Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar për të pezulluar Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut.
Rezultati i votimit: pro 93; kundër 24; abstenim 58, shkruan CNN.
Në një draft të rezolutës, OKB-ja tha se Asambleja e Përgjithshme do të “pezullojë të drejtat e anëtarësimit në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të një anëtari të Këshillit që kryen shkelje të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut”.
Asambleja e Përgjithshme duhej të votonte pro me dy të tretat për të hequr Rusinë nga këshilli.
Përpara votimit, ambasadori i Kinës në OKB Zhang Jun tha se vendi do të votonte kundër masës.
“Trajtimi me anëtarësimin në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në një mënyrë të tillë do të krijojë precedent të ri të rrezikshëm” dhe “të prodhojë pasoja të rënda”, tha Zhang duke folur në UNGA të enjten.
“Kina u bën thirrje të gjitha palëve që të punojnë së bashku në të njëjtin drejtim për të krijuar mundësi për paqe dhe perspektiva për negociata”, tha Zhang.
Tutje ai shtoi se Kina do të vazhdojë të mbajë një kundërshtim dhe qëndrim të paanshëm dhe të luajë një rol të përgjegjshëm dhe konstruktiv në këtë drejtim.
Zhvillimet nga dita e 42-të e luftës mund t’i lexoni këtu
Përmbledhje

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të votojë për pezullimin e Rusisë nga Këshiili i të Drejtave të Njeriut.
Pasi Ukraina akuzoi trupat ruse për vrasjen e dhjetëra civilëve në qytetin e Bucha, OKB, së shpejti do të votojë për pezullimin e Rusisë, shkruan BBC.
Një shumicë prej dy të tretave të votave nga asambleja prej 193 anëtarësh në New York, mund të pezullojë një shtet për kryerjen e vazhdueshme të shkeljeve të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut.
Ukraina gjendet në ditën e 43-të të luftës, ndërkaq forcat ruse vazhdojnë në pushtojnë edhe në zonat e banuara, duke lënë kështu mijëra civilë të vdekur.
Rusia vazhdon të sanksionohet nga vendet e ndryshme të botës.

Diskutimet mes ministrave të jashtëm të vendeve të NATO-s po zhvillohen në Bruksel.
Duke hapur seancën e bisedimeve, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se bisedimet do të mbulonin mbështetjen për "ukrainasit e guximshëm që mbrojnë vendin e tyre" dhe "mbështetje të mëtejshme për partnerët e tjerë në rrezik nga agresioni rus".
Ai tha se pushtimi rus, i nisur gjashtë javë më parë, kishte "ndryshuar thellësisht mjedisin e sigurisë në Evropë" dhe takimi do të diskutonte gjithashtu "përshtatjen afatgjatë".
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, është gjithashtu në mbledhjen e NATO-s dhe më herët tha se donte të diskutonte një gjë: "Armët, armët, armët"./SHQIP.com

Më shumë se 300,000 refugjatë kanë mbërritur në Gjermani nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus gjashtë javë më parë.
Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë të enjten tha se kishte regjistruar 316,453 refugjatë nga Ukraina në vend.
Numri aktual i refugjatëve që vijnë mund të jetë dukshëm më i lartë për shkak të mungesës së kontrolleve kufitare midis Polonisë dhe Gjermanisë, tha një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme për CNN.
Shumica e refugjatëve që vijnë në Gjermani janë gra, fëmijë dhe të moshuar.
Kujtojmë që të enjten janë hapur dhjetë korridore evakuimi.
Në rajonin e Donetskut do të kishte një korridor nga Mariupol në Zaporizhzhia për automjetet private./Shqip.com

Australia vendosi sanksione të reja ndaj 67 zyrtarëve rusë të enjten, duke e çuar numrin e përgjithshëm të individëve dhe subjekteve të sanksionuar që nga pushtimi rus i Ukrainës në afër 600.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme.
Sanksionet e fundit synojnë biznesmenë rusë, si dhe zyrtarë të lartë ushtarakë dhe qeveritarë, duke përfshirë zëvendëskryeministrin, Dmitry Grigorenko, Ministrin e Ekonomisë, Maxim Reshetnikov dhe politikanin e lartë rus, Alexander Babakov.
Midis tyre në listat e fundit është gjeneral-koloneli, Mikhail Mizintsev, i quajtur përgjegjës për sulmet ndaj civilëve të pafajshëm, duke përfshirë bombardimin e teatrit në Mariupol.
“Ky raund i fundit i sanksioneve pason shfaqjen e provave të krimeve të luftës të kryera nga Rusia në Bucha dhe qytete të tjera përreth Kievit," thuhet në deklaratë. "Australia i dënon këto mizori në termat më të ashpër të mundshëm. Tmerri është pothuajse i papërshkrueshëm dhe ne e shohim atë çdo ditë. Por unë mendoj se australianët mund të jenë krenarë për përpjekjet që vendi ynë po bën për të mbështetur Ukrainën," tha Ministrja e Jashtme, Marise Payne.
Disa liderë botërorë kanë bërë thirrje për rritje të sanksioneve dhe hetimeve të krimeve të luftës ndaj Rusisë, pas mizorive të supozuara në qytetin Bucha, në veriperëndim të kryeqytetit Kiev.
Menjëherë pas tërheqjes së trupave ruse nga Bucha, trupat e civilëve u gjetën të shpërndara nëpër një rrugë dhe u zbulua një varr masiv, me kryebashkiakun e qytetit që tha se mund të kishte deri në 300 viktima të varrosura në vend./Shqip.com

