LIVE: Dita e 27-të e luftës: Zëdhënësi i Putinit refuzon të përjashtojë mundësin e përdorimit të armëve bërthamore

Rusia nuk ka arritur ende asnjë nga qëllimet e saj ushtarake në Ukrainë.

Zëdhënësi kryesor i presidentit rus, Vladimir Putin, Dmitry Peskov për CNN eka pranuar se Rusia nuk ka arritur ende asnjë nga qëllimet e saj ushtarake në Ukrainë dhe refuzoi të mohojë se Moska mund të përdorë armët bërthamore.

Kur u pyet se në çfarë kushtesh Putini do të përdorte aftësinë bërthamore të Rusisë, Peskov u përgjigj: “Nëse është një kërcënim ekzistencial për vendin tonë, atëherë mund të jetë”.

Kur u pyet se çfarë mendonte Putini se kishte arritur deri më tani në Ukrainë, Peskov u përgjigj: “Epo, para së gjithash, ende jo. Ai nuk ka arritur ende qëllimin”.

Zëdhënësi pohoi gjithashtu se “operacioni special ushtarak” – eufemizmi zyrtar i Kremlinit për pushtimin e Rusisë në Ukrainë – “po vazhdonte në mënyrë rigoroze në përputhje me planet dhe qëllimet që ishin vendosur më parë”.

Inteligjenca perëndimore ka raportuar se operacionet e Rusisë kanë ngecur në pjesë të Ukrainës.

Lajmet nga dita e 26-të mund t’i gjeni këtu

Macron dhe Putin kanë vazhduar bisedat në telefon
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Qeveria franceze e ka konfirmuar se presidenti, Emmanuel Macron, foli me presidentin rus, Vladimir Putin, përmes telefonit të martën.

Në një deklaratë, Pallati Elysée tha se telefonata vazhdoi bisedat e mëparshme të Macron me Putinin në lidhje me një armëpushim dhe shqetësimet e vazhdueshme të sigurisë, shkruan BBC.

"Aktualisht nuk ka asnjë marrëveshje, por presidenti Macron mbetet i bindur për nevojën për të vazhduar përpjekjet e tij. Nuk ka rrugëdalje tjetër përveç armëpushimit dhe negociatave të mirëbesimit të Rusisë me Ukrainën", thuhet në deklaratë.

Ai shtoi se Macron "qëndron përkrah Ukrainës".

Përveç Putinit, Macron foli të martën edhe me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrin italian, Mario Draghi, përpara samitit në Bruksel të enjten.

Thirrja u mbajt për të diskutuar nevojat evropiane për energji në dritën e luftës në Ukrainë, si dhe shqetësimet e sigurisë ushqimore. /Shqip.com

Gjigandi francez i energjisë TotalEnergies do të ndalojë blerjen e naftës ruse deri në fund të vitit

Gjiganti francez i energjisë TotalEnergies tha të martën se do të ndalonte blerjen e naftës dhe produkteve të naftës ruse më së voni deri në fund të vitit 2022.

Sipas tyre kjo lidhet me situatën Ukrainë-Rusi, raporton CNN.

“Duke pasur parasysh përkeqësimin e situatës në Ukrainë dhe ekzistencën e burimeve alternative të furnizimit për Evropën, TotalEnergies ka vendosur në mënyrë të njëanshme të mos lidhë ose rinovojë asnjë kontratë për blerjen e naftës dhe produkteve të naftës ruse, në mënyrë që të ndalojë të gjitha blerjet e naftës ruse ose produktet e naftës sa më shpejt të jetë e mundur dhe më së voni deri në fund të vitit 2022”, thuhet në deklaratë.

Kompania megjithatë paralajmëroi se do të vazhdojë të blejë gaz natyror nga Rusia.  

“Ndryshe nga furnizimi me naftë, duket se kapacitetet logjistike të gazit të Evropës e bëjnë të vështirë që të bëhet pa gazin rus në dy deri në tre vitet e ardhshme pa ndikuar në furnizimin me energji të kontinentit”, tha Total në deklaratë.

