LIVE: Vizita e Escobarit në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Me këtë rast në konferencën për media, Escobar ka thënë se ngjarjet e kësaj jave në Kosovë janë agjendë e demokracisë.

“Shpreha mbështetjen e SHBA-së për solodaritetin në kohë krize, por edhe mbështetjen tonë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Mendoj se ngjarjet e kësaj jave në Kosovë janë agjendë e demokracisë. E falenderoj Kosovën” tha Escobar.

Ndërsa presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është pala konstruktive në dialogun me Serbinë.

“Kam ritheksuar se Kosova është dhe ka qenë çdo herë e gatshmë të rrisë angazhimin për intesifikimin e procesit të dialogut. Problematike mbetet refuzimi i Serbisë për shfuqizimin e strukturave kriminale, që po i mbështet politikisht dhe financiarisht”, tha Osmani.

Shtetet e Bashkuara sipas Osmanit nuk kanë aleat më të madh se Kosovën.

Takimi me presidenten e shtetit është në kuadër të takimeve të Escobarit me liderët e institucioneve dhe përfaqësuesit e opozitës.

Pas këtij takimi ai do të takohet me kryeministrin Kurti.


Valdrin Nuredini Valdrin Nuredini
Takim miqësor mes Kurtit e Escobarit, partneriteti mes dy shteteve mbetet i palëkundshëm

Në kuadër të vizitës së të dërguarit e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor në Kosovë, Gabriel Escobar u zhvillua një takim edhe me kryeministrin Kurti.

Me këtë rast, Kurti tha se është kënaqësi takimi me një përfaqësues që është kontribues i paqes në rajon.

“Escobar është kontribues i madh për paqen e sigurinë jo vetëm të Kosovës por edhe të rajonit. Folëm për peshën dhe rëndësinë e raporteve tona dy palshe, për progresin dhe reformat në Kosovë, dhe për raportet ndermjet Kosoves e Serbisë”, tha Kurti.

Kosova ka vullnet për arritjen e një marrëveshje dhe se si shtet është palë konstruktive në procesin e dialogut, me njohje reciproke në qendër tha mes tjerash Kurti.

Sipas tij Shtetet e Bashkuara dhe Kosova janë aleatë në vlera dhe partner në qëndrime.

Ndërsa në fjalën e tij, Escobar, u shpreh se partneriteti mbetet i palëkundshëm dhe se SHBA-të e mbështesin Kosovën në të gjitha aspiratat për integrime euro-atlanike.

Temat e diskutimit në takim sipas të dërguarit të posaçëm ishin implikimet rajonale të dialogut, sovranitetit të shtetit dhe kornizat e dialogut me Serbinë.

I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor sot gjatë ditës është duke qëndruar në Kosovë dhe se pas presidentes Osmani e kryeministrit Kurti, do të takohet edhe me përfaqësues të opozitës.

Escobar pas takimit me presidenten: SHBA-të e mbështesin Kosovën në procesin e dialogut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Me këtë rast në konferencën për media, Escobar ka thënë se ngjarjet e kësaj jave në Kosovë janë agjendë e demokracisë.

“Shpreha mbështetjen e SHBA-së për solodaritetin në kohë krize, por edhe mbështetjen tonë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Mendoj se ngjarjet e kësaj jave në Kosovë janë agjendë e demokracisë. E falenderoj Kosovën” tha Escobar.

Ndërsa presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është pala konstruktive në dialogun me Serbinë.

“Kam ritheksuar se Kosova është dhe ka qenë çdo herë e gatshmë të rrisë angazhimin për intesifikimin e procesit të dialogut. Problematike mbetet refuzimi i Serbisë për shfuqizimin e strukturave kriminale, që po i mbështet politikisht dhe financiarisht”, tha Osmani.

Shtetet e Bashkuara sipas Osmanit nuk kanë aleat më të madh se Kosovën.

Takimi me presidenten e shtetit është në kuadër të takimeve të Escobarit me liderët e institucioneve dhe përfaqësuesit e opozitës.

Pas këtij takimi ai do të takohet me kryeministrin Kurti.

Fillon takimi në mes Osmanit dhe Escobarit

Ka nisur takimi ndërmjet presidentes Osmani dhe të dërguarit të posaçëm të SHBA-ve, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pas përfundimit të takimit, do të mbahet konferenca për mdia.

Kujtojmë se nga ora 09:50, Escobar do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Përveç krerëve institucional, Escobar do të takohet edhe me partitë opozitare. Një lajm i tillë është konfirmuar gjatë ditës së djeshme nga vetë këto parti.

Ndryshe, në javët e fundit janë intesifikuar komunikimet mes bashkisë ndërkombëtare dhe liderëve në Kosovë, sa i përket dialogut me Serbinë për arritjesn e një marrëveshje finale. Kujtojmë se në Kosovë javën e kaluar qëndroi Miroslav Lajcak.

Ndërsa para dy javësh, ishte vet Sekretari i Shtetit, Antony Bliken, që përmes Twitter-it kishte njoftuar për dy biseda telefonike me kryeministrin Kurti dhe homologun e tij serb, Vuciq.

Agjenda e Escobarit në Kosovë fillon me presidenten Osmani

Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor gjatë ditës së sotme do të qëndroj në Kosovë, ku pritet të zhvillojë takime me krerët institucional dhe partitë opozitare.

Ditën e takimeve, Escobar pritet ta filloj me presidenten Osmani. Ky takim do të nis nga ora 08:30.

Ndërsa pas presidencës, i dërguari i SHBA-ve, do të vazhdoj për në kryeministri, ku e pret Kurti. Sipas njoftimit nga kryeministria, takimi do të mbahet nga ora 09:50.

Përveç krerëve institucional, Escobar do të takohet edhe me partitë opozitare. Një lajm i tillë është konfirmuar gjatë ditës së djeshme nga vetë këto parti.

Ndryshe, në javët e fundit janë intesifikuar komunikimet mes bashkisë ndërkombëtare dhe liderëve në Kosovë, sa i përket dialogut me Serbinë për arritjesn e një marrëveshje finale.

Kujtojmë se në Kosovë javën e kaluar qëndroi Miroslav Lajcak. Ndërsa para dy javësh, ishte vet Sekretari i Shtetit, Antony Bliken, që përmes Twitter-it kishte njoftuar për dy biseda telefonike me kryeministrin Kurti dhe homologun e tij serb, Vuciq.