Von der Leyen kundër Netanyahu: Izraeli nuk do qëndrojë në Gaza

“Gaza nuk mund të jetë një strehë e sigurt për terroristët dhe disa ide janë duke u diskutuar se si mund të sigurohet kjo. Së dyti, organizata terroriste Hamas nuk mund ta kontrollojë apo qeverisë Gazën, vetëm një Autoritet Palestinez dhe një shtet Palestinez. Së treti, jo prani afatgjatë të Izraelit për sigurinë në Gaza, sepse Gaza është një pjesë thelbësore e çdo shteti të ardhshëm palestinez dhe territori i Gazës nuk mund të reduktohet apo amputohet”. Kështu tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke folur në seancën plenare të Parlamentit Evropian.