Kompania tha se do të mobilizojë produktet e naftës nga vende të tjera, veçanërisht naftën e prodhuar nga rafineria Satorp në Arabinë Saudite.

Sipas deklaratës, kontratat e TotalEnergies për naftën ruse përbëjnë 12% të importeve të naftës të Rusisë në Bashkimin Evropian në vitin 2021.

Më shumë për vendimin: Kompania përsëriti se nuk operon asnjë fushë nafte ose gazi ose impiante të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Rusi dhe po shkon drejt një pezullimi gradual të aktiviteteve të saj në Rusi, sipas deklaratës. Në mesin e 11 punonjësve të dërguar në kompani të ndryshme ruse të naftës dhe gazit ku TotalEnergies është një aksioner në pakicë, tre mbeten në vend.

Ajo gjithashtu njoftoi se do të ndalojë financimin e projektit Arktik LNG 2, i vendosur në bregdetin siberian të Rusisë, dhe gjithashtu do të vendosë pezull zhvillimet e tij tregtare në fushën e baterive dhe lubrifikantëve në Rusi./SHQIP.com

Zëdhënësi i Putinit refuzon të përjashtojë mundësin e përdorimit të armëve bërthamore
Dmitry Peskov

Rusia nuk ka arritur ende asnjë nga qëllimet e saj ushtarake në Ukrainë.

Zëdhënësi kryesor i presidentit rus, Vladimir Putin, Dmitry Peskov për CNN eka pranuar se Rusia nuk ka arritur ende asnjë nga qëllimet e saj ushtarake në Ukrainë dhe refuzoi të mohojë se Moska mund të përdorë armët bërthamore.

Kur u pyet se në çfarë kushtesh Putini do të përdorte aftësinë bërthamore të Rusisë, Peskov u përgjigj: "Nëse është një kërcënim ekzistencial për vendin tonë, atëherë mund të jetë".

Kur u pyet se çfarë mendonte Putini se kishte arritur deri më tani në Ukrainë, Peskov u përgjigj: "Epo, para së gjithash, ende jo. Ai nuk ka arritur ende qëllimin".

Zëdhënësi pohoi gjithashtu se "operacioni special ushtarak" - eufemizmi zyrtar i Kremlinit për pushtimin e Rusisë në Ukrainë - "po vazhdonte në mënyrë rigoroze në përputhje me planet dhe qëllimet që ishin vendosur më parë".

Inteligjenca perëndimore ka raportuar se operacionet e Rusisë kanë ngecur në pjesë të Ukrainës./Shqip.com

Të paktën një i vrarë pas sulmit me raketa në stacionin e trenit në Ukrainë
Foto nga AP

Një raketë ruse goditi dhe shkatërroi stacionin e trenit Pavlohrad-2 në Pavlohrad, Dnipropetrovsk.

Sipas, Shefit Rajonal i Luftës dhe Administratës Civile, Valentin Reznichenko, të paktën një person është vrarë në këtë sulm.

“Sulmi vrau një person, nxori nga shinat 15 vagonë ​​mallrash dhe shkatërroi një pjesë të rrugës”, tha Reznichenko.

Ai po ashtu shtoi se operacionet e stacionit janë pezulluar për një kohë të pacaktuar.

Pavlohrad është një udhëkryq i rëndësishëm për sistemin hekurudhor të Ukrainës.

Është një qendër mallrash hekurudhore dhe lidhje transporti me disa rajone lindore, të cilat janë vija e frontit aktiv në luftën e Rusisë me Ukrainën./Shqip.com

Franca përgatitet të mirëpresë 100 mijë refugjatë ukrainas
(Photo by ALAIN JOCARD/AFP via Getty Images)

Franca ka nisur një plan kombëtar për të përgatitur strehim për të paktën 100 mijë refugjatë ukrainas.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar të martën kryeministri francez, Jean Castex, shkruan CNN

"Gjithnjë e më shumë prej tyre, po gjejnë strehë në Francë ose po kalojnë tranzit nëpër territorin tonë”.

