SHBA kundër Izraelit: Ripushtimi i Gazës do të ishte gabim
Publikuar:
(09.11.2023 09:49:59)

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, John Kirby, tha se ka të ngjarë që Izraeli të mbajë prani ushtarake në Gazë “për një periudhë kohore” pasi të mbarojë lufta, por shtoi se SHBA-ja beson se do të ishte “gabim” për Izraelin nëse do të ripushtonte territorin. “Mendoj se të gjithë ne parashikojmë një periudhë kohore pasi të ketë mbaruar konflikti kur forcat izraelite me gjasë do të vazhdojnë të jenë në Gazë dhe do të kenë disa përgjegjësi fillestare të sigurisë”, tha Kirby për CNN më 8 nëntor. Ne e dimë se çfarë nuk duam të shohim në Gazën e pasluftës, ne nuk duam ta shohim Hamasin në kontroll dhe ne nuk duam të shohim një ripushtim nga Izraeli”, tha zyrtari amerikan. E PLOTË