Netanyahu përsërit: Nuk ka armëpushim pa lirimin e pengjeve

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu përsëriti se nuk do të ketë armëpushim në Gaza pa lirimin e pengjeve. “Dua të lë mënjanë të gjitha thashethemet e kota që dëgjojmë nga të gjitha drejtimet dhe të përsëris një gjë qartë: “nuk do të ketë armëpushim pa lirimin e pengjeve tanë,” tha ai, cituar nga Times of Israel. Kështu, Netanyahu duket se hedh poshtë një sërë raportesh në rritje që vijnë nga Katari, Egjipti dhe vetë Hamasi, sipas të cilave një marrëveshje është e afërt për lirimin e 10-15 pengjeve nga Izraeli në këmbim të një pauze shumëditore në luftime. Komentet e kryeministrit nuk e bënë të qartë nëse lirimi i një numri të konsiderueshëm pengjesh do të mjaftonte për një lloj pauze në një armëpushim.