Kryeministri francez u zotua gjithashtu të ndihmojë refugjatët ukrainas të integrohen më mirë në tregun e punës të Francës, me kurse franceze të ofruara në agjencinë e punësimit të vendit. 

"Ne po hyjmë në një krizë që do të zgjasë," tha Castex. “Është nderi i vendit tonë të mbajë pritjen më të ngrohtë të mundshme për miqtë tanë ukrainas.”

Më shumë se 26 mijë refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Francë që nga fillimi i luftës.

Midis tyre, 10.500 kanë përfituar qëndrim të përkohshëm të parashikuar nga politika e mbrojtjes së përkohshme të BE-së, e aktivizuar më 3 mars. /Shqip.com

Katër fëmijë të sëmurë me kancer janë transportuar në SHBA

Departamenti Amerikan i Shtetit u koordinua me Spitalin Kërkimor të Fëmijëve St. Jude për të transportuar katër fëmijë ukrainas me kancer në Shtetet e Bashkuara për trajtim.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

“Ata do të marrin kujdesin e specializuar për të cilin kanë nevojë dhe anëtarëve të familjes së tyre do t'u sigurohet ushqim, siguri dhe mbështetje nga Shën Juda," tha ai.

Price tha se ata e kuptojnë se katër fëmijët përfaqësojnë një pjesë të vogël të mijëra pacientëve që kanë nevojë për trajtim.

“Kjo është arsyeja pse, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, ne do të vazhdojmë të mbështesim partnerët tanë ukrainas ndërsa kërkojmë të shpëtojmë jetë dhe ta mbyllim këtë luftë të panevojshme”, tha ai.

Fëmijët u transportuan me avion nga Polonia në SHBA./Shqip.com

Forcat ukrainase tani po luftojnë për të rimarrë territorin e saj
Lufta në Ukrainë

Forcat ukrainase tani janë duke u përpjekur të rimarrin territorin që rusët kishin fituar.

Sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane ukrainasit janë të aftë dhe të gatshëm për ta rimarr trojet e humbura.

Zyrtari tha se ushtria e ukrainasve është duke luftuar për të rikthyer Kherson, si dhe duke i shtyrë forcat ruse nga verilindja e Mykolaiv-it.

Zyrtari paralajmëroi se SHBA-ja nuk mund të thotë nëse këto lëvizje janë pjesë e një "plani më të madh operacional" nga ukrainasit apo jo.

Po ashtu përmes një kundërsulmi, në veri dhe në perëndim të kryeqytetit të Kievit ushtria ukrainase, duket se ka bërë disa përparime, duke e vendosur flamurin shtetëror në qytetin e Makarivit./Shqip.com

Zelensky: Nga Mariupol nuk ka mbetur asgjë vetëm rrënoja

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se nuk ka “ngelur asgjë” nga Mariupol.

Kjo pasi Kievi i bëri thirrje Moskës që të lejojë civilët të evakuojnë qytetin port jugor të rrethuar.

“Nuk ka mbetur asgjë atje. Vetëm rrënoja,” tha Volodymyr Zelensky në një fjalim video në parlamentin italian, shkruan BBC.

Mariupol, një objektiv kryesor strategjik për Moskën, ka duruar javë të tëra të bombardimeve ruse.

Zyrtarët thonë se banorët kanë mbetur pa ushqim, ilaçe, energji elektrike apo ujë të rrjedhshëm.

Ndërsa, këshilli i Mariupol tha se forcat ruse kishin hedhur dy bomba të mëdha në qytet, por nuk dhanë detaje për viktimat apo dëmet.

“Edhe një herë është e qartë se pushtuesit nuk janë të interesuar për qytetin e Mariupolit. Ata duan ta rrafshojnë atë me tokë dhe ta bëjnë hirin e një toke të vdekur”, tha këshilli.

Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët.

Më parë, zëvendëskryeministrja e vendit, Iryna Vereshchuk, përsëriti thirrjet për një korridor humanitar për të lejuar largimin e civilëve.

Më vonë, ajo tha se të paktën 100,000 njerëz donin të largoheshin, por nuk ishin në gjendje.

