LIVE: OKB: Ka rrezik për një skenar djallëzor në Gaza! Izraeli po shqyrton përmbytjen e tuneleve të Hamasit

Izraeli po konsideron përmbytjen e tuneleve nëntokësore të Hamasit në Rripin e Gazës dhe ka montuar “një sistem pompash të mëdha” për këtë qëllim, sipas një raporti të Wall Street Journal duke cituar zyrtarë amerikanë. Gazeta amerikane thotë se taktika izraelite “mund të shkatërrojë tunelet dhe të dëbojë luftëtarët nga strehimoret e tyre nëntokësore, por gjithashtu të kërcënojë furnizimin me ujë të Gazës”.

Bilanci i luftimeve në Gaza është tragjik. Numri i njerëzve që kanë humbur jetën në Rripin e Gazës që nga fillimi i operacioneve ushtarake izraelite është rritur mbi 15 500, duke përfshirë më shumë se 6,150 fëmijë dhe 4,000 gra.

Ndërsa në Izrael kanë humbur jetën 1200 civilë nga të cilët rreth 400 janë ushtarë.

Por si rinisi konflikti? Mëngjesin e 7 shtatorit, militantët e Hamasit me bazë në Gaza, nisën sulmet ndaj Izraelit, duke hedhur rreth 5 mijë raketa drejt tokës hebrenje. Izraeli u kundërpërgjigj menjëherë duke sulmuar Gazën nga toka dhe ajri. Tel Avivi ka deklaruar se pas këtij sulmi, militantët e Hamasit kanë hapur “dyert e ferrit”. Ndërsa nga ana tjetër, një zëdhënës i Hamas ka konfirmuar se sulmet ndaj Izraelit do të vazhdojnë.

