Ushtarët izraelitë nga njësia speciale Duvdevan bastisën infrastrukturat e ndryshme të Hamasit në Gaza. Në njërën prej tyre – tha zëdhënësi ushtarak – “në një shkollë u gjetën sasi të mëdha armësh dhe pajisjesh ushtarake”. Në luftime – vazhdoi ai – u vranë “operativë të Hamasit”.