Shtëpia e Bardhë: Nuk kemi prova që pengjet janë ende gjallë
Publikuar:
(08.11.2023 22:40:51)

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë “asnjë provë” se pengjet e mbajtura nga Hamasi, duke përfshirë shtetas amerikanë, janë ende gjallë”. Kështu deklaroi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, duke nënvizuar se në çdo rast “nuk ka të dhëna për të kundërtën” dhe se lirimi i pengjeve mbetet prioriteti kryesor i Uashingtonit.