Përmbledhje

Ushtria izraelite rrethon kampin e refugjatëve në Gazë
Izraeli po shqyrton mundësinë e përmbytjes së tuneleve nëntokësore të Hamasit
Raporti i luftimeve, në Gaza vriten nga Izraeli dy civilë, për çdo luftëtar të vdekur të Hamasit
Alarmohet OBSH: Izraeli dha urdhër të zbrazen magazinat me ilaç dhe ushqime në Gazën jugore
Ushtria izraelite konfirmon vrasjen e tre ushtarëve në Gaza
Izraeli ka shtrirë ofensivën e tij në jug të Gazës
Situatë kritike në Gaza, numri i civilëve të zhvendosur shkon në 2 milionë
Hamasi: vdekjet në Gaza janë rritur në 15,523
Izraeli: Do të duhen vite, por ne do ta eliminojmë Hamasin
Harris: Palestinezët e Gazës duhet të bashkohen me Bregun Perëndimor
Izraeli kërkon evakuimin e qytetit të dytë më të madh të Gazës
Pamje nga pasojat e sulmeve ajrore në Gazën jugore
Mbi 30 të vdekur nga sulmet izraelite në Gazën jugore
Hamasi lëshon mbi 250 raketa në Tel Aviv dhe qytete të tjera izraelite
Ushtarët izraelitë sulmojnë tunelet e Gazës, vriten 7 militantë të Hamasit
Hamasi: 15 200 të vdekur në Gaza, 70% gra dhe fëmijë
Macron drejt Katarit: Për të inkurajuar një armëpushim të ri
Hamasi: 300 palestinezë të vrarë në sulmet në qytetin e Gazës
Hamasi: Kemi pengje vetëm burra dhe ushtarë izraelitë
Netanyahu këmbëngul se Gazën do ta kontrollojë Izraeli dhe jo Autoriteti Palestinez
Netanyahu: Nëse sulmon Hezbollahu, do shkatërronte Libanin me duart e veta
Paralajmërimi i frikshëm/ Numri i të vdekurve mund të arrijë në 75 mijë deri kur Izraeli të shkatërrojë Hamasin
Spanja e ashpër me Izraelin: Vrasja e civilëve në Gaza e padurueshme
Netanyahu: Nuk do të ndalemi deri në shkatërrimin e Hamasit
SHBA: Armëpushimi përfundoi për shkak të Hamasit
Hamasi: 178 të vrarë në Gaza që nga përfundimi i armëpushimit
Hamasi sulmon qytetet Ashkelon, Sderot dhe Beersheba
Izraeli kërkon evakuimin e civilëve edhe nga jugu i Gazës
Hamasi: 32 të vdekur në Gaza prej mëngjesit të sotëm
Sistemi i mbrojtjes izraelite kap një raketë të lëshuar nga Gaza
Izraeli liron 30 të burgosur, gra dhe të mitur palestinezë
Izraeli: Armëpushimi vazhdon, 8 pengje do të lirohen sot, mes tyre dy të mitur
Izraeli drejtuar Hamasit: Sillni listën e re të pengjeve ose lufta fillon përsëri
Biden: Jemi të vendosur të garantojmë lirimin e të gjithë pengjeve
Hamasi liron 16 pengje, nga burgjet e Izraelit lirohen 30 të burgosur palestinezë
Papa lutet për paqe: Le të vazhdojë armëpushimi në Gaza
Banorët e Kibucit pranë Gazës refuzojnë të takojnë Netanyahun
Shtëpia e Bardhë: Po punojmë për të zgjatur pauzën humanitare në Gaza
Rezoluta e OKB-së: Izraeli të tërheqet nga lartësitë e Golanit
Biden: Vazhdimi i luftës në Gaza i jep Hamasit atë që kërkon
Hamasi: Do të lirojmë pengjet si nderim për Putinin
Presidenti palestinez: Gaza është nën një kërcënim ekzistencial
Izraeli merr listën me 10 pengjet që Hamasi do të lirojë sot
Izraeli liron 33 të burgosur palestinezë, gra dhe të mitur, më i riu është 14 vjeç
Borrell: Hamasi është një organizatë terroriste dhe nuk mund të ketë të ardhme në Gaza
Haaretz: Hamasi ka plagosur një mijë ushtarë izraelitë
Mediat: Pengu izraelit vdes në duart e Hamasit
OBSH: Në Gaza ka një rrezik më të madh të vdekjeve nga sëmundjet sesa nga bombardimet
Tre palestinezë të vrarë sot në Bregun Perëndimor, numri i të vdekurve që nga 7 tetori rritet në 242
Hamas liron 11 pengje, 9 fëmijë e 2 gra
Shtëpia e Bardhë konfirmon zgjatjen e armëpushimit në Gaza me dy ditë
Hamas i vrau prindërit para syve dhe e mori peng, 4-vjeçarja ribashkohet me të afërmit e saj
Mediat izraelite: Udhëheqësi i Hamasit ka takuar pengjet në një tunel në Gaza
Zëdhënësi i Hamasit: Duam edhe një ditë armëpushim nëse gjejmë pengjet
Irani: Vetëm palestinezët vendosin për Gazën
BE: Të zgjatet armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit
Jordania: Vetëm një zgjidhje me dy shtete mund të çojë në paqe të qëndrueshme
Më shumë se 40 pengje nuk janë në duart e Hamasit
Borrell: Nuk do të ketë paqe për Izraelin pa një shtet palestinez
Të paushqyer dhe të detyruar të flenë në karrige, historitë e pengjeve të liruar nga Hamasi
Izraeli ka marrë një listë me 11 pengje që do të lirohen sot
Netanyahu shkon në Gaza: Asgjë nuk do na ndalojë nga fitorja përballë Hamasit
Izraeli konfirmon lirimin e 39 të burgosurve palestinezë
Hamasi i dorëzon 13 pengjet izraelite Kryqit të Kuq
Pamje trishtuese nga spitali al-Shifa
Izraeli: Gjetëm 1.3 mln dollarë gjatë bastisjeve në Gaza
Mes pengjeve, Hamasi do lirojë sot edhe shtetas amerikanë
Hamasi konfirmon vrasjen e 4 komandatëve të grupit në Gaza
Hamasi liron grupin e dytë të pengjeve izraelite
14 pengjet nuk lirohen, Hamasi: Izraeli marrëveshjen
Ultimatumi i Izraelit: Nëse Hamasi nuk liron pengjet deri në mesnatë, rinisim sulmet
Hamasi vonon lirimin e pengjeve deri në hyrjen e të gjithë kamionëve me ndihma në Gaza
Lirimi i pengjeve, armëpushimi mund të zgjatet me 1 ose 2 ditë
OKB: 221 palestinezë të vrarë në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori
Irani: Referendumi, e vetmja zgjidhje për çështjen palestineze
Biden: Zgjidhja me dy shtete tani më e rëndësishme se kurrë
Biden: Marrëveshja për lirimin e pengjeve fillimi i fundit i dhunës në Lindjen e Mesme
Nis zbatimi i marrëveshjes, Hamasi liron 13 të burgosur izraelitë
Armëpushimi Izrael-Hamas ka nisur prej orës 07.00 të mëngjesit
BE: Gaza duhet të qeveriset nga Autoriteti Palestinez
Lirimi i pengjeve të para, të premten në orën 16.00
Katari: Armëpushimi Izrael-Hamas do të zgjasë katër ditë
Hamasi: 14,854 të vdekur në Gaza që nga fillimi i luftës
Izraeli: Armëpushimi nuk i jep fund luftës, përpara deri në fitore
Hamasi: Netanyahu detyrohet të pranojë marrëveshjen
Irani: Armëpushimi, fitore e madhe palestineze
Mbi 13 mijë viktima në Gaza nga sulmet izraelite
E sulmoi Hamasi, Cameron viziton Kibbutz Beeri në Izrael
Hezbollahu njofton lëshimin e 48 raketave kundër Izraelit, sulmi më i madh deri tani
Izraeli nuk konfirmon se kur nis armëpushimi me Hamasin
Putin: Shfarosja e civilëve në Gaza është tronditëse
Papa: Konflikti Izrael-Hamas ka kaluar në “terrorizëm”
Detajet e marrëveshjes, për çdo peng izraelit do lirohen 3 të burgosur palestinezë
Marrëveshja, do lirohen 30 fëmijë, 8 nëna dhe 12 gra izraelite
Netanyahu: Lufta me Hamasin do të vazhdojë pas armëpushimit
Putin harron Ukrainën: Situata në Gaza, katastrofë
Mediat izraelite: Mbyllet marrëveshja e pengjeve, Katari do të publikojë detaje
Momenti kur terroristët e Hamasit marrin peng dy vajza dhe i ekzekutojnë
Liban, dy gazetarë dhe një civil të vrarë nga sulmi izraelit
Gaza, masakër në kampin e refugjatëve Nuseirat, trupat nën rrënoja
Izraeli: Banorët e komuniteteve përreth Gazës mund të kthehen
MPJD: Asnjë shtetas kosovar nuk ndodhet në Gazë
Evakuohet nga Gaza familja shqiptare me 6 anëtarë
Egjipti: Zhvendosja e popullsisë është një vijë e kuqe për ne
Raketat e Hezbollahut godasin Izraelin
Xi dhe Macron: Parimi i 2 shteteve, zgjidhja e vetme për konfliktin
UNRWA: Rreth 1.7 milionë njerëz të zhvendosur në Gaza
Vriten 2 ushtarë të tjerë izraelitë në Gaza, 58 gjithsej
Washington Post: Marrëveshja Izrael-Hamas, armëpushim 5-ditor, lirohen dhjetëra pengje
Izraeli: Ushtarja Noa Marciano u vra nga Hamasi në spitalin al-Shifa
Izraeli gjen një tunel të fortifikuar, nën spitalin Al Shifa në Gaza
Irani thirrje vendeve myslimane: Ndërprisni lidhjet politike me Izraelin
TV izraelit: Marrëveshje e mundshme për lirimin e 87 pengjeve
Protestuesit izraelitë rrethojnë Netanyahun: Kthe në shtëpi pengjet e Hamasit
OBSH: 32 foshnje nuk janë evakuuar nga spitali më i madh në Gazë
Izraeli mohon akuzat: Nuk kemi kërkuar asnjëherë evakuimin e spitalit al-Shifa
Mediat: Izraeli lëshon bomba fosfori në Libanin jugor
Rikthehen linjat telefonike në Gaza
Izrael, protestë para zyrës së Netanyahut për lirimin e pengjeve të Hamasit
Irani i kundërvihet Izraelit: Akuza të rreme në lidhje me spitalin al-Shifa
Izraeli: Gjetëm sasi të mëdha armësh në shkollën e Gazës
OBSH: Duam të ngremë spitale të improvizuara në Gaza
Blinken, Netanyahut: Nuk do ta pushtoni Gazën
OKB: Sot nuk ka operacione humanitare nga vendkalimi Rafah, shkak mungesa e karburantit
Ndalen ndihmat jetike, Gaza ngel pa sisteme komunikimi
Qeveria e Hamasit: 11,470 palestinezë të vrarë në Gaza
Lideri i Hamasit: Jemi gati për luftë të gjatë me Izraelin
50 ushtarë izraelitë të vrarë gjatë luftimeve në Gaza
Izraeli: Këto janë armët e Hamasit që gjetëm në spitalin al-Shifa
FOTO/ Izraeli: Ky është sistemi i tunelit ku fshihet Hamasi nën Gaza
Këshilli i Sigurimit i OKB voton për armëpushim humanitar në Gaza
Izraeli urdhëron evakuim edhe në jug të Gazës
Opozita izraelite kërkon mocion mosbesimi ndaj Netanyahut
Khamenei, liderit të Hamasit: Ne nuk do të shkojmë në luftë për ju
Jordania dënon sulmin e ushtrisë Izraelite në spitalin Al-Shifa: Shkeli ligjin ndërkombëtar
Apel i ri izraelit: Banorët e veriut të Gazës të ikin në jug
Ushtria izraelite: Armët e Hamasit u gjetën në zonën e al Shifa
IDF: Nuk ka gjurmë pengjesh në al-Shifa, operacioni vazhdon
Autoriteti Palestinez: Izraeli po kryen krime kundër njerëzimit në spitalin al-Shifa
Izraeli, operacion ushtarak në spitalin Al Shifa të Gazës
Ministri i Jashtëm izraelit: Guterres, i paaftë për të qenë shef i OKB-së
Hezbollahu sulmon Izraelin me raketa, kundërpërgjigjet ushtria me artileri
Izraeli: Kemi marrë nën kontroll institucionet qeveritare të Hamasit
Letra e 400 liderve amerikanë kundër mbështetjes për Izraelin
Presidenti amerikan, Biden: Spitali më i madh në Gazë duhet të mbrohet
Hamasi: Hezbollahu shkon në luftë nëse ne shkatërrohemi nga Izraeli
OBSH: Al-Shifa nuk funksionon më si spital
Borrell: Koha për zgjidhje përfundimtare të konfliktit Izrael-Palestinë
SHBA-Izraelit: Mos sulmoni spitalet e Gazës, nuk duam viktima të pafajshme
Shërbimet Inteligjnente: Hamasi donte të fillonte një luftë rajonale
Reportazhi nga Gaza, eksodi tragjik i një populli
Sullivan: SHBA është kundër luftimeve në spitalet e Gazës
Luftime të ashpra afër spitalit kryesor të Gazës
Si funksionojnë tunelet e Hamasit në Gaza?
Mjerimi i fëmijëve në Gazë
Ushtria izraelite shpreh gatishmëri për evakuimin e foshnjave nga spitali i Gazës
Thellohet kriza humanitare në Gaza
Mblidhet bota arabe, diskutime për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës
Luftime të ashpra mes ushtrisë izraelite dhe militantëve të Hamas jashtë spitalit Al Shifa
