Shqip.com me mbulim special të takimit në Ohër

LIVE: Shqip.com me mbulim special të takimit në Ohër

Sot e shtunë (18 mars) në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë mbahet takimi i nivelit të lartë me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së.

E, zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian thonë se takimi në Ohër ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të fokusohet “në finalizimin e aneksit të zbatimit të Marrëveshjes së BE-së për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do t’i prijë delegacionit të Kosovës, ndërsa Aleksandar Vuçiq atij të Serbisë.

E këto dy delegacione do të kenë takime fillimisht bilaterale me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Përmbledhje

Hovenier: Zbatimi i marrëveshjes zhbllokon të ardhmen e Kosovës
Turqia mirëpret arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë
Tahiri: Osmani qëndroi gojë mbyllur, nuk e ndihmoi Kurtin që të mos dështonte
Lajçak: Kjo javë ka qenë e gjitha rreth dialogut, përgatitjet dhanë rezultat
Petritsch: Zbatimi i Marrëveshjes çon në normalizim dhe njohje  
Molliqaj: Kurti e ka futë kokën në dhe si struci
Limaj: Ke humbur legjitimitetin, jep dorëheqje Albin
Kadiu: Vuçiqi tha nuk nënshkruaj me Kosovën por në kohën e Isa Mustafës e kishte bërë
Osmani: Serbia do të vazhdojë t’i shkelë marrëveshjet
Hill: Serbia e ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane
NATO: Kërkojmë nga palet që ta zbatojnë me shpejtësi marrëveshjen e Ohrit
PSD paralajmëron protestë: Marrëveshja e Ohrit e dëmshme për Kosovën
Bajqinovci: Marrëveshja e shkrinë fusnotën, e zhbën Zajednicën
Bërnabiq: Asociacioni në përputhje me marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015
Abazi: Pyetje që qarkullojnë para se të paraqitën bombolat e gazit lotsjellës në Parlament
Krasniqi: Kurti pranoi gjithçka që u zotua se nuk do ta pranonte
Tahiri për marrëveshjen: Kuvendi duhet ta bëjë korrigjimin e këtij dështimi
Hovenier: Do të ofrojmë mbështetje për zbatimin e detyrimeve të marrëveshjes së Ohrit
Watson: Sa më shpejtë Kosova dhe Serbia të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre
Schallenberg: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi i rëndësishëm për integrim në BE
Begaj për marrëveshjen e Ohrit: Është një garanci më shumë për paqen
Bajrami: Me marrëveshjen e Ohrit, Kosova shkon përpara
Varhelyi për marrëveshjen: Jemi të gatshëm t’i mbështesim palët në procesin e zbatim
Bildt përgëzon Kosovën dhe Serbinë për marrëveshjen e arritur
Von Cramon: Nëse marrëveshja zbatohet me shpejtësi, do të ketë paqe në rajon
Kurti: Tani varet nga BE-ja që marrëveshja të bëhet ligjërisht e obligueshme
Grubi: Marrëveshja në Ohër është përparim fantastik për Kosovën dhe Serbinë
Kurti: Serbia po i ikë nënshkrimit të marrëveshjes, e cila ka njohjen de facto
Borrell: Ka marrëveshje mes Kosovës e Serbisë
Vuçiq: Marrëveshje e kënaqshme, do formohet Asociacioni
Përfundon takimi mes Kurtit e Vuçiqit
Vila ku po zhvillohet dialogu Kosovë-Serbi, dikur ishte në pronësi të Titos
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut: Dialogu e vetmja rrugë drejt zgjidhjeve afatgjata
Kurti e Vuçiq u kthehen bisedimeve
Përfundon takimi Kurti-Vuçiq në Ohër
Lajmi i fundit! Dalin pamjet e para të takimit Kurti-Vuçiq
Haziri: Politika e Kurtit është dy hapa mbrapa në zgjidhjen e problemeve
Arifi: Lugina e Preshevës nuk është e përfshirë në planin franko-gjerman
Stano: Takimi mund të përfundojë pasdite ose në mbrëmje
Teksti i plotë i propozimit i Bashkimit Evropian
Djali i Ukshin Hotit, pjesë e delegacionit në Ohër
Daçiq: Vuçiqi do t’i mbrojë interesat e Serbisë
Gazetari i BBC-së: Vë bast 10 euro që sot s’ka marrëveshje
Miftaraj: Askush nuk po e pret nënshkrimin e marrëveshjes
Kamberi: Nuk pres ndonjë nënshkrim spektakular
Kurti në Ohër takohet me Borellin dhe Lajçakun
Escobar: Nuk jemi të fokusuar te nënshkrimi, por te finalizimi i marrëveshjes
Lajmi i fundit! Në këtë orë pritet të nis takimi trilateral
Stoltenberg: Pres konstruktivitet nga takimet në Ohër
Kryeministri i Maqedonisë mirëpret dialogun Kosovë-Serbi
Pendarovski publikon pamjet nga pritja e Kurtit dhe Vuçiqit
Arifi: Marrëveshja është bazë, por nuk është finale
Kurti: S’ka ende tekst përfundimtar
Kovaçevski takohet me Kurtin
Kurti pret që në takimin e sotëm të ketë marrëveshje
Borell: Sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor sot janë në Ohër
Abbott pret rezultate pozitive nga bisedimet në Ohër
Kurti takohet me Ali Ahmetin, para takimit me Vuçiqin
Kryeministër, a pritet ndonjë zhvillim pozitiv a jo, Kurti: Gjithqysh
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, nikoqir i dialogut Kosovë-Serbi
Kurti e Vuçiq takohen sot në Ohër
Kurti niset në drejtim të Rezidencës
Shqip.com me mbulim special të takimit në Ohër
Hovenier: Zbatimi i marrëveshjes zhbllokon të ardhmen e Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se zbatimi i marrëveshjes së Ohrit me Serbinë, zhbllokon të ardhmen e Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Hovenier tha se ata do të vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e Kosovës për t’i realizuar përparësitë e përbashkëta.

“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është kritik për të zhbllokuar të ardhmen e Kosovës. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me popullin e Kosovës për të realizuar një nga përparësitë tona kryesore, të përbashkëta: garantimin që Kosova të marrë vendin e saj të duhur në institucionet europiane dhe euro-atllantike”, shkroi Hovenier.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian ka bërë publik planin e për zbatimin e marrëveshjes së arritur.

Në shtojcën e publikuar thuhet se Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht të respektojnë të gjitha Nenet e Marrëveshjes dhe këtë Aneks, dhe të zbatojnë të gjitha detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi, në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim.

Turqia mirëpret arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë

Ministria e Jashtme turke thotë se do të mbështesë të gjitha nismat që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Përmes një njoftimi, nga Ministria e Jashtme e Turqisë thotë se shpreson që palët të respektojnë plotësisht dispozitat e marrëveshjes në fjalë dhe të arrijnë rezultate konkrete në periudhën e ardhshme.

“Ne mirëpresim që në vazhdën e arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel më 27 shkurt 2023, në kuadër të udhërrëfyesit të Bashkimit Evropian, liderët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord për zbatimin e aneksit të lartpërmendur me marrëveshje më 18 mars 2023 në Ohër. Shpresojmë që palët të respektojnë plotësisht dispozitat e marrëveshjes në fjalë dhe të arrijnë rezultate konkrete në periudhën e ardhshme”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme turke.

Më tutje në deklaratë thuhet se Turqia ka kontribuar në këtë proces.

“Vendi ynë ka kontribuar në proces, veçanërisht në çështjen e shpërndarjes së energjisë elektrike. Presidenti ynë së fundi ka pasur takime të ndara me presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Kurti. Si Turqi, ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha iniciativat që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosova dhe Serbia”, thuhet në njoftim.

Tahiri: Osmani qëndroi gojë mbyllur, nuk e ndihmoi Kurtin që të mos dështonte

Ish-kryenogociatorja në bisedimet Kosovë-Serbi ka reaguar lidhur me arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka pasur kritika për presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

“Kur dështon në marrëveshje atëherë më së lehti është të kritikosh ndërkombëtaret. Kështu beri sot Presidentja Osmani, në vend se ta kishte ndihmuar kryeministrin që të mos dështoj, ajo tere kohën mbeti gojë mbyllur thuajse nuk e kishte detyrë edhe ajo që Kosova të dilte ftuese në Ohër”.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është deklaruar pas dakordimit të Aneksit të Marrëveshjes bazë me Serbinë.

Ajo ka thënë se nuk ka asnjë pritje nga Serbia.

Osmani ka shtuar se Serbia do të vazhdojë të shkelin marrëveshjet e dakorduara, siç kanë bërë këto 12 vjet.

“Tani që u dakordua edhe aneksi i marrëveshjes bazë dhe Kosova u dëshmua të jetë e vetmja palë në dialog që u tregua konstruktive dhe e interesuar në paqe e stabilitet, pres të realizohen zotimet e aleatëve tanë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe për njohje nga shtetet jonjohëse. Nga Serbia nuk kam asnjë pritje. Ata do të vazhdojnë të shkelin marrëveshjet e dakorduara, siç kanë bërë këto 12 vjet”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se nëse dëshirojmë zbatim të mirëfilltë të marrëveshjes duhet të ndryshohet qasja akomoduese ndaj regjimit të Serbisë dhe të penalizohet secili tentim i tyre për destabilizim të situatës në terren, si dhe jokonstruktiviteti e bllokada e tyre e vazhdueshme.

Lajçak: Kjo javë ka qenë e gjitha rreth dialogut, përgatitjet dhanë rezultat

Pas arritjes së marrëveshjes midis Kosovë dhe Serbisë, ka ardhur reagimi nga i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Ai përmes një shkrimi të gjatë në rrjetin social në Facebook, është shprehur se kjo javë ka qenë e gjitha rreth dialogut mes dy vendeve.

“Kjo javë ka qenë e gjitha rreth dialogut. Filloi me një udhëtim në Beograd, ku vazhdova përgatitjet për takimin për dialogun e nivelit të lartë me presidentin Aleksandar Vuçiq. Gjatë takimit tonë, diskutuam për aneksin e zbatimit dhe rrugën përpara për Marrëveshjen. Derisa isha në Beograd, pata gjithashtu mundësinë të takohesha me partitë opozitare pro-Bashkimit Evropian për të diskutuar lidhur me dialogun dhe për të dëgjuar pikëpamjet e tyre për takimin dhe rrugën përpara. Më erdhi mirë kur pashë se shumica e tyre ishin në mbështetje të Marrëveshjes dhe rëndësisë së saj”- u shpreh Lajçak.

Lajçak theksoi se të dy liderët u angazhuan plotësisht për të respektuar të gjitha nenet e marrëveshjes.

“Pas 12 orësh negociatash intensive, të dy u angazhuan plotësisht për të respektuar të gjitha nenet e marrëveshjes dhe për të zbatuar detyrimet e tyre përkatëse në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim. Ishte mirë të shihje se javët e përgatitjeve dhanë rezultat”.

