Rikthehen linjat telefonike në Gaza

Pas një pezullimi prej rreth 24 orësh, linjat telefonike në Rripin e Gazës u riaktivizuan. Kjo bëhet e ditur nga burime vendase sipas të cilave situata është normalizuar gradualisht që nga mbrëmja e djeshme.Ky zhvillim i atribuohet hyrjes në Rripin e një sasie karburanti, të autorizuar dje nga qeveria izraelite pas kërkesave të përsëritura nga … Continued

Izrael, protestë para zyrës së Netanyahut për lirimin e pengjeve të Hamasit

Marshi izraelit për të kërkuar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës që nga sulmi i tmerrshëm i 7 tetorit në Izrael ka mbërritur në periferi të Jerusalemit, në Mevaseret Sion. Kjo është raportuar nga Times of Israel , sipas së cilës pjesëmarrësit synojnë të arrijnë në zyrën e kryeministrit pasdite. … Continued

Irani i kundërvihet Izraelit: Akuza të rreme në lidhje me spitalin al-Shifa

“Pasi autoritetet e regjimit izraelit nuk arritën të provonin akuzat e tyre të rreme për spitalin al-Shifa, ushtria e tyre rifilloi sulmet ndaj spitaleve të tjera në Gaza”. Kështu shkruan zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Teheranit, Nasser Kanaani, në rrjetin social X. Sipas tij, “sulmet ndaj spitaleve jordaneze dhe indoneziane janë një tjetër manifestim … Continued

Izraeli: Gjetëm sasi të mëdha armësh në shkollën e Gazës

Ushtarët izraelitë nga njësia speciale Duvdevan bastisën infrastrukturat e ndryshme të Hamasit në Gaza. Në njërën prej tyre – tha zëdhënësi ushtarak – “në një shkollë u gjetën sasi të mëdha armësh dhe pajisjesh ushtarake”. Në luftime – vazhdoi ai – u vranë “operativë të Hamasit”.

Erdoğan dhe Steinmeier në Berlin diskutojnë rreth Gazës

Presidenti i Türk, Recep Tayyip Erdoğan, u takua në Berlin me homologun e tij gjerman Frank-Walter Steinmeier, ku diskutuan sulmet e Izraelit në Gaza si dhe marrëdhëniet midis dy vendeve, raporton Anadolu. Sipas një deklarate nga Drejtoria e Komunikimeve të Türkiyes, në takimin e mbajtur në Pallatin Bellevue, rezidenca zyrtare e presidentit Steinmeier, Erdoğan tha: … Continued

Ekspertët e OKB-së paralajmërojnë për gjenocid në zhvillim në Gaza

Veprimet e Izraelit në Gaza “tregon për një gjenocid në zhvillim”. Kështu u shprehën një grup ekspertësh të pavarur të të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara, në një pretendim të hedhur poshtë nga ministria e Jashtme izraelite. Ekspertët – shumë prej të cilëve njihen si raportues specialë të OKB-së, thanë se “shkeljet e … Continued

Shkon në 12 mijë, numri i palestinezëve të vrarë

Të paktën 12,000 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, sipas zyrës së mediave qeveritare e udhëhequr nga Hamasi. Midis viktimave janë 5,000 fëmijë, shkruan Sky News. Të premten, autoritetet palestineze shëndetësore thanë se më shumë se 11,470 njerëz ishin vrarë. Rreth 2700 persona janë raportuar gjithashtu të zhdukur. Rreth … Continued

Përballë kritikave, Shtetet e Bashkuara përdorin një mjet të njohur të politikës së jashtme

Ndërkohë që trysnia ndaj Izraelit po shtohet për shkak të numrit të shtuar të të vrarëve në Gazë dhe pamjet rreth vuajtjeve të palestinezëve po vërshojnë në rrjetet sociale, Shtetet e Bashkuara po i drejtohen një mjeti të testuar në traditën e politikës së tyre të jashtme: publikimit të informacioneve të zbulimit. Shtëpia e Bardhë … Continued

OBSH: Duam të ngremë spitale të improvizuara në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dëshiron të krijojë spitale në terren në Rripin e Gazës. Kështu deklaroi përfaqësuesi i OBSH-së për territoret palestineze, Richard Peeperkorn. Këtë e raporton Al Jazeera. Përfaqësuesi i OBSH-së kujtoi se para luftës në Gaza spitalet kishin rreth 3500 shtretër ndërsa tani janë vetëm 1400. Ai shtoi se çdo ditë nga … Continued

Blinken, Netanyahut: Nuk do ta pushtoni Gazën

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi se i kishte thënë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se “nuk mund të ketë një riokupim të Gazës nga” shteti hebre, por pranoi se “mund të ketë nevojë për një periudhë tranzicioni për efekt sigurie në Rripin e Gazës”. Këtë e kanë raportuar mediat amerikane. Duke folur për ABC, … Continued