Netanyahu i prerë: Nuk ka armëpushim me Hamasin
Kërkoi ndaljen e bombardimeve në Gaza, Izraeli injoron thirrjet e Macron
Situatë katastrofike në spitalin al-Shifa në Gaza
Izraeli korrigjon numrin e viktimave të Hamasit gjatë sulmit të 7 tetorit
OBSH: 20 nga 36 spitale janë jashtë funksionit në Gaza
Ministria e Shëndetësisë e Hamasit: 11,078 të vdekur në Gaza
Al Arabiya: Arrihet marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit, lirimi i pengjeve në këmbim të të arrestuarve
Izraeli akuzon gazetarët e Gazës se kanë pasur njohuri për sulmin e Hamasit
Izraeli nuk ndalet, vazhdon bombardimet në qytetin e Gazës
SHBA kundër Izraelit: Ripushtimi i Gazës do të ishte gabim
Shtëpia e Bardhë: Nuk kemi prova që pengjet janë ende gjallë
Von der Leyen kundër Netanyahu: Izraeli nuk do qëndrojë në Gaza
SHBA: Duhet më shumë se një armëpushim për të liruar pengjet në Gaza
Izraeli thotë se ka shkatërruar mbi 100 tunele të Hamasit në Gazë
Netanyahu përsërit: Nuk ka armëpushim pa lirimin e pengjeve
Izraeli: Hamasi ka humbur kontaktet me komandantët në terren
REL: Lufta në Gaza ndërlikon marrëdhëniet e koklavitura Izrael-Rusi
Blinken: Jo zhvendosje të detyruar të palestinezëve nga Gaza
Hamasi mohon përparimin e trupave izraelite në Gaza
Izraeli: Ushtria vrau shefin e prodhimit të armëve të Hamasit
Gjermania ndan miliona euro ndihmë për palestinezët
SHBA: Mijëra civilë të vdekur në Gaza, por nuk e dimë saktësisht se sa
Hamasi: 20 të vdekur nga sulmet izraelite në Rafah
Izraeli pretendon se ka eliminuar një tjetër komandant të Hamasit
Netanyahu: Nuk ka armëpushim pa lirimin e pengjeve
Izraeli: Ushtria përparon në Gaza, kemi marrë kalanë e Hamasit
Guterres: Gaza po shndërrohet në varrezë për fëmijët
Pentagoni i shqetësuar: Mijëra viktima civile në Gaza
Gjenerali izraelit: Jemi gati për fronte të reja lufte
Izraeli: Kemi vrarë komandantët e Hamasit në tunele
30 ushtarë izraelitë të vrarë që nga fillimi i operacioneve tokësore
Trupat izraelite thonë se e kanë ndarë Gazën në dy pjesë
Netanyahu: Nuk ka armëpushim me Hamasin derisa të kthehen pengjet
Hamasi lëshon raketat nga Gaza, bien sirenat në Tel Aviv
Blinken vizitë të papritur në Bagdad: Ndihmat në Gaza të pamjaftueshme
Bisedë telefonike mes Papa Françeskut dhe Presidentit iranian Raisi
Sulmi izraelit në Liban vret tre fëmijë dhe gjyshen e tyre
Barack Obama: Të gjithë jemi bashkëfajtorë për luftën në Gaza
Ushtria izraelite: Brenda 48 orëve do të fillojmë të hyjmë në qytetin e Gazës
Erdogan: Turqia ka për detyrë të ndalojë gjakderdhjen në Gaza
Kreu i Hamasit takim me liderin e Iranit, zbardhen diskutimet për konfliktin e armatosur në rajon
Trump: Po të isha unë president, Hamasi nuk do kishte sulmuar
Modelja izraelite rrëfen tmerrin e masakrës së Hamasit në festival
OBSH: 102 sulme ndaj kujdesit shëndetësor në Gaza që nga 7 tetori
Blinken takon Abbasin në një vizitë të papritur në Bregun Perëndimor
Ushtria izraelite dhe Hezbollahu shkëmbejnë zjarr përgjatë kufirit
Udhëheqësit e vendeve arabe pritet të bëjnë thirrje për armëpushim në Gazë
Guterres: Jam i tmerruar nga sulmi ndaj ambulancave në Gaza, lufta duhet të marrë fund
Turqia tërheq ambasadorin e saj nga Izraeli
OJQ-të në Maqedoni të Veriut iu shkruajnë letër zyrtarëve qeveritarë për Palestinën
Zyrtari amerikan: Përpjekje intensive nga Uashingtoni për të nxjerrë pengjet nga Rripi i Gazës
Blinken do të takohet në Jordani me ministrat e jashtëm të 5 vendeve arabe
OKB: Një palestinez mesatar në Gazë jeton me dy copa bukë në ditë
Lideri i Hezbollah: Nuk e dinim që Hamas do sulmonte Izraelin, beteja e tyre është legjitime
OKB: 70% e palestinezëve në Rripin e Gazës janë zhvendosur
Kërcënon Hamasi: Gaza do të jetë mallkimi i historisë për Izraelin
Që nga 7 tetori, Hamasi ka vrarë 341 ushtarë izraelitë
IDF: Goditëm një celulë terroriste në Gaza, ka shumë të vdekur
OBSH: Të tronditur nga sulmet izraelite ndaj ambulancave në Gaza
Blinken takohet të shtunën me palestinezët dhe vendet arabe
Sulmi në spitalin “Al Shifa” në Gaza, raportohet për 50 viktima
Hezbollah: Përshkallëzimi i luftës në Liban varet nga përshkallëzimi në Gazë
Rrugëtimi i dhimbshëm i familjes së vajzës së vrarë nga Hamasi
Izraeli: Nuk jemi në luftë me civilët në Gaza, kemi lejuar ujë dhe ushqim
Dronët amerikanë fluturojnë mbi Gaza për të gjetur pengjet
Luftimet me Hamas, vriten 4 ushtarë izraelitë në Gaza
Izraeli: Betejë heroike gjatë natës në Gaza, terroristë u vranë
OKB: Dëmtohen katër shkolla të shndërruara në strehimore në Gazë
A do të futej Hezbollahu në luftë me Izraelin?
Presidenti amerikan, Biden: 74 amerikanë janë larguar nga Gaza
Izraeli sulmon një kamp refugjatësh në Gaza, 15 të vdekur
Izraeli: Në Gaza kemi përdorur gjysmën e forcës ajrore, gati të hapim fronte të reja
Senatorët amerikanë: Bisedime për një forcë shumëkombëshe në Gaza, pas Hamasit
Politico: Biden mendon se Netanyahu i ka ditët të numëruara në politikë
Ushtria izraelite nga Gaza: Kemi vrarë dhjetëra terroristë gjatë natës
UNICEF: Kasaphanë në Jabalia, shumë fëmijë mes viktimave
Shkon në 17 numri i ushtarëve izraelitë të vrarë në Gaza
Hamasi: Të paktën 195 palestinezë të vrarë në kampin e refugjatëve në Jabalia
BBC: 150 persona dhe 20 autoambulanca hynë në Egjipt nga Gaza
Jordania ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, tërheq ambasadorin
Blinken do të vizitojë Izraelin dhe Jordaninë të premten
Scholz thirrje Netanyahut: Është e rëndësishme të mbrohen civilët në Gaza
OKB: Bombardimi në Jabalia mund të konsiderohet krim lufte nga Izraeli
Dëshmitarët: Trupat izraelite janë në jug të qytetit të Gazës
Plani i Izraelit dhe joshja për Egjiptin, banorët e Gazës të dëbohen në Gadishullin e Sinait
Kili dhe Kolumbia tërheqin ambasadorët e tyre nga Izraeli. Bolivia prish marrëdhëniet diplomatike
Egjipti vendos dhjetëra tanke në kufirin me Gazën
Mediat amerikane: Blinken viziton Izraelin të premten
Izraeli merr përsipër sulmin në kampin e refugjatëve në Gaza
Borrell: Dënoj sulmet e Izraelit në Bregun Perëndimor
Avionët izraelitë bombardojnë veriun e Gazës, dhjetëra viktima në kampin e refugjatëve Jabalia
Presidenti turk: Izraeli po kryen krime kundër njerëzimit
Hezbollahu thotë se ka sulmuar me raketa forcat izraelite
OKB: 64 punonjës u vranë në Gaza, njëri prej tyre vdiq së bashku me 8 fëmijët dhe gruan e tij
Gaza, rritet mbi 8 mijë numri i palestinezëve të vrarë nga Izraeli
Administrata e Presidentit amerikan kërkon miratimin e ndihmës për Izraelin dhe Ukrainën
3 anëtarë të ISIS-it të arrestuar në veri të Izraelit
240 pengje në Gaza, Hamasi thotë se do i lirojnë nëse ka armëpushim
UNICEF: Më shumë se 420 fëmijë vriten ose plagosen çdo ditë në Gaza
E rrëmbeu Hamasi në 7 tetor, IDF liron ushtarin izraelit
SHBA shtyn përpara zgjidhjen me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez
Çifti izraelit shkon në dasmën e tyre me tank (Foto)
Izraeli zgjeron sulmet tokësore mes frikës në rritje për sulmet ajrore pranë spitaleve në Gaza
Biden thirrje Netanyahut: Respektoni ligjet për mbrojtjen e civilëve
UNICEF: Gaza po zhytet më thellë në dhunë dhe dëshpërim 
Militantët e Hamas dalin nga tunelet dhe përleshen me ushtarët izraelitë në Gaza
Kolaps në Gazë, mjekët rrëfejnë për tmerrin në spitale, pa drita, pa shtretër, pa barna
Ministria e Shëndetësisë e Hamasit: Mbi 8 mijë të vdekur në Gaza
Papa Françesku bën thirrje për ndaljen e luftës
Sunak dhe Macron, dakordohen për ndihmë urgjente humanitare në Gaza
Gaza e konfirmon se numri i viktimave ka arritur mbi 8.000
Izraeli kryen sulme ajrore afër spitalit më të madh në Gazë
Hamasi lëshon raketat, bien sirenat në Tel Aviv dhe Izraelin qendror
Tanket, xhenierët dhe këmbësoria izraelite po operojnë në veri të Gazës
Guterres: Jam befasuar nga përshkallëzimi i bombardimeve në Gaza
Mijëra njerëz protestojnë kundër Izraelit në Romë
Egjipti i bën thirrje Izraelit të lehtësojë aksesin e ndihmave në Gaza
311 ushtarë izraelitë të vdekur nga lufta me Hamas
Forcat izraelite janë ende brenda Rripit të Gazës
Ushtria izraelite vret komandantin e forcave detare të Hamasit
Irani mesazh kërcënues për Izraelin dhe SHBA: Situata në rajon do dalë jashtë kontrollit
Izraeli refuzon OKB-në: Nuk ka armëpushim, do eliminojmë Hamasin
Rezoluta në OKB: Armëpushim të menjëhershëm në Gaza
Këshilltari i Netanyahut: Pas luftës, Gaza do të jetë shumë ndryshe
Tajani i shqetësuar: Humbëm kontaktet me italianët në Gaza
Izraeli: Hamasi ka lëshuar më shumë se gjysmën e arsenalit të raketave që disponon
Hamasi: Luftime të ashpra në qendër të Rripit të Gazës
Netanyahu: Sonte fillon pika e kthesës, Hamasi do të ndjejë zemërimin tonë
Hamasi thirrje komunitetit ndërkombëtar: Ndaloni bombardimin e Gazës
Bombardime masive nga ajri, ndërpritet rrjeti i komunikimeve në Gaza
Izraeli bombardon Gazën me 100 avionë njëkohësisht
OKB: Jemi të shqetësuar se po kryhen krime lufte në konfliktin Izrael-Hamas
Izraeli ofron dëmshpërblim në këmbim të pengjeve në Gaza
Von der Leyen: Hamas, grup terrorist që duhet shkatërruar
Pentagoni dërgon 900 ushtarë amerikanë në Lindjen e Mesme
Hamas: Agresioni izraelit në Gaza do të destabilizojë të gjithë rajonin
Forcat tokësore izraelite hyjnë në veri të Gazës me tanke gjatë natës
Kina dhe Rusia vendosin veton ndaj rezolutës së SHBA-së për Gazën
WSJ: Izraeli vonon pushtimin e Gazës se po pret raketat amerikane
Netanyahu:Qeveria e luftës do vendosë datën se kur do pushtojë Gazën
Biden: Izraeli duhet të mbrohet, por të respektojë ligjet e luftës
Biden: Nëse Irani vazhdon të na sulmojë, ne do të reagojmë
Lutja e nënës izraelite për Hamasin: M’i kthe fëmijët e mi
Presidenti amerikan përballë sfidës për balancë ndaj situatës në Lindjen e Mesme
Erdogan i ashpër me Izraelin: Gjysma e viktimave janë fëmijë, nëna dhe të moshuar
Kriza humanitare, hyn karvani i katërt me 20 kamionë ne Gaza
Hamasi lëshon raketa drejt Izraelit
Izraeli bombardon ushtrinë siriane, pas sulmeve me raketa
SHBA, e gatshme të tërhiqet në rast të përhapjes së luftës mes Izraelit dhe Hamasit
Izraeli nuk ndalet, i ashpërson bombardimet në Gazë
Ndizen sirenat e alarmit në Tel Aviv, Hamasi sulmon sërish nga ajri
SHBA-ja e paralajmëron Iranin: Shmang zgjerimin e konfliktit Izrael-Hamas
Izraeli bombardon pareshtur Gazën, 700 të vdekur për një ditë
Sulmi i 7 tetorit në Izrael, tre italianë të vrarë
A është e pathyeshme Kupola e Hekurt e Izraelit?
Netanjahu bisedë telefonike me Biden: Të vijojë ndihma humanitare për Gazën