Takimi në Ohër dha gjithashtu një mundësi të shkëlqyer për t’u takuar me partnerët tanë në Maqedoninë e Veriut, të cilëve u jemi jashtëzakonisht mirënjohës për mikpritjen dhe mbështetjen e tyre, shtoi më tutje Lajçak.

Petritsch: Zbatimi i Marrëveshjes çon në normalizim dhe njohje  

Diplomati austriak, Wolfgang Petritsch, njëherësh ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën dhe ish-Përfaqësues i Lartë për Bosnje-Hercegovinën, thotë se suksesi i arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në mes të Kosovës dhe Serbisë, për Marrëveshjen drejt normalizimit, do të varet nga zbatimi ose jo i saj.

Petritsch tha se takimi i Ohrit mund të konsiderohet “një lloj progresi drejt normalizimit” të raporteve, pavarësisht se palët nuk nënshkruan tekstin e ofruar nga ndërmjetësuesit e BE-së.

“Le të fillojmë me anën pozitive. Aty pamë një lloj progresi. Ndoshta jo çfarë kemi shpresuar, por në të njëjtën kohë më shumë sesa ne i frikësoheshim. Aty nuk pati një dështim të negociatave. Pra, asnjëra palë nuk u largua nga tavolina, por, në anën tjetër, kjo tregon se sa e vështirë dhe komplekse është e gjithë çështja”.

Ai thotë se zbatimi i marrëveshjes është çështja kryesore.

“Ne duhet të shohim se si do të zbatohet kjo që është vendosur në Ohër. Mendoj se zbatimi është çështja kryesore. Ne e dimë nga e kaluara, ndonjëherë ato që njëra palë është përpjekur t’i zbatojë, ana tjetër nuk e ka bërë, dhe anasjelltas. Kështu që, unë mendoj se tani ajo që është e rëndësishme është që negociatorët e Bashkimit Evropian të mbajnë këtë momentum të progresit të arritur, progresit thelbësor, por gjithsesi se kjo duhet të pasohet me takime të mëtejshme”, raporton REL.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, pas shumë orëve diskutime në Ohër, Josep Borrell ka mbajtur një konferencë në lidhje me zhvillimet e fundit sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Ai tha se Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje, janë pajtuar për rrugën e negociatave.

“Për nenin 7, Kosova është pajtuar që të fillojë menjëherë, dhe kur them menjëherë, them menjëherë, negocimin për të vendosur aranzhimet dhe përgatitje për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb”, tha Borrell.

Borrell tha se Kosova pajtohet që të nis negociatat me BE-në për të bërë Asociacionin. “U është bërë e qartë se rruga e tyre e integrimit varet nga respektimi i marrëveshjes”, tha tutje ai.

Ai bëri të ditur se nuk ka asnjë rrugë tjetër për t’ju bashkuar BE-së pa i normalizuar marrëdhëniet mes vete Kosova dhe Serbia.

Molliqaj: Kurti e ka futë kokën në dhe si struci

Kryetari i Partisë Social Demokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj ka hedhur përsëri akuza në drejtim të Qeverisë dhe kryeministrit Kurti.

Ai ka thënë se aq e mirë na qenka marrëveshja saqë Kurti e ka futë kokën në dhe si struci.

“Aq e mirë na qenka marrëveshja saqë Kryeministri, me krejt partinë e tij, e kanë futë kokën në dhe si struci.Si pas një stuhie apo pas një disfate. Sepse disfatë ishte. E Albin Kurti heshtet kështu si sot, pas secilës disfatë.E refuzoi marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, por e pranoi në villën e Titos në Shën Naum. Dallimin bëjeni vetë”, ka thënë Molliqaj.

Theksojmë se sot gjatë ditës, përmes një postimi në Facebook, PSD ka njoftuar se të shtunën do të ketë protestë duke filluar nga Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Sipas njoftimit, protesta do të fillojë nga ora 14:00.

Tutje, në njoftim ata thonë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka mandat për këtë marrëveshje.

Limaj: Ke humbur legjitimitetin, jep dorëheqje Albin

Kryetari i Partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kërkuar që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të jap dorëheqje.

Sipas Limajt, Kurti e ka humbur legjitimitetin.

“Ke humbur legjitimitetin, jep dorëheqje Albin!Saktësisht katër ditë pa mbushur dy vite prej kur mori drejtimin e qeverisë, Albin Kurti do të mbahet mend dhe përgjegjës për dyfishimin e barrës së obligimeve të shtetit të Kosovës.Ujdia e arritur mbrëmë është rezultat i politikave mashtruese e populiste dy vjeçare. Për më tepër, kjo marrëveshje është edhe ndëshkim për qasjen e tij për këtë process”, ka thënë Limaj.

Nga marrëveshja për njohje reciproke, Kosova përfundoi në marrëveshje pa njohje  dhe me “Zajednicë”, brenda ka shtuar më tutje Limaj.

Kadiu: Vuçiqi tha nuk nënshkruaj me Kosovën por në kohën e Isa Mustafës e kishte bërë

Presidenti i Serbisë deklaroi sot gjatë ditës se nuk e ka vendosur nënshkrimin e tij në marrëveshjen me Kosovën pasi Kosova nuk është vend i njohur ndërkombëtarisht.

Lidhur me këtë ka ardhur edhe reagimi nga ana e Klisman Kadiu, këshilltar i zv/kryeministrit Besnik Bislimi.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Kadiu ka thënë se Vuçiq e vendosi nënshkrimin e tij në marrëveshjet me Kosovën në kohën kur kryeministër ishte Isa Mustafa.

“Vuçiç deklaroi se “nuk nënshkruaj se Republika e Serbisë është një vend i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa ajo siç e quajnë Republika e Kosovës nuk është. Nuk dua të bëj marrëveshje ndërkombëtare me Kosovën.” Po a nuk kanë qenë marrëveshje ndërkombëtare dhe ato të nënshkruara më herët? Të nënshkruara dhe nga vetë Vucic (së bashku me Isa Mustafën). Ato ku obligimet janë Pacta sun servanda, nën dhe “gjuhën” e BE-së?”, ka thënë Kadiu.

Pse i nënshkruante pa hezitim më herët marrëveshjet ndërkombëtare Vuçiqi e tash jo? (për këtë spo jap përgjigje se tranohet opozita), ka shtuar më tutje Kadiu.

Osmani: Serbia do të vazhdojë t’i shkelë marrëveshjet

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është deklaruar pas dakordimit të Aneksit të Marrëveshjes bazë me Serbinë.

Ajo ka thënë se nuk ka asnjë pritje nga Serbia.

Osmani ka shtuar se Serbia do të vazhdojë të shkelin marrëveshjet e dakorduara, siç kanë bërë këto 12 vjet.

Borrell: Ka marrëveshje mes Kosovës e Serbisë

“Tani që u dakordua edhe aneksi i marrëveshjes bazë dhe Kosova u dëshmua të jetë e vetmja palë në dialog që u tregua konstruktive dhe e interesuar në paqe e stabilitet, pres të realizohen zotimet e aleatëve tanë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe për njohje nga shtetet jonjohëse. Nga Serbia nuk kam asnjë pritje. Ata do të vazhdojnë të shkelin marrëveshjet e dakorduara, siç kanë bërë këto 12 vjet”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se nëse dëshirojmë zbatim të mirëfilltë të marrëveshjes duhet të ndryshohet qasja akomoduese ndaj regjimit të Serbisë dhe të penalizohet secili tentim i tyre për destabilizim të situatës në terren, si dhe jokonstruktiviteti e bllokada e tyre e vazhdueshme.

Hill: Serbia e ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Serbi, Christopher Hill ka thënë se Serbia ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane me marrëveshjen e Ohrit me Kosovën.

Përmes një postimi në Twitter, Hill tha se ky hap i Serbisë ishte i mençur dhe i guximshëm.

“Përfundimi më i rëndësishëm nga bisedimet e Ohrit: Serbia ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane dhe një plan të qartë se si të arrijë atje— një vendim që mori mençuri, integritet dhe guxim. Mbetet shumë punë dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë me ju në çdo hap të rrugës’, shkroi Hill.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian ka bërë publik planin e për zbatimin e marrëveshjes së arritur.

Në shtojcën e publikuar thuhet se Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht të respektojnë të gjitha Nenet e Marrëveshjes dhe këtë Aneks, dhe të zbatojnë të gjitha detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi, në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim.

NATO: Kërkojmë nga palet që ta zbatojnë me shpejtësi marrëveshjen e Ohrit

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu ka thënë se ata po kërkojnë nga Prishtina dhe Beogradi që të zbatojnë me shpejtësi atë se çfarë është rënë dakord në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Përmes një postimi në Twitter, Lungescu ka thënë se NATO e mirëpret marrëveshjen e arritur.

“NATO e mirëpret marrëveshjen në mes Aleksander Vuçiqit dhe Albin Kurtit në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian në rrugën për normalizimin e marrëdhënieve në mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne u kërkojmë të dyve të zbatojnë me shpejtësi dhe në tërësi atë që është rënë dakord.

Tutje, Lungescu tha se ata janë të vendosur që nëpërmjet NATO-s dhe KFOR-it ta ruajnë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

PSD paralajmëron protestë: Marrëveshja e Ohrit e dëmshme për Kosovën

Partia Socialdemokrate ka dal kundër marrëveshjes së arritur në mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Përmes një postimi në Facebook, PSD ka njoftuar se të shtunën do të ketë protestë duke filluar nga Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Sipas njoftimit, protesta do të fillojë nga ora 14:00.

Tutje, në njoftim ata thonë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka mandat për këtë marrëveshje.

“Marrëveshja e mbrëmshme është e dëmshme për Kosovën. Kurti nuk ka mandat për këtë marrëveshje. Prandaj të gjithë që jeni kundër marrëveshjes dhe kundër mashtrimit ju ftojmë në protestë, të shtunën në ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”!Mashtrimi është i madh dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe qytetarinë”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian ka bërë publik planin e për zbatimin e marrëveshjes së arritur.

Në shtojcën e publikuar thuhet se Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht të respektojnë të gjitha Nenet e Marrëveshjes dhe këtë Aneks, dhe të zbatojnë të gjitha detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi, në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim.

Bajqinovci: Marrëveshja e shkrinë fusnotën, e zhbën Zajednicën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka folur lidhur me marrëveshjen e arritur në mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, Bajqinovci ka thënë se marrëveshja e shkrinë fusnotën dhe nuk themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serben ë përputhje me marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015.

“Marrëveshja më në fund e shkrinë fusnotën. E zhbën Zajednicën e 2013 dhe 2015 në vetëmenaxhim kushtetues. E ngritë në çështje urgjente temën e të zhdukurve”, shkroi Bajqinovci.

Deputeti i LVV-së thotë se kjo marrëveshje i hap rrugë Kosovës për njohje të reja dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare.

