Usyk nuk mund të ndalet së menduari për luftën

Edhe pse u largua nga Ukraina, Oleksandr Usyk, nuk mundet të ndalojë së menduari për luftën në vendin e tij. Usku fillimisht u kthye në frontin e luftës për t’iu bashkuar ushtrisë, por më vonë morri leje nga Ministria e Mbrojtjes të largohej, shkruan Daily Mail. Ai ka treguar si e morri vesh për fillimin … Continued

Biden njofton sanksione të reja kundër Rusisë

Shtetet e Bashkuar të Amerikës kanë shpallur sanksione të reja kundër Rusisë, të cilat synojnë institucionin më të madh financiar të Rusisë. Presidenti, Joe Biden, tha se masat do të “rrisin presionin ekonomik ndaj Putinit”, shkruan BBC. “Së pari, Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione të plota bllokuese ndaj Sberbank, deri tani institucioni më … Continued

Sanksionet duhet të përfshijnë naftën dhe gazin, sipas anëtarëve të kongresit amerikan

Sanksionet perëndimore kundër Rusisë të përfshijnë shitjet e naftës dhe gazit. Një gjë e tillë është e nevojshme sipas anëtarëve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët iu drejtuan Sekretares së Thesarit të SHBA-s, Janet Yellen të mërkurën, shkruan BBC. Zonja Yellen, e cila mbikëqyr zbatimin e sanksioneve amerikane kundër Rusisë, po … Continued

Rusia përballet me përjashtimin nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Kombet e Bashkuara do të mbajnë një votim në New York – të enjten nëse do ta përjashtojnë Rusinë nga Këshilli i saj për të Drejtat e Njeriut, shkruan BBC. Dje, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një takim të OKB-së se trupat e Kremlinit kishin vrarë ukrainasit “për kënaqësi”. Ambasadori rus mohoi akuzat për krime … Continued

Më shumë se 1,000 njerëz u shoqëruan drejt sigurisë, thotë Kryqi i Kuq

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se sot ka ndihmuar në shoqërimin e njerëzve që kishin qenë në qytetin e rrethuar të Mariupolit për të siguruar qytetin juglindor të Zaporizhzhia. KNKK udhëhoqi një kolonë të përbërë nga automjete private të cilat kishin dalë vetë nga Mariupol pasi organizata nuk kishte mundur të hynte në … Continued

Johnson: Veprimet e Rusisë në Bucha mund të jenë gjenocid

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, të hënën sugjeroi se mizoritë e Rusisë në qytetin ukrainas të Bucha dhe gjetkë janë gati të ngjajnë me “gjenocid”. Johnson u zotua se do të rrisë sanksionet ndaj Rusisë. “Kam frikë se kur shikon se çfarë po ndodh në Bucha, zbulimet që ne po shohim nga ajo … Continued

BE do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë, përfshirë masat e mundshme për gazin dhe naftën

Sipas shefës së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, sanksionet me gjasë do të jenë për gazin dhe naftën, shkruan CNN. “Në këtë pikë kritike të luftës ne duhet të rrisim sërish presionin ndaj Putinit”, tha von der Leyen në një fjalim në Parlamentin Evropian në Bruksel. Të martën, BE njoftoi planet e saj për të … Continued

Një depo e karburantit është shkatërruar nga sulmet ajrore ruse në Ukrainë

Një depo karburanti në Ukrainën lindore-qendrore u shkatërrua në një sulm ajror rus gjatë natës. Sipas kreut të administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovsk, Valentyn Reznichenko,  Rusia ka goditur depon e karburantit dhe një nga impiantet, shkruan CNN. “Depoja e karburantit është shkatërruar. Ekipet e shpëtimit kanë mbi 8 orë që po luftojnë zjarrin. Fatmirësisht nuk ka … Continued