Turqia nuk është në favor të planit të Suedisë dhe Finlandës për tu bashkuar me NATO-n

Suedia dhe Finlanda kanë thënë se do të zhvillojnë bisedime me qeverinë turke pasi presidenti i saj, Recep Tayyip Erdogan, tha se nuk ishte në favor të planeve të tyre për t’u bashkuar me NATO-n.

Ministrat e Jashtëm suedez dhe finlandez, Ann Linde dhe Pekka Haavisto thanë se do të bisedojnë me homologun e tyre turk, Mevlut Cavusoglu, për këtë çështje në një takim të NATO-s të shtunën, shk.

Erdogan tha se vendet nordike u kanë dhënë azil njerëzve që Turqia i konsideron si terroristë kurdë.

Ai shtoi se nuk donte që NATO të përsëriste atë që ai e quajti gabimin e së kaluarës kur lejoi Greqinë të anëtarësohej.

Duke iu përgjigjur komenteve të Turqisë, SHBA tha se Turqia “është një aleat i vlerësuar i NATO-s” dhe “ata kanë qenë të përfshirë dhe kanë ndihmuar në përpjekjen për të nisur një dialog këtu, midis Rusisë dhe Ukrainës”.

John Kirby, sekretari i shtypit për Ministrinë e Mbrojtjes së SHBA, shtoi “ne po punojmë për të sqaruar më mirë pozicionin [Turqisë] këtu”.

Presidenti dhe kryeministrja e Finlandës njoftuan mbështetjen e tyre për anëtarësimin në NATO të enjten, duke e çuar vendin nordik që ndan një kufi prej 800 miljesh me Rusinë një hap më afër anëtarësimit në aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA./Shqop.com

Lajmet nga dita e 78-të e luftës mund t’i lexoni duke klikuar KËTU./Shqip.com

Turqia nuk është në favor të planit të Suedisë dhe Finlandës për tu bashkuar me NATO-n

Suedia dhe Finlanda kanë thënë se do të zhvillojnë bisedime me qeverinë turke pasi presidenti i saj, Recep Tayyip Erdogan, tha se nuk ishte në favor të planeve të tyre për t'u bashkuar me NATO-n.

Ministrat e Jashtëm suedez dhe finlandez, Ann Linde dhe Pekka Haavisto thanë se do të bisedojnë me homologun e tyre turk, Mevlut Cavusoglu, për këtë çështje në një takim të NATO-s të shtunën, shk.

Erdogan tha se vendet nordike u kanë dhënë azil njerëzve që Turqia i konsideron si terroristë kurdë.

Ai shtoi se nuk donte që NATO të përsëriste atë që ai e quajti gabimin e së kaluarës kur lejoi Greqinë të anëtarësohej.

Duke iu përgjigjur komenteve të Turqisë, SHBA tha se Turqia "është një aleat i vlerësuar i NATO-s" dhe "ata kanë qenë të përfshirë dhe kanë ndihmuar në përpjekjen për të nisur një dialog këtu, midis Rusisë dhe Ukrainës".

John Kirby, sekretari i shtypit për Ministrinë e Mbrojtjes së SHBA, shtoi "ne po punojmë për të sqaruar më mirë pozicionin [Turqisë] këtu".

Presidenti dhe kryeministrja e Finlandës njoftuan mbështetjen e tyre për anëtarësimin në NATO të enjten, duke e çuar vendin nordik që ndan një kufi prej 800 miljesh me Rusinë një hap më afër anëtarësimit në aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA./Shqop.com

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës: Evakuimi i Avozstal shumë i vështirë
Iryna Vereshchuk

Negociatat me Rusinë për lirimin e luftëtarëve ukrainas të rrethuar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol janë vështirësuar.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, shkruan BBC.

Në një postim në internet, Vereshchuk shkroi:

“Rezultati mund të mos u pëlqejë të gjithëve, por detyra jonë është të evakuojmë djemtë tanë. Të gjithë. Të gjallë."

Dje, qeveria ukrainase tha se po kërkonte një kalim të sigurt për 38 luftëtarë të plagosur rëndë, në këmbim të rusëve të kapur.

Kompleksi Azovstal dikur strehoi qindra civilë dhe luftëtarë, por pas disa javësh civilët e bllokuar nëntokësor u liruan në një seri autokolonash humanitare javën e kaluar dhe filluan negociatat mbi luftëtarët./Shqip.com

Varreza e tankeve ruse, shndërrohet në atraksion turistik në Ukrainë
Marrë nga CNN

Në rrugën nga Kievi në Bucha, një pjesë e shkurtër e tokës së djegur në mes të pyllit është kthyer në një atraksion turistik javët e fundit.

Njihet si varreza e tankeve ruse.

Tanke ruse dhe automjete të blinduara të hedhura në erë ndodhen të shpërndara përreth. Të ndryshkura dhe të deformuara ato tërheqin vëmendjen e shumë kalimtarëve, shkruan CNN.

