Dëgjimi i dëshmitares kundër ish-krerëve të UÇK-së po zhvillohet në seancë private

Në gjykimin e sotëm të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, sot ka filluar procesi i paraqitjes së provave nga Zyra e Prokurorisë Speciale, përkatësisht dëgjimi i dëshmitarëve.

Në fazën e provave në këtë gjykim, personi i parë që ka nisur dëshminë është një grua. Por që kjo seancë kaloi në private.

Gjykatësi, paraprakisht ia tregoi asaj procedurat e dhënies së dëshmisë, nga e cila edhe kërkoi që kushdo që jashtë gjykatës i bën pyetje duhet që t’i lajmërojë në gjykatë.

Dëshmia e dëshmitares së parë u njoftua se pritet të zgjasë katër ditë.

Kujtojmë se, më herët ju informuam se dëshmitarja e parë në seancën kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është grua. Kështu e ka prezantuar gjykatësi i Gjykatës Speciale të Hagës.

Ai i ka sqaruar dëshmitares së mbrojtur të gjitha procedurat e dëshmisë.

“Ju nuk guxoni të flisni me askënd rreth dëshmisë tuaj. Nëse vjen dikush ju pyet ju lutem na tregoni”, ka thënë gjykatësi.

Për më shumë dy orë po vazhdon intervistimi i dëshmitares

Po afrohen gati tri orë prej kur ka nisur intervistimi i dëshmitares së parë kundër krerëve të UÇK-së në Hagë. Por, që nga nisja e deri tash, seanca ka qenë e mbyllur, duke u dhënë asnjë detaj mbi dëshminë e dëshmitares.

Ajo është është grua, dhe në nisje të seancës së sotme është shfaqur me masa të rrepta mbrojtëse si: duke iu fshehur identitetit, me ndryshim të zërit dhe pa u shfaqur asnjë informacion tjetër.

Pasi Prokuroria, të akuzuarit dhe mbrojtja i kanë thënë fjalët e tyre fillestare, në Hagë, në javën e dytë të gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka nisur intervistimi i dëshmitarëve.

Gjykimi që nisi tre vjet pasi është ngritur aktakuza për krime lufte ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, do të vazhdojë për një kohë të gjatë.

Në Kalendarin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës janë vendosur të gjitha datat kur do të ketë gjykim gjatë vitit 2023.

Trupi gjykues ka thënë më 20 mars se nëse Prokuroria e Specializuar vazhdon përpara me përllogaritjen e paraqitur sa i përket dëshmitarëve, atëherë asaj do t’i duhen 6 vjet e gjysmë kohë vetëm për të marrë në pyetje dëshmitarët e saj. ZPS-ja deri më tani ka paraqitur 312 dëshmitarë, të cilët do të merren në pyetje nga ajo, por edhe nga mbrojtja.

Reagon Klinaku pasi dëshmitarja e parë po flet në seancë private

Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së është shprehur i pakënaqur me mënyrën se si dëshmitarja e parë po jep dëshminë e saj kundër ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale.

Përderisa dëshmitarja po flet në seancë private, Klinakut kjo nuk i ka pëlqyer duke thënë se “pak po iu duket që iu ka fshehur fytyra e zëri”.

Postimi i plotë:

Dëgjimi i dëshmitares po zhvillohet në seancë private

Ka nisur vazhdimi i gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në të cilën do të dëgjohen dëshmitarët e prokurorisë.

Në fazën e provave në këtë gjykim, personi i parë që ka nisur dëshminë është një grua. Por që kjo seancë kaloi në private.

Gjykatësi, paraprakisht ia tregoi asaj procedurat e dhënies së dëshmisë, nga e cila edhe kërkoi që kushdo që jashtë gjykatës i bën pyetje duhet që t’i lajmërojë në gjykatë.

Dëshmia e dëshmitares së parë u njoftua se pritet të zgjasë katër ditë.

Dëshmitarja e parë kundër ish-krerëve të UÇK-së është grua

Dëshmitarja e parë në seancën kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është grua. Kështu e ka prezantuar gjykatësi i Gjykatës Speciale të Hagës.

Ai i ka sqaruar dëshmitares së mbrojtur të gjitha procedurat e dëshmisë.

“Ju nuk guxoni të flisni me askënd rreth dëshmisë tuaj. Nëse vjen dikush ju pyet ju lutem na tregoni”, ka thënë gjykatësi.

Personat të cilët demonstrojnë se kanë pësuar dëm fizik, mendor ose material si pasojë e drejtpërdrejtë e një krimi të paraqitur në Aktakuzën e Konfirmuar paraqesin kërkesë për të marrë pjesë në procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale.

140 persona janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor.

Këtu përfshihen persona që janë dëmtuar drejtpërsëdrejti dhe persona të cilët kanë pësuar dëm si pasojë e lidhjes së ngushtë me një viktimë të drejtpërdrejtë që pretendohet se është vrarë ose lënduar.

Fillon seanca e gjykimit ndaj katërshes së UÇK-së

Ka filluar gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku sot nis edhe zyrtarisht procesi i paraqitjes së provave nga Zyra e Prokurorisë Speciale, përkatësisht dëgjimi i dëshmitarëve.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Ata po akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me akuza për krime kundër njerëzimit, si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 4 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Sipas aktakuzës këto krime janë kryer në territore të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë, si në Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Kleçkë, Kukës dhe Rahovec.