Konflikti Izrael-Hamas u merr jetën 2055 fëmijëve palestinezë
Izraeli përditëson në 222 numrin e pengjeve të rrëmbyera nga Hamasi
SHBA këshillon Izraelin të shtyjë ndërhyrjen me trupa tokësore në Gazë
SHBA-të forcojnë praninë ushtarake në Lindjen e Mesme
Izraeli i armatos civilët nga frika e sulmeve të brendshme
Sulme të reja ajrore izraelite në Gaza dhe Liban
Khodorkovsky: Putini krijon kaos kudo ku mundet
SHBA-ja, e gatshme të përgjigjet nëse trupat e saj bëhen cak i luftës Izrael-Hamas
Kryeministri grek viziton sot Izraelin
Izraeli: Nuk ka armëpushim në Gaza
Izraeli-Hamasit: Ktheni pengjet dhe dorëzohuni, kështu lufta do përfundojë
400 vrarë në Gaza në 24 orët e fundit nga bombardimet e Izraelit
Po shpërndaheshin ndihma, vritet një zyrtar palestinez dhe plagosen 4 të tjerë
Izraeli: Lufta kundër Hamasit mund të zgjasë me muaj
SHBA dërgon sisteme të mbrojtjes kundërajrore në Lindjen e Mesme
Evropë, marshime kundër antisemitizmit dhe protesta pro-palestineze
Skenarët e mundshëm për Gazën e pasluftës
55 të vrarë nga sulmi izraelit në Gaza
Shtohen shqetësimet për zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme
Trupat izraelite përgatiten për betejë në kufirin me Libanin
Rreth 100 mijë njerëz marshojnë në qendër të Londrës në përkrahje për Palestinën
Shpërthim afër Ambasadës izraelite në Qipro
Lufta Izrael-Hamas rrit frikën për armiqësi në SHBA
Izraeli lejon hyrjen e 20 kamionëve me ndihma në Rafah
Izraeli u bën thirrje qytetarëve të vet të largohen nga Egjipti dhe Jordania
Kina bën thirrje t’i jepet fund konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit
Hamasi liron një grua amerikane dhe vajzën e saj “për arsye humanitare”
Biden kërkon miliarda dollarë në fonde për të ndihmuar Ukrainën dhe Izraelin
“Channel 12”: Terroristët që kryen masakrën në jug të Izraelit ishin nën efektin e drogës Captagon
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trupat tanë do të futen së shpejti në Gazë
Një shpërthim ka goditur një kishë ortodokse greke në Gazë, raportohet për viktima
Inteligjenca amerikane: 300 persona kanë vdekur nga sulmi në spitalin e Gazës
Marina amerikane ndalon raketat e lëshuara nga Jemeni, objektivi ishte Izraeli
A do të përfshihet edhe Rusia me Kinën në politikën për Lindjen e Mesme?
Izraeli sulmohet nga 20 raketa të lëshuara nga Libani
Egjipti dhe Jordania: Të ndalojë lufta në Gaza, rajoni drejt katastrofës
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Do pushtojmë Gazën!
OBSH: Ndihma mjekësore është gati për të hyrë në Gazë
Pse Egjipti dhe Jordania nuk po i pranojnë refugjatët palestinezë?
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar e viziton Izraelin
Masakra në spitalin e Gazës, faji mbetet jetim
Ministri i Jashtëm italian: Izraeli nuk ka përgjegjësi te bombardimi i spitalit
Reagon ashpër Erdogan: Në Gaza po bëhet gjenocid!
Biden: Egjipti do hapë kalimin Rafah për 20 kamionë me ndihma humanitare
SHBA-ja vë veto ndaj rezolutës së OKB-së për Izraelin dhe Gazën
Presidenti amerikan e përfundon vizitën në Izrael
SHBA-ja i sanksionon 10 anëtarë të Hamasit dhe rrjetin e tij financiar
Biden mbërrin në Izrael, takohet me Netanjahun
Egjipti: Izraeli kërkon të largojë palestinezët nga Gaza në Gadishullin e Sinait
Izraeli: Mungesa e kraterit në spitalin e Gazës dëshmon pafajësinë tonë
Bombardimi i spitalit, mbi 300 të vdekur në Gaza
Netanyahu: Sulmin në spitalin e Gazës e kreu Xhihadi Islamik!
Hamasi lëshon raketat drejt Tel Avivit, Scholz dhe delegacioni shtrihen barkas në aeroport
U raportua mbi 500 të vrarë, Izraeli mohon se ka sulmuar spitalin në Gaza
Mbi 500 të vrarë nga një sulm izraelit në një spital në Gazë
Kriza në Lindjen e Mesme, Presidenti amerikan drejt Izraelit dhe Jordanisë
Pas 11 orësh armëpushim, Izraeli sulmohet me raketa nga Rripi i Gazës
Netanyahu bisedon me Putinin: Lufta derisa Hamasi të shkatërrohet
NYT: Vizita e Biden do të vonojë operacionin tokësor të izraelit në Gaza
Biden viziton Izraelin të mërkurën
Lufta në Gaza, Irani paralajmëron Izraelin
Hamasi publikon videon e parë me pengjet në Gaza
Hamas: Kemi marrë peng oficerë izraelitë të rangut të lartë
Atentat kreut të shërbimit sekret të Iranit, dyshohet se fshihet Mosad-i
SHBA: Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit mund të përshkallëzohet
Biden: SHBA-ja mund të mbështesë ushtarakisht Ukrainën dhe Izraelin
Luftimet Izrael-Hezbollah, goditet me raketë selia OKB në Liban
Blinken vazhdon përpjekjet diplomatike për të ndalur dhunën në Lindjen e Mesme
Mijëra pacientë në Gaza mund të vdesin në mungesë furnizimesh
Biden: Shumica e palestinezëve s’kanë të bëjnë me sulmet e Hamasit
Izraeli kërkon mbylljen e “Al Jazeera”, “bën propagandë për Hamasin”
Izraeli hap korridorin e ri, thirrje palestinezëve të evakuohen nga ora 10:00-13:00
Lideri i Hamasit: Palestinezët s’do largohen nga Gaza
Mijëra palestinezë largohen nga Gaza
Pas konfliktit izraelito-palestinez, Blinken bën thirrje për mbrojtje të civilëve në Gaza
UNICEF: Mbi 700 fëmijë të vrarë nga bombardimet në Gaza
Izraeli zgjat afatin e palestinezëve për t’u larguar nga Gaza
Urdhri sekret i Hamasit: Sulmoni shkollat, vritni sa më shumë dhe merrni pengje
Ku fshihet Hamas? Rrjeti i tuneleve nëntokësore ana e panjohur e Gazës dhe militantëve
Cila është origjina e konfliktit izraelito-palestinez?
Luftimet e Hamas me Izraelin, rritet numri i të vdekurve në Gaza
OKB kritikon Izraelin: Evakuimi i 1.1 mln palestinezëve nga Gaza e rrezikshme dhe e egër
Dhjetëra mijëra myslimanë protestojnë kundër Izraelit
SHBA-ja i ofron ndihmë ushtarake Izraelit anije luftarake dhe avionë (Foto)
Ushtria izraelite kryen bastisje në Rripin e Gazës
Izraeli paralajmëron palestinezët: Ikni menjëherë në jug të Gazës!
SHBA: Korridori humanitar për Gazën, gjëja e duhur për t’u bërë
Izraeli kërkon evakuimin e 1.1 milionë banorëve nga Gaza, OKB kundër
Hamas nuk dorëzohet: Do ti bëjmë ballë ofensivës izraelite
Izraeli mobilizon 300 mijë rezervistë, ushtarët dërgohen në dy fronte
Militantët e Hamasit mbajnë peng 150 shtetas izraelitë
A do të dërgojë Shtëpia e Bardhë trupa në Izrael?
SHBA njofton për operacionin e evakuimit të amerikanëve nga Izraeli
Izraeli: Gaza do jetë pa drita, ujë dhe ushqime deri kur të lirohen pengjet
Gaza tokë e shkretë, pa ujë, ushqim, karburant dhe ilaçe
Izraeli: Po përgatitemi për sulm tokësor në Gaza
Ekspertja: Izraeli nuk ka ndërmend të pushtojë Gazën!
Netanyahu: Çdo anëtar i Hamasit është “një njeri i vdekur”
Të zhdukim Izraelin/ Njihuni me doktrinën dhe historikun e grupit militant në Gaza, Hamas
Ministri izraelit i Mbrojtjes thotë se nuk janë përballur me sulme të tilla që nga viti 1945
SHBA-ja dhe Izraeli: Civilët palestinezë të evakuohen në Egjipt. Do shkatërrojmë Hamasin!
Armët e avancuara amerikane mbërrijnë në Izrael, Blinken niset drejt Tel Avivit
FOTOLAJM/ Shpëtoi qindra njerëz nga terroristët e Hamasit, njihuni me heroinën izraelite
Rrëfimi i një të mbijetuari nga sulmi i Hamasit në jug të Izraelit
DASH: Së paku 22 amerikanë të vrarë gjatë konfliktit Izrael-Hamas
Kryeministri izraelit njofton për formimin e Qeverisë së luftës
Bota solidarizohet me Izraelin (Foto)
Mbreti Abdullah i Jordanisë: Nuk ka siguri në Lindjen e Mesme, derisa palestinezët të kenë shtet
A po trembet Erdogan nga lufta në Izrael?
Hamas publikon video rrëqethëse nga sulmi në Izrael
Izraeli vijon sulmet në Gaza, OKB: Janë zhvendosur 260 mijë palestinezë
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë: Organizata Hamas po vepron si ISIS-i
Zgjerohet zona e luftimeve, Izraeli sulmohet me raketa edhe nga Siria
Reagon Presidenti amerikan pas sulmeve të Hamasit: Një akt i pastër ligësie
Sekretari amerikan i Shtetit do të vizitojë Izraelin, pas sulmeve të Hamasit
Tronditëse/ Militantët e Hamas masakruan 200 izraelitë në Kfar Aza, 40 ishin foshnja dhe fëmijë
Mbi 900 palestinezë të vrarë nga kundërsulmi izraelit
Përjetimet e një ish-ushtari dhe një analisti izraelit mbi luftimet në Izrael
Izraeli është në ofensivë, zotohen të shkatërrojnë aftësitë ushtarake të Hamasit
Palestina e konsideron Kosovën pjesë të Serbisë
Tensionet midis Izraelit dhe Palestinës kanë ekzistuar para vitit 1948
Mbërrijnë në Tiranë 11 shqiptarë nga Izraeli
Izraeli rrethon Gazën: O sot o kurrë. Do zhdukim Hamasin!
“POLITICO”: Sulmi në Veri të Kosovës e lufta Hamas-Izrael, Putini po i shijon
Një avion me dhjetëra udhëtarë, përfshirë nga Kosova, mbërrin nga Izraeli në Podgoricë
Ushtria izraelite këshillon palestinezët e Gazës: Ikni në Egjipt!
Sulmet e Hamas, vriten 11 shtetas amerikanë në Izrael
A ka rol Rusia në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit?
Pas sulmit izraelit, mbyllet pjesërisht kufiri i Gazës me Egjiptin
Shumë pikëpyetje mbi aftësitë e shërbimeve të zbulimit të Izraelit, pas sulmit të Hamasit
Eksperti i sigurisë, Shtuni: Hamasi e keqpërdorë fenë, është grup terrorist
Guterres: Asgjë nuk mund të justifikojë aktet terroriste të Hamasit
MPJD: 8 kosovarë largohen nga Izraeli, në pritje edhe 7 të tjerë
Netanyahu: Ajo që do të bëjë Izraeli – do të ndryshojë Lindjen e Mesme
CNN raporton për bombardimet e vazhdueshme në Izrael
SHBA-ja e konfirmon vrasjen e 9 shtetasve të saj në Izrael
OKB: Pas bombardimeve izraelite, mbi 123.000 palestinezë të zhvendosur brenda Gazës
Gaza nën rrethimin e Izraelit
Shkon në 1,100 numri i të vdekurve nga luftimet mes Izraelit dhe Hamasit
VIDEO – Tragjike/ Mbi 250 trupa u gjetën pas sulmit të Hamasit në festivalin muzikor
Eksperti: Hamasi u përdor nga Rusia! Kush qëndron pas sulmit ndaj Izraelit?
SHBA: Nuk kemi prova që Irani të jetë pas sulmit ndaj Izraelit
Presidenti i Iranit: Teherani mbështet sulmet e Hamasit kundër Izraelit
SHBA lëviz aeroplanmbajtësen afër Izraelit
Pse u rindez konflikti mes Izraelit dhe Hamasit? Bilanci i luftimeve deri tani
FOTO/ Militantët e Hamas, terror në qytetet e Izraelit, vrasin civilët
Izraeli: Do ta fitojmë luftën!
Hamas: Sulmi, përgjigje për mizoritë e Izraelit në dekada!
Rritet numri i viktimave në Izrael nga sulmet e militantëve të Hamas
Biden e dënoi sulmin kundër Izraelit nga terroristët e Hamasit
Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në jug të Izraelit
Mahmoud Abbas: Palestinezët kanë të drejtë të mbrohen kundër terrorit izraelit!
Izraeli: Hamasi ka marrë pengje, ka vrarë ushtarë!
Ushtria izraelite rrethon kampin e refugjatëve në Gazë