Të hënën, Ukraina kundërshtoi një ultimatum që qyteti të dorëzohej si kusht që forcat ruse të linin civilët të largoheshin të sigurt./SHQIP.com

Zelensky Italisë: Mos u bëni vendpushim për ata që promovojnë luftën

Ukraina kërkon më shumë sanksione dhe presion ndaj Rusisë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi të martën më shumë sanksione, dhe më shumë presion kundër Rusisë.

“Ne kemi nevojë për më shumë sanksione, më shumë presion në mënyrë që Rusia të mos kërkojë rezerva mercenarësh në Libi, por që Rusia të kërkojë paqen, në mënyrë që ai Putini të kërkojë paqen”, u tha Zelensky ligjvënësve italianë të martën gjatë fjalimit virtual.

Tutje ai tha se pushtimi rus do të shkatërrojë më shumë jetë, më shumë familje dhe lufta në shkallë të gjerë do të vazhdojë.

“Fatkeqësisht, artileria e raketave ruse nuk po i ndal bombardimet e qyteteve tona, të gjitha disa prej tyre pothuajse janë shkatërruar plotësisht,” tha ai. duke shtuar se në Mariupol nuk ka mbetur asgjë, vetëm rrënoja si armagedoni”, ka thënë Zelensky.

Ndërkaq ai kërkoi nga Italia që të sanksionojnë Rusinë, duke i sekuestruar llogaritë e tyre dhe jahtet.

Shpërthime të mëdha dëgjohen në Kiev

Në qytetin e Kievit janë dëgjuar shpërthime të mëdha nga forcat ruse.

Disa shpërthime të forta u dëgjuan në kryeqytetin ukrainas të martën, ndërsa qyteti ishte nën një shtetrrethim 35-orësh.

Një nga shpërthimet ishte aq i fortë sa ndezi alarmet e makinave në qendër të qytetit, shkruan CNN.

Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko tha se mbrojtja ajrore ukrainase kishte përfshirë dhe shkatërruar një raketë ruse Tochka-U dhe se mbetjet e predhës kishin rënë në lumin Dniper.

Granatimet dhe të shtëna me armë të vogla mund të dëgjoheshin gjithashtu me ndërprerje gjatë dy orëve të fundit.

Kievi është aktualisht nën një shtetrrethim të shpallur nga kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko të hënën.

Në një deklaratë në Telegram, Klitschko tha se shtetrrethimi do të fillojë të hënën në orën 20:00 dhe do të zgjasë deri në orën 7:00 të mëngjesit të së mërkurës.

Ndërkaq, ai ju kërkoj të gjithë banorëve të qëndrojnë në shtëpi apo në strehimore në rast të sinjalit nga alarmi.

Të paktën 117 fëmijë të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë të paktën 117 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 155 të tjerë janë plagosur.

Këtë e ka bërë të ditur Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, ku sipas njoftimit shumica e viktimave janë raportuar në ose rreth kryeqytetit ukrainas Kiev (58) dhe në qytetin verilindor të Kharkiv (40), shkruan BBC

Tutje në njoftim thuhet se në Kharkiv, një tank rus goditi një makinë që i përkiste një familjeje që udhëtonte me dy fëmijë.

Prokurorët thonë gjithashtu se në qytetin port jugor të rrethuar të Mariupolit, autobusët e evakuimit që transportonin fëmijë u goditën nga granatimet ruse.

Ndërkaq janë regjistruar 548 raste ku shkollat dhe objekte të tjera arsimore janë goditur, 72 prej të cilave thonë se janë “shkatërruar plotësisht”.

Ata shtojnë se shifrat që raportojnë nuk janë përfundimtare për shkak të vështirësive për të hyrë ose inspektuar vende në disa pjesë të vendit.

Pushtimi rus në Ukrainë filloj më 24 shkurt, ndërsa tani Ukraina ndodhet në ditën e 27-të të luftës.

Ukraina gjithashtu tha se Rusia ka deportuar me forcë më shumë se 2000 fëmijë.

