Rusia përballet me përjashtimin nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Kombet e Bashkuara do të mbajnë një votim në New York – të enjten nëse do ta përjashtojnë Rusinë nga Këshilli i saj për të Drejtat e Njeriut, shkruan BBC.

Dje, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një takim të OKB-së se trupat e Kremlinit kishin vrarë ukrainasit “për kënaqësi”.

Ambasadori rus mohoi akuzat për krime lufte nga vendi i tij.

Këshilli është i formuar nga 47 shtete anëtare dhe punon për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut në mbarë botën.

Propozimi për të dëbuar Rusinë – i bërë nga SHBA dhe Britania e Madhe – do të kishte nevojë për mbështetjen e dy të tretave të 193 anëtarëve të OKB-së që do të miratohej të enjten.

Një rezolutë e mëparshme e OKB-së për të denoncuar pushtimin rus të Ukrainës u miratua nga 141 vende muajin e kaluar. /Shqip.com