Dita e parë: Trupat ruse marshojnë drejt kryeqytetit të Ukrainës pasi shpartalluan rezistencën

Ushtria Ruse është 9 kilometra larg kryeqytetit të Ukrainës dhe avancimin e saj e kanë të pamundur ta ndalin forcat ushtarake të Ukrainës.

Ushtarët ukrainas kanë shkatërruar edhe një urë me qëllim që të vonohet pushtimi i Kievit i cili është kryeqyteti i Ukrainës mirëpo është e kotë.

Mjetet e blinduara dhe këmbësoria ruse është duke u treguar e aftë në shpartallimin e rezistencës.

Zhvillimet e fundit i kanë konfirmuar edhe Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës e cila ka kërkuar nga qytetarët që të prodhojnë koktej molotovi dhe të rezistojnë pasi nuk ka rrugë tjetër përveq se t’i përgjigjen agresionit.  

Korrospodenti i BBC-së ka njoftuar se janë duke u dëgjuar shumë të shtëna mirëpo ende nuk është e qartë se çfarë po ndodh.

Kurse Ministri i Punëve të Brendshme, Anton Heraschenko ka deklaruar se trupat ruse janë duke tentuar që të depërtojnë në Kiev me tankse në dy drejtimet.  

Përmbledhje

Cramon: Është koha që Serbia të reagojë kundër Rusisë
Pason dita e dytë e konfliktit Ukrainë-Rusi
Lviv udhëzon të shuhen dritat e qytetit për shkaqe sigurie
Johnson krahason veprimet e Putinit në Ukrainë me ato të Milosheviqit në Kosovë
Biden: Putin dëshiron të rikthej ish-Bashkimin Sovjetik
Rusia merr nën kontroll centralin bërthamor të Çernobilit
Biden: “Putini zgjodhi këtë luftë”, masat e reja ndaj Rusisë për sulmet në Ukrainë
Britania e Madhe ndalon aeroplanët rusë nga hapësira e saj ajrore
Kosova dënon agresionin rus në Ukrainë
Presidenti Zelensky i adresohet prapë popullit ukrainas
Zëvendëspresidenti i Brazilit: Brazili nuk është neutral, mbështet Ukrainën
Ambasadori ukrainas: Ukraina nuk ka pajisje të mjaftueshme për të zmbrapsur sulmin rus
G7-ta: Putin e ka vënë veten në anën e gabuar të historisë
Kryeministri spanjoll Sánchez: Pushtimi rus i Ukrainës nuk mund të mbetet u pandëshkuar
Përfundon takimi i G7 i thirrur për pushtimin e Ukrainës
Kryeministri i Hungarisë, dënon sulmin rus në Ukrainë
Presidenti i Ukrainës: Rusia kërkon të kontrollojë termocentralin bërthamor të Çernobilit
Biden pritet të marrë masa të reja ndaj Rusisë
Moska mohon se forcat ruse janë duke bombarduar qytetet e Ukrainës
Zelenskyi: Ukraina nuk do të dorëzohet për lirinë e saj
Përderisa gazetari i CNN po raportonte – ndëgjohen raketat ruse dhe kalojnë tanket
Trupat amerikane në Poloni përgatiten për të pritur refugjatë nga Ukraina
Erdogan kundërshton veprimin ushtarak “të papranueshëm” të Rusisë ndaj Ukrainës
Ukrainasit protestojnë – “Stop Putin”
Kina bën thirrje për përmbajtje, refuzon termin ‘pushtim’
Haradinaj: Jemi përkrah botës demokratike kundër agresionit rus në Ukrainë
Dy ushtarë rusë kapen gjatë luftimeve
Zonat më të fundit ku besohet se po ndodhin sulme në Ukrainë
Si po raportojnë mediat ruse për sulmet në Ukrainë
Johnson: Katastrofë për kontinentin tonë
Presidenti i Ukrainës ofron armë për qytetarët në luftën kundër Rusisë
“NATO qëndron me Ukrainën”
Banorët e Kievit po kërkojnë strehim
Rritet çmimi i naftës – pas sulmeve ruse në Ukrainë
Vëllëzrit Klitchko: Nuk do të ketë fitues, por vetëm humbës në këtë luftë
Bjellorusia hisedar në pushtimin e Ukrainës
Driton Kuka: Sot jemi me popullin dhe sportistët e Ukrainës
Gazetari i BB-së befasohet nga reagimi i njerëzve në Kiev: Njerëzit ende s’janë të vetëdijshëm çka po u ndodhë
Glauk Konjufca: Edhe Kosova solidarizohet me Ukrainën
Putin: Ukraina do të çarmatoset kurse ata të cilët kanë kryer krime ndaj rusëve do të arrestohen
Volodymyr Zelenskiy: Rusia ka kryer sulme me raketa në infrastrukturën ukrainase
Ukraina armatosë veteranët
Lokacionet ku po ndodhin sulmet
Çfarë dimë deri më tani për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës
Osmani: Hegjemonia ruse do të dështoj sërish, liria e demokracia do të triumfojnë
Komisioni Evropian propozon paketë masive të sanksioneve ndaj Rusisë
Ushtria ruse hapi zjarr me artileri ndaj Ukrainës
Cramon: Është koha që Serbia të reagojë kundër Rusisë
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar në Twitter kundër heshtjes së Serbisë përball pushtimit të Ukrainës.

Ajo në faqen e saj zyrtare në Twitter ka shkruar se ka ardhur koha që Serbia të reagoj.

“Është koha e duhur për qeverinë serbe dhe Presidentin, Aleksandar Vučić të dënojë publikisht pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Koha e uljes në dy karrige ka mbaruar. Të mos i bashkohesh të gjithë Evropës, për këtë çështje do ta vendosë Serbinë në izolim”, ka shkruar ai.

Presidenti i Serbisë ka deklaruar se ndaj tij është duke u ushtruar trysni nga ndërkombëtarët, të cilët i kanë kërkuar të sqarojë pozicionin e Serbisë karshi Rusisë./Shqip.com

Pason dita e dytë e konfliktit Ukrainë-Rusi

Zhvillemet për ditën e dytë mund t'i ndiqeni këtu:

Lviv udhëzon të shuhen dritat e qytetit për shkaqe sigurie
Autoritetet në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, kanë urdhëruar të shuhen dritat në mbarë qytetin.

Sipas CNN ky vendim është marrë si një masë parandaluese, pasi Rusia filloi një pushtim të plotë të vendit.

I gjithë ndriçimi i rrugëve dhe ndërtesave do të fiket në orën 23:00 me orën lokale, kanë njoftuar autoritetet rajonale në Lviv.

Ai udhëzoi familjet të ndiqnin urdhrin dhe u kërkoi njerëzve të mos dilnin nga shtëpitë e tyre.

“Ju lutemi, vini re se veprime të tilla nuk kanë të bëjnë me problemet e furnizimit me energji elektrike, por do të bëhet për të marrë masa parandaluese për sigurinë tonë”, thuhet në postimin në Facebook.

Në Lviv do të zhvendosen disa ambasada dhe konsullata nga Kievi javët e fundit për shkak të sigurisë më të lartë në qytetit perëndimor të Ukrainës.

Të enjten në mëngjes, Rusia sulmoi tre lokacione në rajon, duke aktivizuar sirenat e sulmit ajror në qytet për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore./Shqip.com
Johnson krahason veprimet e Putinit në Ukrainë me ato të Milosheviqit në Kosovë
Boris Johnson

Kryemministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson pushtimin e Vladimir Putinit në Ukrainë e ka krahasuar me atë të Slobodan Millosheviçit në Kosovë.

Johnson, gjatë një paraqitjeje para deputetëve britanikë ka thënë se se Putini po e bën të njëjtën gjë si Milosheviqi.

 “Unë mendoj se një nga gjërat më magjepsëse për atë që Putini po bën është se sa të njëjta janë analogjitë midis veprimeve të tij dhe atyre të Slobodan Millosheviçit”, raporton The Guardian, transmeton Shqip.com.

Ndërsa ka thënë se nuk duhet harruar që Milosheviqi ka vdekur gjatë kohës sa po gjykohej për gjenocidin në Kosovë.

“Pikërisht të njëjtat marrëzira që tregtohen për bashkimin mistik mes Kosovës dhe Beogradit, mes Kievit dhe Moskës, saktësisht i njëjti agresion dhe mos harroni se Sllobodan Millosheviqi vdiq në gjyq”, tha ndër tjerash Johnson.

