Shtetet e Bashkuar të Amerikës kanë shpallur sanksione të reja kundër Rusisë, të cilat synojnë institucionin më të madh financiar të Rusisë.
Presidenti, Joe Biden, tha se masat do të “rrisin presionin ekonomik ndaj Putinit”, shkruan BBC.
“Së pari, Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione të plota bllokuese ndaj Sberbank, deri tani institucioni më i madh financiar në Rusi dhe Alfa Bank, banka e saj më e madhe private. Ne po mbyllim çdo llogari, çdo fond që ato banka mbajnë në Shtetet e Bashkuara. Ata nuk do të jenë në gjendje të prekin asnjë nga paratë e tyre, nuk do të jenë në gjendje të bëjnë asnjë biznes këtu.
Dhe së dyti, unë do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv, që do të ndalojë çdo investim të ri të SHBA-së në Rusi, më shumë se 600 kompani të sektorit privat”, tha ai.
Dy bankat e synuara thanë se sanksionet nuk do të kishin një ndikim të madh në operacionet e tyre.
SHBA po koordinon sanksionet gjithnjë e më të ashpra me grupin G7 të vendeve të pasura dhe BE-në./Shqip.com
Zhvillimet nga dita e 41-të e luftës mund t’i lexoni këtu
Përmbledhje

Edhe pse u largua nga Ukraina, Oleksandr Usyk, nuk mundet të ndalojë së menduari për luftën në vendin e tij.
Usku fillimisht u kthye në frontin e luftës për t’iu bashkuar ushtrisë, por më vonë morri leje nga Ministria e Mbrojtjes të largohej, shkruan Daily Mail.
Ai ka treguar si e morri vesh për fillimin e luftës.
“Ishte ora pesë e mëngjesit kur mora një mesazh nga gruaja ime në të cilin ajo më njoftoi se lufta kishte filluar. E kuptova që Ukraina do të mbyllte hapësirën e saj ajrore për fluturimet civile. Fluturuam për në Poloni. Në Poloni na priti në aeroport miku ynë. Ai na çoi në kufirin polako-ukrainas.
Atje morëm një makinë tjetër që na çoi në një qytet tjetër ukrainas dhe mund të shkonim direkt në Kiev prej andej. Isha i mërzitur, nuk mund ta kuptoja se çfarë po ndodhte, por kur u ktheva në shtëpi dhe pashë familjen time, fëmijët dhe gruan time, të dashurit e mi, u ndjeva pak më mirë”, tha ai për kanalin e YouTube “Blockasset”.
Usky ka treguar se boksi nuk është asgjë në krahasim me luftën.
“Për fat nuk pashë shumë luftë. Por ajo që shoh dhe ajo që di nga të afërmit dhe miqtë e mi është e tmerrshme”, theksoi kampioni i peshave të rënda. Disa nga miqtë e mi mungojnë dhe ne nuk e dimë se ku janë tani. Shumë nga të afërmit e mi humbën shtëpitë e tyre, humbën miqtë dhe të dashurit e tyre. Në krahasim me luftën, boksi është lojë fëmijësh”, tha 35-vjeçari
Usyk, së bashku me boksierin tjetër ukrainas, Vasyl Lomachenko, kanë qenë duke luftuar kundër trupave ruse./Shqip.com

Shtetet e Bashkuar të Amerikës kanë shpallur sanksione të reja kundër Rusisë, të cilat synojnë institucionin më të madh financiar të Rusisë.
Presidenti, Joe Biden, tha se masat do të "rrisin presionin ekonomik ndaj Putinit", shkruan BBC.
"Së pari, Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione të plota bllokuese ndaj Sberbank, deri tani institucioni më i madh financiar në Rusi dhe Alfa Bank, banka e saj më e madhe private. Ne po mbyllim çdo llogari, çdo fond që ato banka mbajnë në Shtetet e Bashkuara. Ata nuk do të jenë në gjendje të prekin asnjë nga paratë e tyre, nuk do të jenë në gjendje të bëjnë asnjë biznes këtu.
Dhe së dyti, unë do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv, që do të ndalojë çdo investim të ri të SHBA-së në Rusi, më shumë se 600 kompani të sektorit privat", tha ai.
Dy bankat e synuara thanë se sanksionet nuk do të kishin një ndikim të madh në operacionet e tyre.
SHBA po koordinon sanksionet gjithnjë e më të ashpra me grupin G7 të vendeve të pasura dhe BE-në./Shqip.com