OBSH raporton 62 sulme në objektet e kujdesit shëndetësor ukrainas

Forcat ruse po vazhdojnë bombardimet në zonat e banuara të Ukrainës, si dhe në objekte të kujdesit shëndetësor.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ka verifikuar 62 sulme të veçanta në objektet e kujdesit shëndetësor në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus pothuajse katër javë më parë, shkruan BBC.

OBSH, ka njoftuar se 15 persona kishin vdekur në sulmet dhe të paktën 37 të tjerë ishin plagosur.

Ndërkohë, zyrtarët e OBSH-së në Poloni thonë se një vlerësim i shpejtë sugjeron se rreth gjysmë milioni refugjatë që kanë mbërritur atje vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, kryesisht për shkak të traumave.

Përveç kësaj, punonjësit e shëndetësisë në kufij raportojnë për fëmijë dhe nëna që vuajnë nga dehidratimi, ndërsa shumë të moshuar pasi udhëtojnë për ditë të tëra pa ilaçe për sëmundjet themelore si diabeti dhe presioni i lartë i gjakut.

Agjencia e OKB-së për refugjatët (UNHCR) tani raporton se 3.557 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina. Kjo shifër po i afrohet planifikimit fillestar për katër milionë.

Deri më tani, UNHCR nuk e ka rishikuar shifrën e saj të planifikimit, por si ajo ashtu edhe OBSH thonë se po përgatiten nëse lufta vazhdon për një numër “masiv” njerëzish.

Ukraina akuzon Rusinë se ka deportuar me forcë më shumë se 2000 fëmijë

kraina ka akuzuar Rusinë se ka deportuar me forcë më shumë se 2000 fëmijë.

Ministria e Punëvë të Jashtme të Ukrainës, tha se forcat ruse kanë dëbuar me forcë 2,389 fëmijë nga Donetsk dhe Luhansk në Ukrainë, shkruan CNN.

“Veprime të tilla janë një shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare, në veçanti e ligjit ndërkombëtar humanitar”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të dielën se 16,434 njerëz, përfshirë 2,389 fëmijë u evakuuan një ditë më parë. Evakuimet u bënë në vende të ndryshme, duke përfshirë Republikën Popullore të Donetsk-it të mbështetur nga Rusia dhe Republikën Popullore të Luhanskut, ku sipas ministrisë njerëzit u larguan me vullnetin e tyre.

UNICEF komentoi këto raporte të fundit të martën dhe ngriti shqetësime, megjithëse vuri në dukje se nuk kanë qenë në gjendje t’i verifikojnë ato në mënyrë të pavarur.

Zëdhënësi i UNICEF, James Elder, tha se rrëmbimi i fëmijëve gjatë kohës së luftës është një nga gjashtë shkeljet e rënda ndaj fëmijëve në konflikt dhe është i ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar humanitar.

Më shumë se 15,000 trupa ruse të vrarë që nga fillimi i luftës

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë vrarë rreth 15.300 trupa ruse.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës në përditësimin e fundit.

Ministria midis humbjeve ushtarake të Rusisë rendit gjithashtu 509 tanke, 1,556 automjete luftarake të blinduara dhe 252 sisteme artilerie, shkruan BBC.

Rusia ka dhënë vetëm një herë një shifër për humbjen e trupave të saj – 498 të vdekur deri më 2 mars – ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së fundmi vlerësoi se rreth 7,000 trupa ruse ishin vrarë në luftë.

Pjesa tjetër e listës nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës është:

Lëshues i shumëfishtë rakete: 80 njësi

Mbrojtja ajrore: 45 njësi

Avion: 99 njësi

Helikopterë: 123 njësi

Pajisje automobilistike: 1000 njësi

Anije/varka: tre njësi

Rezervuarët e karburantit: 70

Mjet ajror pa pilot (dron) : 35

Pajisje speciale: 15

Rusia ka pushtuar Ukrainën më 24 shkurt, ndërkaq ndodhet në ditën e 27-të të luftimeve, ku po bombardon edhe zonat e banuara e në të cilat po mbesin të vrarë edhe civilë.