Biden: Putin dëshiron të rikthej ish-Bashkimin Sovjetik
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka mbajtur fjalim rreth situatës në Ukrainë, në Shtëpinë e Bardhë.

Biden ka deklaruar se ai beson se Vladimir Putin ka ambicie shumë më të mëdha që shkojnë shumë përtej kufijve të Ukrainës.

“Ai dëshiron që në fakt të rikthej ish-Bashkimin Sovjetik. Për këtë bëhet fjalë. Ambiciet e tij janë krejtësisht në kundërshtim me vendet e marra nga pjesa tjetër e botës”, tha ai.

Biden po ashtu ka theksuar se sanksionet kundër Putinit personalisht “janë ende në tryezë” si një opsion i mundshëm, përveç atyre të shpallura tashmë kundër ekonomisë ruse dhe disa individëve dhe subjekteve.

Presidenti i Amerikës ka deklaruar se sanksionet kanë për qëllim kufizimin e Rusisë për të bërë biznes në dollarë, euro, paund.

Në këtë mënyrë do të stopohet aftësia për të financuar luftën në Ukrainë./Shqip.com
Rusia merr nën kontroll centralin bërthamor të Çernobilit

Termocentrali bërthamor i Chernobylit është pushtuar nga forcat ruse.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar këshilltari i zyrës presidenciale të Ukrainës, Mykhailo Podolyak.

“Është e pamundur të thuhet se termocentrali bërthamor i Çernobilit është i sigurt pas një sulmi nga rusët. Ky është një nga kërcënimet më serioze në Evropë sot”, ka shtuar Podolyak.

Një gjë të tillë e kishte paralajmëruar gjatë ditës së enjte edhe presidenti Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Shpërthimet dhe bombardimet u dëgjuan fillimisht nëpër qytetet kryesore në Ukrainë rreth orës 5 të mëngjesit me orën lokale, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, mbajti një fjalim televiziv nga Moska duke thënë se ai po autorizonte veprime ushtarake./Shqip.com

Biden: “Putini zgjodhi këtë luftë”, masat e reja ndaj Rusisë për sulmet në Ukrainë

Presidenti i SHBA Joe Biden mbajti një fjalim mbi situatën në Ukrainë, dënoi Rusinë për fillimin e sulmit ushtarak të enjten dhe njoftoi sanksione të reja të forta dhe kufizime për atë që mund të eksportohet në Rusi.

“Kjo do të imponojë kosto të rënda në ekonominë ruse, si menjëherë ashtu edhe me kalimin e kohës. Ne i kemi projektuar qëllimisht këto sanksione për të maksimizuar një ndikim afatgjatë mbi Rusinë dhe për të minimizuar ndikimin mbi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë,” tha ai. .

Shtetet e Bashkuara nuk po e bëjnë këtë të vetme, tha ai, duke shtuar se 27 anëtarët e BE-së dhe anëtarët e G7 do të marrin pjesë në këto sanksione, shkruan CNN, përcjell Shqip.com.

Këtu janë sanksionet që ai shpalli:

Kufizon aftësinë e Rusisë për të bërë biznes në dollarë, euro, paund dhe jen për të qenë pjesë e ekonomisë globale.

Ndalon aftësinë për të financuar dhe rritur ushtrinë ruse.

Dëmton aftësinë e tyre për të konkurruar në ekonominë e shekullit XXI teknologjisë së lartë.

SHBA sanksionoi bankat ruse që së bashku mbajnë rreth 1 trilion dollarë aktive.

Ai shtoi, “ne po bllokojmë edhe katër banka të tjera të mëdha. Kjo do të thotë se çdo aset që ata kanë në Amerikë do të ngrihet."

Presidenti amerikan Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin mban përgjegjësinë e plotë për sulmin ndaj Ukrainës dhe tha se Rusia do të përballet me pasojat për shkak të tij.

“Putini është agresori. Putini zgjodhi këtë luftë. Dhe tani ai dhe vendi i tij do të mbajnë pasojat,” tha Biden në komentet në Shtëpinë e Bardhë.

Britania e Madhe ndalon aeroplanët rusë nga hapësira e saj ajrore

Mbretëria e Bashkuar po ndalon avionët civilë rusë nga hapësira e saj ajrore.

“Asnjë avion në një shërbim të planifikuar, i cili është në pronësi, qira ose operuar nga një person i lidhur me Rusinë, ose i regjistruar në Rusi, nuk do të fluturojë në hapësirën ajrore të Mbretërisë së Bashkuar,” thuhet në një buletin drejtuar pilotëve të sapo publikuar nga Departamenti i Transportit i Mbretërisë së Bashkuar.

Linja ajrore ruse Aeroflot aktualisht operon fluturime direkte midis Moskës dhe Londrës-Heathrow dhe Gatwick, sipas faqes së saj të internetit, shkruan CNN.

Buletini gjithashtu ndalon avionët rusë nga hapësira ajrore mbi detin territorial të Mbretërisë së Bashkuar. Kufizimi hyn në fuqi në orën 19:00. EST dhe është caktuar të skadojë më 23 maj.

Kosova dënon agresionin rus në Ukrainë
Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca kanë dënuar sulmin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.

Në një deklaratë të përbashkët të krerëve shtetërorë thuhet Republika e Kosovës e dënon fuqishëm agresionin ushtarak dhe invadimin e Ukrainës nga Rusia dhe "dënon njohjen ilegale të 'pavarësisë' së regjioneve ukrainase të Luhanskut dhe Donetskut nga ana e Federatës Ruse".

“Republika e Kosovës dënon fuqishëm agresionin ushtarak dhe invadimin e Ukrainës nga Federata Ruse që shpërfaqë hapur qëllimin rus për të minuar të drejtën e Ukrainës për të ekzistuar si shtet i lirë, i pavarur dhe demokratik. Gjithashtu, Republika e Kosovës dënon njohjen ilegale të “pavarësisë” së regjioneve ukrainase të Luhanskut dhe Donetskut nga ana e Federatës Ruse”, thuhet në deklaratë.

“Strategjia e ndjekur nga Moska për të krijuar përmes agresionit ushtarak entitete fantome brenda territorit të Ukrainës, grumbullimi masiv i forcave ushtarake në kufijtë e Ukrainës dhe sulmi masiv dhe i paprovokuar kundër qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës është një ndër goditjet më të rrezikshme që i është bërë arkitekturës së sigurisë ndërkombëtare të ndërtuara pas Luftës së Dytë Botërore”.

Më tej krerët shtetërorë thonë se “askush më mirë sesa populli i Kosovës nuk e njeh fuqinë e vlerave të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe të drejtës për vetëvendosje. Ishin këto vlera dhe parime që motivuan botën demokratike që në vitin 1999 të ndërhynte për të shpëtuar popullin e Kosovës nga rreziku i shfarosjes nga regjimi gjenocidal i Serbisë së Sllobodan Milosheviqit”.

Deklarata e plotë:

Deklaratë e përbashkët e krerëve të institucioneve të Republikës së Kosovës pas agresionit ushtarak dhe invadimit të Ukrainës nga Federata Ruse

Republika e Kosovës dënon fuqishëm agresionin ushtarak dhe invadimin e Ukrainës nga Federata Ruse që shpërfaqë hapur qëllimin rus për të minuar të drejtën e Ukrainës për të ekzistuar si shtet i lirë, i pavarur dhe demokratik. Gjithashtu, Republika e Kosovës dënon njohjen ilegale të “pavarësisë” së regjioneve ukrainase të Luhanskut dhe Donetskut nga ana e Federatës Ruse.

Strategjia e ndjekur nga Moska për të krijuar përmes agresionit ushtarak entitete fantome brenda territorit të Ukrainës, grumbullimi masiv i forcave ushtarake në kufijtë e Ukrainës dhe sulmi masiv dhe i paprovokuar kundër qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës është një ndër goditjet më të rrezikshme që i është bërë arkitekturës së sigurisë ndërkombëtare të ndërtuara pas Luftës së Dytë Botërore.

Përpjekjet revizioniste të diktatorit Putin për të minuar parimet themeltare të mishëruara në Kartën e OKB-së e që janë parimi i sovranitetit dhe barazisë së shteteve, integriteti territorial dhe e drejta e kombeve për të vendosur në mënyrë të pavarur për fatin e tyre, gërryen themelet e rendit ndërkombëtar.

