Ukraina pretendon se janë vrarë mbi 5,700 trupa ruse

Zyrtarët ushtarakë ukrainas kanë pohuar se 5,710 trupa ruse janë vrarë në pesë ditët e para të luftimeve intensive në vend. Në një video-mesazh të postuar në Facebook, një zëdhënës i shtabit të përgjithshëm të vendit shtoi se mbi 200 ushtarë rusë janë kapur rob nga forcat ukrainase. Zyrtari pohoi gjithashtu se 198 tanke ruse, … Continued

Borrell konsideron se Rusia është duke shkelur ligjet e luftës

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar se bombardimi i infrastrukturës së civilëve në Kharkiv të Ukrainës nga forcat ruse paraqet shkelje të rregullave të luftës.  Ai ka deklaruar se BE-ja është në anën e Ukrainës. “Granatimi i infrastrukturës civile në ditën e djeshme në Kharkiv paraqet shkelje të ligjeve … Continued

Presidenti i Ukrainës e ka përshkruar bombardimin e Kharkivit si një krim lufte

Nëntë persona, duke përfshirë tre fëmijë, u vranë të hënën pasi bombardimet ruse shënjestruan ndërtesa banimi në qytetin e dytë të Ukrainës. Në komentet e bëra përpara sulmit të fundit në qendër të Kharkiv, Volodymyr Zelensky tha se kishte dëshmi të dëshmitarëve okularë të civilëve që ishin shënjestruar qëllimisht, raporton BBC. “Forcat ruse qëlluan brutalisht … Continued

Bjellorusia nuk do t’i bashkohet pushtimit rus

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë për mediat shtetërore se forcat e tij nuk do të bashkohen me trupat ruse në pushtimin e Ukrainës, raporton BBC. Lukashenko, i cili është një aleat i ngushtë i Vladimir Putin, tha se “ushtria bjelloruse nuk po merr pjesë në aksione ushtarake dhe kurrë nuk ka marrë pjesë”. … Continued

Ushtria ukrainase rrëzon dy avion rus

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës e ka konfirmuar se ushtria ukrainase ka rrëzuar dy avionë rus. Përmes një postimi në Twitter, Ministria e Mbrojtjes ka treguar se një gjë e tillë ka ndodhur në dy provinca të qytetit të Kievit.    “Forcat Ajrore të Armatosura të Ukrainës po mbrojnë me mjeshtëri Ukrainën nga qielli. Mbrëmë, … Continued

Gjashtë persona janë plagosur pas sulmit me raketa në ndërtesën qeveritare në Kharkiv

Të paktën gjashtë persona u plagosën, përfshirë një fëmijë, në një shpërthim në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës në një postim në Telegram të martën. Shpërthimi shkatërroi një ndërtesë qeveritare, sipas videove të incidentit të postuara nga Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës … Continued

Ukraina do të shesë ‘bonde shtetërore” për të financuar forcat e armatosura

Qeveria e Ukrainës ka thënë se planifikon të shesë bonde që nga sot për të paguar forcat e saj të armatosura. Në një postim në Twitter, Ministria e Financave e Ukrainës tha se çdo obligacion njëvjeçar do të kishte një vlerë nominale prej 1,000 hryvnia ukrainase dhe norma e interesit e ofruar investitorëve do të … Continued

Rusia ka futur në Ukrainë rreth 75 përqind të trupave ushtarake

Nga 40 përqind e trupave sa ishin në Ukrainë tani Rusia ka futur rreth 75 përqind të trupave  në territorin ukrainas. Analisti ushtarak, Jack Watling ka deklaruar për BBC se trupat e mëdha ushtarake janë duke lëvizur nga Bjellorusia me qëllim që të përgatisin kushtet për të filluar sulmin në Kiev. Ai ka thënë se … Continued

BE vazhdon të dërgojë ndihma drejt Ukrainës

Teksa lufta në Ukrainë po zhvillohet shtet e Evropës po vazhdojnë të dërgojnë ndihma. Vetëm ditët e fundit Ukraina mori armët e BE-së me vlerë 450 milionë euro. Norvegjia dhuroi rreth 230 milionë dollarë për ndihma humanitare, derisa 110 milionë euro i dhuroi Italia. Belgjika i dërgoi 3 mijë makina dhe 200 nga armë antitank, … Continued

Tajvani do të bllokojë bankat ruse nga SWIFT

Tajvani do t’i bashkohet masave për të bllokuar disa banka ruse nga sistemi i pagesave ndërkombëtare SWIFT “në hap” me vendet perëndimore, njoftuar Kryeministri Su Tseng-chang. “Tajvani e ka dënuar Rusinë për pushtimin e saj në bashkëpunim me partnerët tanë demokratikë globalë…ne do të bashkëpunojmë për vendimet e marra kundër bankave njëkohësisht,” tha Su, përpara … Continued