Vitin e kaluar, Kosova u radhit në pozitën e 77-të nga 79 vende pjesëmarrëse në testin PISA.
Këtë edicion rezultatet për këtë test pritet të dalin në muajin dhjetor.
Pupovci thotë se nuk pret ndonjë përmisim në rezultatet e testit PISA.
“Nuk pres ndonjë përmisim në rezultatet e Testit të Pisas. Gjatë kësaj periudhë këta janë nxënës që I kanë përfunduar 9-10 vjet shkollim. Gjatë këtij shkollimi fitohet njohuritë, shprehitë dhe shkathtësitë të cilat pastaj reflektohen në rezultatet e Testit Pisa” ka thënë Pupovci.
Ai ka shtuar se MASHTI nuk do të pret rezultatet për të përmisuar gjendjen në Arsim.
“Ne nuk do ti presim rezultatet e Testit Pisa për të marrë masa, e dijmë që gjendja nuk është e mirë, pra Pisa do të na tregojë se ku gjendemi në raport me vendet e tjera dhe do të na shërbejë për orientim për punë” ka thënë Pupovci.
Ai ka treguar edhe për hapat e ndërmarra nga ana e MASHTIT.
“Është në diskutim publik strategjia e re e Arsimit, e cila parasheh masat për përmisimin e gjendjes, është duke u punuar formula e re e financimit e cila bën të mundur që në shkolla të ndërmerren disa hapa që nuk janë ndërmarrë më herët”, ka shtuar Pupovci.
Testi Pisa ka përfshirë nxënësit që kanë lindur nga 1 janari deri me 31 dhjetor të vitit 2006. Numri i nxënësve që i janë nënshtruar testimit ka qenë 7000 nxënës.
Përmbledhje

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka krijuar udhëzimin e ri administrative i cili është ende në diskutim publik deri me 23 qershor.
Ky udhëzim parasheh që viti shkollor të jetë i ndarë në gjysmë vjetorin e parë dhe të dytë duke larguar ndarjen me tri perioda.
Ndryshimi i dokumentit udhëzues është iniciuar me kërkesën e mësimdhënësve, nxënësve e prindërve.
“Ndryshimi i këtij dokumenti të rëndësishëm, është iniciuar me kërkesë të mësimdhënësve, nxënësve e prindërve, pasi që është vlerësuar se ndarja e vitit shkollor në tri periudha, siç ka qenë deri më tani, paraqet sfida dhe vështirësi të shumta, ngarkesë të panevojshme formale e administrative dhe rrezikon përmbajtjen e materies vlerësuese”.
Lidhur më këtë vendim ka folur edhe Pupovci.
Ai ka thënë se lidhur më këtë udhëzim administrative kanë marrë shumë komente nga ana e mësimdhënësve.
“Lidhur më këtë udhëzim administrative, kemi marrë shumë komente nga ana e mësimdhënësve, kjo është pozitive. Ky hap është përshëndetur sepse këto tre perioda kanë qenë të shpërndara në mënyrë jo proporcionale” ka thënë Pupovci gjatë intervistës për Shqp.com Pupovci ka shtuar se më këtë udhëzim administrativ vlerësimi është thjeshtuar më shumë dhe të gjithë do ta kenë më të lehtë për të arritur një rezultat të dëshirushëm.

Pupovci në një intervistë për Shqip.com ka thënë se është shqetësuese se në krahasim me testin e fundit kemi ulje të mesatare në dy lëndë kryesore.
“Nëse i shikoni sipas lëndëve kemi zvogëlim të mesatares. Në gjuhë shqipe vjet mesatarja ishte 64.1 % ndërsa sivjet është 57.5, në matematike vjet ka qenë 51.4 ndërsa sivjet është 46.8” ka thënë Pupovci.
Pupovci është shprehur po ashtu se këtë vit, nxënësit kanë mundur ta shprehin diturinë e tyrë në mënyrë më reale.
Lidhur më këtë, Pupovci ka thënë se kanë ndikuar dy faktorë.
“Unë mendoj që kanë qenë dy faktor. Faktori i parë ka qenë struktura e testit, pasi që Testi këtë vit është organizuar në dy ditë e po ashtu numri i pyetje në lëndë është shtuar” ka thënë Pupovci.
Faktori i dytë ka qenë përmisimi në administrim ka shtuar më tutje Pupovci.