Trupat izraelite kanë rrethuar një kamp refugjatësh në Gazën veriore dhe kanë marrë kontrollin e posteve kryesore ushtarake të Hamasit, sipas Forcave Mbrojtëse të Izraelit. Në një postim në Telegram , ushtria bën me dije se ushtarët “po operojnë në zonën e Jabalia pas përfundimit të rrethimit të kampit”. Zona ka qenë viktimë e bombardimeve rutinë për javë të tëra, me sulme ajrore që rrafshuan ndërtesat dhe lanë disa njerëz të vdekur. “Gjatë ditës së kaluar, trupat e IDF operuan në bastionet e Hamasit dhe shkatërruan infrastrukturën terroriste në zonë. Gjatë aktivitetit, IDF mori kontrollin e posteve kryesore ushtarake nga të cilat janë kryer sulme ndaj trupave të IDF”, thuhet në postimin në Telegram.

Izraeli po shqyrton mundësinë e përmbytjes së tuneleve nëntokësore të Hamasit

Izraeli po konsideron përmbytjen e tuneleve nëntokësore të Hamasit në Rripin e Gazës dhe ka montuar "një sistem pompash të mëdha" për këtë qëllim, sipas një raporti të Wall Street Journal duke cituar zyrtarë amerikanë. Gazeta amerikane thotë se taktika izraelite "mund të shkatërrojë tunelet dhe të dëbojë luftëtarët nga strehimoret e tyre nëntokësore, por gjithashtu të kërcënojë furnizimin me ujë të Gazës". Sipas raportit, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) "përfunduan montimin e pompave të mëdha të ujit të detit rreth një milje në veri të kampit të refugjatëve Al-Shati rreth mesit të muajit të kaluar. Secila nga të paktën pesë pompat mund të nxjerrë ujë nga Deti Mesdhe dhe lëvizin mijëra metra kub ujë në orë në tunele, duke i përmbytur ato në vetëm disa javë”.

Raporti i luftimeve, në Gaza vriten nga Izraeli dy civilë, për çdo luftëtar të vdekur të Hamasit

Për çdo luftëtar të Hamasit të vrarë në Rripin e Gazës, dy civilë vdesin, thanë dje oficerë të lartë ushtarakë izraelitë, duke folur në kushte anonimiteti. Një prej tyre tha se Hamasi po përdor civilët si mburoja njerëzore, duke theksuar se kjo është strategjia e tyre. Numri gjithnjë e më i madh i viktimave dhe kriza humanitare në Gaza po shkaktojnë indinjatë dhe zemërim në nivel ndërkombëtar. Nga ana e saj, Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës, ku sundon Hamasi, thekson se si pasojë e luftës së nisur nga Izraeli pas 7 tetorit, 16 mijë palestinezë kanë humbur jetën, ku 70% e tyre ishin gra dhe fëmijë. Sipas autoriteteve izraelite, rreth 1200 njerëz, shumica prej tyre civilë, u vranë në sulmin e Hamasit në zonat jugore të Izraelit më 7 tetor, ndërsa 240 të tjerë u rrëmbyen dhe u dërguan në enklavën palestineze.

Alarmohet OBSH: Izraeli dha urdhër të zbrazen magazinat me ilaç dhe ushqime në Gazën jugore

"E vërteta është se ne nuk ju kërkuam evakuimin e depove dhe ua kemi bërë të qartë (dhe me shkrim) përfaqësuesve kompetentë të OKB-së. Do të prisnim, të paktën, nga një zyrtar i Kombeve të Bashkuara të ishte më i saktë". Kështu shkruan në rrjetin social 'X', departamenti izraelit për Koordinimin e Aktiviteteve Qeveritare në Territore (Cogat) duke iu përgjigjur Sekretarit të Përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili më parë kishte njoftuar në të njëjtin rrjet social se kishte "marrë njoftimin nga Forcat e Mbrojtjes izraelite për hiqni furnizimet tona nga magazina jonë mjekësore në Gazën jugore brenda 24 orëve, pasi operacionet tokësore do ta rrëzojnë atë."

OKB: Ka rrezik të një skenari djallëzor në Gaza

Me operacionet tokësore izraelite të përqendruara tani në Gazën jugore, kushtet për ofrimin e ndihmës "nuk ekzistojnë" dhe "një skenar edhe më djallëzor" po afrohet. Alarmi i ngritur nga koordinatorja humanitare e Kombeve të Bashkuara për territoret e pushtuara palestineze, Lynn Hastings, është dramatik. Rafah , raporton OKB-ja, ishte i vetmi vend në Gaza ku shpërndaheshin ndihma të kufizuara - miell dhe ujë, ndërsa në Khan Younis afër , shpërndarjet pothuajse pushuan për shkak të intensitetit të luftimeve. Dhjetëra mijëra palestinezë të arratisur nuk kanë ku të qëndrojnë dhe po kampojnë në rrugë dhe zona të tjera të hapura "ku kanë ngritur tenda dhe strehimore të improvizuara". Të gjitha shërbimet e telekomunikacionit në Gaza janë ndërprerë dhe organizatat e ndihmës kanë frikë se mungesa e komunikimit do të pengojë më tej ofrimin e "ndihmës për shpëtimin e jetës".

Ushtria izraelite konfirmon vrasjen e tre ushtarëve në Gaza

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) raportojnë se tre nga trupat e saj u vranë në betejat e djeshme në Gaza. IDF konfirmoi vdekjen e një gjenerali 22-vjeçar, një rreshteri 19-vjeçar dhe një komandanti 36-vjeçar, shkruan BBC. Vdekjet e çojnë numrin e trupave izraelite të vrarë në konflikt në 75 që nga fillimi i tij.

Izraeli ka shtrirë ofensivën e tij në jug të Gazës

Ushtria izraelite ka shtrirë ofensivën e saj tokësore në çdo pjesë të Gazës dhe gjithashtu ka urdhëruar më shumë evakuime në jug, duke premtuar se operacionet do të jenë "jo më pak shkatërruese" se ato në veri. Në të vërtetë, bombardimet e rënda u shoqëruan me urdhrat e evakuimit dhe palestinezët thanë se po mbaronin vendet për të shkuar në territorin në kufi me Izraelin dhe Egjiptin. Pas errësirës, ​​të shtëna me armë zjarri dhe granatime u dëgjuan në qytetin qendror të Deir al-Balah ndërsa raketat ndriçuan qiellin. Në qytetin e dytë më të madh të Gazës, Khan Younis, dronët izraelitë goditën gjatë gjithë ditës.

Situatë kritike në Gaza, numri i civilëve të zhvendosur shkon në 2 milionë

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut Volker Türk ka kërkuar t'i jepet fund luftës, duke thënë se vuajtjet e civilëve janë "shumë të rënda për t'u përballuar". Shumë nga 2.3 milionë banorët e Gazës janë grumbulluar në jug pasi Izraeli urdhëroi civilët të largoheshin nga veriu në ditët e para të luftës. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se afro 2 milionë janë të zhvendosur.

Hamasi: vdekjet në Gaza janë rritur në 15,523

Numri i të vdekurve nga operacionet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 15,523. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi, duke saktësuar se ka edhe 41.316 të lënduar.

Izraeli: Do të duhen vite, por ne do ta eliminojmë Hamasin

Shërbimet sekrete izraelite kanë marrë udhëzime për të eliminuar liderët e Hamasit kudo që janë. Këtë e deklaroi kreu i Shin Bet (siguria e brendshme) Ronen Bar në një fjalim pas dyerve të mbyllura, sipas TV publik Kan. "Ne jemi të vendosur ta bëjmë - thotë Bari - kudo që janë: në Gaza, në Bregun Perëndimor, në Liban, në Turqi, në Katar apo gjetkë. Do të duhen vite, por ne do të jemi atje". Bar shtoi: “Ky është Monako ynë: një referencë për eliminimin e udhëheqësve palestinezë të Shtatorit të Zi të urdhëruar nga Mossad nga Golda Meir pas masakrës së atletëve izraelitë në Lojërat Olimpike të vitit 1972.