Sanksionet perëndimore kundër Rusisë të përfshijnë shitjet e naftës dhe gazit.
Një gjë e tillë është e nevojshme sipas anëtarëve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët iu drejtuan Sekretares së Thesarit të SHBA-s, Janet Yellen të mërkurën, shkruan BBC.
Zonja Yellen, e cila mbikëqyr zbatimin e sanksioneve amerikane kundër Rusisë, po dëshmon në Uashington për përpjekjet ndërkombëtare për t'iu përgjigjur luftës në Ukrainë.
Aleatët perëndimorë e kanë goditur Rusinë me sanksione të rënda, por deri më tani kanë lejuar boshllëqe për transaksionet e naftës dhe gazit, të shqetësuar për ndikimin ekonomik në vendet e tyre.
Disa në Kongres thanë se këto duhet të marrin fund.
"Ne mund të bëjmë më shumë," tha përfaqësuesi Andy Barr, republikan nga Kentaki, “Mizoritë… e bëjnë të nevojshme që SHBA të përdorë fuqinë e saj të plotë të sanksioneve, duke përfshirë kufizimin gjithëpërfshirës të aftësisë së Rusisë për të përfituar nga shitja e naftës dhe gazit.”
Zonja Yellen tha se SHBA po punonte me aleatët për këtë çështje, ndërsa ata po përpiqen të reduktojnë mbështetjen e tyre.
“Për fat të keq, shumë nga partnerët tanë evropianë mbeten shumë të varur nga gazi natyror dhe nafta ruse,” tha ajo. "Ne jemi duke punuar ngushtë me ta për sanksionet dhe duam të qëndrojmë në linjë me ta."
Sanksionet për Rusinë vazhdojnë të rriten, pasi Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione të rej./Shqip.com

Kombet e Bashkuara do të mbajnë një votim në New York – të enjten nëse do ta përjashtojnë Rusinë nga Këshilli i saj për të Drejtat e Njeriut, shkruan BBC.
Dje, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një takim të OKB-së se trupat e Kremlinit kishin vrarë ukrainasit “për kënaqësi”.
Ambasadori rus mohoi akuzat për krime lufte nga vendi i tij.
Këshilli është i formuar nga 47 shtete anëtare dhe punon për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut në mbarë botën.
Propozimi për të dëbuar Rusinë – i bërë nga SHBA dhe Britania e Madhe – do të kishte nevojë për mbështetjen e dy të tretave të 193 anëtarëve të OKB-së që do të miratohej të enjten.
Një rezolutë e mëparshme e OKB-së për të denoncuar pushtimin rus të Ukrainës u miratua nga 141 vende muajin e kaluar. /Shqip.com

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se sot ka ndihmuar në shoqërimin e njerëzve që kishin qenë në qytetin e rrethuar të Mariupolit për të siguruar qytetin juglindor të Zaporizhzhia.
KNKK udhëhoqi një kolonë të përbërë nga automjete private të cilat kishin dalë vetë nga Mariupol pasi organizata nuk kishte mundur të hynte në vetë qytetin e rrethuar.
Duke dhënë më shumë detaje të operacionit për BBC News, Pascal Hundt i KNKK-së tha se organizata kishte arritur 20 km larg Mariupolit, por nuk kishte mundur të vazhdonte për shkak të kushteve të sigurisë në Mariupol.
Ai tha se dje në mbrëmje KNKK mblodhi njerëz që largoheshin nga Mariupol dhe gjithashtu nga qyteti jugor Berdyansk.
Autobusë të tjerë dhe makina private u bashkuan me kolonën, tha ai, që do të thotë se më shumë se 1,000 njerëz përfunduan duke arritur në Zaporizhzhia pak pas mesditës me kohën lokale.
“Ishte një operacion i vështirë, operacion kompleks, por ne vërtet ndihemi të lehtësuar që më shumë se 1000 njerëz arritën të largoheshin nga ferri atje ku donin të shkonin”.
Bashkimi Evropian të mëkuarën ka marr vendim vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë, për shkak të luftës në Ukrianë./Shqip.com