Agresioni ushtarak kundër Ukrainës nuk mund të përmbysë triumfin e vlerave të lirisë dhe demokracisë që shënuan përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe shembjen e Bashkimit Sovjetik, që më shumë se çdo gjë tjetër ishte një burg i kombeve dhe shtypës i lirisë njerëzore.

Sot, në Ukrainë nuk mbrohet vetëm sovraniteti dhe e drejta për vetëvendosje e një populli të lirë dhe e një shteti të pavarur. Por, në Ukrainë mbrohen vlerat universale të paqes, demokracisë dhe të drejtës së popujve për vetëvendosje.

Askush më mirë sesa populli i Kosovës nuk e njeh fuqinë e vlerave të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe të drejtës për vetëvendosje.

Ishin këto vlera dhe parime që motivuan botën demokratike që në vitin 1999 të ndërhynte për të shpëtuar popullin e Kosovës nga rreziku i shfarosjes nga regjimi gjenocidal i Serbisë së Sllobodan Milosheviqit.

Tendenca e diktatorit Putin për t’iu referuar rastit të Kosovës dhe për të tërhequr paralele janë tërësisht të paqëndrueshme, abuzive dhe përpjekje për të kamufluar mungesën e çfarëdo baze dhe arsyetimi të sulmit barbar të forcave të tij kundër një shteti sovran.

Procesi i pavarësimit të Republikës së Kosovës ka qenë rezultat i shpërbërjes së përgjakshme të Federatës Jugosllave, suprimimit të dhunshëm të statusit federativ të Kosovës, zbatimit të politikës së aparteidit ndaj popullit shqiptar përgjatë një dekade, luftës çlirimtare kundër regjimit gjenocidal të Millosheviqit, ndërhyrjes ndërkombëtare për ta ndalur gjenocidin, administrimit ndërkombëtar të Kosovës dhe procesit negociator me ndërmjetësim ndërkombëtar për përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës. Për më tepër, ligjshmëria e pavarësisë së Kosovës është konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si trupi më i lartë i drejtësisë ndërkombëtare.

Federata Ruse jo vetëm që nuk ka kundërshtuar asnjëherë luftërat pushtuese dhe fushatat gjenocidale të Serbisë në hapësirën e ish-Jugosllavisë, por ka vazhduar të luaj rol negativ duke mbështetur pa rezervë tendencat destabilizuese dhe politikat anti-evropiane në Ballkanin Perëndimor, si dhe duke shfrytëzuar shtete dhe liderë që i ka nën kontroll, për të penguar integrimin euro-atlantik të rajonit tonë.

Republika e Kosovës është përballur vazhdimisht me përpjekjet e Federatës Ruse për ta minuar sovranitetin dhe progresin e saj, qoftë duke bllokuar anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, duke armatosur Serbinë dhe duke ndërtuar baza të kamufluara ushtarake në Serbi, në afërsi të kufirit me Kosovën, apo duke orkestruar luftë speciale dhe hibride përmes propagandës dhe formave të tjera që Moska në vazhdimësi ka ndërmarrë kundër Republikës së Kosovës.

Republika e Kosovës shprehë solidaritetin dhe mbështetjen e saj të parezervë me Ukrainën dhe popullin e saj. Ne mbështesim të drejtën e patjetërsueshme të Ukrainës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e vet territorial.

Ne shprehim shpresën dhe besimin tonë se vetëm reagimi i vendosur i bashkësisë ndërkombëtare, kundër agresionit ushtarak dhe invadimit të Ukrainës nga Federata Ruse është vendimtar për t’i dhënë fund këtij agresioni.

Republika e Kosovës mbështetë plotësisht reagimet e shteteve demokratike dhe organizatave ndërkombëtare dhe iu bashkohet atyre në ndërmarrjen e veprimeve dhe masave që ndëshkojnë agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, duke përfshirë shqiptimin e sanksioneve, masave dhe veprimeve të tjera.

Republika e Kosovës do t`i bashkërendojë ngushtë veprimet e saj me shtetet liridashëse të rajonit dhe aleatët strategjik euro-atlantik, veçanërisht SHBA-të dhe BE-ja, për ta kundërshtuar fuqimisht luftën pushtuese të Rusisë në Ukrainë dhe për t’u përballur me pasojat, të cila mund t`i prodhojë agresioni i Moskës në rajonin tonë nëpërmjet shteteve mike të Rusisë dhe aktorëve joshtetëror. Tendencat destabilizuese të Rusisë ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor tashmë janë të qarta dhe atyre do t’i kundërvihemi së bashku me aleatët tanë./Shqip.com

Presidenti Zelensky i adresohet prapë popullit ukrainas

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, prapë i është adresuar popullit të Ukrainës të enjten pasdite.

Në adresimin e fundit ai krahason luftimin me “zërin e një perdeje të hekurt që po bien dhe po e mbyllë Rusinë nga bota e civilizuar”, duke shtuar që “detyra jonë është që të mos e lëmë atë perde të bie mbi territorin ukrainas”.

Ai ka folur për një pauzë operacionale dhe pohon se forcat ukrainase kanë qenë të suksesshme në mbrojtjen e regjionit lindor të Donbasit, dhe po ashtu të luftojnë afër Kharkivit, raporton BBC, përcjell SHQIP.com.

Zelensky thotë që zona më problematike është në Kherson në veri të shtetit, ku trupat ruse kanë lëvizur në veri nga Krimeja e aneksuar.

Në veri, ai thotë në armiku është duke vazhduar brenda regjionit, dhe ka përshkruar luftime të ashpra në Çernobil.

Ai po ashtu foli rreth humbjes në trupa dhe kapjes së ushtarëve rusë.

Zelensky thotë që shumë nga aviacioni dhe mjetet ruse janë shkatërruar, ne shohim se shumë rusë janë të shokuar me atë që po ndodhë.

Zëvendëspresidenti i Brazilit: Brazili nuk është neutral, mbështet Ukrainën

Ministria e Punëve të Jashtme të Brazilit, të enjten ka bërë një deklaratë, duke kërkuar “pezullimin e menjëhershëm të armiqësive dhe fillimin e negociatave” pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Brazili bën thirrje për pezullimin e menjëhershëm të armiqësive dhe fillimin e negociatave që çojnë në një zgjidhje diplomatike të çështjes, bazuar në Marrëveshjet e Minskut dhe që merr parasysh interesat legjitime të sigurisë të të gjitha palëve të përfshira dhe mbrojtjen e popullatës civile.” thuhet në deklaratën e diplomacisë braziliane.

Presidenti Jair Bolsonaro, i cili u takua me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin javën e kaluar dhe i shprehu “solidaritet” Rusisë, nuk ka bërë deklaratë publike.

Ndërkaq, qëndrimi i qeverisë braziliane ndaj Rusisë dhe Ukrainës nuk duket pa anim.

Duke folur për shtypin të enjten në mëngjes, zëvendëspresidenti i Brazilit Hamilton Mourão dënoi pushtimin rus të Ukrainës dhe kërkoi veprime përtej sanksioneve ekonomike ndaj qeverisë së Putinit, shkruan CNN.

“Për mendimin tim, sanksionet e thjeshta ekonomike – që është një formë e ndërmjetme sanksioni – nuk funksionojnë.”

Ai tha gjithashtu se nevojiten veprime të rëndësishme nga aleatët për t’i ofruar mbështetje ushtarake ukrainasve.

Mourão thotë se Brazili mbështet Ukrainën.

“Brazili nuk është neutral. Brazili e ka bërë shumë të qartë se respekton sovranitetin e Ukrainës. Pra, Brazili nuk pajtohet me një pushtim të territorit ukrainas”.

Ambasadori ukrainas: Ukraina nuk ka pajisje të mjaftueshme për të zmbrapsur sulmin rus

Ambasadori i Ukrainës, Vadym Prystaiko, ka theksuar se Ukraina aktualisht nuk ka pajisje të mjaftueshme ushtarake për t’u mbrojtur nga sulmet ruse.

“Ne kemi mjaft njerëz; ne nuk kemi pajisje të mjaftueshme,” tha Prystaiko kur u pyet nëse forcat e Ukrainës në terren janë të afta të zmbrapsin sulmin rus.