“I hap rrugë Kosovës për njohjet e reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Siguron njohjen e pasaportave dhe simboleve. Dhe nuk ia plotëson dëshirën opozitës dhe opozitarëve”.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian ka bërë publik planin e për zbatimin e marrëveshjes së arritur.

Në shtojcën e publikuar thuhet se Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht të respektojnë të gjitha Nenet e Marrëveshjes dhe këtë Aneks, dhe të zbatojnë të gjitha detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi, në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim.

Bërnabiq: Asociacioni në përputhje me marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabiq ka folur lidhur me marrëveshjen e arritur dje në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Përmes një interviste në Tanjug, Bërnabiq ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të formohet në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara në vitin 2013 dhe 2015.

“Më duket se tani, pas bisedimeve në Ohër, është e qartë se Bashkësia e Komunave Serbe në Kosovë do të duhet të formohet dhe se kjo është pika e parë e të gjitha marrëveshjeve të mëtejshme të zbatimit dhe se është krejtësisht e qartë se kjo do të duhet të bëhet në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara në vitin 2013 dhe 2015”, tha Bërnabiq.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian ka bërë publik planin e për zbatimin e marrëveshjes së arritur.

Në shtojcën e publikuar thuhet se Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht të respektojnë të gjitha Nenet e Marrëveshjes dhe këtë Aneks, dhe të zbatojnë të gjitha detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi, në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim.

Abazi: Pyetje që qarkullojnë para se të paraqitën bombolat e gazit lotsjellës në Parlament

Deputeti, Haki Abazi ka shpalosur disa pyetje pas arritjes së marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka thënë se këto pyetje po sillën vërdallë para se të paraqitën bombolat e gazit lotsjellës në Parlamentin e Kosovës.

Pyetjet e Haki Abazit janë këto:

Kush e propozoi Ohrin dhe pse nuk është propozuar Prespa?

Pse jo Selaniku apo Vjena?

Pse nuk ishte Rama në takim?

A do të mbahen zgjedhjet e lira e demokratike në katër komunat e veriut të Kosovës, kur?

Çfarë do të ndodhë nëse njësia speciale shkon në Veri të Kosovës, a do të ketë barrikada të Veselinovicit, Radojcicit dhe Rakicit?

A ka të drejtë FSK të paraqitet në Komunat Veriore të vendit tonë?

Pse urgjenca për zbatim të pikës 7- vetëm?

A do të vetmenaxhojnë komunat Serbe nëpërmjet strukturave të tyre “Komunat paralele” që sot menaxhojnë apo ato do të shuhen dhe do të krijohen të reja?

Madje, Abazi thotë se  përmendja e të zhdukurve nuk është ballafaqim me të kaluarën.

Ai thotë se as lejimi i kthimit të mbetjeve mortore, nuk është ballafaqim me të kaluarën, por është tentim për të tejkaluar të kaluarën.

Krasniqi: Kurti pranoi gjithçka që u zotua se nuk do ta pranonte

Lideri i opozitës, Memli Krasniqi ka folur lidhur me marrëveshjen e djeshme të arritur në mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar gjithçka për të cilën premtoi se nuk do ta pranonte.

“Me 27 shkurt, në Bruksel, Kryeministri Kurti e pranoi propozimin evropian. Dje, me 18 mars, ai u dakordua edhe për aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Në më pak se tri javë, Albin Kurti pranoi gjithçka që kishte premtuar se nuk do të pranonte, përgjatë tërë jetës së tij politike me predikime të rrejshme e mashtrime të panumërta”, shkroi Krasniqi.

Krasniqi thotë se Kosova do ta trashëgoje për vite me radhë konfliktin e ngrirë me Serbinë.

“Por, përtej mashtrimeve të tij, brenga ynë mbetet Kosova, qytetaret tanë dhe brezat e ardhshëm, të cilët, fatkeqësisht, përveç që e kanë humbur besimin në perspektivën që ofron Kosova, do ta trashëgojnë për vite me radhe konfliktin e ngrirë me Serbinë. Dhe kjo është pasojë direkte e gabimeve të Albin Kurtit që ka negociuar dhe mundësuar këtë marrëveshje që është e pamjaftueshme për Kosovën dhe që nuk i arrin qëllimet tona shtetërore e qytetare”.

Madje, Krasniqi marrëveshjen e arritur dje në Ohër të Maqedonisë së Veriut e quan dështim të madh politik.

"Marrëveshja pa njohje reciproke, e përqendruar në një asociacion të avancuar e autonomi politike për komunitetin serb dhe pa garanci për integrimin euro-atlantik të Kosovës është dështim i madh politik e kombëtar, të cilin do ta paguajmë shtrenjtë dhe gjatë, të gjithë".

Tahiri për marrëveshjen: Kuvendi duhet ta bëjë korrigjimin e këtij dështimi

sh-kryediplomatja kosovare në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se marrëveshja e arritur në Ohër nuk është e mire pasi nuk ka njohje dhe i detyrohemi themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Përmes një postimi në Twitter, Tahiri tha se Kuvendi i Kosovës duhet ta bëjë korrigjimin e këtij dështimi historik.

“Kosova e fitoi luftën ndaj Serbisë, Kryeministri Kurti e dështoi Kosovën në tavolinë historikisht dhe strategjike. Pranoi marrëveshjen pa njohje me Serbinë, me asociacion dhe autonomi për pakicën serbe. Kuvendi i Kosovës dhe deputetët duhet ta bëjnë korrigjimin e këtij dështimi historik duke mos miratuar këtë marrëveshje; të mos lejojnë këtë kapitullim të Kosovës përballë Serbisë, por ta jetësojnë kapitullimin e Serbisë në Kumanovë në 1999, të cilën e arritëm me luftën, gjakun dhe diplomacinë e mençur të shqiptarëve”, shkroi Tahiri.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian ka bërë publik planin e për zbatimin e marrëveshjes së arritur.

Në shtojcën e publikuar thuhet se Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht të respektojnë të gjitha Nenet e Marrëveshjes dhe këtë Aneks, dhe të zbatojnë të gjitha detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi, në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim.

Hovenier: Do të ofrojmë mbështetje për zbatimin e detyrimeve të marrëveshjes së Ohrit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se marrëveshja e arritur në mes Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme.

Përmes një postimi në Twitter, Hovenier thotë se SHBA do të ofrojë mbështetje për zbatimin e detyrimeve të marrëveshjes.

“Një marrëveshje e rëndësishme është arritur. Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e këtyre detyrimeve në përputhje me përpjekjet tona afat-gjata për të çuar përpara sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin për popullin e Kosovës dhe të rajonit”, shkroi Hovenier.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian ka bërë publik planin e për zbatimin e marrëveshjes së arritur.

Në shtojcën e publikuar thuhet se Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht të respektojnë të gjitha Nenet e Marrëveshjes dhe këtë Aneks, dhe të zbatojnë të gjitha detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi, në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim.

Watson: Sa më shpejtë Kosova dhe Serbia të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Adrienne Watson ka përshëndetur arritjen e marrëveshjës në mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Twitter, Watson thotë se të dy palet duhet të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejtë që të jetë e mundur.

“Ne përshëndesim marrëveshjen e lehtësuar nga BE dhe të mbështetur nga SHBA për të normalizuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë dhe u kërkojmë të dyja palëve të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi Watson.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian ka bërë publik planin e për zbatimin e marrëveshjes së arritur.

Në shtojcën e publikuar thuhet se Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht të respektojnë të gjitha Nenet e Marrëveshjes dhe këtë Aneks, dhe të zbatojnë të gjitha detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi, në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim.

Schallenberg: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi i rëndësishëm për integrim në BE

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë bërë një hap tjetër drejtë normalizimit të marrëdhënieve në mes tyre.

Përmes një postimi në Twitter, ministri austriak ka thënë se kjo është kryesore kur vjen puna tek integrimi në Bashkimin Evropian.

“Disa lajme të mira që vijnë nga Ohri në një orë kaq të vonë. Kosova dhe Serbia kanë bërë një hap tjetër në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Kjo është kryesore kur vjen puna të integrimi në Bashkimin Evropian", shkroi Schallenber.

Msdje, Schallenberg ka falënderuar edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell për punën e tyre të vazhdueshme në këtë proces.

Begaj për marrëveshjen e Ohrit: Është një garanci më shumë për paqen
Bajram Begaj president i Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka thënë se ky dakordim është garanci për paqen dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian.

“Përshëndes arritjen në Ohër të Maqedonisë së Veriut të dakordësimit publik mes Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimit për të zbatuar marrëveshjen bazë dhe të aneksit përkatës.  Ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian. Besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët”, shkroi Begaj.

Tutje, Begaj ka falënderuar Bashkimin Evropian për ndërmjetësimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme.

Bajrami: Me marrëveshjen e Ohrit, Kosova shkon përpara

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka thënë se me marrëveshjen e arritur në Ohër, Kosova shkon përpara.

Përmes një postimi në Twitter, Bajrami ka thënë se tani topi është në fushën evropiane.

“Tani topi është në fushën evropiane. Këshilli i Evropës dhe Këshilli i BE-së duhet të marrë drejtimin dhe të hapin dyert”, shkroi Bajrami.

Tutje, ambasadori i Kosovës në Bruksel tha se tani nuk ka kohë për të humbur.

Varhelyi për marrëveshjen: Jemi të gatshëm t’i mbështesim palët në procesin e zbatim

Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi ka thënë se ata janë të gatshëm ta mbështesin Kosovën dhe Serbinë në procesin e zbatimit të aneksit të marrëveshjes për të cilën ranë dje dakord në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Përmes një postimi në Twitter, Varhelyi i ka përgëzuar palët për arritjen e marrëveshje.

“Angazhimi i plotë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës tregon guxim dhe vendosmëri drejt rrugës së tyre në BE. I përgëzoj të gjitha palët. Ne jemi të gatshëm t’i mbështesim të dyja në procesin e zbatimit”, shkroi Varhelyi.

Bildt përgëzon Kosovën dhe Serbinë për marrëveshjen e arritur

sh-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt ka përgëzuar Kosovën dhe Serbinë për arritjen e marrëveshjes së djeshme në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Përmes një postimi në Twitter, Bildt lidhur me arritjen e kësaj marrëveshje, përveç Kosovës dhe Serbisë, uron edhe diplomatët ndërkombëtar e që ishin ndërmjetësues të dialogut, emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesin e lartë, Josep Borrell.

Urime për Miroslav Lajçakun dhe Josep Borrell për arritjen e marrëveshjes pas shumë vite durimi në diplomaci. Koordinimi me partnerët ndërkombëtar ka qenë gjithashtu i rëndësishëm. Por kryesisht urime për Kosovën dhe Serbinë për një hap kaq të rendësishëm në të ardhmën e tyre respektive”, shkroi Bildt.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian ka bërë publik planin e për zbatimin e marrëveshjes së arritur.