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, të hënën sugjeroi se mizoritë e Rusisë në qytetin ukrainas të Bucha dhe gjetkë janë gati të ngjajnë me “gjenocid”.
Johnson u zotua se do të rrisë sanksionet ndaj Rusisë.
“Kam frikë se kur shikon se çfarë po ndodh në Bucha, zbulimet që ne po shohim nga ajo që ka bërë Presidenti rus Vladimir Putin në Ukrainë, të cilën ju e dini, nuk më duken shumë larg gjenocidit. nuk është çudi që njerëzit po reagojnë ashtu siç po përgjigjen”, u tha Johnson gazetarëve, shkruan CNN.
Ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar vazhdimisht forcat ruse për kryerjen e gjenocidit në vendin e tij, liderë të tjerë janë ndalur.
Pretendimi ka një peshë komplekse ligjore dhe hetimet janë duke u zhvilluar për krimet e luftës që supozohet se janë kryer nga forcat ruse.
Dëshmitë e vdekjeve të civilëve në Bucha nga duart e forcave ruse kanë ngjallur megjithatë dënime globale dhe kanë shkaktuar reagime të reja nga Perëndimi.
Johnson tha se Britania do të vendos më shumë sanksione dhe më shumë dënime ndaj regjimit të Vladimir Putinit./Shqip.com

Sipas shefës së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, sanksionet me gjasë do të jenë për gazin dhe naftën, shkruan CNN.
“Në këtë pikë kritike të luftës ne duhet të rrisim sërish presionin ndaj Putinit”, tha von der Leyen në një fjalim në Parlamentin Evropian në Bruksel.
Të martën, BE njoftoi planet e saj për të vendosur një paketë të pestë sanksionesh ndaj Rusisë, duke përfshirë një ndalim të importit të qymyrit rus .
‘Këto sanksione nuk do të jenë sanksionet tona të fundit. Siç thashë edhe dje. Po, tani e kemi ndaluar qymyrin, por tani duhet të shqyrtojmë naftën”, tha ajo.
Ndërkaq, ajo tha se BE-ja gjithashtu duhet të shikojë të ardhurat që Rusia merr nga karburantet fosile.
Vërejtjet e saj u bënë jehonë nga shefi i Këshillit Evropian Charles Michel në një postim në Twitter të mërkurën, duke thënë se masat e BE-së për naftën, madje edhe gazin do të nevojiten herët a vonë./Shqip.com

Një depo karburanti në Ukrainën lindore-qendrore u shkatërrua në një sulm ajror rus gjatë natës.
Sipas kreut të administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovsk, Valentyn Reznichenko, Rusia ka goditur depon e karburantit dhe një nga impiantet, shkruan CNN.
“Depoja e karburantit është shkatërruar. Ekipet e shpëtimit kanë mbi 8 orë që po luftojnë zjarrin. Fatmirësisht nuk ka viktima”, tha ai.
Sulmet e mëparshme ruse ndërprenë shërbimin hekurudhor dhe ndezën një zjarr të shtunën në rajonin e Dnipropetrovsk, dhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha se një hetim penal është hapur për sulmin.
“Forcat e Armatosura të Federatës Ruse, duke injoruar normat e së drejtës ndërkombëtare humanitare, kryen një sulm me raketa në një qendër hekurudhore të transportit civil dhe një zonë të hapur të qytetit të Pavlohrad”, sipas një deklarate në Telegram nga zyra.
“Si rezultat i sulmit ajror të pushtuesve rusë, raketat e drejtuara dëmtuan shinat hekurudhore dhe kamionët e mallrave”.
Ndërkaq, sipas deklaratës nuk kishte objekte ushtarake në territorin e qendrës hekurudhore.