Forcat ruse kanë rezerva municionesh vetëm edhe për tre ditë

Rezervat për forcat ruse mund të zgjasin vetëm edhe tre ditë.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se forcat ruse kanë rezerva municionesh dhe ushqimesh që do të zgjasin “jo më shumë se tre ditë”.

Në deklaratën e tyre thuhet se forcat ruse kanë tre ditë furnizime me karburant, të cilat plotësohen nga kamionë-cisternë. Ata nuk kanë mundur të plotësojnë nevojat e grumbullimit të trupave, shkruan BBC.

Tutje në deklaratë thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, Forcat Ajrore të Ukrainës kanë goditur nëntë objektiva ajrore ruse një avion, gjashtë mjete ajrore pa pilot (UAV) dhe dy helikopterë.

Në Okhtyrka, një qytet i vogël në rajonin Sumy në Ukrainën qendrore, 300 ushtarakë rusë refuzuan të kryenin armiqësi në Ukrainë dhe u larguan nga zona e operacionit.

Forcat ukrainase mbrojtën 13 sulme dhe shkatërruan 14 tanke, tetë automjete luftarake të këmbësorisë, dy automjete tërheqëse me shumë qëllime, tre sisteme artilerie dhe katër automjete të tjera.

Gati një mijë ndërtesa të shkatërruara në Kharkiv

Pothuajse një mijë ndërtesa janë shkatërruar nga sulmet ruse në Kharkiv.

Qyteti i Kahrkiv ka qenë nën pushtimin rus dhe pothuajse një mijë ndërtesa janë shkatërruar si rezultat i bombardimeve ruse, tha shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës, shkruan BBC.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës, tha se shumica e këtyre janë ndërtesa banimi.

Forcat ruse kanë granatuar pamëshirshëm Kharkivin, i cili shtrihet vetëm 30 milje (50 km) nga kufiri me Rusinë, për më shumë se tre javë.

Të paktën 500 civilë janë vrarë atje, thonë zyrtarët ukrainas.

Kharkiv është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës.

Ukraina në rrezik nga minat dhe mjetet e pashpërthyera
Ukraina është duke u përballur edhe me një luftë tjetër që është rreziku i minave dhe mjeteve të paeksploduara.

Sipas të dhënave që posedon shoqata Sappers janë 82 mijë e 525 kilometra katrorë të sipërfaqes në Ukrainë të cilat konsiderohen se nuk janë të sigurta pasi përmbajnë mjete shpërthyese.

Llogaritja e sipërfaqes është bërë duke përdor një sofuer gjeo-informativ së bashku me operatorin ukrainas kundër minave Demining Solutions.

Këto toka para pushtimit rus nuk klasifikoheshin si të rrezikshme.  Ukraina ka ekipet e veta të deminimit dhe se ka arritur që t’i largojë disa nga mjetet plasëse të cilat përbëjnë rrezik për komunitetin.

Ndryshe luftimet në Ukrainë kanë hyrë në ditën e 27-të dhe palët nuk kanë dhënë shenja për armëpushim. Nuk ka të dhëna për numrin e të lënduarve nga minat dhe mjetet e tjera plasëse.

/Shqip.com

Fabrika që prodhon dhe riparon tanke ruse pezullon punën

Fabrika që prodhon dhe riparon tanke ruse ka pezulluar punën.

Ushtria ukrainase po raporton se një kompani që prodhon dhe riparon tanke ruse ka pezulluar punën në fabrikën e saj në rajonin qendror rus të Chelyabinsk për shkak të mungesës së pjesëve të importuara.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, raporton se prodhuesit Uralvagonzavod i është dashur të ndalojë prodhimin në objekt “për shkak të mungesës së pranimeve të komponentëve të prodhimit të huaj”, shkruan BBC.

Kompania ukrainase e informacionit dhe konsulencës ushtarake Defence Express raporton se Uralvagonzavod ofron të vetmen fabrikë që kryen montimin e tankeve.

Ai vazhdon të raportojë se prodhuesi përdor në mënyrë rutinore komponentë perëndimor.

Nuk ka raportime që i referohen objektit Uralvagonzavod në mediat ruse.