Në shtojcën e publikuar thuhet se Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht të respektojnë të gjitha Nenet e Marrëveshjes dhe këtë Aneks, dhe të zbatojnë të gjitha detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi, në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim.

Von Cramon: Nëse marrëveshja zbatohet me shpejtësi, do të ketë paqe në rajon

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka folur për marrëveshjen mbi aneksin e zbatimit të propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Twitter, Von Cramon ka thënë se nëse ky aneks zbatohet me shpejtësi, atëherë do të sjellë më shumë paqe dhe stabilitet në rajon.

“Teksti i shtojcës. Më pak e detajuar se ç’pritej, por në qoftë se e gjithë kjo do të zbatohet me shpejtësi, ajo përfundimisht mund të sjellë më shumë paqe & stabilitet në rajon”, shkroi von Cramon.

Von Cramon tha se ky është një hap i integrimit të dy vendeve në Bashkimin Evropian.

Kurti: Tani varet nga BE-ja që marrëveshja të bëhet ligjërisht e obligueshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe një herë për marrëveshjen e arritur me Serbinë ditën e djeshme në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti thotë se Serbia shmangu nënshkrimin e Aneksit ashtu si të marrëveshjes në Bruksel.

I pari i ekzekutivit thotë se tani varët nga Bashkimi Evropian që të gjejë mekanizma për ta bërë atë ligjërisht të obligueshme.

“Ne kemi arritur tani një marrëveshje mbi një shtojcë të zbatimit të Marrëveshjes Bazë. Serbia, ashtu si në takimin e fundit në Bruksel, shmangu nënshkrimin e Marrëveshjes, dhe tani edhe Aneksin. Varet nga BE të gjejë një mekanizëm për ta bërë marrëveshjen ligjërisht dhe ndërkombëtarisht detyruese”, shkroi Kurti.

Kurti po ashtu falënderoi edhe ndërmjetësuesit e dialogut.

Grubi: Marrëveshja në Ohër është përparim fantastik për Kosovën dhe Serbinë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në mes Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së Brukselit.

Përmes një postimi në Twitter, Gruba ka thënë se kjo marrëveshje është një përparim fantastik i Kosovës dhe Serbisë.

“Përparim fantastik dhe lajme nga Ohri ku Kosova dhe Serbia ranë dakord mbi Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve Unë e përshëndes këtë marrëveshje dhe inkurajoj zbatimin e saj. Kapelet për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre”, shkroi Grubi.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian ka bërë publik planin e për zbatimin e marrëveshjes së arritur.

Në shtojcën e publikuar thuhet se Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht të respektojnë të gjitha Nenet e Marrëveshjes dhe këtë Aneks, dhe të zbatojnë të gjitha detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi, në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim.

SHQIP
BE publikon planin e implementimit të marrëveshjes

Bashkimi Evropian ka bërë publik planin e për zbatimin e marrëveshjes së arritur.

Në shtojcën e publikuar thuhet se Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht të respektojnë të gjitha Nenet e Marrëveshjes dhe këtë Aneks, dhe të zbatojnë të gjitha detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi, në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim.

“Palët kanë parasysh se Marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit, do të bëhen pjesë integrale e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE. Pas miratimit të Marrëveshjes dhe kësaj Shtojce, Lehtësuesi i BE-së do të fillojë procesin për të ndryshuar Kapitullin 35 për Serbinë për të pasqyruar detyrimet e reja të Serbisë që rrjedhin nga Marrëveshja dhe kjo Aneks. Agjenda e Grupit Special të Kosovës për Normalizim do të pasqyrojë në mënyrë të barabartë obligimet e reja të Kosovës që rrjedhin nga Marrëveshja dhe ky Aneks”, thuhet në dokumentin e publikuar.

Palët bien dakord që në mënyrë urgjente të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

“Për të zbatuar nenin 7, Kosova fillon menjëherë negociatat në kuadër të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për vendosjen e aranzhimeve dhe garancive specifike për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse të Dialogut siç përcaktohet nga Lehtësuesi i BE-së”.

Palët bien dakord të krijojnë një Komitet të Përbashkët Monitorues, të kryesuar nga BE-ja, brenda 30 ditëve. Zbatimi i të gjitha dispozitave do të sigurohet dhe mbikëqyret nga Komiteti i Përbashkët i Monitorimit.

Për të zbatuar nenin 9, BE-ja do të organizojë një konferencë donatorësh brenda 150 ditëve për të krijuar një paketë investimi dhe ndihme financiare për Kosovën dhe Serbinë. 

Asnjë disbursim nuk do të ndodhë përpara se BE-ja të përcaktojë se të gjitha dispozitat e Marrëveshjes janë zbatuar plotësisht.

Kosova dhe Serbia pajtohen që të gjitha nenet do të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri.

Rendi i paragrafëve të kësaj shtojce nuk cenon rendin e zbatimit të tyre.

Kosova dhe Serbia pajtohen të mos bllokojnë zbatimin e asnjë prej neneve.

Të gjitha diskutimet në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes do të zhvillohen në kuadër të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE.

Kosova dhe Serbia pranojnë se çdo mosrespektim i detyrimeve të tyre nga Marrëveshja, Aneksi ose Marrëveshjet e Dialogut të kaluar, mund të kenë pasoja të drejtpërdrejta negative për proceset e tyre përkatëse të anëtarësimit në BE dhe ndihmën financiare që marrin nga BE-ja.

SHQIP
Kurti: Serbia po i ikë nënshkrimit të marrëveshjes, e cila ka njohjen de facto

Pas bisedimeve në Ohër, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur konferencë.

Kurti tha se të dyja palët kanë arritur një pajtim publik, për një aneks që do të bëjë parimet bazë.

Tutje, ai tha se Serbia po i ik marrëveshjes bazë.

“Pajtimi publik është arritur por pala tjetër po i ik nënshkrimit që do ta bënte marrëveshjen të obligueshme, ndëkombtarisht të obligueshme”, tha ai.

Ai tha se “presim nga BE ta bëjë këtë marrëveshje ligjërisht të detyrueshme”.

Kurti, ndër të tjera tha se marrëveshja bazë është njohje e ndërsjelltë de facto mes Kosovës dhe Serbisë.

SHQIP
Borrell: Ka marrëveshje mes Kosovës e Serbisë

Pas shumë orëvë diskutime, në Ohër, Josep Borrell ka mbajtur një konferencë në lidhje me zhvillimet e fundit sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Ai tha se Kosova dhe Serbia kanë një marrëveshje, janë pajtuar për rrugën e negociatave.

“Për nenin 7 – Kosova është pajtuar që të fillojë menjëherë, dhe kur them menjëherë, them menjëherë, negocimin për të vendosur aranzhimet dhe përgatitje për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb”, tha Borrell.

Gjithashtu, Borrell tha se Kosova pajtohet që të nis negociatat me BE-në për të bërë Asociacionin. “U është bërë e qartë se rruga e tyre e integrimit varet nga respektimi i marrëveshjes”, tha tutje ai.

Ai bëri të ditur se nuk ka asnjë rrugë tjetër për t’ju bashkuar BE-së pa i normalizuar marrëdhëniet mes vete Kosova dhe Serbia.

SHQIP
Vuçiq: Marrëveshje e kënaqshme, do formohet Asociacioni

Aleksandar Vuçiq ka mbajtur një konferencë në lidhje me zhvillimet e fundit sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Ai tha se është arritur një marrëveshje.

“Arritëm marrëveshje jam i kënaqur, nuk është kjo e tëra por këto disa pika për të cilat u morëm vesh do të jenë pjesë e kornizës negociuese edhe për Kosovën edhe Serbinë”, tha ai.

Ai tha se bazuar në marrëveshjet e mëhershme është ndarë i kënaqur dhe se kanë bërë një lëvizje “të mirë përpara”.

Vuçiq, tha se nga e hëna është i gatshëm të prezantojë të gjitha pikat para qytetarëve.

SHQIP
Përfundon takimi mes Kurtit e Vuçiqit

Ka përfunduar takimi në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ndërsa, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, pritet që së shpejti të dalë në konferencë për media, pas shumë orësh bisedime.

Takimit trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, u zhvillua në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Kurti në një deklarim të sotëm për media ka thënë se ende s’ka një dokument të finalizuar dhe pa e pasur një të tillë s’mund të ketë përfundim të bisedimeve e rrjedhimisht as marrëveshje.

SHQIP
Vila ku po zhvillohet dialogu Kosovë-Serbi, dikur ishte në pronësi të Titos

Takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po mbahet në një nga vilat sekrete të ish-presidentit të Jugosllavisë, Josip Broz Titos, në Ohër.

Vila Biljana është një kompleks vilash shtetërore në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Ky kompleks i vilave përfshin vilën e presidentit të Maqedonisë së Veriut, vilën e kryeministrit dhe vilën e ministrisë së policisë dhe disa të administratës publike.

Në periudhën e komunizmit ky kompleks ishte në pronësi të Josip Broz Titos, por tani është në pronësi të qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Në periudhën e verës vilat shfrytëzohen për pushimet e pushtetarëve maqedonas.Nga vila Biljana shihet pamja e bukur e Liqenit të Ohrit. Kjo ishte një nga rezidencat zyrtare verore të Josip Broz Titos.

Në periudhën post-jugosllave, Vila Biljana filloi të përdoret nga politikanët maqedonas.

Në dhomën ku po mbahet sot takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell dhe i dërguari special për dialogun Miroslav Lajçak, shihet se tavolina, karriget dhe orenditë janë ruajtur nga koha kur janë ndërtuar.

SHQIP
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut: Dialogu e vetmja rrugë drejt zgjidhjeve afatgjata

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani është takuar të shtunën në Ohër me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit Gabriel Escobar dhe me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Osmani ka thënë se “gjetja e një zgjidhjeje do të ketë ndikim pozitiv në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, por edhe në dinamikën e përgjithshme rajonale”.

“Gjetja e një zgjidhjeje do të ketë ndikim pozitiv në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, por edhe në dinamikën e përgjithshme rajonale dhe integrimin sa më të shpejtë në mekanizmat e bashkëpunimit europian dhe euroatlantik”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, ai tha se dialogu mbetet e vetmja rrugë drejt zgjidhjeve afatgjata dhe të qëndrueshme, “gjë që kërkon guxim dhe gatishmëri për vendime shtetërore”.

SHQIP
Kurti e Vuçiq u kthehen bisedimeve

akimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po vazhdon.


Më herët kishte informacione për përfundimin e takimit – pak minuta para orës 17:00 – por bëhej fjalë vetëm për një pauzë të shkurtër, raporton REL.


Takimit trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, po zhvillohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Kurti në një deklarim të sotëm për media ka thënë se ende s’ka një dokument të finalizuar dhe pa e pasur një të tillë s’mund të ketë përfundim të bisedimeve e rrjedhimisht as marrëveshje.

