Qindra protestues kundër kryeministrit izraelit

Është tensionuar më tej në Izrael, ku një tjetër protestë është zhvilluar kundër qeverisë dhe kryeministrit Netanyahu në veçanti. Qindra protestues, pjesa më e madhe e të cilëve familjarë të pengjeve të rrëmbyera nga Hamasi, u grumbulluan përpara shtëpisë së kreut të qeverisë në Jeruzalem dhe disa prej tyre tentuan të hynin brenda saj. Policia … Continued

19-vjeçarja nga Maqedonia e Veriut mes pengjeve të Hamasit

Mes pengjeve të të grupit terrorist të Hamasit është edhe një vajzë nga Shkupi. Naama Levi një 19-vjeçare nga Maqedonia e Veriut është rrëmbyer më 7 tetor gjatë sulmit që grupi terrorist kreu në Izrael. Ky informacion është konfirmuar edhe për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase. Informacionin e ka dhënë Rashel Levi Drumer, profesoreshë … Continued

Financial Times: Si i injoroi Izraeli paralajmërimet për sulmin e Hamasit?

Për dy vjet, Menachem Gida luftoi me një parandjenjë “të errët” pasi ishte pjesë e një grupi vullnetarësh që monitoronin rrjetet e komunikimit të Gazës dhe mediat arabe, duke i kaluar informacione ushtrisë izraelite. Kur paralajmëroi vazhdimisht për rrezikun nga Hamasi, një ushtar izraelit i tha: “Ti nuk je i rëndësishëm, ne nuk kemi nevojë … Continued

Izraeli nuk ndalet, vazhdon bombardimet në qytetin e Gazës

Sulmet ajrore izraelite e kanë goditur edhe të enjten qytetin e Gazës, teksa ushtarët janë përballur lagje për lagje me militantët e grupit palestinez Hamas. Ndërkohë, mijëra palestinezë janë të dëshpëruar dhe në kërkim të sigurisë, derisa largohen prej shtëpive të tyre në pjesën veriore të Gazës së rrethuar. Pas më shumë se një muaji … Continued

SHBA kundër Izraelit: Ripushtimi i Gazës do të ishte gabim

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, John Kirby, tha se ka të ngjarë që Izraeli të mbajë prani ushtarake në Gazë “për një periudhë kohore” pasi të mbarojë lufta, por shtoi se SHBA-ja beson se do të ishte “gabim” për Izraelin nëse do të ripushtonte territorin. “Mendoj se të gjithë ne … Continued

Shtëpia e Bardhë: Nuk kemi prova që pengjet janë ende gjallë

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë “asnjë provë” se pengjet e mbajtura nga Hamasi, duke përfshirë shtetas amerikanë, janë ende gjallë”. Kështu deklaroi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, duke nënvizuar se në çdo rast “nuk ka të dhëna për të kundërtën” dhe se lirimi i pengjeve mbetet prioriteti kryesor i Uashingtonit.

Von der Leyen kundër Netanyahu: Izraeli nuk do qëndrojë në Gaza

“Gaza nuk mund të jetë një strehë e sigurt për terroristët dhe disa ide janë duke u diskutuar se si mund të sigurohet kjo. Së dyti, organizata terroriste Hamas nuk mund ta kontrollojë apo qeverisë Gazën, vetëm një Autoritet Palestinez dhe një shtet Palestinez. Së treti, jo prani afatgjatë të Izraelit për sigurinë në Gaza, … Continued

SHBA: Duhet më shumë se një armëpushim për të liruar pengjet në Gaza

Për Shtëpinë e Bardhë “mund të duhet më shumë se një pauzë humanitare” e treguar në negociatat për të liruar pengjet e mbajtura nga Hamasi. Një nga zëdhënësit, John Kirby, tha këtë duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Lidhur me mundësinë, siç deklaroi Hamasi, për të pasur një pauzë 48-orëshe, kohën e nevojshme për të … Continued

Izraeli thotë se ka shkatërruar mbi 100 tunele të Hamasit në Gazë

Ushtria izraelite më 8 nëntor publikoi video që tha se shfaq inxhinierët duke hyrë dhe duke hedhur në ajër tunelet e ndërtuara nga grupi militant palestinez, Hamas, në Rripin e Gazës. Sipas zëdhënësit të ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, forcat e Izraelit kanë shkatërruar 130 tunele që kur nisi lufta me Hamasin më 7 tetor. Videoja … Continued

Netanyahu përsërit: Nuk ka armëpushim pa lirimin e pengjeve

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu përsëriti se nuk do të ketë armëpushim në Gaza pa lirimin e pengjeve. “Dua të lë mënjanë të gjitha thashethemet e kota që dëgjojmë nga të gjitha drejtimet dhe të përsëris një gjë qartë: “nuk do të ketë armëpushim pa lirimin e pengjeve tanë,” tha ai, cituar nga Times of Israel. … Continued