Ndërsa foli me gazetarët në Ambasadën e Ukrainës në Londër, ai shtoi se Ukraina ka qenë e hapur për nevojën për pajisje ushtarake, dhe mbështetje financiare dhe humanitare nga vendet e tjera.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian pritet të shpallin një paketë mbështetjeje humanitare për Ukrainën si dhe sanksione kundër Rusisë, shkruan CNN, përcjell Shqip.com.

“Por ne po bëjmë një luftë të vërtetë … tanke, helikopterë, aeroplanë duke u rrëzuar. Ne po mbrojmë tokën tonë”, tha Prystaiko.

Për shkak se Rusia po bllokon Detin e Zi dhe Detin Azov, ai tha se kjo po kufizon aftësitë e Ukrainës për të sjellë përforcime dhe furnizime.

G7-ta: Putin e ka vënë veten në anën e gabuar të historisë
G7 summit or meeting concept. Row from flags of members of G7 group of seven and list of countries, 3d illustration

Në një deklaratë të përbashkët pas një takimi virtual të enjten, udhëheqësit e G7 thanë se presidenti rus Vladimir Putin ka “rifutur luftën në kontinentin evropian”.

“Ai e ka vënë veten në anën e gabuar të historisë”, deklaruan udhëheqësit, raporton CNN, transmeton Shqip.com.

“Ne dënojmë Presidentin Putin për refuzimin e tij të vazhdueshëm për t’u përfshirë në një proces diplomatik për të adresuar çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë evropiane, pavarësisht ofertave tona të përsëritura”, thuhet në deklaratë. “Ne qëndrojmë të bashkuar me partnerët, duke përfshirë NATO-n, BE-në dhe vendet e tyre anëtare, si dhe Ukrainën dhe mbetemi të vendosur për të bërë atë që është e nevojshme për të ruajtur integritetin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.”

Takimi i G7 përfundoi pas pak më shumë se një ore, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.

Pjesëmarrës në takim, sipas Shtëpisë së Bardhë, ishin Presidenti Biden, kancelari Olaf Scholz i Gjermanisë, kryeministri Justin Trudeau i Kanadasë, Presidenti Emmanuel Macron i Francës, Kryeministri Mario Draghi i Italisë, Kryeministri Kishida Fumio i Japonisë, Kryeministri Boris Johnson të Mbretërisë së Bashkuar, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg./Shqip.com

Kryeministri spanjoll Sánchez: Pushtimi rus i Ukrainës nuk mund të mbetet u pandëshkuar

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez të enjten tha se pushtimi rus i Ukrainës do të ketë “pasoja të gjera dhe nuk mund të mbetet pa u ndëshkuar”.

Në një fjalim televiziv kombëtar në Madrid, ai i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin “t’i japë fund të menjëhershëm armiqësive dhe të revokojë” njohjen e territoreve nga Rusia në Ukrainë, shkruan CNN.

Sánchez tha se “Bashkimi Evropian dhe pjesa tjetër e aleatëve të unionit kishin miratuar tashmë një paketë të parë masash” kundër Rusisë dhe se Këshilli i BE-së do të mblidhet më vonë të enjten “për të përcaktuar përgjigjen e tij ndaj kësaj shkeljeje flagrante të ligjit ndërkombëtar”.

Ai bëri thirrje për një përgjigje të koordinuar dhe të unifikuar evropiane dhe tha se sanksionet kundër Rusisë do të ishin qasja më efektive.

Përfundon takimi i G7 i thirrur për pushtimin e Ukrainës
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden

Takimi i G7 ka përfunduar pas vetëm më shumë se një ore, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë. Ai u zhvillua nga 9:17 e mëngjesit deri në orën 10:27 e mëngjesit ET, raporton CNN.

Pjesëmarrësit e takimit, sipas Shtëpisë së Bardhë, ishin:

Presidenti i SHBA Joe Biden

Kancelari gjerman Olaf Scholz i Gjermanisë

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau

Presidenti Emmanuel Macron i Francës

Kryeministri i Italisë Mario Draghi

Kryeministrja e Japonisë, Kishida Fumio

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg./Shqip.com

Kryeministri i Hungarisë, dënon sulmin rus në Ukrainë

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

“Së bashku me aleatët tanë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ne dënojmë veprimin ushtarak të Rusisë”, ka thënë Orban.

Ai gjithashtu ka theksuar se Hungaria do të ofrojë ndihmë humanitare për Ukrainën, dhe se është  e përgatitur të pres njerëzit që ikin nga Ukraina.

Orban, ka treguar se pothuajse një numër i refugjatëve, u janë afruar kufijve, dhe se numri i tyre pritet të rritet.

Rusia në orët e para të së enjtes, ka filluar sulmet ndaj Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës: Rusia kërkon të kontrollojë termocentralin bërthamor të Çernobilit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidenti Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar në Twitter për qëllimet e Rusisë.

Ai ka shkruar se forcat ruse po përpiqen të marrin kontrollin e termocentralit bërthamor të Çernobilit.

“Forcat pushtuese ruse po përpiqen të marrin Çernobilin (Centralin Bërthamor9). Ushtarët tanë po sakrifikojnë jetën e tyre që tragjedia e vitit 1986 të mos përsëritet”, shkroi Zelensky në Twitter.

Ministria e Jashtme e Ukrainës mbështeti Zelensky-in, duke postuar në Twitter se një sulm rus në Ukrainë mund të "shkaktojë një tjetër fatkeqësi ekologjike".

“Në vitin 1986, bota pa fatkeqësinë më të madhe ekologjike në Çernobil. Nëse Rusia vazhdon luftën, Çernobili mund të ndodhë sërish në vitin 2022”.

Biden pritet të marrë masa të reja ndaj Rusisë

Presidenti i SHBA -së, Joe Biden do t’i drejtohet kombit në lidhje me sulmin e Rusisë mbi Ukrainën, që ka filluar të enjten.

Ky adresim do të bëhet nga shtëpia e bardhë, njofton CNN.

Biden, tha se do të japë vërejtje për sulmin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës.

Biden pritet të zbulojë masa të reja që mund të shkëputin Rusinë nga teknologjia e avancuar, të shpallë kufizime të reja ndaj institucioneve të mëdha financiare dhe të vendosë sanksione ndaj anëtarëve të tjerë të rrethit të brendshëm të presidentit rus Vladimir Putin.

Moska mohon se forcat ruse janë duke bombarduar qytetet e Ukrainës

Moska ka mohuar se është duke targetuar qytetet ukrainase dhe akuzoi Kievin për inskenim të pamjeve të sulmeve ndaj civilëve për të përfituar mbështetje nga Perëndimi.

 “Incizimet e inskenuara janë bërë në qytetet ukrainase, me të pretenduarat ‘humbje në masë’ të popullatës civile të Ukrainës [...] që të intimidohet popullata civile dhe ato të transmetohen në kanalet perëndimore” ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov.

Ai ka shtuar që forcat e armatosura të Donetskut dhe Luhanskut me mbështetjen e Rusisë kanë marrur zona të populluara në territore të kontrolluara nga Ukraina.

Konashenkov tha se kampanja ishte një “kundër-ofenzivë” dhe se vikimat civile ishin numëruar në mesin e popullatave të dy regjioneve separatiste, që u shpallën të pavarura në vitin 2014.

“Më pëlqen ta theksojë në vecanti: forcat e armatosura ruse nuk janë duke bërë ndonjë sulm në ndonjërin nga qytetet ukrainase. Nuk ka rrezik për popullatën civile”.

Ai tha që forcat ukrainase nuk kishin rezistuar forcat ruse dhe seperatiste, dhe që ato kishin lëshuar armët e tyre dhe nuk kishin qenë të sulmuara.

Rusia nisi një pushtim të Ukrainës të enjten përderisa Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi popujt e tjerë që cdo tentin i ndërhyrjes do të pritej me “pasoja që si keni parë kurrë”.

Në orët në vazhdim u dëgjuan shpërthime në Kiev, Kharkiv, dhe Odesa.

Ato u dënuan nga e gjithë bota. Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg tha që pushtimi ishte “gjakftohtë dhe i planifikuar gjatë”./Shqip.com

Zelenskyi: Ukraina nuk do të dorëzohet për lirinë e saj

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, ka deklaruar se shteti i tij është sulmuar tinëzisht nga Rusia mirëpo pavarësisht çmimit që duhet të paguajnë ngase ata janë duke luftuar për mbrojtjen e lirisë së tyre si një shtet i pavarur.