SHQIP
Përfundon takimi Kurti-Vuçiq në Ohër

Ka përfunduar takimi trelateral mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian.


Ndërkaq, pas takimit, shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i BE-së, Josep Borrell pritet të mbajë konferencë për media.


Takimit trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, është zhvilluar në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Takimi ka filluar pas orës 15:00.

Kryeministri Kurti në një deklarim të sotëm për media ka thënë se ende s’ka një dokument të finalizuar dhe pa e pasur një të tillë s’mund të ketë përfundim të bisedimeve e rrjedhimisht as marrëveshje.

Lajmi i fundit! Dalin pamjet e para të takimit Kurti-Vuçiq

Para pak minutash ka nisur takimi trepalësh në Ohër në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në media janë publikuar tashmë edhe pamjet nga salla ku po mbahet ky takim trepalësh në të cilin do të diskutohet për Aneksin e Implementimit të planit franko-gjerman.

Kryeministri Kurti në një deklarim të sotëm për media ka thënë se ende s’ka një dokument të finalizuar dhe pa e pasur një të tillë s’mund të ketë përfundim të bisedimeve e rrjedhimisht as marrëveshje.

Ndërkohë emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se s’janë të interesuar për nënshkrim të marrëveshjes sot, por për finalizim të marrëveshjes.

Kurti dhe Vuçiq fillimisht kanë zhvilluar takime të ndara me Borell dhe Lajçak. Të dy liderët janë takuar më 27 shkurt në Bruksel ku kishin rënë dakord për planin franko-gjerman.

Haziri: Politika e Kurtit është dy hapa mbrapa në zgjidhjen e problemeve
Lutfi Haziri, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për dialogun Kosovë-Serbi ka thënë se politika e Kurtit është dy hapa mbrapa në zgjidhjen e problemeve dhe se dialogu sipas tij në këtë fazë ka regres.

Haziri i pyetur për pritshmëritë nga takimi në Ohër në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi ka thënë se është e vështirë të thuhet se çfarë po pritet për më tutje, pasi ende nuk dihet se do të formalizohet marrëveshja apo jo.

“Tanimë këto bisedime janë fokusuar në aneks-dokumentin që pritet të bëhet pjesë integrale, hyn në fazë të re të implementimit të kësaj marrëveshjeje. Nëse ky implementim fillon nga neni 7, dhe obligimet që merr Kosova, sa i përket Asociacionit, aneks dokumenti parasheh se do të jetë e vështirë. Të shohim këtë fazë kur po pritet për më tutje se a do të formalizohet marrëveshja apo jo”, ka thënë Haziri.

Tutje, Haziri për RTV Dukagjini ka thënë se qëndrimi i LDK-së për Planin Evropian është se ky plan ka disa probleme pasi nuk ka në qendër njohjen reciproke dhe sipas tij është marrëveshje e përkohshme.

“Ka katër probleme kryesore, përveç që e kemi njohjen e ndërsjellë është edhe e marrëveshje e përkohshme. Statusi politik po ashtu është çështje që Serbia dhe Kosova janë dakorduar të mos e paragjykojnë”, ka vijuar Haziri.

Sipas tij, politika e kryeministrit Kurti në lidhje me dialogun është në regres.
Arifi: Lugina e Preshevës nuk është e përfshirë në planin franko-gjerman

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se Lugina nuk është përfshirë në planin evropian, ndryshe nga serbët e Kosovës që janë në marrëveshje.

Arifi vlerëson se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka luajtur me fjalën reciprocitet, pasi me të, sipas tij, ai ka nënkuptuar që t’i inkuadrojë të drejtat e shqiptarëve të Luginës.

Dobët, Lugina e Preshevës në atë draft që e pamë që është plani franko-gjerman, nuk është përfshirë askund, kurse serbet në Kosovë janë të përfshirë eksplicit, ndryshe janë të përfshirë implicit me një marrëveshje aneks. Për ne s’kemi parë asgjë këtu, Kurti ka luajtur me fjalën reciprocitet, që ka nënkuptuar t’i inkuadrojnë të drejtat e shqiptarëve në Luginë, t’i kenë të njëjtë me serbët në Kosovë, por kjo tash ka rënë poshtë. Nuk ka kurrfarë garancie për shqiptarët në Luginë të Preshevës, se nuk do të jenë më të diskriminuar të pasivizuar dhe të jetojmë të lirë në këtë vend, ka humbur krejt në këtë draft dokument”, ka thënë Arifi në Klan Kosova.

Stano: Takimi mund të përfundojë pasdite ose në mbrëmje
Zëdhënësi për Punë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka folur para gazetarëve që prej disa orësh po presin në Ohër përfundimin e takimeve mes ndërmjetësuesve evropianë me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidentin serb, Aleksandër Vuciq.

Stano ka thënë se, siç është paraparë, konferencën me gazetarë pas takimeve do ta mbajë Kryediplomati evropian, Josep Borrell. Por, zëdhënësi thotë se nuk dihet se kur do të përfundojnë diskutimet.

“Në fund takimit, do të vijë këtu. Nuk e dimë kohën, nuk e dimë sa zgjasin takimet, por do t’ju informojmë”, u ka thënë Stano gazetarëve të shumtë që po qëndrojnë në Ohër.

Sipas Stanos, fundi i negociatave të sotme mund të jetë “dikur vonë pasdite, ose në mbrëmje”.

Teksti i plotë i propozimit i Bashkimit Evropian
Bashkimi Evropian (BE) më 27 shkurt publikoi të plotë tekstin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ky është teksti i plotë i propozimit:
Palët kontraktuese,

Të vetëdijshme për përgjegjësinë e tyre për ruajtjen e paqes;
Të përkushtuara për të kontribuar në bashkëpunimin dhe sigurinë e frytshme rajonale dhe për të kapërcyer trashëgimin e së kaluarës;
Të përkushtuara të kontribuojnë në sigurinë dhe bashkëpunimin e frytshëm rajonal në Evropë;

Të vetëdijshëm për paprekshmërinë e kufijve dhe respektimit të integritetit dhe sovranitetit territorial, si dhe mbrojtja e pakicave kombëtare, janë kushtet themelore për paqen;

Duke vepruar nga fakti historik dhe pa paragjykuar pozicionet e ndryshme të palëve në lidhje me çështjet themelore, përfshirë çështjet e statusit;
Me dëshirën për të krijuar kushte për bashkëpunim midis palëve për të mirën e njerëzve, kanë rënë dakord që:

Neni 1
Palët do të zhvillojnë marrëdhënie normale të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën, mbi bazën e të drejtave të barabarta.
Të dyja palët do t’i njohin dokumentet relevante dhe simbolet kombëtare të njëra-tjetrës, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.

Neni 2
Të dyja palët do të udhëzohen nga qëllimi dhe parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me të drejtat sovrane të shteteve, respektimin e pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, të drejtën për vetëvendosje, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin.

Neni 3
Në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, palët do ta zgjidhin çdo mosmarrëveshje ndërmjet tyre vetëm në mënyrë paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi apo përdorimi i forcës.

Neni 4
Palët nisen nga supozimi se asnjëra nga këto të dyja nuk mund ta përfaqësojë palën tjetër në sferën ndërkombëtare apo të veprojë në emër të saj. Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Neni 5
Asnjëra palë nuk do të bllokojë, ose do të inkurajojë të tjerët të bllokojnë përparimin e palëve në rrugët e tyre perspektive drejt BE-së bazuar në meritat e tyre. Të dyja palët duhet të respektojnë vlerat e përmendura në nenin 2 dhe 21 të Traktatit të Bashkimit Evropian.

Neni 6
Përderisa kjo marrëveshje bazë përfaqëson një hap të rëndësishëm të normalizimit, të dyja palët do të vazhdojnë me një shtysë të re në procesin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja, që do të çojë në marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme, gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.
Palët bien dakord ta thellojnë bashkëpunimin në të ardhmen në fushat e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, transportit dhe lidhshmërisë, marrëdhënieve në drejtësi dhe zbatim të ligjit, postë dhe telekomunikacion, shëndetësi, kulturë, fe, sport, mbrojtje të mjedisit, persona të zhdukur, dhe fusha të tjera të ngjashme përmes arritjes së marrëveshjeve specifike.
Detajet do të pajtohen në marrëveshjet shtesë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

Neni 7
Të dyja palët janë të përkushtuara në arritjen e marrëveshjeve specifike dhe garancive, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke përdorur përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësinë e ofrimit të shërbimeve në disa fusha specifike, përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit të komunitetit serb me Qeverinë e Kosovës.
Palët do ta zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.

Neni 8
Palët do të shkëmbejnë misione të përhershme. Ato do të vendosen në selitë përkatëse të qeverive.
Çështjet praktike që lidhen me vendosjen e misioneve do të trajtohen veçmas.

Neni 9
Të dyja palët vënë në dukje angazhimin e BE-së dhe donatorëve të tjerë për ta krijuar një pako të veçantë ndihme financiare për projektet e përbashkëta të palëve për zhvillimin ekonomik, lidhshmërinë, tranzicionin e gjelbër dhe në fusha të tjera kyçe.

Neni 10
Palët do ta krijojnë komisionin e përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, për monitorimin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.
Të dyja palët konfirmojnë detyrimet e tyre për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut nga e kaluara.

Neni 11
Palët angazhohen të respektojnë udhërrëfyesin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.
Djali i Ukshin Hotit, pjesë e delegacionit në Ohër
Djali i veprimtarit të çështjes kombëtare Ukshin Hoti, njëherësh kryetar i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, Andin Hoti sot është i pranishëm në Ohër si pjesë e delegacionit të Kosovës.

Pjesë e këtij delegacioni me në krye kryeministrin e vendit, Albin Kurti janë po ashtu edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, si dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ndryshe, në takim do të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Atje i pranishëm është Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell bashkë me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak, si dhe i dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Escobar do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit në rundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Daçiq: Vuçiqi do t’i mbrojë interesat e Serbisë
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbështetjen e plotë të institucioneve në dialogun Kosovë-Serbi.

Daçiq ka thënë se është i bindur që Vuçiq “do t’i mbrojë interesat kombëtare të Serbisë”.
Sa i përket kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Daçiq ka thënë se ai ka synim përfundimtar “dëbimin e serbëve nga Kosova”.

“Ne japim mbështetje kur është fjala për procesin e negociatave me institucionet e përkohshme të Prishtinës. Vuçiqi ka mbështetjen tonë dhe sigurisht do ta mbrojë në mënyrën më të mirë interesin kombëtar dhe shtetëror, por edhe atë që është e rëndësishme, rrugën evropiane të Serbisë”, ka thënë Daçiq, raporton Tanjug.

Ai ka thënë tutje se qëllimi kryesor i Kurtit është dëbimi i serbëve nga Kosova.
Gazetari i BBC-së: Vë bast 10 euro që sot s’ka marrëveshje
Gazetari i BBC-së, Guy De Launey, i ka vënë në mënyrë sarkastike bast 10 euro se nuk do të ketë marrëveshje sot mes Kosovës dhe Serbisë.

