirmohen.

Aktiviteti me dëshmitarë të drejtpërdrejtë:

– Automjetet ushtarake ruse që kalojnë nga Bjellorusia në Ukrainë në pikën e kalimit Senkovka në rajonin Chernihiv

– Automjetet ushtarake ruse që kalojnë një urë pranë Tavriysk dhe Novaya Kakhovka në rajonin jugor Kherson dhe helikopterë ushtarakë rusë që fluturojnë mbi zonë

— Pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë automjete ushtarake ruse që kalojnë nga Krimea në territorin e kontrolluar nga qeveria në pikën e kontrollit Armyansk

– Helikopteri rus Ka-52 në fushë afër Kievit pasi supozohet se u detyrua të zbarkonte.

— Separatistët e mbështetur nga Rusia në automjete të blinduara që kalojnë një lumë në pamjet nga rajoni lindor i Luhanskut, duke thënë se ata kapën territorin nga forcat ukrainase.

– Shpërthimet rreth Kievit dhe pasojat e tyre

– Helikopterë që fluturojnë mbi Kiev, që besohet të jenë rusë

— Zjarr pranë selisë së agjencisë së inteligjencës ukrainase

– Shpërthime në Dnipro në Ukrainën lindore

– Shpërthime pranë një aeroporti dhe një depoje bombash në Myrhorod në Ukrainën lindore, duke përfshirë tingujt e granatimeve.

— Një lagje banimi e granatuar në Mariupol, një qytet strategjik në Detin Azov pranë kufirit me Rusinë. Kryebashkiaku tha se tre persona u vranë. Një bazë kundërajrore u godit gjithashtu dhe kryebashkiaku tha se pista e aeroportit aty pranë ishte dëmtuar.

— Lufta në Hostomel, një qytet 7 kilometra (4 milje) nga Kievi, dhe shtëpia e prodhuesit të avionëve Antonov dhe një aeroport me një pistë mjaft të gjatë për të marrë të gjitha llojet e avionëve, duke përfshirë aeroplanët më të mëdhenj të mallrave. Të paktën një shtëpi është shkatërruar, sipas pamjeve të marra nga AP.

– Një predhë shpërtheu brenda një ndërtese apartamentesh në qytetin lindor të Kharkiv; një banor përshkroi shpërthimin dhe tha se një fqinj u plagos në këmbë dhe u mor nga një ambulancë

— Pak jashtë zonave të kontrolluara nga separatistët, në Bakhmut, oficerët ushtarakë të stacionuar në rrugë dhe turmat që u rreshtuan në pikat e karburantit dhe bankat për t’u përgatitur për të ikur

— Në Sievierodonetsk, familjet fshihen në një strehë për bomba pas raportimeve për dy shpërthime

Njoftuar nga autoritetet ukrainase dhe ruse:

— Forcat ruse kapën centralin bërthamor të Çernobilit, vendi i aksidentit më të rëndë bërthamor në botë (këshilltari presidencial ukrainas)

— Një avion ushtarak u rrëzua në rajonin Obukhiv, rreth 40 kilometra (25 milje) në jug të qendrës së Kievit. Në bord ndodheshin 14 persona, pa ndonjë përcaktim të viktimave. (Ministria e Emergjencave të Ukrainës)

– Bombardimi ajror i një impianti elektrik në Tripilya, rreth 40 km (25 milje) në jug të Kievit, afërsisht në të njëjtën zonë ku avioni ushtarak ukrainas u raportua të ishte rrëzuar më parë (zyra e presidentit ukrainas)

– Ushtria ruse thotë se shkatërroi 83 objekte ushtarake ukrainase dhe konfirmoi se forcat e saj janë zhvendosur në Ukrainë nga Krimea. (Ministria e Mbrojtjes e Rusisë).

Turqia thotë se s’mund ta ndalë hyrjen e anijet luftarake ruse në Detin e Zi

Turqia s’mund t’i ndalë anijet luftarake ruse të hyjnë në Detin e Zi përmes ngushticave të tij, siç kërkoi Ukraina, për shkak të një pike të një marrëveshjeje ndërkombëtare që lejon anijet të kthehen në bazën e tyre ka thënë ministri i jashtëm turk të premten.

Ukraina i është lutur Turqisë që ta bllokojë kalimin e tyre përmes ngushticës së Dardaneleve dhe Bosforit që të çojnë drejt Detit të Zi, pasi Moska të enjten nisi një sulm të plotë në Ukrainë nga toka, ajri, dhe deti.

Forcat ruse u lëshuan në portet ukrainase të Detit Azov dhe të Zi si pjesë e pushtimit, raporton Reuters, përcjell SHQIP.com.

Nga Konventa e Montreux e 1936-tës, Turqia ka kontroll të ngushticave dhe mund ta limitojë kalimin e anijeve luftarake gjatë luftërave ose nëse është e kërcënuar, por kërkesa e ka vendosur anëtaren e NATO-s në një pozicion të vështirë përderisa provon t’i menaxhojë premtimet me Perëndimin dhe lidhjet e ngushta me Rusinë.