Zelenskyi thotë se është duke punuar në krijimin e një koalicioni anti-Putin që do të përbëhet nga Turqia, Franca, Austria dhe nga Komisioni Evropian.

“Rusia tinëzisht ka sulmuar shtetin tonë sot në mëngjes ashtu siç ka bërë Gjermania Naziste në Luftën e Dytë Botërore.  Sot dy shtetet tona janë në anën e kundër të historisë.  Rusia ka përqafuar rrugën e djallit kurse Ukraina është duke mbrojtur veten e saj dhe nuk do e jep lirinë e saj pavarësisht se çfarë mendon Moska”, ka shkruar Zelenskyi në Twiter.

Këtë të enjte trupat ruse pushtuan territorin e Ukrainës me arsyetimin se po intervenohej për të mbrojtur popullatën ruse e cila jeton në këtë shtet.

Raportohet për dhjetëra të vrarë në këto luftime. /Shqip.com

Përderisa gazetari i CNN po raportonte – ndëgjohen raketat ruse dhe kalojnë tanket

Përderisa gazetari i CNN, Frederick Pegeten po po raportonte nga Belgorod – rusët po sulmonin Ukraninën nga qielli.

Madje – ai e ndali raportimin për një moment -pasi raketat ruse po ndëgjoheshin.

Teksa, kjo nuk ishte e gjitha.

Pranë tij – kaluan edhe tanke ruse që e bënë këtë skenë të duket sikur në filma, por është realitet.

Gazetari tha se “nëse mund të shihni, ato janë shumë të zhytura – me siguri janë duke ndërruar pozicionin”.

Ndërsa, tanket kaluan – prapa tyre mbetej baltë.

Pegeten – po ashtu shtoi se këto makineri ruse – duket që po avancojnë drejtë zonave të Ukrainës./Shqip.com

Trupat amerikane në Poloni përgatiten për të pritur refugjatë nga Ukraina

Trupat e ushtrisë amerikane po përgatiten t’i afrohen kufirit të Polonisë me Ukrainën për të ndihmuar në procesin e atyre që largohen nga vendi pas pushtimit rus.

Mbi 5,500 trupa që mbërritën në Poloni këtë muaj kanë punuar me forcat polake, për të filluar punën e qendrave në afërsi të kufirit, për t’i ndihmuar të menaxhojnë situatën kur dhjetëra mijëra njerëz pritet të largohen nga shteti fqinj – pra Ukraina.

Ndërkaq, Ministria e mbrojtjes e Polonisë prezantoi një nivel më të lartë gatishmërie të enjten, duke kërkuar që ushtarët nga forcat e mbrojtjes operative dhe territoriale të qëndrojnë në njësitë e tyre. Të gjitha udhëtimet zyrtare të tyre janë anuluar, shkruan New York Times.

Kurse, Administrata Joe Biden ka thënë vazhdimisht se trupat amerikane nuk do të luftojnë në Ukrainë ose nuk do të shpëtojnë amerikanët e bllokuar atje.

Zyrtarët amerikanë kanë theksuar se sulmet në Ukrainë mund të rezultojnë me një deri në pesë milionë refugjatë, ku shumica prej tyre do të shkojnë në Poloni. E kjo nënkupton numrin më të madh të refugjatëve në Evropë që nga vitit 2015. /Shqip.com

Erdogan kundërshton veprimin ushtarak “të papranueshëm” të Rusisë ndaj Ukrainës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, veprimin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, e ka quajtur të papranueshëm.

“Ky hap, të cilin ne e shohim si në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, është një goditje për stabilitetin dhe paqen rajonale,” tha Erdogan.

Erdogan ka folur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ka theksuar mbështetjen për integritetin territorial të Ukrainës, shkruan CNN.

“Ne jemi në marrëdhënie të ngushta politike, ekonomike dhe sociale me Rusinë dhe Ukrainën, të cilat i shohim si vende mike, dhe sinqerisht na vjen keq që Rusia dhe Ukraina u përballën në këtë mënyrë”.

“Ne do të bëjmë pjesën tonë për të garantuar sigurinë e të gjithëve që jetojnë në Ukrainë, veçanërisht qytetarëve tanë dhe vëllezërve tatarë në rajon,” shtoi ai.

Erdogan ka folur me Vladimir Putin në një telefonatë të mërkurën, ku kishte  shprehur kundërshtimin e tij ndaj hapave të presidentit rus kundër sovranitetit të Ukrainës. /Shqip.com

Ukrainasit protestojnë – “Stop Putin”

Duke valëvitur flamurin kombëtar blu dhe të verdhë dhe duke brohoritur slogane kundër Rusisë, disa qindra mbështetës pro-ukrainas janë mbledhur në Whitehall përballë Downing Street.

Disa mbajnë pankarta me përshkrimet e Vladimir Putin së bashku me fjalët “terrorist” dhe “vrasës”.

Turma heshti ndërsa himni kombëtar i Ukrainës luhej përpara se të shpërthente në duartrokitje dhe të rifillonte një brohoritje “Stop Putin. Ndalo luftën”.

Olga Smith, një muzikante, artiste dhe mësuese, u transferua në Londër nga Ukraina pesë vjet më parë. Vajza e saj është ende atje, së bashku me katër nipërit e saj.

Olga tha se vajza e saj e telefonoi në orët e para për t’i thënë se pushtimi kishte filluar dhe se rajoni i tyre po bombardohej.

Por Olga thotë se kjo nuk filloi e gjitha sot. “Ka tetë vjet që po vazhdon”. ajo tha. “Perëndimi duhet të bëjë më shumë për të ndaluar Putinin tani, sepse nëse nuk e bëjnë, ai nuk do të ndalet këtu.

Kina bën thirrje për përmbajtje, refuzon termin ‘pushtim’

Kina refuzoi t’i quajë lëvizjet e Rusisë në Ukrainë një “pushtim” dhe i bëri thirrje të gjitha palëve për përmbajtje.

“Kina po e monitoron nga afër situatën e fundit. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë përmbajtje që të parandalohet dalja nga kontrolli e situatës”, tha Hua Chunying, zëdhënëse e ministrisë së jashtme të Kinës. Ajo u acarua me vlerësimin e gazetarëve për aksionet ruse.

“Ky është ndoshta dallimi mes neve Kinës dhe juve perëndimorëve. Ne nuk do ngutemi të vijmë me ndonjë përfundim. Sa i përket definicionit të një pushtimi, mendoj se duhet të kthehemi mbrapa në mënyrë që të dimë si ta shohim situatën e tanishme në Ukrainë. Problemi ka sfond tjetër të komplikuar historik që ka vazhduar deri sot. Mund të jetë jo çka çdokush dëshiroj të shohë”, u shpreh ajo.

Forcat ruse të enjten gjuajtën raketa në disa qytete në Ukrainë dhe dërguan trupa në bregdetin e saj, siç raportuan zyrtarë dhe media, pasi presidenti rus Vladimir Putin autorizoi çka ai quajti një operacion special ushtarak në lindje./SHQIP.com

Haradinaj: Jemi përkrah botës demokratike kundër agresionit rus në Ukrainë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj për pushtimin e Rusisë në Ukrainë ka deklaruar se agresoni i paprovokuar dhe i padrejtë duhet të ndalet menjëherë.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook  u shpreh se populli i Kosovës është kundër agresionit rus në Ukrainë.

“Jemi përkrah botës demokratike kundër agresionit rus në Ukrainë.Agresioni i paprovokuar dhe i padrejtë duhet të ndalet menjëherë.Fitorja është e Lirisë dhe Demokracisë. Lutjet tona janë për popullin trim dhe krenar të Ukrainës”, ka shkruar Haradinaj./Shqip.com

Dy ushtarë rusë kapen gjatë luftimeve

Ushtria ukrainase ka kapur dy ushtarë rusë gjatë luftimeve. Ata do të trajtohen si pengje të luftës.

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës në faqen e saj në Twiter ka konfirmuar se ushtarët ishin të pajisur me kallashnikovë dhe me thika.

Ushtria ukrainase është zhvilluar luftime ne disa pjesë të territorit të saj të cilat janë pushtuar nga Rusia.  

Analistët ushtarak kanë vlerësuar se lufta ndaj pushtimit rusë mund të merr drejtimin e një lufte guerile.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka urdhëruar forcat e armatosura që të futen në Ukrainë me arsyetimin se janë duke mbrojtur popullatën ruse në këtë shtet nga sulmet e Qeverisë së Ukrainës. 