“Po vë bast se takimi i shumëpritur i sotëm mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë nuk do të rezultojë në marrëveshje”, ka shkruar ai, derisa shihet në fotografi teksa mban një kartëmonedhë 10-euroshe.

Miftaraj: Askush nuk po e pret nënshkrimin e marrëveshjes
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, tha se sot askush nuk po e pret nënshkrimin e marrëveshjes dhe planit të veprimit.

Përmes një statusi në Facebook, Miftaraj ka shkruar rreth takimit të kryeministrit Kurti me presidentin Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se sot askush nuk po e pret nënshkrimin e Marrëveshjes dhe planit të veprimit, madje as dy emisarët e posaçëm dhe Borrell.

Miftaraj shtoi se ky nënshkrim mbase do të ndodhë me ndonjë event madhor në Paris, ku të pranishëm do të ishin liderë francezë, gjerman, italian dhe sekretari Blinken.

Askush sot s’po pret nënshkrimin e Marrëveshjes dhe planit të veprimit, as Eskobar, Lajçak e as Borell. Sot të gjithë po presin pajtimin lidhur me tekstin final te marrëveshjes dhe planit të veprimit. Kaq mjafton. Nënshkrimi mbase në një event madhështor në Paris. Edhe atë në prani të liderëve francezë, gjermanë, italianë dhe në sigurisht, të garantuesit kryesor, sekretarit Blinken. Me rëndësi që Kosova të jetë konstruktive dhe të vazhdoj përpara me marrëveshjen dhe planin e veprimit”, shkroi Miftaraj.

Kamberi: Nuk pres ndonjë nënshkrim spektakular
Se a do ketë nënshkrim të marrëveshjes sot në Ohër, përfaqësuesi i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, tha se nuk pret që mund të ndodhë ndonjë nënshkrim spektakular.

Njëherit, Kamberi vlerësoi se për aq kohë sa Serbia vazhdon t’i diskriminojë shqiptarët e Luginës, normalizimi i marrëdhënieve do jetë i pamundur.

Nuk pres ndonjë nënshkrim spektakular, gjithë kjo është një proces në kuadër të cilit duhet të dakordohen çështjet të cilat kanë mbetur të hapura. Siç e dini të gjithë, Lugina nuk është pjesë e drejtpërdrejt e marrëveshjes. Por, do të synojmë që në kuadër të parimeve, do luftojmë që ato të kenë vlerën universale. Nuk duhet të jenë ekskluzive vetëm për pakicën serbe. Ne nuk besojmë në normalizim të raporteve, në një paqe të qëndrueshme, derisa sa Serbia të vazhdojë t’i diskriminojë shqiptarët e Luginës së Preshevës”, deklaroi Kamberi në transmetim në Tëvë1.

Madje, Kamberi shpresoi që në kuadër të bisedimeve Kosovë-Serbi, së paku të dakordohen që trajtimi i pakicave të jetë i njëjtë në të dyja shtetet.
Kurti në Ohër takohet me Borellin dhe Lajçakun
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur takimin me ndërmjetësuesit evropianë të dialogut Kosovë-Serbi, Josep Borell dhe emisarin Miroslav Lajcak.

Paraprakisht, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, takuan presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas këtyre takimeve do të zhvillohet takimi i përbashkët.
Escobar: Nuk jemi të fokusuar te nënshkrimi, por te finalizimi i marrëveshjes

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, po qëndron në Ohër.
Escobar do të marrë pjesë në takimet e Ohrit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në cilësinë e vëzhguesit.
Ndërmjetësues të takimit Kurti-Vuçiq janë shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Zoti Escobar, teksa flasim, liderët e Kosovës dhe Serbisë janë duke zhvilluar një takim në kuadër të dialogut, këtu në Ohër. Ditëve të fundit ju kemi dëgjuar duke folur për shpresat që keni për këtë takim. Por, cilat janë pritjet tuaja realiste për ditën e sotme?

Gabriel Escobar: Pritja jonë më e madhe sot është për finalizimin e aneksit të zbatimit të Marrëveshjes për normalizim [të marrëdhënieve]. Kjo Marrëveshje për normalizim krijon marrëdhënie paqësore, miqësore dhe të parashikueshme mes Serbisë dhe Kosovës. Por, po ashtu, ua hap dyert të dyja vendeve për të ecur më shpejt drejt strukturave euro-atlantike.
Prandaj, nga perspektiva jonë, kjo është vërtet historike. Kjo është, vërtet, një mundësi për t’i lënë shumë mbrapa ngjarjet e viteve ’90, jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por për rajonin në tërësi.

A jeni takuar sot me të dy liderët?
Gabriel Escobar: Jo sot, por i kam takuar këtë javë. Jam takuar së fundi me kryeministrin [e Kosovës, Albin] Kurti dhe shpresoj të takohem me presidentin [e Serbisë, Aleksandar ] Vuçiq më vonë gjatë ditës.
Zoti Escobar, ka pasur shumë presion që marrëveshja të arrihet në muajin mars. Pse është aq i rëndësishëm ky afat kohor?

Gabriel Escobar: Janë disa arsye. E para, ne duhet ta pranojmë që jemi duke funksionuar nën hijen e një prej rreziqeve më të mëdha për sigurinë e kontinentit evropian që prej Luftës së Dytë Botërore.
Prandaj, në mënyrë që Evropa të jetë e gatshme të përballet me sfidat e sigurisë, duhet t’i zgjidhë të gjitha sfidat e sigurisë që ekzistojnë brenda kontinentit evropian. Dhe, kjo është ndër të fundit.
Neve na duhet ta konsolidojmë, jo vetëm paqen, por ta konsolidojmë edhe projektin e zgjerimit të Bashkimit Evropian për gjithë kontinentin evropian. Kjo e hap derën për atë gjë. Prandaj, tani është mundësia më e mirë që e kemi për ta arritur atë gjë, përmes normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet disa vendeve që ende nuk kanë bërë përparim të mjaftueshëm drejt integrimeve euro-atlantike.

Para këtij takimi, kemi parë skepticizëm nga të dyja anët – veçanërisht nga pala serbe. A është zbutur qëndrimi i tyre këto ditë?

Gabriel Escobar: Një gjë që duhet ta them për Serbinë është që presidenti Vuçiq e ka nisur një bisedë të vërtetë kombëtare lidhur me atë se si do të dukej një marrëdhënie mes Kosovës dhe Serbinë në të ardhmen. Dhe, duhet të them që të dyja palët janë duke e marrë seriozisht këtë përgjegjësi.
Kështu që, unë shpresoj se do të arrijmë një aneks të finalizuar për një marrëveshje për normalizim sot.

A prisni të ketë nënshkrim të dokumentit sot, veçanërisht nga Serbia?

Gabriel Escobar: Shikoni, ne nuk jemi të fokusuar në nënshkrim, por po fokusohemi në finalizim. Kjo do të thotë të kemi një pajtim që të dyja vendet të përgatiten për diskutime reale dhe një pajtim real në marrëdhënien e tyre. Kështu që, kjo është më e rëndësishme: finalizimi i aneksit.

Le të flasim për vetë propozimin. Është përshkruar si shumë i dobishëm për të dyja vendet, veçanërisht për Kosovën. Por, nuk e përfshin njohjen reciproke. A mendoni se ky propozim mund dhe do të çojë në njohje reciproke?

Gabriel Escobar: Sigurisht që e hapë një derë për këtë dhe shikoni, qëndrimi im – siç e kam deklaruar vazhdimisht, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi – është se të gjitha vendet e rajonit duhet ta njohin njëra-tjetrën dhe të kenë marrëdhënie paqësore me njëra-tjetrën. Ky rajon është një rajon me premtime të jashtëzakonshme.

E, megjithatë, jashtë rajonit, njerëzit besojnë se Ballkani Perëndimor është një zonë konflikti dhe tensioni etnik. Në realitet, kjo do t’i jepte fund një prej mosmarrëveshjeve të fundit të mbetura në rajon dhe do të lejonte që i gjithë rajoni të zinte vendin e tij në Evropë, si një pjesë e rritjes më të shpejtë të Evropës.
“Nuk ka asnjë mënyrë, asnjë rrugë për në Evropë pa e njohur njëra-tjetrën”
Radio Evropa e Lirë: Atëherë, ju do të thoshit se njohja reciproke është qëllimi përfundimtar?

Gabriel Escobar: Është për ne.
Duhet të ndodhë patjetër?

Gabriel Escobar: Mirë, mendoj se duhet të ndodhë. Mendoj se duhet të ndodhë për të gjitha vendet e rajonit. Kështu që, unë mendoj se nuk ka asnjë mënyrë, asnjë rrugë për në Evropë pa e njohur njëra-tjetrën të gjitha vendet e rajonit – që ta njohin njëra-tjetrën – dhe pa punuar mirë së bashku me njëra-tjetrën.

Dhe, çfarë ndodh nëse Serbia refuzon të arrijë deri aty?

Gabriel Escobar: Epo, shikoni, ajo që po i kërkojmë Serbisë është ta normalizojë marrëdhënien e vet me Kosovën. Ata janë të përgatitur për ta bërë këtë.
Në një intervistë të mëparshme, ju keni thënë se nuk mund ta imagjinoni pse dikush nuk do të pajtohej me këtë marrëveshje. Nëse është kështu, çfarë do të ndodhë nëse palët dështojnë në arritjen e një marrëveshjeje sot ose këto ditë? A do të ketë pasoja?

Gabriel Escobar: Shikoni, pasojat.. fillimisht është se ne nuk ecim përpara në integrimin tuaj atlantik. Pra, për Kosovën, një nga pasojat është se Bashkimi Evropian pret që ajo të tregojë vullnetin e mirë për të qenë në gjendje të ketë një marrëdhënie paqësore me fqinjin e saj më të madh, përpara se të vendosë nëse ajo është e përgatitur për ta marrë kandidaturën në Bashkimin Evropian. Pra, kjo është një pasojë mjaft e madhe. Por, përtej kësaj, ka pasoja në mospasjen marrëdhënie paqësore me fqinjët tuaj.
Pra, kjo nuk është një pasojë që ne do ta imponojmë, ky është vetëm një fakt i natyrshëm që Kosovës i duhet një marrëdhënie pozitive, miqësore dhe paqësore me Serbinë.

E, për Serbinë?

Gabriel Escobar: E njëjta gjë për Serbinë. Dua të them se Serbia ka obligime ligjërisht të detyrueshme ndaj Bashkimit Evropian për Kosovën, për krijimin e kushteve paqësore në rajon sipas kërkesave të Kapitullit 35, kështu që kjo do t’i ndihmonte asaj të lëvizë në atë drejtim. /REL
Lajmi i fundit! Në këtë orë pritet të nis takimi trilateral
Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, pritet që të takohen në një takim trilateral.

Sipas burimeve të Shqip.com, bëhet e ditur se nga ora 12:40 është paraparë që Lajcak dhe Borell të ulin dy liderët në tavolinën e diskutimeve.

Paraprakisht sipas agjendës, në këto momente në takim me emisarët evropian është presidenti serb, Vuçiq.

Pas tij, Lajcak dhe Borell do ta takojnë ndaras edhe kryeministrin Kurti, përpara takimit trilateral.
Stoltenberg: Pres konstruktivitet nga takimet në Ohër
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se diskutimet në Ohër të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian janë të rëndësishme dhe se pret që kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksander Vucic të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të bëjnë progres.

Stoltenberg ka thënë se kjo është çelësi për paqe afatgjatë dhe për të ardhmen evropiane dhe euro-atlantike të rajonit.

“KFOR-it vazhdon të punojë për një Kosovë të qëndrueshme dhe paqësore”, ka shkruar ai.

Kryeministri i Maqedonisë mirëpret dialogun Kosovë-Serbi
Kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovacevski, ka thënë se e mirëpresim dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dialog i rëndësishëm për integrimin evropian, që monitorohet edhe nga SHBA-të.

“Kjo është e shëndoshë për demokracionë e Ballkanit, për integrimin e kësaj pjese të mbetur e vetme. Kjo garanton prosperitetin edhe për Kosovën e Serbinë, por edhe për regjionin. Normalizmi i raporteve mes Kosovës e Serbisë, i shërben vazhdimësisë së anëtarësimeve evropiane”, ka thënë ai.

Tutje, në fjalën e tij, ka thënë se, perspektiva evropiane është rruga jonë e vetme dhe ne nuk mund të veprojmë ndryshe si vende fqinje.

“Historikisht, politikisht rrugëtimi ynë ka qenë për një frymë evropiane për ti mbyllur konfliktet e së kaluarës. Dialogu është e vetmja mundësi për të ecur përpara dhe për të siguruar paqen në këtë rajon”, ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka thënë se, neve si Maqedoni e si shtet na mbetet të punojmë shumë në rrugën e integrimeve evropian.

“Sot kam takuar të dy liderët e shteteve, atë të Kosovës dhe atë të Serbisë. Është me rëndësi për arritjen e paqes, në gjithë regjionin”, ka përfunduar ai.
Pendarovski publikon pamjet nga pritja e Kurtit dhe Vuçiqit

Presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, ka publikuar pamjet nga pritja që u ka bërë Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Presidentit serb Aleksandër Vuciqit dhe ndërmjetësuesve nga Bashkimi Evropian.

Takimi po mbahet në Ohër, ku po qëndrojnë edhe zyrtarët më të lartë të shtetit maqedonas, të cilët kanë shprehur kënaqësinë që janë nikoqirë të këtij takimi.

Arifi: Marrëveshja është bazë, por nuk është finale

Njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Dritëro Arifi, ka thënë se nuk kish dashtë që Kosova të jetë palë refuzuese e marrëveshjes së Ohrit, pasi sipas tij do të ketë sanksione të mëdha, raporton teve1.info.

Arifi tha se marrëveshja është bazë, por nuk është finale.

“Nuk kisha pas dëshirë të mos pranohet nga Kosova sepse do të mund të ketë sanksione të mëdha nga ndërkombëtarët, është një gjë që nuk mund ta përballojmë.

Qeveria duhet të mendoj shumë se çka po thotë po dhe çka po thotë jo. Ne planin e kemi pa, jam shumë skeptik por megjithatë është marrëveshje e balancuar që mund t’i vë palët në tavolinë.

Nuk është marrëveshje finale por është baza e saj”, tha Arifi.

Kurti: S’ka ende tekst përfundimtar
Albin Kurti, kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se në Ohër është optimist dhe i vëmendshëm dhe se atje do të bëjë më të mirën në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve.

Ai ka thënë se ka udhëtuar drejt Ohrit me qëllim të mirë që të vazhdohet ajo që kishte nisur në Bruksel më 27 shkurt.

“Kam ardhur me qëllim të mirë, vullnet të mirë dhe një besim që dakordimin e arritur më herët që nuk u nënshkrua më 27 shkurt, ta vazhdojmë përmes bisedimeve përmes planit të zbatimtit dhe në këtë mënyrë ta rrumbullaksojmë marrëveshjen”, ka thënë Kurti.

Ai tutje ka thënë se në Ohër do të ketë diskutime për Aneksin e Implementimit meqë ende s’ka një tekst përfundimtar. Kurti ka sqaruar se përderisa s’ka ende një tekst përfundimtar, s’mund të ketë përfundim ta bisedimeve dhe marrëveshje.

“Do të kemi bisedime për planin e zbatimit sepse nuk ka tekst të përfunduar. Përderisa nuk ka tekst të përfunduar, nuk mund të ketë përfundim të bisedimeve, e përderisa nuk ka përfundim të bisedimeve nuk mund të ketë marrëveshje. Unë jam këtu për dialog parimor, të hapur, serioz që duhet të rezultojë në marrëveshje, e marrëveshja nënkupton tekst përfundimtar dhe të dakorduar. Nuk kam ardhur për bisedime për bisedime, por për bisedime për marrëveshje”, ka thënë Kurti.
Kovaçevski takohet me Kurtin
Kryeministri Albin Kurti është takuar me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski, pak para nisjes së takimeve në kaudër të dialogut Prishtinë-Beograd që do të mbahen në Ohër.

Edhe pse nuk ka pasur deklarime për media, në një postim në Facebook, kryeministri maqedonas i uroi Kurtit një ditë të suksesshme dhe bisedë produktive.

“Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i uroj një ditë të suksesshme dhe biseda produktive dhe të suksesshme dhe në të njëjtën kohë e përgëzoj për përkushtimin e shprehur për të ndërmarrë hapa konkretë të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të të gjithë rajonit”, shkroi Kovaçevski.

Ai shtoi se është shumë e rëndësishme që vendet e rajonit të kenë marrëdhënie fqinjësore dhe të rrugëtojnë së bashku drejt të ardhmes evropiane.

“Marrëdhëniet e mira fqinjësore, marrëveshja në vend të konfliktit dhe zhvillimi në vend të regresionit janë postulate që duhet të na çojnë ne, politikanëve të shekullit të 21-të, të cilët duam t’i udhëheqim vendet tona, dhe rrjedhimisht edhe Ballkanin Perëndimor drejt një të ardhmeje më të mirë evropiane”, përfundoi Kovaçevski.
Kurti pret që në takimin e sotëm të ketë marrëveshje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ai pret që në takimin e sotëm të ketë marrëveshje.
Pak para se të niste takimin me presidentin e Maqedonisë së Veriut dhe më pas me dyshen evropiane, Borrel – Lajcak, Kurti ka thënë se ai është optimist dhe ka ardhur në Ohër të mbrojë kushtetueshmërinë, sovranitetin, integritetin territorial dhe interesin publik për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Unë jam këtu për dialog parimor të hapur dhe serioz, që duhet të rezultoj me marrëveshje dhe marrëvershja nënkupton tekst përfundimtar. S’kam ardhur për bisedime për bisedime, por për bisedime për marrëveshje”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se ai ishte i gatshëm qysh në takimin e 27 shkurtit në Bruksel, që të nënshkruante marrëveshjen.
“Do të kemi bisedime për planin e zbatimit sepse nuk ka tekst të përfunduar. Përderisa s’ka përfundim të bisedimeve, nuk mund të ketë marrëveshje”, ka thënë tutje Kurti.
Borell: Sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor sot janë në Ohër
Josep Borell, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, i cili do të ndërmjetësojë takimin e nivelit të lartë në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq ka shkruar para pak minutash duke thënë se sytë e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor janë në Ohër sot.
Borell ka thënë se pas punës së bërë përmes “diplomacisë fluturuese”, sot në Ohër do të diskutohet me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Vuçiq për Aneksin e Implementimit që është pjesë integrale e Marrëveshjes që hap rrugën për normalizimin e raporteve.
Abbott pret rezultate pozitive nga bisedimet në Ohër

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë ne një cicërim në Twiter se priten rezultatet pozitive nga bisedimet në Ohër.

“Një rezultat pozitiv nga bisedimet e #Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi mund të ndodhë me vullnet politik, guxim dhe pragmatizëm @albinkurti & @predsednikrs. Do të përfitojnë të gjithë qytetarët dhe komunitetet”, ka shkruar Abbott.

Kurti takohet me Ali Ahmetin, para takimit me Vuçiqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi në Ohër Ali Ahmetin, kryetar i partisë shqiptare në Maqedoni të Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim.
Dy zyrtarët biseduan në prag të takimit të Kurtit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Asnjëri prej tyre nuk u deklarua për media.
Kryeministër, a pritet ndonjë zhvillim pozitiv a jo, Kurti: Gjithqysh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur te vila shtetërore “Bilana” në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku sot do të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Gjate ecjes në këmbë, Kurti është pyetur nga gazetarët nëse pritet ndonjë zhvillim pozitiv nga ky takim dhe shkurtimisht është përgjigjur “gjithqysh”.
Fillimisht Kurti do të zhvillojë takim me Shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarin e posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Më pas, do të pësojë takimi i përbashkët me ndërmjetësuesit dhe Vuçiqin.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, nikoqir i dialogut Kosovë-Serbi
Presidenti i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski, më 18 mars 2023 në Ohër do të jetë nikoqir i dialogut të ardhshëm të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të udhëhequr nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në kuadër të agjendës së kryeministrit Kovaçevski, mbrëmë, më 17.3.2023 (e premte) ai takoi zëvendësndihmës sekretarin amerikan, Gabriel Escobar, dhe ambasadoren e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angela P. Aggeler.

“Të shtunën, më 18.3.2023, para fillimit zyrtar të dialogut, kryeministri Kovaçevski do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe të tjerë. çështjet rajonale të Ballkanit Perëndimor dhe do të ketë takime tete-a-tete me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti”, thuhet në njoftimin për media.

Pas takimeve dhe fillimit zyrtar të dialogut Serbi-Kosovë, kryeministri Kovaçevski me ftesë të DEU-së, në orën 10:30 në Hotel Inex Olgica do t’u drejtohet mediave të akredituara për këtë ngjarje.
Kurti e Vuçiq takohen sot në Ohër

Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian thonë se takimi në Ohër ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të fokusohet “në finalizimin e aneksit të zbatimit të Marrëveshjes së BE-së për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
“Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës. Ato nuk janë një çip për t’u përdorur nga Putini në ëndrrat e tij imperialiste. Megjithatë për të hapur rrugën drejt arritjes së objektivit të tyre strategjik për anëtarësim në BE, Serbia dhe Kosova duhet të normalizojnë marrëdhëniet. Nuk ka rrugë tjetër”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell.
Takimi ndërmjetësohet nga shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun Mirosllav Lajçak. Pjesë e takimeve në Ohër të Maqedonisë së Veriut  do të jetë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili takoi gjatë dy ditëve të shkuara në Beograd dhe Prishtinë udhëheqësit e të dyja vendeve. Escobar pret takim produktiv në Ohër dhe ai është optimist për një zgjidhje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Escobar: Mundësi e jashtëzakonshme për paqe të qëndrueshme
“Ne kemi për qëllim të mbështesim çdo rezultat që sjell më afër paqen e rajonit dhe intensifikon mundësitë për Kosovën dhe Serbinë, si dhe gjithë rajonit, që të bëhen anëtarë të plotë të komunitetit euro-atlantik. Mendojmë që ky propozim evropian, i lehtësuar përmes dialogut të BE-së, jep një mundësi të jashtëzakonshme për paqe të qëndrueshme mes dy vendeve”, tha Escobar pas një takimi që zhvilloi me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, duke e cilësuar SHBA-në si “mbështetësja më e madhe e Kosovës në botë”.
“Ky propozim evropian që ndihmohet përmes dialogut të BE-së mundëson një rast të jashtëzakonshëm për paqe të qëndrueshme mes dy vendeve të rëndësishme të rajonit. Si mbështetësi më i madh i Kosovës në botë, ne kemi qëllim që kjo të funksionojë për Kosovën, por jo vetëm për Kosovën por, tërë rajonin që të zhbllokohen disa prej atyre burimeve që Ballkani ia siguron vetes, por edhe krejt Evropës”, tha Escobar.

Paqe afatgjatë, stabilitet dhe prosperitet në rajon
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosova shkon drejt Ohrit me mendësinë se një “marrëveshje e drejtë, e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse ku trajtohemi si dy shtete të barabarta, është e vetmja mënyrë për të siguruar paqe afatgjatë, stabilitet dhe prosperitet në rajon”.
“Pritjet e mia, si presidente e Kosovës, janë që marrëveshja do të sjellë rezultate konkrete të prekshme për Kosovën. Rrjedhimisht, do të sigurojë integrimin e Kosovës në institucionet euro-atlantike, do të sigurojë integrimin gjithpërfshirës të komunitetit serb në institucionet e Republikës. Kjo do të rezultojë me shpërbërjen efektive të menjëhershme të të gjitha strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë”, tha Osmani.

Emisari amerikan, para së të vinte në Kosovë ishte në Beograd dhe nga atje u bëri thirrje palëve “që të jenë konstruktive dhe fleksibile gjatë takimit në Ohër”.
“Pritjet tona janë që të dy liderët të jenë në gjendje të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe që ata do të punojnë për ta bërë këtë marrëveshje realitet. Të mendojnë për pengesat, të kërkojnë mënyra për t’i kapërcyer ato dhe të largohen nga takimi duke kuptuar se do të vazhdojnë të punojnë deri në zgjidhje”, tha emisari amerikan. Zyrtari i lartë amerikan po ashtu tha se do të dëshironte që marrëveshja përfundimtare për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë të arrihej këtë vit.

Kurti: Bazë e mirë dhe platformë solide

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është optimist për takimin e radhës me Serbinë, por që nuk varet gjithçka nga ai. “Unë kam ofruar që edhe më 27 shkurt, në Bruksel, ta nënshkruanim propozimin e Bashkimit Evropian, mirëpo pala tjetër nuk ka qenë as e gatshme, as e interesuar”, tha Kurti.
“Propozimi Evropian është cilësuar dhe pranuar nga Kosova si bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër. Të përkushtuar, konstruktivë dhe kreativë, delegacioni qeveritar i Kosovës udhëton për në Ohër me vullnet të mirë, qëllime të mira dhe besim të mirë”, tha Kurti.
Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ai “nuk planifikon të nënshkruajë asgjë”, në takimin e 18 marsit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në një fjalim drejtuar kombit të enjten pasdite, Vuçiq tha se “nuk ka ende një draft të asaj që do Bashkimi Evropian” në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë. Sipas tij, Serbia e ka dorëzuar propozimin e vet dhe shqiptarët të tyrin. “Nuk kemi marrë ende asgjë nga Brukseli dhe ai dokument ende nuk ekziston”, tha Vuçiq.
“Normalizimi është të kemi marrëdhënie më të mira me shqiptarët sesa sot, të zgjidhim probleme të panumërta dhe të përpiqemi të jetojmë bashkë aq sa është e mundur, e nëse jo, atëherë pranë njëri-tjetrit”, tha Vuçiq.
Pamje nga takimi i 27 shkurtit, në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq
Në takimin e 27 shkurtit që u mbajt në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, palët u pajtuan me propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve. Ata pranuan një dokument që përbëhet nga 11 nene. Ndër to thuhet se “palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës. Propozimi, po ashtu, përfshin edhe zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.
Njëra nga marrëveshjet është themelimi  i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. E pikërisht për këtë i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tashmë e ka bërë të qartë se pa themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, “nuk ka marrëveshje” për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. /DW
Kurti niset në drejtim të Rezidencës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur në drejtim të Rezidencës Shtetërore për takimin me presidentin Aleksandar Vuçiq, të dërguarin e posaçëm të Bashkimi Evropian, Miroslav Lajçak, si dhe shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell. Ky takim në Ohër do të zhvillohet për të diskutuar për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar në parim mbi bazën e propozimit të BE-së për dialogun. Po ashtu, në takimin me Kurtin, Vuçiqin, Lajçakun do të marrë pjesë edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Kurti dhe Vuçiq fillimisht do të takohen veç e veç me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borelll dhe emisarin special për dialog, Miroslav Lajçak, për të pasuar me takimin e përbashkët.
Shqip.com me mbulim special të takimit në Ohër

Sot e shtunë (18 mars) në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë mbahet takimi i nivelit të lartë me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së.

E, zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian thonë se takimi në Ohër ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të fokusohet “në finalizimin e aneksit të zbatimit të Marrëveshjes së BE-së për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do t’i prijë delegacionit të Kosovës, ndërsa Aleksandar Vuçiq atij të Serbisë.

E këto dy delegacione do të kenë takime fillimisht bilaterale me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Takimet pritet të fillojnë nga ora 10:30, pas së cilave pritet të zhvillohet takimi trilateral, Kosovë-Serbi-BE.

Se kur pritet të mbyllet kjo ditë dhe me çfarë epilogu, nuk dihet. Por, në fund, Borrelli pritet të mbajë një konferencë për media.

Takimet do të zhvillohen në përpjekje për të arritur akordim për aneksin e marrëveshjes së njohur si plani evropian. Aneksi parasheh planin e zbatimit të propozimit evropian. Në këtë aneks, si Kosova ashtu edhe Serbia i kanë dhënë propozimet e tyre, për të cilat sot do të diskutojnë.

Për të gjitha këto, shqip.com, do të kenë mbulim special gjatë tërë ditës.

Ndryshe, tre javë më parë, në Bruksel, Kurti dhe Vuçiq, ranë dakord për propozimin e Bashkimit Evropian. Një propozim i paraqitur nga Bashkimi Evropian, me mbështetjen e fortë të Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ata ranë dakord se ky propozim do të jetë rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre.

Shefi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, gjithashtu ka falënderuar Maqedoninë e Veriut, për ofrimin e vendit të këtij takimi të rëndësishëm, dhe për mbështetjen e përgjithshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Tutje, ai ka thënë se, peizazhi i bukur i Ohrit do të krijojë atmosferën e bukur e të nevojshme për të arritur një marrëveshje.

Ndërsa, i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, një ditë para takimit ka thënë se nga takimet e mbajtura në Prishtinë dhe Beograd, dyja palët e kuptojnë se kjo marrëveshje e mundshme mund të zhbllokojë shumë mundësi.

Escobar është shprehur i bindur se takimi në Ohër do të ketë rezultate dhe do t’i sjellë Serbinë dhe Kosovën më afër njëra-tjetrës, më afër rajonit dhe më afër Evropës.

“Gjëja më e rëndësishme që shpresoj Kosova do të sinjalizojë është se qeveria e Kosovës e pranon detyrimin e saj ligjor për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kjo është e rëndësishme. Për Serbinë ka shumë kërkesa të tjera nga të gjitha ato përfiton Kosova. Pra, dëshiroj të shoh pranim të detyrimeve dhe Aneksi do të ofrojë mundësi se si të ecet përpara për të gjitha to”, ka thënë Escobar.

I dërguar i posaçëm i SHBA-ve, nuk ka pranuar të flas për pasojat nëse marrëveshja refuzohet, por ka folur më shumë për përfitimet.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për takimin që do të mbahet sot në Ohër. Ai ka thënë se shpreson për një bisedë të mirë, ndërkohë për atë nëse do të ketë lëvizje përpara ka thënë se s’është shumë optimist.

Sa për Serbinë, ne jemi gjithmonë të gatshëm të diskutojmë një zgjidhje kompromisi”, ka thënë Vuçiq.

Tutje, Vuçiq ka thënë se udhëton në Ohër për të përfaqësuar interesat shtetërore të Serbisë.

Unë s’po udhëtoj në Ohër për mesazhe, por për të repreznatuar interesat e shtetit e Serbisë dhe njerëzve tanë në Kosovë”, ka shtuar tutje Vuçiq.

Ndërsa, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i hap rrugë Kosovës drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, duke shtuar se Kosova në Ohër shkon me mendësinë e arritjes së një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

“Besojmë fort se një marrëveshje e drejtë, e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse është e vetmja mënyrë për të siguruar paqe afatgjatë dhe prosperitet. Kosova shkon drejt Ohrit me këtë mendësi dhe shpresë për rezultat pozitiv. Çdo tendencë nga Serbia për ta penguar këtë marrëveshje mund ta dëmtoj procesin e dialogut. Jam e bindur se marrëveshja do të sjell rezultate konkrete, integrimin Kosovës në institucionet euroatlantike”, ka thënë Osmani.

Ndryshe, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në fjalën e tij, duke diskutuar për propozimin evropian, ka thënë se kjo marrëveshje është e pamjaftueshme dhe nuk realizon qëllimet shtetërore të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Nga një marrëveshje me njohjen e ndërsjellë në qendër, sot, fatkeqësisht, Kryeministri Kurti i ka sjellë vendit një marrëveshje të përkohshme me asociacionin në qendër”, ka thënë Krasniqi.

Po ashtu, edhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar Albin Kurtin për qasjen që ka pasur kur ishin në opozitë.

Hamiti ka thënë se VV-ja marrëveshjet që i ka kundërshtuar në opozitë i ka pranuar kur ka ardhur në pushtet.

I kundërshtuan me dhunë në Kuvend kur ishin në opozitë. I pranuan/pranojnë paqësisht kur janë në pushtet. Siç u ka hije mashtruesve. Kauzat: demarkacioni, Asociacioni”, ka thënë Hamiti.

Ndryshe, nga dy partitë opozitare, AAK-ja është e vetmja parti opozitare që po e përkrah këtë dokument.