Duke folur në Kazakistan, Ministri i Jashtëm Mevlut Cavusogly tha që Turqia po studionte kërkesën e Kievit por që tha që Rusia e ka të drejtën nga Konventa që t’i kthejë anijet në bazën e tyre, në këtë rast në Detin e Zi.

Pra edhe pasi Turqia vendosi pas një procesi legal të pranojë kërkesën e Ukrainës dhe të mbyllë ngushticat për anijet ruse, ai tha, ato do të parandaloheshin të lundronin vetëm në drejtimin tjetër, larg bazës së tyre në Mediteran.

18 mijë armë iu dhanë rezervistëve në rajonin e Kievit

Sipas autoriteteve ukrainase rreth 18 mijë armë me municion u janë shpërndarë rezervistëve vetëm në rajonin e Kievit që nga fillimi i pushtimit rus të enjten.

Në një deklaratë të përbashkët, ministri i mbrojtjes Oleksiy Reznikov dhe Valeriy Zaluzhniy, shefi i shtabit të Forcave të Armatosura, thanë se do të vijnë më shumë armë.

“Së shpejti do të marrim mbështetje shtesë me armë moderne dhe burime të tjera nga partnerët tanë”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka urdhëruar të enjten një mobilizim të përgjithshëm ushtarak  .

Zelensky tha se “për të garantuar mbrojtjen e shtetit, për të ruajtur gatishmërinë luftarake dhe mobilizuese të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe formacioneve të tjera ushtarake”, u urdhërua një mobilizim me bazë të gjerë, duke përfshirë në kryeqytet, Kiev, dhe në të gjitha vendet kryesore të Ukrainës.

Kjo përfshinte ndalimin e daljes nga vendi të të gjithë shtetasve meshkuj nga 18 deri në 60 vjeç, sipas Shërbimit Shtetëror të Rojës Kufitare.

Mobilizimi udhëzoi gjithashtu “rekrutimin e rekrutëve, rezervistëve për shërbimin ushtarak, dërgimin e tyre në njësitë ushtarake dhe institucionet e Forcave të Armatosura të Ukrainës” dhe shërbime të tjera të sigurisë shtetërore.

Finalja e Ligës së Kampionëve zhvendoset nga Rusia në Paris – shkaku i konfliktit

UEFA ka zhvendosur ndeshjen e saj kryesore të futbollit, finalen e Ligës së Kampionëve, nga Shën Petersburg në Paris.

Vendimi për të zhvendosur lojën jashtë Rusisë u mor të premten në mëngjes në një takim të jashtëzakonshëm të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, të mbajtur në përgjigje të “përshkallëzimit të rëndë të situatës së sigurisë në Evropë”.

Finalja e kompeticionit më prestigjioz evropian për klube do të luhej në Shën Petersburg më 28 maj.

UEFA shprehi “falënderime dhe vlerësim” në drejtim të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për “mbështetjen e tij personale dhe vendosmërinë që ta ketë ndeshjen më prestigjioze të futbollin evropian për klube të zhvendosur në Francë në një kohë krize”.

Rusia ndalon linjat ajrore në Mbretërinë e Bashkuar

Rusia ka ndaluar të gjithë avionët e lidhur me Mbretërinë e Bashkuar nga hapësira e saj ajrore.

Ky vendim vjen pasi Britania e Madhe ndaloi aeroplanin kryesor rus Aeroflot të zbriste në Britani, në përgjigje të pushtimit të Ukrainës, shkruan BBC.

“U fut një kufizim në përdorimin e hapësirës ajrore ruse për fluturimet e avionëve në pronësi, me qira ose operuar nga një organizatë e lidhur ose e regjistruar në MB”, tha autoriteti rus i aviacionit.

Ai e përshkroi vendimin si një përgjigje ndaj “vendimeve jo miqësore të autoriteteve të aviacionit në Mbretërinë e Bashkuar”./SHQIP.com

Kievi në ankth, publikohen pamjet e tankeve ruse që lëvizin në qytet

Videot e mediave sociale po tregojnë atë që duket të jetë tanke ruse që kalojnë nëpër Obolon, një zonë në veri të qendrës së qytetit të Kievit.

Vetëm në orën e kaluar, ministria e mbrojtjes e Ukrainës konfirmoi se forcat ruse ishin infiltruar në lagjen e banimit.

Videot duket se janë marrë nga vendasit në shtëpitë e tyre. BBC ka verifikuar se cilësimi në këto video është Obolon.

Zhvillimet e fundit i kanë konfirmuar edhe Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës e cila ka kërkuar nga qytetarët që të prodhojnë koktej molotovi dhe të rezistojnë pasi nuk ka rrugë tjetër përveq se t’i përgjigjen agresionit.  

Korrospodenti i BBC-së ka njoftuar se janë duke u dëgjuar shumë të shtëna mirëpo ende nuk është e qartë se çfarë po ndodh./SHQIP.com

Trupat ruse marshojnë drejt kryeqytetit të Ukrainës pasi shpartalluan rezistencën

Ushtria Ruse është 9 kilometra larg kryeqytetit të Ukrainës dhe avancimin e saj e kanë të pamundur ta ndalin forcat ushtarake të Ukrainës.