Harris: Palestinezët e Gazës duhet të bashkohen me Bregun Perëndimor

Nënpresidentja Kamala Harris parashtroi të shtunën objektivat amerikane pas përfundimit të konfliktit Izrael-Hamas. Ajo theksoi se populli palestinez në Gazë dhe Bregun Perëndimor, duhet të ribashkohet nën një entitet qeverisës. Harris bëri një sërë paraqitjesh në takimin e nivelit të lartë mbi klimën (COP28) që mbahet në Dubai. Në bisedimet me Presidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sissi, zonja Harris tha se "në asnjë rrethanë Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë zhvendosjen e detyruar të palestinezëve nga rripi i Gazës ose Bregu Perëndimor, rrethimin e Gazës ose ndryshimin e kufijve të rajonit", thuhej në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Po sipas deklaratës me përfundimin e luftës, përpjekjet për të rindërtuar duhet të shihen "në kontekstin e një horizonti të qartë politik për popullin palestinez drejt një shteti të udhëhequr nga një Autoritet Palestinez i përtërirë që të ketë mbështetje të konsiderueshme nga komuniteti ndërkombëtar dhe vendet e rajonit”. “Nënpresidentja e bëri të qartë se Hamasi nuk mund ta kontrollojë Gazën, gjë që do të rrezikonte sigurinë e Izraelit, mirëqenien e popullit palestinez dhe sigurinë rajonale”, thuhej më tej në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë. Autoriteti Palestinez i mbështetur nga Perëndimi qeveris pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar. Hamasi mori kontrollin e Gazës në vitin 2007 duke larguar nga pushteti partinë kryesore të Presidentit palestinez Mahmud Abbas, Fatahun. Që prej asaj kohë rajoni sundohet nga grupi militant. Roli i Harris në administratë është vënë nën shqyrtim të shtuar ndërsa Presidenti Biden, kandidon për një mandat të dytë. Ajo është ngarkuar me detyrën për të ndihmuan në zgjidhjen e një sërë sfidash të mëdha, nga imigrimi tek aborti apo e drejta e votës. Mënyra se si duhet të menaxhohet Rripi i Gazës pas konfliktit është një çështje që ka krijuar polemika mes udhëheqësve rajonalë dhe ekspertëve në Lindjen e Mesme.

Izraeli kërkon evakuimin e qytetit të dytë më të madh të Gazës

Ushtria izraelite ka urdhëruar të dielën që më shumë rajone rreth qytetit të dytë më të madh të Gazës, Han Junis, të evakuohen, teksa vazhdon ofensivën tokësore dhe ajrore. Sipas ushtrisë, në gjysmën e dytë të jugut të Gazës fshihen liderë të Hamasit – grupit palestinez të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Hamasi udhëheq Gazën prej vitit 2007. Në zonat rreth Han Junisit dhe Rafahut, është raportuar për bombardime intensive në orët e fundit. Pjesa më e madhe e 2.3 milionë banorëve të Gazës, janë duke u strehuar në jug, pasi Izraeli u ka kërkuar atyre të largohen prej zonës veriore, qysh në ditët e para të nisjes së luftës, tashmë dymujore. Me rikthim të luftimeve, janë shuar shpresat për vazhdim të një ndonjë armëpushimi të përkohshëm.

Pamje nga pasojat e sulmeve ajrore në Gazën jugore

Ndërsa Izraeli zhvendos fokusin e operacioneve të tij drejt jugut të Rripit të Gazës, qytetet Khan Younis dhe Rafah po goditen me sulme të rënda ajrore.

Izraeli thotë se luftëtarët e Hamasit fshihen në jug. Mark Regev, një këshilltar i kryeministrit izraelit, tha për BBC-së se kishte “infrastrukturë të madhe ushtarake të Hamasit” në Khan Younis.

Më poshtë janë disa nga fotot më të fundit që të realizuara nga zona.

Mbi 30 të vdekur nga sulmet izraelite në Gazën jugore

Më shumë se 30 persona u vranë në sulmet ajrore izraelite që synuan zonat e qyteteve jugore të Khan Younis dhe Rafah në Rripin e Gazës mëngjesin e sotëm. Që nga mbrëmë, sulmet ajrore të vazhdueshme kanë dëmtuar pjesën më të madhe të anës lindore të Khan Younis dhe banorët janë urdhëruar të evakuohen në anën perëndimore të qytetit ose në qytetin e Rafah, raporton Al Jazeera. Një reporter nga transmetuesi i Katarit raporton se "njerëzit filluan të iknin nga Rafah, por u bombarduan, duke konfirmuar faktin se nuk ka vend të sigurt në Gaza. Qindra banorë janë ende të bllokuar në zonat e synuara të Khan Younis si rrugë kryesore që të çojnë në pjesë të tjera të qytetit ose më në jug janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë”. Në veri, ekipet e shpëtimit nxorrën të paktën 10 trupa nga nën rrënoja pasi sulmet izraelite shkatërruan 50 shtëpi.

Hamasi lëshon mbi 250 raketa në Tel Aviv dhe qytete të tjera izraelite

Krahu i armatosur i Hamasit dhe Xhihadi Islamik i lidhur me të njoftuan se kishin gjuajtur raketa në Tel Aviv dhe qytete të tjera izraelite; sipas ushtrisë izraelite, u lëshuan mbi 250 raketa; dy ushtarë u vranë. Ndërkohë, shtatë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm të IDF në një shtëpi në lindje të qytetit jugor të Gazës, Rafah, njoftoi Ministria e Brendshme e kontrolluar nga Hamasi. Hamasi raportoi gjithashtu "përplasje të armatosura intensive" në Jenin, por nuk dha detaje mbi viktimat.

Ushtarët izraelitë sulmojnë tunelet e Gazës, vriten 7 militantë të Hamasit

Në orët e fundit Forcat e Armatosura izraelite kanë vazhduar të sulmojnë infrastrukturat e Hamasit në Gaza: siç kanë bërë të ditur vetë IDF, ndër objektivat ishin tunelet e Hamasit, komandat e Hamasit në terren dhe depot e municioneve. Një njësi sulmi nga Brigada e 7-të e Blinduar e Ushtrisë zbuloi dhe vrau 7 anëtarë të Hamasit duke përdorur një dron. Marina izraelite, shkroi përsëri IDF, vazhdoi të bashkëpunonte me forcat tokësore dhe shkatërroi disa infrastrukturë detare të lëvizjes që drejton Gazën.

Hamasi: 15 200 të vdekur në Gaza, 70% gra dhe fëmijë

Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza është rritur në 15,207. Kjo është deklaruar nga Ministria e Shëndetësisë e Rripit, e kontrolluar nga Hamasi, siç raporton Al Jazeera. Sipas ministrisë, 70% e viktimave ishin gra dhe fëmijë, dhe më shumë se 40,000 njerëz u plagosën në sulmet.

Macron drejt Katarit: Për të inkurajuar një armëpushim të ri

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar se do të udhëtojë në Katar për të takuar Emir al-Thani dhe për të gjetur një marrëveshje për një armëpushim të ri në Rripin e Gazës. Franca është "shumë e shqetësuar" për rifillimin e dhunës në Gaza", tha Macron në një konferencë shtypi në Dubai, ku mori pjesë në Cop28, duke shtuar se ai do të fluturojë për në Katar në orët e ardhshme për të ndihmuar në gjetjen e një marrëveshjeje për "një armëpushim të ri”.

Hamasi: 300 palestinezë të vrarë në sulmet në qytetin e Gazës

300 palestinezë u vranë në sulmet izraelite në pjesën lindore të qytetit të Gazës , në lagjen Shejaiyeh. Kjo është bërë e ditur nga zyra e informacionit të Hamasit, sipas së cilës forcat ajrore "Ylli i Davidit" kanë bombarduar mbi 50 ndërtesa banimi në lagje.

Hamasi: Kemi pengje vetëm burra dhe ushtarë izraelitë

Nënkryetari i Hamasit, Saleh Arouri tha se “nuk do të ketë negociata të mëtejshme derisa lufta të përfundojë". "Ne u thamë izraelitëve se nuk kemi fëmijë dhe gra të tjerë robër. Nëse ka vërtet raste të mbetura, ne nuk e dimë dhe nuk mund t'i arrijmë".

Netanyahu këmbëngul se Gazën do ta kontrollojë Izraeli dhe jo Autoriteti Palestinez

"Marrëveshjet e Oslos "ishin një gabim i tmerrshëm" dhe Autoriteti Kombëtar Palestinez që doli prej tyre nuk do të jetë në gjendje të marrë kontrollin mbi Gazën pasi Hamasi të jetë mposhtur". Këtë e tha sonte Benjamin Netanyahu. “Pavarësisht se kjo na rekomandohet nga miqtë tanë më të mirë, unë jam kundër". Kryeministri vuri në dukje se "Abu Mazen" nuk e dënoi masakrën e 7 tetorit. "Autoriteti Palestinez - shtoi ai - ka dështuar plotësisht. Jo vetëm që nuk e lufton terrorizmin, por përkundrazi e financon atë". Ushtria izraelite do të ruajë "kontrollin e sigurisë mbi Gazën", por menaxhimi i saj do të bëhet "me një proces krejtësisht të ndryshëm".

Netanyahu: Nëse sulmon Hezbollahu, do shkatërronte Libanin me duart e veta

"Nëse Hezbollahu bën gabimin duke shkuar në luftë, ai do ta shkatërrojë Libanin me duart e veta". Kështu tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një konference për shtyp. "Ne vazhdimisht veprojmë kundër të gjitha përpjekjeve të Hezbollahut për të vepruar kundër nesh nga veriu - shtoi ai - ne po eliminojmë celula terroriste, po i largojmë ato nga kufiri dhe po shkatërrojmë municionet e tyre. Ne do të vazhdojmë me parandalim të fortë".

Paralajmërimi i frikshëm/ Numri i të vdekurve mund të arrijë në 75 mijë deri kur Izraeli të shkatërrojë Hamasin

Ushtaraku britanik, Sean Bell ka bërë një paralajmërim se me ritmin që palestinezët u vranë përpara armëpushimit, dhjetëra mijëra të tjerë do të vdesin nëse Izraeli synon të shkatërrojë Hamasin. Ai thotë se forcat izraelite pretendon se ka vrarë 5000 nga 25 mijë luftëtarë të Hamasit, ndërsa ministria e Shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi pohon se deri më tani mbi 15 mijë palestinezë janë vrarë. Kjo do të thotë se 60 mijë njerëz të tjerë do të duhej të vdisnin që Izraeli të vriste të gjithë luftëtarët e Hamasit, tha ai – pa marrë parasysh dendësinë e popullsisë në Gazën jugore.