Putin ka deklaruar se fushata ushtarake duhet të përfundojë me rrëzimin e regjimit politik në Ukrainë. /Shqip.com

Zonat më të fundit ku besohet se po ndodhin sulme në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymr Zelensky thotë se forcat e armatosura të vendit të tij po zmbrapsin sulmet në zonën e Donbasit në Ukrainën lindore, si dhe në pjesë të tjera të vendit.

Në të kundërt, Rusia thotë se ka hasur pak rezistencë, shkruan BBC, transmeton Shqip.com.

Teksa, shtria ukrainase thotë se ka vrarë rreth 50 “pushtues” rusë dhe ka rrëzuar të paktën gjashtë avionë rusë, megjithëse kjo nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Në rrjetet sociale – po qarkullojnë pamje të ndryshme – ku po shihen sulmet ruse me avionë – në drejtim të disa zonave afër Kievit. /Shqip.com

Si po raportojnë mediat ruse për sulmet në Ukrainë

Shumica e mediave në Rusi janë të kontrolluara nga shteti – gjë që shpjegon se përse kanalet televizive të vendit po e paraqesin pushtimin si një akt vetëmbrojtjeje që synon vetëm largimin e ushtrisë së Ukrainës.

Shumë kanale kanë cituar një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes duke theksuar se “armë me precizion të lartë” po përdoreshin kundër objekteve ushtarake ukrainase, pa asnjë kërcënim për civilët, shkruan BBC, transmeton Shqip.com

Televizioni zyrtar shtetëror “Rossiya 1” filloi një buletin lajmesh duke thënë: “Sot Rusia ka filluar një operacion special ushtarak që synon mbrojtjen e njerëzve që për tetë vitet e fundit janë nënshtruar abuzimit dhe gjenocidit nga regjimi në Kiev”.

Teksa, kanali zyrtar shtetëror i lajmeve Rossiya 24 tregoi dy persona në Donetsk duke folur me një gazetar.

“Është madhështore. Nuk ka fjalë të tjera për ta përshkruar atë,” tha një burrë.

“Jam vërtet e lumtur. Ne kemi pritur tetë vjet për këtë,” tha një grua për kanalin./Shqip.com

Johnson: Katastrofë për kontinentin tonë

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e ka quajtur “katastrofë për kontinentin tonë” sulmet ruse -në Ukrainë.

Nëpërmjet një postimi në Twitter - ai ka thënë se do t’i bëjë një adresim kombit për këtë çështje.

“Do i bëjë një adresim kombit mbi pushtimin rus të Ukrainës. Po ashtu do të flasë me liderët tjerë të G7 dhe bëjë thirrje për një mbledhje urgjente të të gjithë liderëve të NATO-s sa më shpejtë që është e mundur”.

Ndërkohë më herët ai u shpreh “shumë i befasuar nga ngjarjet e tmerrshme” dhe tregoi se ka komunikuar me presidentin Zelenskyy për të diskutuar hapat e mëtejshëm.

“Presidenti Putin ka zgjedhur një rrugë të gjakderdhjes dhe shkatërrimit me fillimin e këtij sulmi në Ukrainë. Britania dhe aleatët do të përgjigjen vendosmërisht”, shkroi Johnson në Facebook në orët e hershme të mëngjesit.

Ushtria ruse pas një adresimi të presidentit rus mëngjesin e së enjtes ka bombarduar disa baza ushtarake afër qyteteve të mëdha përfshirë Kievin.

Putin e ka quajtur operacion ushtarak për mbrojtjen e banorëve rusë që jetojnë në këtë shtet e që po rrezikohen nga gjenocidi që ishte planifikuar nga regjimi politik i Kievit./SHQIP.com

Presidenti i Ukrainës ofron armë për qytetarët në luftën kundër Rusisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë që do i sigurojë armë çdokujt që dëshiron të ketë, sipas një medias shtetërore.

Mund t’i kujtoni imazhet e civilëve ukrainas që i nënshtroheshin trajnimit bazë ushtarak në javët e fundit ndërsa tensionet u rritën me Rusinë, raporton BBC, përcjell SHQIP.com.

Ndërkohë Ukraina po ashtu i ka shkëputur lidhjet diplomatike me Rusinë.

Presidenti ka thënë në një konferencë se kanë shkëputur lidhjet pas pushtimit të territorit ukrainas.

Ushtria ruse pas një adresimi të presidentit rus mëngjesin e së enjtes ka bombarduar disa baza ushtarake afër qyteteve të mëdha përfshirë Kievin.

Putin e ka quajtur operacion ushtarak për mbrojtjen e banorëve rusë që jetojnë në këtë shtet e po rrezikohen nga gjenocidi që ishte planifikuar nga regjimi politik i Kievit./SHQIP.com

“NATO qëndron me Ukrainën”

"NATO-ja qëndron me Ukrainën. Të gjithë janë duke e përkrahur Ukrainën dhe po vendosin sanksione ndaj Rusisë. Ne vazhdojmë të qëndrojmë së bashku. Jemi aleanca më e madhe në gjithë historinë – ne nuk bëjmë gabime. Ne duam të parandalojmë konflikte – jo të rrisim konflikte", tha ai.

Soltenberg po ashtu shtoi se "çdo sulm ndaj një vendi anëtar të NATO-s është sulm ndaj tërë aleancës. Ky sulm nuk ka qenë surprizë. Ne jemi munduar ta parandolojmë këtë, duke i treguar se do vendosim sanksione ndaj Rusisë – nëse e sulmon Ukrainën. Ajo çfarë po bëjmë ne është të mbrojmë, ne duam ta parandalojmë përshkallëzimin e situatës".

Teksa, e përemendi se Rusia - thoshte vazhdimishte se nuk ka plane, por kjo nuk ishte e vërtetë.

"Ata na thanë që nuk kanë plane për ta pushtuar Ukraninë. Por, në të vërtetë patën. Kjo është situtatë shumë serioze. Është një sulm mbi një shtet të pavarur – dhe mbi njerëzit e pafajshëm të Ukraninës"./Shqip.com

Banorët e Kievit po kërkojnë strehim

Banorët e Ukrainës në Kiev – po kërkojnë strehim.

Ata po ikin nga qyteti, ndërsa kryeqyteti i Ukrainës është goditur nga bombat e para që nga Lufta e Dytë Botërore.

Me sirenat e sulmit ajror që tingëllojnë në të gjithë Kievin, ka dy situata krejtësisht të ndryshme në rrugët e qytetit këtë mëngjes.

Njëri prej tyre është çuditërisht i nënshtruar. Shumë njerëz do të vazhdojnë të punojnë normalisht – duke ecur nëpër rrugë dhe duke hipur në autobusë.

Gjendja tjetër është urgjente. Shumë njerëz kanë nxituar drejt strehimoreve të sulmeve ajrore ose stacioneve të metrosë për t’u strehuar.
Të tjerë po krijojnë radhë të gjata në banka, supermarkete dhe pika karburanti.

Disa po marrin makinat e tyre dhe po ikin në perëndim. /Shqip.com

Rritet çmimi i naftës – pas sulmeve ruse në Ukrainë

Çmimet e naftës janë rritur mbi 100 dollarë për fuçi për të arritur nivelin e tyre më të lartë për më shumë se shtatë vjet pasi Rusia – nisi sulmet në Ukrainë

Aksionet globale ranë dhe çmimi i arit u rrit pasi investitorët shqetësoheshin për ndikimin e mundshëm të konfliktit, shkruan BBC, transmeton Shqip.com.

Rusia është eksportuesi i dytë më i madh i naftës së papërpunuar, dhe është gjithashtu eksportuesi më i madh në botë i gazit natyror.

Çmimi i naftës arriti deri në 103 dollarë për fuçi dhe “RAC” paralajmëroi se çmimet e naftës në Mbretërinë e Bashkuar do të rriteshin më tej.

Mbretëria e Bashkuar merr vetëm 6% të naftës së papërpunuar dhe 5% të gazit nga Rusia, por ka shqetësime se sanksionet mund të kufizojnë furnizimet dhe të rrisin çmimet në mbarë botën. Çmimi i kontratave të së ardhmes së gazit natyror në Mbretërinë e Bashkuar u rrit me gati 30% të enjten.