Ushtarët ukrainas kanë shkatërruar edhe një urë me qëllim që të vonohet pushtimi i Kievit i cili është kryeqyteti i Ukrainës mirëpo është e kotë.

Mjetet e blinduara dhe këmbësoria ruse është duke u treguar e aftë në shpartallimin e rezistencës.

Zhvillimet e fundit i kanë konfirmuar edhe Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës e cila ka kërkuar nga qytetarët që të prodhojnë koktej molotovi dhe të rezistojnë pasi nuk ka rrugë tjetër përveq se t’i përgjigjen agresionit.  

Korrospodenti i BBC-së ka njoftuar se janë duke u dëgjuar shumë të shtëna mirëpo ende nuk është e qartë se çfarë po ndodh.

Kurse Ministri i Punëve të Brendshme, Anton Heraschenko ka deklaruar se trupat ruse janë duke tentuar që të depërtojnë në Kiev me tankse në dy drejtimet.  

Kurse burimet e inteligjencës kanë zbuluar edhe planin rusë për pushtimin total. Pika e parë është pushtimi i aeroportit të Kievit me qëllim që të mundësohet zbarkimi i 10 mijë trupave dhe të njëjtën kohë do të sulmohen edhe pikat e tjera kufitare në atë mënyrë që ushtria ukrainase të jetë e preokupuar gjatë gjithë kohës në shumë fronte.

Pika e dytë është sabotimi i energjisë elektrike.

Pika e tretë provokimi i një ekgzodi të refugjatëve me qellim që të vështirësohet puna e ushtrisë ukrainase.

Pika e katërt është  marrja e objekteve qeveritare nën kontroll duke përfshirë kabinetin dhe parlamentin dhe objektet e tjera të administratës.

Dhe plani përfundimtar është vendosja e një regjimi të ri politik i cili do të jetë pro rusë dhe ndarja e Ukrainës në dy pjesë. /Shqip.com

Zelenskiy: Ne kemi nevojë për ndihmë efektive ndërkombëtare

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy ka thënë se vendi i tij ka nevojë për ndihmë efektive ndërkombëtare.

Ai ka apeluar për ndihmë mbrojtëse, sanksione dhe presion ndaj agresorit.

“Ne mbrojmë lirinë tonë, tokën tonë. Ne kemi nevojë për ndihmë efektive ndërkombëtare. Diskutuar këtë me@AndrzejDuda. Apeloi në Bukuresht Nine për ndihmë mbrojtëse, sanksione, presion ndaj agresorit. Së bashku duhet të vendosemi 🇷🇺në tryezën e bisedimeve. Ne kemi nevojë për koalicion kundër luftës”.

Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se kryeqyteti i Ukrainës ka pësuar nga sulme “të tmerrshme” të Rusisë.

“Sulme të tmerrshme me raketa nga Rusia në Kiev”, shkroi Kuleba në Tëitter.

“Hera e fundit kur kryeqyteti ynë përjetoi diçka të ngjashme ishte në vitin 1941 kur u sulmua nga Gjermania naziste.Ukraina e mundi të keqen atëherë dhe do ta mund edhe këtë”, shkroi ai.

Kuleba bëri thirrje për sanksione më të forta ndaj Rusisë dhe presidentit të saj, Vladimir Putin./SHQIP.com

Banorët në Kiev zgjohen nga flakët dhe rrënojat

Ukrainasit po zgjohen të premten në mëngjes për të kuptuar se dita e mëparshme nuk ishte thjesht një ëndërr e keqe. Vendi i tyre po pushtohet nga Rusia, kryeqyteti i tyre në shënjestër të sulmeve. 

Një numër zhurmash të forta ranë nëpër Kiev në agim dhe sirenat e sulmit ajror u dëgjuan vazhdimisht në rrugët e shkreta, shkruan CNN.

Një ndërtesë apartamentesh në bregun e majtë të qytetit u dogj gjatë natës pasi me sa duket u godit nga mbeturinat. 

Në një tjetër incident, një avion luftarak ukrainas Sukhoi Su-27 u rrëzua mbi kryeqytet. Fotot nga shërbimet e urgjencës treguan një shtëpi dykatëshe në flakë pasi copëzat e një avioni ranë mbi të, megjithëse ishte e paqartë nëse ato ishin nga avioni Su-27.

Ndërsa një shtetrrethim brenda natës u hoq zyrtarisht në orën 7 të mëngjesit, qyteti mbeti i qetë i frikshëm me shumë banorë që zgjodhën të qëndronin brenda. Shumë të tjerë tashmë janë arratisur nga Kievi – rrugët që shkonin në perëndim të kryeqytetit ishin të mbushura plot të enjten.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se trupat e sulmit ajror të vendit hodhën në erë një urë mbi lumin Teteriv në Ivankiv, rreth 30 milje (50 kilometra) në veri të Kievit, në një përpjekje për të parandaluar një kolonë të forcave ruse të përparonin drejt kryeqytetit.

Ndërsa ministria tha se përparimi rus ishte ndalur, informacioni do të sigurojë pak ngushëllim për banorët që strehohen në Kiev./SHQIP.com