“Kjo do të jetë tepër e vështirë për komunitetin ndërkombëtar që ta përballojë”, thotë Bell. Nga një perspektivë ushtarake, është “shumë e vështirë të shihet” se si Izraeli mund të përmbushë objektivat në jug. “Por, është e qartë se IDF-ja është e vendosur të detyrojë Hamasin të jetë besnik ndaj fjalës së tij dhe nëse ata do të negociojnë një armëpushim, ata duhet t’i plotësojnë këto kërkesa dhe t’i përmbushin ato në kohë”, thotë ai.

IDF ka filluar fazën e dytë të ofensivës së saj, por kjo nuk i ndal negociatat, raporton skynews. “Fakti i mirë është se të dyja palët po nxitojnë të arrijnë një armëpushim sepse duhet të zgjidhin çështjen e pengjeve, por për arsye të ndryshme”, thotë Bell. Por, negociatat do të bëhen më të vështira, me Hamasin që ka të ngjarë të kërkojë më shumë në këmbim të shkëmbimit të burrave dhe ushtarëve të IDF-së sesa gra dhe fëmijë.

“Unë pres që të shoh një rikthim të armëpushimit, por potencialisht do të jenë armëpushime sporadike pasi të arrihet marrëveshje për lirimin e pengjeve”, thotë Bell. Izraeli ka filluar sot ofensivën pas një armëpushimi disa ditor me Hamasin.

Spanja e ashpër me Izraelin: Vrasja e civilëve në Gaza e padurueshme


"Unë fola me ministrin izraelit Benny Gantz, të cilit i ritheksova se Izraeli është partneri dhe miku i Spanjës. Dënova edhe një herë sulmet terroriste të Hamasit më 7 tetor. Spanja kërkon lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve. Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten nga ky sulm terrorist, por unë rikonfirmova se Spanja e konsideron vdekjen e civilëve në Gaza të padurueshme dhe se Izraeli duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar”. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, e shkroi këtë në X pas një përplasjeje shumë të ashpër diplomatike mes Madridit dhe Tel Avivit.

Netanyahu: Nuk do të ndalemi deri në shkatërrimin e Hamasit

"Forcat tona janë nisur për të sulmuar. Ne vazhdojmë të luftojmë me të gjitha forcat tona derisa të arrijmë objektivat tona: rikthimin e pengjeve, shkatërrimin e Hamasit dhe sigurinë se Gaza nuk do të përbëjë më kurrë një kërcënim për Izraelin": kjo ishte deklarata e kryeministrit Benjamin Netanyahu. Pastaj ai përfundoi: "Shabat shalom".

SHBA: Armëpushimi përfundoi për shkak të Hamasit

"Armëpushimi humanitar" në Gaza "përfundoi për shkak se Hamasi nuk dha një listë të pengjeve". Kështu tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, duke nënvizuar se "ata që vuajnë më shumë janë palestinezët në Rripin e Gazës".

Hamasi: 178 të vrarë në Gaza që nga përfundimi i armëpushimit

Ministria e Shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi tha se numri i viktimave palestineze në enklavën palestineze ishte rritur në 178 që nga përfundimi i armëpushimit këtë mëngjes.

Hamasi sulmon qytetet Ashkelon, Sderot dhe Beersheba

Brigadat Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, thanë në Telegram se kishin sulmuar qytetet Ashkelon, Sderot dhe Beersheba, në jug të Izraelit, me raketa. Raporton Al Jazeera . Grupi terrorist tha se sulmi ishte "në përgjigje të shënjestrimin e civilëve". Dega ushtarake e një grupi tjetër të armatosur me bazë në Gaza, Xhihadi Islamik Palestinez, tha se shënjestroi qytete dhe qyteza pranë kufirit të Gazës më herët gjatë ditës, pasi armëpushimi midis palëve ndërluftuese përfundoi.

Izraeli kërkon evakuimin e civilëve edhe nga jugu i Gazës

Izraeli po lëshon fletëpalosje duke u bërë thirrje banorëve të Gazës të largohen nga pjesët e Gazës jugore. Pas evakuimit të veriut, ushtria izraelite po përgatitet për mësymje drejt jugut. Një ofensivë në zgjerim parashikohet të ndodhë ditët në vijim.

Hamasi: 32 të vdekur në Gaza prej mëngjesit të sotëm

Raportet e reja nga Rripi i Gazës flasin për një numër në rritje të njerëzve të vrarë që nga mëngjesi i sotëm, forcat izraelite (IDF) njoftuan se kishin "rifilluar luftimet kundër organizatës terroriste Hamas". Ka pasur 32 vdekje në enklavën palestineze, sipas Sky News Arabia, e cila risjell lajmet e përhapura nga Hamasi. Më parë Al-Jazeera kishte raportuar një numër të vdekjeve prej të paktën 21.

Sistemi i mbrojtjes izraelite kap një raketë të lëshuar nga Gaza

Sistemi i mbrojtjes raketore të Izraelit kapi një raketë të lëshuar nga Gaza. Ushtria izraelite e deklaroi këtë rreth një orë para përfundimit të armëpushimit me Hamasin. “Pas raportit fillestar në lidhje me tingujt e sirenave në komunitetet pranë Rripit të Gazës, sistemi i mbrojtjes ajrore IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) raporton se ka kapur me sukses një lëshim nga Rripi i Gazës”, thuhet në llogarinë zyrtare të Telegram.

Izraeli liron 30 të burgosur, gra dhe të mitur palestinezë

Tridhjetë palestinezë, të gjitha gra dhe të mitur të burgosur në burgjet izraelite, u liruan të enjten në mbrëmje sipas marrëveshjes midis Izraelit dhe Hamasit si pjesë e armëpushimit të përkohshëm. Kjo është bërë e ditur nga Autoriteti i Burgjeve të Izraelit. Të burgosurit u liruan pas lirimit të mëparshëm nga Hamasi të tetë pengjeve izraelitë të mbajtur në Rripin e Gazës, përveç dy pengjeve franko-izraelitë të liruar të mërkurën.

Izraeli: Armëpushimi vazhdon, 8 pengje do të lirohen sot, mes tyre dy të mitur

Sipas Jerusalem Post "Izraeli tha se armëpushimi në Gaza do të zgjatet shkurtimisht për të lënë më shumë kohë për të përfunduar bisedimet e ndërmjetësve për lirimin e mëtejshëm të pengjeve". Gjithsej do të jenë tetë pengje, gjashtë gra dhe dy të mitur, që Hamasi pritet t'i lirojë sot nga Gaza si pjesë e një marrëveshje me Izraelin që çoi në zgjatjen e armëpushimit në enklavë edhe për 24 orë të tjera. Këtë e kanë bërë të ditur mediat e shtetit hebre, duke saktësuar se numërimit të sotëm duhet t'i shtohen edhe dy femrat ruso-izraelite, Elena Trofanov dhe Irena Tatti, të lira mbrëmë nga organizata palestineze në shenjë njohjeje ndaj presidentit Vladimir Putin.

Izraeli drejtuar Hamasit: Sillni listën e re të pengjeve ose lufta fillon përsëri

Transmetuesi publik kombëtar i Izraelit Kan raporton se mbledhja e kabinetit të luftës së vendit përfundoi pa një vendim për zgjatjen e armëpushimit në Gaza, e cila skadon sot në mëngjes. Sipas Kan, Izraeli "dëshiron të marrë një "listë të përmirësuar" të të burgosurve të ardhshëm që do të lirohen nga Hamasi deri në orën 7 të mëngjesit me orën lokale. Një burim zyrtar izraelit shtoi për transmetuesin se "nëse lista nuk ndryshon deri në këtë afat luftimet do të rifillojnë" në Rripin e Gazës.

Biden: Jemi të vendosur të garantojmë lirimin e të gjithë pengjeve
Presidenti amerikan, Joe Biden
Presidenti amerikan, Joe Biden

"Sot, 16 persona të tjerë u kthyen në familjet e tyre pasi u mbajtën peng nga Hamasi për më shumë se 50 ditë. Midis tyre është Liat Beinin i cili së shpejti do të ribashkohet me tre fëmijët e tij dhe babain e tij". Joe Biden e shkroi këtë në një shënim duke siguruar se qeveria e tij "mbetet e vendosur të garantojë lirimin e çdo personi të marrë peng nga Hamasi gjatë sulmit brutal ndaj Izraelit më 7 tetor, duke përfshirë burrin e Liat, Aviv". “Marrëveshja për të pezulluar luftimet në Gaza – për të cilën SHBA ka punuar intensivisht – ka prodhuar rezultate të rëndësishme”, shtoi presidenti.

Hamasi liron 16 pengje, nga burgjet e Izraelit lirohen 30 të burgosur palestinezë

Tridhjetë palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite u liruan brenda natës në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, njoftoi Autoriteti i Burgjeve izraelite. Lirimi erdhi pasi Hamasi liroi dje 16 pengje izraelitë dhe të huaj të mbajtur në Rripin e Gazës.

Papa lutet për paqe: Le të vazhdojë armëpushimi në Gaza

Papa Françesku ka bërë një apel për vazhdimin e ndërprerjes së armiqësive në Rripin e Gazës. Armëpushimi i rënë dakord duhet të skadojë nesër, por ka vezullime për një zgjatje edhe për 4 ditë të tjera.

“Ju lutemi vazhdoni të luteni për situatën e rëndë në Izrael dhe Palestinë. Paqe ju lutem, paqe!”. Ky është apeli i Papa Françeskut në fund të Audiencës së Përgjithshme. Papa donte ta bënte vetë, pavarësisht kollës dhe zërit të lodhur për shkak të inflamacionit të mushkërive.

“Shpresoj se armëpushimi në vazhdim në Gaza do të vazhdojë, në mënyrë që të gjithë pengjet të lirohen dhe qasja në ndihmën e nevojshme humanitare do të lejohet ende. Kam dëgjuar nga famullia atje, nuk ka ujë, nuk ka bukë, Njerëzit janë duke vuajtur. Janë njerëzit e thjeshtë, njerëzit e thjeshtë që vuajnë. Ata që bëjnë luftë nuk vuajnë. Ne kërkojmë paqe dhe të mos harrojmë kur flasim për paqen popullin e dashur ukrainas, që vuan kaq shumë, ende në luftë”, tha Papa.