Ato janë ulur atje që kur ushtria ukrainase arriti të çlirojë zonën pasi ishte nën pushtimin rus për disa javë në mars.

Me rrymën në dukje të vazhdueshme të lajmeve të këqija që vijnë nga pjesët lindore dhe jugore të Ukrainës, shumë vijnë në këtë vend për të parë nga afër se si duket një fitore. Disa bëjnë një ndalesë të shkurtër për të parë dëmin që pushtimi rus shkaktoi.

Ata ekzaminojnë me kujdes rrënojat e djegura, duke parë brenda automjeteve.

Ukraina ndodhet në ditën e 79 të luftës.

This image has an empty alt attribute; its file name is aa4dee83-34ba-4156-b882-de954c69092c-1024x576.jpg
Guvernatori i Luhansk: Trupat ruse u përpoqën të kalonin lumin tre herë

Trupat ruse kanë bërë tre përpjekje të pasuksesshme për të ndërtuar ura përtej lumit.

Një gjë të tillë e ka pretenduar guvernatori i Luhanskut, Siversky Donets, shkruan BBC.

Mbrojtësit ukrainas i mundën rusët sa herë që përpiqeshin të rrëzonin urat ponton - duke shkatërruar rreth 70 njësi të armatimit dhe pajisjeve të rënda gjatë tre ditëve, tha Serhiy Haidai.

Ai shtoi se pala e tij kishte penguar gjithashtu përpjekjet ruse për të maskuar operacionet e tyre.

“Ne kemi eliminuar skafet dhe helikopterët rusë, të cilët ata i përdorën për të mbuluar përpjekjet e tyre [për të ndërtuar ura],” tha ai për BBC.

Me përpjekjet e tyre, trupat ruse po përpiqeshin të rrethonin qytetet Lysychansk, Severodonetsk dhe Hirske dhe të ndërpresin forcat ukrainase, tha Haidai.

Guvernatori e përshkroi situatën në rajonin e gjerë të Luhanskut si "shumë të ndërlikuar", veçanërisht kur bëhej fjalë për evakuimin e civilëve.

“Ka bombardime dhe bombardime në të gjitha qytetet dhe fshatrat”.

Rusia nuk ka komentuar për kalimet e dështuara të lumenjve. Inteligjenca e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar thotë se një batalion rus humbi pothuajse të gjitha automjetet e blinduara në përpjekjet për të kaluar lumin./Shqip.com

Ushtari i parë rus do të dalë sot në gjyq për krime lufte

Një ushtar rus do të dalë sot në gjyq për vrasjen e dyshuar të një civili ukrainas të paarmatosur.

Ky është rasti i parë i krimit të luftës që shkon në gjykatë që nga fillimi i pushtimit rus.

Vadim Shyshimarin akuzohet se ka qëlluar në kokë një 62-vjeçar përmes një dritareje të hapur makine në fshatin verilindor Chupakhivka, raporton BBC.

Ai përballet me burgim të përjetshëm sipas dënimeve të përcaktuara në seksionin e kodit penal të Ukrainës që trajton ligjet dhe zakonet e luftës.

Vadim Shyshimarin

Avokati i tij, Victor Ovsyanikov, tha se çështja kundër tij është e fortë, por vendimi përfundimtar mbi atë se çfarë provash do të lejojë do të merret nga gjykata në Kiev..

Ai tha se ai dhe klienti i tij ende nuk kishin vendosur se si do të deklarohej.

Zyra e Prokurores së Përgjithshme të Ukrainës, Iryna Venediktova, ka thënë se po shqyrton më shumë se 10,700 krime të mundshme lufte që përfshijnë më shumë se 600 të dyshuar, duke përfshirë ushtarë rusë dhe zyrtarë qeveritarë.

Përndryshe, lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 79-të të saj, që prej se filloi më 24 shkurt të këtij viti. 

Forcat ukrainase vazhdojnë me kundërsulm në Kharkiv

Një kundërsulm ukrainas në veri vazhdon të prishë linjat ruse të furnizimit.

Forcat ruse “nuk kryen operacione sulmuese në drejtimin Kharkiv. Përpjekjet kryesore u përqendruan në parandalimin e avancimit të trupave tona në zonën e vendbanimit Vesele”, tha të premten Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.

Ukrainasit kanë marrë një sërë fshatrash në këtë zonë në lindje të Kharkiv.

CNN raportoi herët të premten se dy ura në zonë ishin prishur, sipas imazheve satelitore. Duket e mundshme që njësitë ruse shkatërruan urat në një përpjekje për të mbrojtur linjat e tyre të furnizimit nga përparimet e mëtejshme të Ukrainës.

Diku tjetër në rajonin e Kharkiv, rusët duket se po përdorin artileri në mënyrë sporadike, por me efekt vdekjeprurës.

Të enjten, granatimet e qytetit të Derhaçit vranë dy persona, sipas administratës lokale, dhe shkatërruan qendrën humanitare dhe objektet mjekësore.

Derhachi është rreth 10 milje (16 kilometra) në veri të Kharkiv, i cili është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës.