N'shënjestër Dosja “Inteligjenca e Zhvatjes”

Ekskluzive: Fytyrat e kapjes së shtetit

Shqip.com do të fillojë publikimin e disa përgjimeve ku përfshihen, prokurorë, gjyqtarë, drejtorë agjencish dhe gazetarë. Publikimi i Dosjes “Inteligjenca e Zhvatjes” starton nga dita e premte (30 korrik), ora 10:00, me pjesën e parë, për të vazhduar për gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim.  

“Kapja e shtetit” për një kohë të gjatë u është referuar politikanëve.

Por, pa dokumentim të rasteve specifike, “kapja e shtetit” është nënkuptuar më shumë si një akuzë politike dhe një pretendim abstrakt.

Megjithatë, kapja e shtetit ka emra dhe fytyra. Ata janë të instaluar nëpër institucione dhe përmes krijimit të një rrjeti bashkëpunimi, “kryejnë punë” prapa perdeve.

Shqip.com fillon këtë seri shkrimesh dhe videosh ku dokumentohen shkeljet ligjore të kryera nga persona që funksionojnë në role të rëndësishme brenda institucioneve të Kosovës, por jo vetëm.

Përgjimet e siguruar nga Shqip.com tregojnë fytyrën e padukshme deri më tani të kapësve të institucioneve.

Rrjeta është e gjerë dhe lidhja mes tyre e dukshme. Prokurorë, gjyqtarë, udhëheqës agjencish dhe gazetarë, të lidhur së bashku për të kryer punë për atë që ofron më shumë – jo fakte, por para ose shërbime.

Përgjimet që do të publikohen në Shqip.com janë të vitit të kaluar. Telefonatat janë realizuar në muajt e verës. Përmes përgjimeve tregohet se si funksionon pazari i favoreve dhe shantazhit. Kush me kë brenda institucioneve është i lidhur dhe si shpërndahet niveli i përgjegjësisë, jo para ligjit, por para favoreve, shërbimeve dhe detyrimeve.

Shkrimet dhe videot që do të publikohen shpalosin emra, pozicione dhe logjikën e funksionimit të këtij rrjeti, që operon brenda institucioneve shtetërore i degëzuar edhe jashtë tyre dhe i instaluar edhe te gazetarë të caktuar, të cilët nevojiten për influencim të opinionit publik.

Publikimet në Shqip.com nuk paragjykojnë fajësinë e askujt të përfshirë në këto raste. Ato nuk bëjnë gjykim publik, përveç se shpalosin (me zë) jo-ligjshmërinë e operimit brenda institucional. Disa emra, për shkak se flitet për persona privatë që nuk mbajnë funksione publike, janë censuruar.

Dosja e plotë

Dosja I – Ekskluzive: Ndërhyrje në raste, ushtrim i ndikimit, keqpërdorim i pozitës dhe fotografi të dyshimta – rasti me plot dritëhije i prokurores Shemsije Asllani

Dosja II – Ekskluzive: Kapje e mediave dhe shantazh – Biseda telefonike që tregon ndikimin e drejtorit të NjIF-it, Dardan Nuhiut dhe planin e tij për ta “kapur sistemin medial” (Pjesa I)

Dosja III – Ekskluzive: Shantazh, pastrim figurash dhe emërime nëpër poste – Masterplani i Dardan Nuhiut për plaçkitje dhe shantazh (Pjesa 2)

Dosja IV – Ekskluzive: “Çka ki te Lumezi fol me mu” – Shkeljet dhe fuqia e Driton Muharremit në sistemin prokurorial të Kosovës

Dosja V – Biseda telefonike – Visar Duriqi pranon të publikojë lajme me pagesë të porositura nga “agjenti rus