Ushtria ukrainase ka shpërndarë një video me dron, e cila duket se tregon gërmime dhe gjurmë tankesh në Red Forest, në një nga vendet më radioaktive në Tokë, në zonën e Çernobilit.
Ministria e mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar një video në twitter me mbishkrimin:
"Video-prova - Komanda ruse urdhëroi ushtarët e saj të gërmojnë fortifikime pranë termocentralit bërthamor të Çornobilit në Pyllin e Kuq radioaktiv në mars 2022," shkroi ushtria ukrainase në Twitter, me një postim të videos.
Video proof. russian command did order its soldiers to dig fortifications near the Chornobyl nuclear power plant in the radioactive Red Forest in March, 2022. Complete neglect of human life, even of one's own subordinates, is what a killer-state looks like. pic.twitter.com/VLjNTaW3T3
— Defence of Ukraine (@DefenceU) April 6, 2022
The Red Forest është vetëm 500 metra larg kompleksit bërthamor i Çernobilit, shkruan BBC.
Ai u godit nga pasojat e menjëhershme që nga shpërthimi i vitit 1986 dhe zjarri në reaktorin numër 4 të centralit bërthamor.
Trupat ruse pushtuan Çernobilin në fillim të luftës në Ukrainë më 24 shkurt.
Javën e kaluar, forcat ruse që pushtuan vendin u larguan, tha kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës Energoatom.
Kompania konfirmoi gjithashtu raportet se trupat ruse kishin hapur gropa në pjesën më të kontaminuar të zonës së Çernobilit, duke marrë "doza të konsiderueshme" rrezatimi./Shqip.com

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka bërë thirrje për më shumë armë nga vendet e NATO-s për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve.
Përpara takimit personal me homologët e tij të NATO-s, Kuleba thotë se axhenda e tij është "e thjeshtë" dhe Ukraina ka besim se mënyra më e mirë për të mposhtur Rusinë është me më shumë mbështetje ushtarake, shkruan BBC.
Duke folur me gazetarët përpara takimit, ai thotë se pa furnizime të qëndrueshme dhe të mjaftueshme armësh, fitoret e Ukrainës do të shoqërohen me "sakrifica të mëdha".
“Unë u bëj thirrje të gjithë aleatëve që të lënë mënjanë hezitimet e tyre, ngurrimin e tyre, për t'i siguruar Ukrainës gjithçka që i nevojitet, sepse sado e çuditshme që mund të duket, sot armët i shërbejnë qëllimit të paqes."
Kuleba po takohet me homologët e tij të NATO-s në një samit në Bruksel, si pjesë e diskutimeve të tyre për mënyrën më të mirë për të armatosur Ukrainën kundër sulmeve të reja ushtarake ruse që priten në lindje të vendit./Shqip.com

Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky, ka mirëpritur valën e fundit të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, por i ka cilësuar ato si të pamjaftueshme.
Në fjalimin e tij të fundit, Zelensky i bën thirrje perëndimit të shkojë më tej masat dhe të bojkotojë përdorimin e naftës ruse, shkruan BBC.
Ai thotë se dështimi për të rënë dakord mbi një embargo po i kushton jetë njerëzve ukrainas.
Zelensky thotë se Kremlini po fiton aq shumë nga eksportet e naftës sa nuk ndjen nevojën për t'i marrë seriozisht negociatat e paqes.
Ai shton se do të vazhdojë të këmbëngulë që bankat ruse duhet të shkëputen tërësisht nga sistemi financiar ndërkombëtar.
Rusia është prodhuesi i tretë më i madh i naftës në botë , me më shumë se gjysma e eksporteve të saj që shkojnë në Evropë.
Importet ruse përbëjnë 8% të kërkesës totale të naftës në Mbretërinë e Bashkuar dhe 3% në SHBA./Shqip.com

Shtetet e Bashkuara kanë trajnuar një numër të vogël ukrainasish që janë tashmë në SHBA se si të përdorin dronët e avancuar antitank Switchblade.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, shkruan BBC.
Arma, e cila mund të futet në një çantë shpine, ka aftësinë për të godet mbi një objektiv me kilometra larg.
Ata shpesh quhen drone "kamikaze", për shkak të mënyrës se si godasin objektivin e tyre, duke mbajtur një kokë lufte në majë.
Ukrainasit që po trajnoheshin po merrnin pjesë në programe të edukimit ushtarak profesional, tha zyrtari, dhe ata mund të marrin më shumë trajnime për sisteme të tjera përpara se të kthehen në Ukrainë "relativisht së shpejti".
Dronët Switchblade janë të reja për ushtrinë ukrainase.
Shtëpia e Bardhë tha më 16 mars se do të furnizonte Ukrainën me 100 dronë Switchblade.
Aktualisht duhen mesatarisht 4-6 ditë që dërgesat të mbërrijnë në Ukrainë, tha një zyrtar, duke e përshkruar atë si tepër të shpejtë.
Rusia kishte lëshuar 1,450 raketa në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit./Shqip.com