4 ditë më parë, Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj së bashku me Sektorin e Hetimeve por edhe në koordinim me Drejtorinë e Arsimit në Ferizaj kanë zhvilluar një aksion në disa shkolla në Komunën e Ferizajt.
Nga ky aksion është arritur që të sekuestrohen 5 armë zjarr, dy armë-gjysmë automatike, 40 thika, 10 boksa metali , Mulli për bluarje të marihuanë 6 copë, – Shufra metali, 4 copë, dhe Elektro shok, 1 copë.
Lidhur më këtë aksion, Pupovci ka thënë se kjo është shume shqetësues për të gjithë kur fëmijët bartin armë kur shkojnë në shkollë.
“Të gjithë bashkë si shoqëri duhet ti hapim sytë dhe të kemi kujdes. Prindërit duhet të jetë në dijeni se çfarë po merr fëmija nga shtëpia. Aty përveç armëve kishte edhe mulli për bluarje për narkotikë e kjo është shumë shqetësuese” ka thënë Pupovci.
Ai ka shtuar se Brenda shkollës duhet të ekzistojë edhe sistemi i raportimit që nëse nxënësi vjen i armatosur duhet të raportohet.

Gjatë këtij muaji, janë mbajtur dy teste, Testi i Arritshmërisë dhe ai i Maturës.
Në bazë të rezultateve të publikuara nga MASHTI, del se këtë vit mesatarja për Testin e Arritshmërisë ishte 57.1 % ndërsa këtë vit kjo mesatare ishte 50.75 %.
Lidhur më këtë, Pupovci ka thënë se kanë ndikuar dy faktorë.
“Unë mendoj që kanë qenë dy faktor. Faktori i parë ka qenë struktura e testit, pasi që Testi këtë vit është organizuar në dy ditë e po ashtu numri i pyetje në lëndë është shtuar” ka thënë Pupovci
Gjatë mbajtes së Testit të Arritshmërisë dhe Maturës, është bërë shpërndarja e Testeve nga ana e pjesëmarrësve.
Për këtë Pupovci ka fajësuar edhe prindërit e nxënësve.
“Ne mund të marrim masa ndaj nxënësve dhe mësimdhënësve por nuk mund të marrim masa ndaj prindit që shkakton fëmijës së tij, me një sjellje të papjekur, është sjellje e papjekur kur një prind së bashku më fëmijët hyn në një grup Viber për të ndihmuar fëmijës së tij”, ka shtuar Pupovci.
Pupovci ka shtuar se një grup i administratorëve janë ndëshkuar dhe se të njëjtit nuk do të angazhohen herën tjetër.
“Rreth 100 nxënës janë përjashtuar nga testimi”, ka shtuar më tutje Pupovci.

Marrëveshja që parasheh pranimin e studentëve në Universitet Publike në Shqipëri dhe anasjelltas pritet të fillojë këtë vit.
Me ketë marrëveshje maturantët e Kosovës mund ti vazhdojnë studimet në Shqipëri dhe anasjelltas.
Në një intervistë për Shqip.com, Zv. Ministri i Ministrisë së Arsimit, Dukagjin Pupovci ka folur rreth kësaj marrëveshje dhe implementimit të saj.
Pupovci është shprehur se me këtë marrëveshje hiqen të gjitha kufizimet për regjistrimin e studentëve.
“Me këtë marrëveshje hiqen të gjitha kufizimet për regjistrimin e studentëve, nga Kosova për në Shqipëri dhe anasjelltas. Trajtimi do të jetë i barabartë për të dy palët” ka thënë Pupovci.
Pupovci ka treguar edhe për numrin e Universiteteve të cilat janë të përfshira në këtë marrëveshje.
“Numri i Universiteteve të përfshira në këtë marrëveshje është 19. Këtu bëjnë pjesë të gjitha Universitetet nga Mitrovica deri në Gjirokastër, dhe në këto Universitete studentët mund të regjistrohen në kushte të barabarta”, ka shtuar Pupovci.
Pupovci ka thënë se kjo marrëveshje pritet të gjejë implementim këtë vit akademik.
“Kjo marrëveshje do të implementohet që këtë vit akademik, nga afati i parë i regjistrimit të studentëve që pritet të nis në muajin korrik” ka thënë Pupovci. Marrëveshja e nënshkruar synon unifikimin dhe lehtësimin e procedurave të aplikimit, konkurrimit dhe regjistrimit për të dy vendet./Shqip.com