Konsumatorët në Mbretërinë e Bashkuar tashmë po paguajnë një çmim të lartë për energjinë dhe karburantin, me kërkesën në rritje pas lehtësimit të kufizimeve të Covid.

Teksa, çmimet mesatare për litër të benzinës pa plumb arritën një rekord prej 149.30 p të mërkurën.

Lajmet për veprimet e Rusisë çuan në rënie të mprehta në tregjet e aksioneve në të gjithë Evropën, me indeksin FTSE 100 të Mbretërisë së Bashkuar 2.5% dhe indeksin Dax të Gjermanisë me 3.5%.

Më herët, stoqet në Azi gjithashtu kishin rënë ndjeshëm.

Çmimi i arit – i cili konsiderohet një aset parajsë në kohë pasigurie – u rrit gjithashtu me 2%.

Evropa merr gati një të tretën e naftës dhe rreth 40% të gazit të saj nga Rusia, pjesa më e madhe e saj rrjedh përmes tubacioneve nëpër territorin ukrainas. Nuk është çudi që çmimet po rriten.

Nafta e papërpunuar Brent ka shkuar mbi 100 dollarë për fuçi, ndërkohë që çmimet e gazit në tregjet me shumicë – ku furnizuesit vendas blejnë atë që u nevojitet – janë rritur gjithashtu ndjeshëm.

Furnizimet nga Rusia nuk duket se janë prekur – ende. Por frika se ato do të jenë, dhe se mund të ketë një përleshje për burime të tjera, po rrit kostot./Shqip.com

Vëllëzrit Klitchko: Nuk do të ketë fitues, por vetëm humbës në këtë luftë

Dikur – emrat më të mëdhenjë të boksit, Vladimir dhe Vitali Klitchko – kanë postuar një video – ku ndër të tjera, kanë thënë se “nuk do të ketë fitues” në këtë luftë, por vetëm humbës.
Këtë video – ata e kanë realizuar në tri gjuhë të ndryshme.

“Po i bëj thirrje të gjithë partnerëvë ndërkombëtarë – ta vëzhgojë këtë strategji këtë që po ndodh në Ukrainë – këtë luftë që në nuk do të ketë fitues, por vetëm humbës. Duhet që të qëndrojmë të bashkuar kundër këtij agresioni – kundër agresionit rus. Mos e lejoni që kjo të ndodhë në Ukrainë, mos e lejoni që kjo të ndodhë në Evropë”, thanë në video.

Bjellorusia hisedar në pushtimin e Ukrainës

Ndihmë të madhe në pushtimin e Ukrainës është duke dhënë edhe Bjellorusia i cili është vendi fqinj i saj. 

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko i ka lejuar trupat ruse të marshojnë nga territori bjellorus në territorin e Ukrainës.

Raportohet se ushtria ruse fillimisht ka bombarduar pikat kufitare duke i hapur rrugë konvojit ushtarak i cili është futur në Ukrainë.

Pushtimi me trupa ushtarake ka ndodhur edhe nëpërmjet territorit të Krimesë që është ankesuar nga Moska në vitin 2014.

Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko është ndihmuar nga Moska në shtypjen e protestave të cilat kanë ndodhur në vitin 2020-2021.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është zotuar këtë të enjte se do e përmbys regjimin politik të Ukrainës dhe se do të zhvillojë fushata të arrestimeve ndaj përgjegjësve të cilët kanë kryer krime ndaj popullatës ruse.

Mirëpo Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e tjera janë duke akuzuar Moskën se është duke bërë agresion ushtarak ndaj Ukrainës duke paralajmëruar sanksioneve masive të cilat kanë për qëllim dëmtimin e ekonomisë ruse, transmeton Shqip.com.

Driton Kuka: Sot jemi me popullin dhe sportistët e Ukrainës

Trajneri i Përfaqësues së Kosovës në xhudo, Driton Kuka ka shprehur solidarizimin  e tij – me Ukrainën.

Përmes një postimi në Facebook – ai ka shkruar se është me xhudistën ukrainës, Daria Bilodid dhe të gjithë sportistet tjera nga ky vend.

Reagime – në mbështetje të Ukrainës kanë bërë dhe personalitet tjera publike – nga fusha e politikës, sportit dhe artit. /Shqip.com

Gazetari i BB-së befasohet nga reagimi i njerëzve në Kiev: Njerëzit ende s’janë të vetëdijshëm çka po u ndodhë

“Një shpirt i bukur sapo më solli mëngjesin, këtu në Kiev. Ajo tha se gjithçka do të jetë në rregull. Por, gjithçka tani në fakt po punon në të kundërt të të qenurit në rregull dhe ashtu siç e paralajmëruan zyrtarët nga perëndimi”, ka shkruar Paul Adams korrespodenti i BBC-së nga Ukraina.

Nëse përcillet ajo që kanë thënë zyrtarët perëndimorë, atëherë pushtimi i Kievit është çështje ditësh.

“Por, siç e shoh, edhe tani që kanë filluar luftimet njerëzit nuk e kuptojnë se çfarë saktësisht po u ndodhë, thotë Adamas”.

Ky është një shok monumental që po ndodhë në një vend që nuk beson se paraqet rrezik për dikë. Për shumë ukrainas, pro perëndimor që kanë provuar kaq shumë e kaq fort për ta afruar vendin nga perëndimi, kjo është një tragjedi e thellë.

Glauk Konjufca: Edhe Kosova solidarizohet me Ukrainën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka “dënuar ashpër” sulmet e Rusisë në Ukrainë – teksa ka thënë se edhe Republika e Kosovës duhet të solidarizohet me Ukrainën.

Këtë reagim – ai e ka bërë në Facebook.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit, Rusia ka nisur sulmin masiv ushtarak me synim të pushtimit të Ukrainës. E dënojmë ashpër agresionin e Rusisë mbi shtetin sovran të Ukrainës. Në këto momente sfiduese për paqen globale dhe të drejtën ndëkombëtare, sikur e gjithë bota demokratike, edhe Republika e Kosovës solidarizohet me Ukrainën, me popullin dhe udhëheqjen ukrainase”, ka shkruar ai në Facebook.

Putin: Ukraina do të çarmatoset kurse ata të cilët kanë kryer krime ndaj rusëve do të arrestohen

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në adresimin e tij ka numëruar arsyet për pushtimin e Ukrainës.

Ai ka thënë se operacioni ushtarak ka për qëllim mbrojtjen e banorëve rusë të cilët jetojnë në këtë shtet të cilët po rrezikohen nga gjenocidi i cili është i planifikuar nga regjimi politik i Kievit.

Putini është zotuar se do e çarmatos Ukrainën dhe se do të zhvillojë një fushatë të arrestimeve ndaj atyre të cilët kanë kryer krime ndaj popullatës ruse.

Ka shtuar se kërkesa për ndihmë ka ardhur nga populli rus i cili jeton në Donbas.

“Populli i Republikës së Donbasit kanë kërkuar ndihmë nga Rusia. Unë kam vendosur që të zhvillojë një operacion special ushtarak. Qëllimi është mbrojta e qytetarëve të cilët kanë qenë subjekt i torturave dhe gjenocidit nga regjimi i Kievit për 8 vite më radhe”

“Për të bërë këtë ne duhet ta demilitarizojmë Ukrainën dhe do t’i ndjekim ata të cilët kanë kryer masakra ndaj shtetasve rusë”, ka thënë ai.

Ndryshe në territoret e Ukrainës janë duke u zhvilluar luftime ndërmjet ushtrisë rusë dhe asaj ukrainase.

Raportohet edhe për civilë të vrarë dhe objekte të dëmtuara. /Shqip.com

Volodymyr Zelenskiy: Rusia ka kryer sulme me raketa në infrastrukturën ukrainase

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se Rusia ka kryer sulme me raketa në infrastrukturën ukrainase dhe rojet kufitare.

Teksa, shtoi se se ishte shpallur ligji ushtarak dhe ai u kishte bërë thirrje liderëve botërorë që të vendosin të gjitha sanksionet e mundshme ndaj Rusisë.

Ai po ashtu shtoi se “Ju lutem qëndroni në shtëpi ne të gjithë po punojmë, i gjithë sistemi i mbrojtjes po punon”. /Shqip.com

Ukraina armatosë veteranët

Agjencia e lajmeve Reuteres ka njoftuar se Ukraina e ka në plan të armatosë veteranët e lutës.

