Irani i kundërvihet Izraelit: Akuza të rreme në lidhje me spitalin al-Shifa

Pasi autoritetet e regjimit izraelit nuk arritën të provonin akuzat e tyre të rreme për spitalin al-Shifa, ushtria e tyre rifilloi sulmet ndaj spitaleve të tjera në Gaza”. Kështu shkruan zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Teheranit, Nasser Kanaani, në rrjetin social X. Sipas tij, “sulmet ndaj spitaleve jordaneze dhe indoneziane janë një tjetër manifestim i agresionit dhe brutalitetit të regjimit”. “Sulmi i spitaleve është në kundërshtim me të gjitha standardet e të drejtave të njeriut – këmbëngul ai – me të drejtën ndërkombëtare, Konventat e Gjenevës dhe e bën natyrën kriminale të këtij regjimi edhe më të qartë për botën“.