Kjo si pjesë e planit për përgjigjen ushtarake ndaj sulmeve ruse.

Ukraina gjithashtu u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që janë të aftë për të luftuar t’u bashkohen radhëve të ushtrisë.

Raketa ajrore dhe shpërthime janë raportuar nga kryeqyteti ukrainas Kiev dhe qyteti i Kharkiv-it.

Në një deklaratë në televizionin nacional rus, Vladimir Putin, ka thënë se Rusia nuk e ka ndërmend ta pushtojë Ukrainën dhe ka kërkuar nga ushtria ukrainase që të ulë armët, raporton BBC.

Pak momente më vonë janë raportuar sulme që për target kanë pasur baza ushtarake ukrainase.

Ukraina ka njoftuar se Rusia ka lëshuar mbi Ukrainë “evazion të plotë”.

Në një fjalim televiziv në orën 05:55 me orën e Moskës (02:55 GMT), Vladimir Putin i Rusisë njoftoi një “operacion ushtarak” në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës.

Putin tha se Rusia po vepronte në vetëmbrojtje dhe do të çmilitarizonte dhe “denaziste” Ukrainën. Ai u bëri thirrje ushtarëve ukrainas të linin armët.

Çdo ndërhyrje nga fuqitë e jashtme kundër Rusisë do të merrte një përgjigje “të menjëhershme”, tha ai.

Rusia ka goditur infrastrukturën e Ukrainës me raketa, thotë Ukraina. Ai gjithashtu tha se ka rrëzuar aeroplanin rus – gjë që Moska e mohon.

Karvane trupash dhe tankesh kanë hyrë në Ukrainë nga të gjitha drejtimet. Një autokolonë ka kaluar nga Bjellorusia në një pikë në veri të kryeqytetit Kiev. Një tjetër ka hyrë nga Krimea në jug, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.

Lokacionet ku po ndodhin sulmet
Lokacionet ku po ndodhin sulmet

Raketa ajrore dhe shpërthime janë raportuar nga kryeqyteti ukrainas Kiev dhe qyteti i Kharkiv-it.

Në një deklaratë në televizionin nacional rus, Vladimir Putin, ka thënë se Rusia nuk e ka ndërmend ta pushtojë Ukrainën dhe ka kërkuar nga ushtria ukrainase që të ulë armët, raporton BBC.

Pak momente më vonë janë raportuar sulme që për target kanë pasur baza ushtarake.

Ukraina ka njoftuar se Rusia ka lëshuar mbi Ukrainë “evazion të plotë”.

Çfarë dimë deri më tani për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës
Çfarë dimë deri më tani për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës

Në një fjalim televiziv në orën 05:55 me orën e Moskës (02:55 GMT), Vladimir Putin i Rusisë njoftoi një “operacion ushtarak” në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës.
Putin tha se Rusia po vepronte në vetëmbrojtje dhe do të çmilitarizonte dhe “denaziste” Ukrainën. Ai u bëri thirrje ushtarëve ukrainas të linin armët.

Çdo ndërhyrje nga fuqitë e jashtme kundër Rusisë do të merrte një përgjigje “të menjëhershme”, tha ai.

Rusia ka goditur infrastrukturën e Ukrainës me raketa, thotë Ukraina. Ai gjithashtu tha se ka rrëzuar aeroplanin rus – gjë që Moska e mohon.
Karvane trupash dhe tankesh kanë hyrë në Ukrainë nga të gjitha drejtimet. Një autokolonë ka kaluar nga Bjellorusia në një pikë në veri të kryeqytetit Kiev. Një tjetër ka hyrë nga Krimea në jug, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.

Raportohet se të paktën tetë persona janë vrarë.
Ka bllokime të gjata trafiku ndërsa banorët përpiqen të largohen nga kryeqyteti Kiev. Banorët e tjerë kanë kërkuar strehim në stacionet e metrosë.

Korrespondentët e BBC-së thonë se megjithëse njerëzit prisnin një sulm, shkalla e pushtimit i ka zënë në befasi Ukraina ka shpallur ligjin ushtarak. Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba ka kërkuar sanksione shkatërruese, duke përfshirë ndalimin e Rusisë nga sistemi ndërkombëtar i transfertave bankare Swift.

Çmimet e naftës janë rritur në më shumë se 100 dollarë për fuçi për herë të parë në shtatë vjet. Monedha ruse, rubla, ka rënë në nivelin më të ulët historik kundrejt dollarit dhe euros.
Teksa, ka pasur një “kor” dënimi nga liderët botërorë: Presidenti i SHBA Joe Biden tha se lufta do të sillte “humbje katastrofike të jetës”; Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha se ishte “i tmerruar” nga “sulmi i paprovokuar”. /Shqip.com

Osmani: Hegjemonia ruse do të dështoj sërish, liria e demokracia do të triumfojnë
Osmani: Hegjemonia ruse do të dështoj sërish, liria e demokracia do të triumfojnë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmeve ruse në Ukrainë. Ajo ka thënë se imazhet e tmerrshme nga Ukraina përkujtojnë sërish rëndësinë e aleancave mes popujve demokratik, si e vetmja mënyrë për t’i dalë ballë hegjemonisë së Rusisë dhe të satelitëve të saj.

Osmani tutje shprehu solidaritetin e thellë me popullin ukrainas.

“Lufta në Ukrainë, si rezultat i akteve të agresionit dhe sulmeve të paprovokuara të Rusisë, na e përkujton se sa e vlefshme është liria. Në ditë si kjo, kur shohim horrorin e luftës me të cilin përballet ky shtet, qëndrojmë me popullin ukrainas dhe shprehim solidaritetin tonë të thellë. Imazhet e tmerrshme nga Ukraina na përkujtojnë sërish rëndësinë e aleancave mes popujve demokratik, si e vetmja mënyrë për t’i dalë ballë hegjemonisë së Rusisë dhe të satelitëve të saj. Prandaj, jemi në koordinim të vazhdueshëm me aleatët tanë, për të mos lejuar destabilizimin e rajonit tonë

Komisioni Evropian propozon paketë masive të sanksioneve ndaj Rusisë

Komisioni Evropian propozon paketë masive të sanksioneve ndaj Rusisë

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se së shpejti do të prezantohet paketa masive e sanksioneve e cila pritet të miratohet nga liderët e shteteve të Bashkimit Evropian. Ajo ka thënë se ekonomia ruse do të vuaj pasojat e pushtimit në Ukrainë, raporton BBC.

“Me këtë paketë ne do të godasim sektorët strategjikë të ekonomisë së Rusisë duke bllokuar qasjen e tyre në tregjet ndërkombëtare. Ne do të bllokojmë kapacitetet e tyre. Këto sanksione janë dizajnuar në atë mënyrë që të shkaktojnë dëme të mëdha Rusisë duke e bërë të pamundur që Rusia ta financojë luftën” është shprehur ajo.

Ndryshe këtë të enjte forcat ushtarake ruse kanë filluar një sulm masivë me trupa tokësore dhe ajrore duke pushtuar edhe më tej pjesë të tjera të Ukrainës. /Shqip.com

Ushtria ruse hapi zjarr me artileri ndaj Ukrainës

Ukraina thotë se automjetet ushtarake ruse kanë kaluar në vende të shumta, duke përfshirë nga Bjellorusia në veri dhe Krimea në jug.

Kalime të tjera janë bërë në lindje, në rajonin e Kharkhiv dhe Luhansk, raporton CNN.

Sipas shërbimit kufitar të Ukrainës, Rusia hapi zjarr me artileri përpara se të dërgonte automjete ushtarake.

Turma në një stacion metroje në Kiev

Në një vlerësim të zyrtarëve të inteligjencës perëndimore 10 ditë më parë, u vlerësua se që Rusia të nisë një sulm të suksesshëm në Kiev (nga veriu), njësitë ushtarake më të afta të Ukrainës (në lindje, përballë Donbasit) do të duhej të rrethoheshin dhe /ose neutralizohet.

Provat e deritanishme sugjerojnë se sulmi vjen nga çdo drejtim.

CNN ka mundur të krijojë një hartë të sulmit të Rusisë në territorin e Ukrainës, në orët e para të mëngjesit.

Harta

Sipas dëshmitarëve, shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Kiev, Kharkiv, Kramatorsk, Dnipro, Mariupol, Odessa, Zaporizhzhia.