Banorët e Kibucit pranë Gazës refuzojnë të takojnë Netanyahun

Disa komunitete izraelite pranë Gazës kanë refuzuar të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në një takim të planifikuar për sot me kryeministrin Benjamin Netanyahu. Haaretz e raportoi këtë, duke treguar në veçanti Kibbutz Bèeri dhe Kibbutz Kfar Aza , me këtë të fundit duke denoncuar njoftimin e shkurtër. "Çdo ditë na thonë se sot do të vijë ndonjë ministër apo zyrtar i lartë. Njerëzit nuk janë të gatshëm të ndalojnë çdo gjë çdo herë. Ne kemi gjëra që duhet të bëjmë dhe jetojmë për të jetuar. Ata duhet t'i bëjnë gjërat në mënyrë të organizuar", komentoi. një banor i komunitetit pranë kufirit me Gazën. Netanyahu vizitoi Kfar Aza me miliarderin Elon Musk të hënën, duke zemëruar banorët e zemëruar nga vizitat e përsëritura të politikanëve dhe zyrtarëve të tjerë pa ndonjë koordinim lokal. Shumë, theksoi Haaretz, e kritikuan Netanyahun, veçanërisht sepse ai nuk u takua me ta pas masakrës, por vizitoi kibutin tashmë të zbrazët.

Shtëpia e Bardhë: Po punojmë për të zgjatur pauzën humanitare në Gaza
Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë po punon për mundësinë e zgjatjes së pauzës humanitare në Gaza për të lehtësuar dërgimin e ndihmave të mëtejshme për popullatën. Kështu tha një nga zëdhënësit e administratës amerikane, John Kirby, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve

Rezoluta e OKB-së: Izraeli të tërheqet nga lartësitë e Golanit

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar një rezolutë që i bën thirrje Izraelit të largohet nga lartësitë siriane të Golanit. Dokumenti u mbështet nga 91 anëtarë të Asamblesë së Përgjithshme, tetë ishin kundër (përfshirë SHBA-në) dhe 62 abstenuan. Rezoluta thekson se anëtarët e OKB-së janë "thellësisht të shqetësuar që Izraeli nuk është tërhequr nga lartësitë siriane të Golanit, të pushtuara që nga viti 1967, në kundërshtim me rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Asamblesë së Përgjithshme".

Biden: Vazhdimi i luftës në Gaza i jep Hamasit atë që kërkon

"Të vazhdosh në rrugën e terrorit, dhunës, vrasjeve dhe luftës do të thotë t'i japësh Hamasit atë që kërkon". "Ne nuk mund ta bëjmë atë". Kështu deklaroi presidenti amerikan Joe Biden, në një postim të publikuar mbrëmë në llogarinë e tij X.

Hamasi: Do të lirojmë pengjet si nderim për Putinin

Ndërsa negociatat për lirimin e pengjeve të tjerë izraelitë në Gaza vazhdojnë, Hamasi ka bërë të ditur se synon të vazhdojë me lirimin e të burgosurve të tjerë si një akt “nderimi ndaj Putinit”.

Presidenti palestinez: Gaza është nën një kërcënim ekzistencial

"Gaza është nën "një kërcënim ekzistencial që synon qëllimisht dhe sistematikisht civilët"". Presidenti palestinez Abu Mazen e tha këtë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit me Palestinën, duke përsëritur se “zgjidhja e vetme e mundshme është ajo e 2 shteteve”. Abu Mazen i bëri thirrje Izraelit t'i japë fund masave të aneksimit të heshtur, vendbanimeve dhe diskriminimit racor në të gjithë territorin palestinez. Ne kemi nevojë - shtoi ai - "një konferencë ndërkombëtare paqeje për të imponuar vullnetin ndërkombëtar dhe për të njohur të drejtën e popullit palestinez për të ekzistuar".

Izraeli merr listën me 10 pengjet që Hamasi do të lirojë sot

Qeveria izraelite ka marrë listën e dhjetë pengjeve të mbajtura nga Hamasi, të cilët do të lirohen sot, të martën. Kështu shkruan media Haaretz, e cila parashikon se familjet janë njoftuar.

Izraeli liron 33 të burgosur palestinezë, gra dhe të mitur, më i riu është 14 vjeç

Në këmbim të 11 pengjeve të liruara nga Hamasi si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli liroi 33 të burgosur të tjerë palestinezë, gra dhe të mitur. Kjo është bërë e ditur nga Autoriteti i Burgjeve të Izraelit, sipas të cilit të 33-të janë ndaluar në burgje të ndryshme. Më i riu nga të burgosurit është 14 vjeç. Kjo e çon numrin e të burgosurve palestinezë të liruar nga shteti hebre në 150, në këmbim të 51 pengjeve izraelitë të liruar deri më tani.

Borrell: Hamasi është një organizatë terroriste dhe nuk mund të ketë të ardhme në Gaza
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell

"Hamasi është një organizatë terroriste që nuk mund të ketë të ardhme as politikisht as ushtarakisht në Gaza apo Bregun Perëndimor", ka thënë shefi i marrëdhënieve të jashtme të BE-së, Josep Borrell. Borrell foli në Barcelonë së bashku me ministrin e Jashtëm jordanez Ayman Safadi, i cili përsëriti besimin e tij se u takon vetëm palestinezëve të përcaktojnë sundimtarët e tyre të ardhshëm, raportoi gazeta The Guardian . Fjalimet u zhvilluan gjatë një forumi rajonal të Unionit për Mesdheun së bashku me 48 vende të tjera nga Lindja e Mesme, Evropa dhe Afrika e Veriut. Izraeli e refuzoi ftesën për të marrë pjesë.

Haaretz: Hamasi ka plagosur një mijë ushtarë izraelitë

Rreth 1000 ushtarë izraelitë janë plagosur që nga fillimi i luftës me Hamasin: Haaretz e mësoi këtë nga autoritetet ushtarake, të cilat megjithatë përmbahen nga dhënia e informacionit të detajuar për këtë çështje. Gazeta mund të saktësojë vetëm se 202 janë lënduar rëndë, 320 kanë pësuar lëndime mesatare dhe 470 lëndime të lehta. Por nga këto të dhëna nuk mund të dihet se sa u plagosën në sulmin fillestar të Hamasit më 7 tetor dhe sa u plagosën që nga fillimi i operacioneve ushtarake tokësore në Gaza, të cilat filluan në fund të tetorit. Aktualisht janë të shtruar në spital 29 nga të plagosurit e rëndë, e bashkë me ta edhe 183 të lënduar në gjendje mesatare. Faqja e internetit e forcave të armatosura saktëson se 392 ushtarë janë vrarë deri më tani, disa dhjetëra prej të cilëve u vranë në luftimet tokësore në Gaza.

Mediat: Pengu izraelit vdes në duart e Hamasit

Një peng izraelit, Ravid Katz, besohet të ketë vdekur ndërsa ishte në robëri në Gaza. Këtë e kanë raportuar mediat izraelite, duke rilançuar një mesazh të postuar mbrëmë nga një i afërm. “Dje morëm lajmin e keq se Ravid Katz, vëllai i gruas sime Doron, nuk jeton më që nga ngjarjet e 7 tetorit”, shkruhet në postimin e shoqëruar me një foto të burrit. Katz, 51 vjeç, u raportua i zhdukur ose i rrëmbyer pas sulmit të Hamasit në Kibbutz Niz Or, në të cilin vdiq nëna e tij, partneri i nënës së tij u kap rob dhe u dërgua në Gaza, si dhe motra e tij dhe dy vajzat e saj, të liruara së fundmi.

OBSH: Në Gaza ka një rrezik më të madh të vdekjeve nga sëmundjet sesa nga bombardimet

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se vdekjet në Gaza për shkak të sëmundjeve të patrajtuara mund të tejkalojnë vdekjet për shkak të bombardimeve. Një vlerësim i OBSH-së për strehimoret e UNRWA, agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, gjeti diarre dhe infeksione të frymëmarrjes të përhapura tek fëmijët dhe foshnjat që nuk trajtohen. Pacientët me sëmundje kronike si kanceri, sëmundjet e zemrës ose diabeti gjithashtu nuk marrin asnjë trajtim. Kjo është arsyeja pse agjencitë humanitare përsërisin se rifillimi i luftimeve duhet të jetë i paimagjinueshëm dhe po bëjnë thirrje edhe një herë për një armëpushim të përhershëm.

Tre palestinezë të vrarë sot në Bregun Perëndimor, numri i të vdekurve që nga 7 tetori rritet në 242

Numri i palestinezëve të vrarë sot në Bregun Perëndimor në përleshjet me ushtarët izraelitë është rritur në tre. Omar Wahdan, me origjinë nga fshati Tayasir pranë Tubas, i cili u qëllua nga Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) mëngjesin e sotëm, në fakt ka vdekur nga plagët e tij, siç raporton agjencia palestineze e lajmeve Quds. Kjo e çon në 242 numrin e palestinezëve të vrarë në Bregun Perëndimor që nga fillimi i konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor.

Hamas liron 11 pengje, 9 fëmijë e 2 gra

Ushtria izraelite ka njoftuar se 11 pengje po kthehen në Izrael. Pengjet e liruara janë 9 fëmijë dhe 2 gra. Mediat izraelite kanë transmetuar pamjet e para të lirimit të tyre.

Shtëpia e Bardhë konfirmon zgjatjen e armëpushimit në Gaza me dy ditë

Izrael dhe Hamasi kanë rënë dakord të zgjasin armëpushimin në Gaza edhe për dy ditë të tjera, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë, duke mos dhënë më shumë detaje, raporton Sky News. Izraeli mbetet e vetmja palë që ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht zgjatjen e armëpushimit në Gaza, e cila mund të sjellë lirimin e 20 pengjeve të tjera nga Gaza.

Hamas i vrau prindërit para syve dhe e mori peng, 4-vjeçarja ribashkohet me të afërmit e saj

Më 7 tetor, ajo ishte dëshmitare e vrasjes së prindërve të saj, përpara se të rrëmbehej. Gati 7 javë më vonë, ajo kaloi ditëlindjen e saj të katërt ndërsa ishte nën robëri nga Hamas dhe më 26 nëntor u lirua, falë marrëveshjes mes Izrael dhe Hamas. Bëhet fjalë për 4-vjeçaren Avigail Idan, e cila mban nënshtetësinë amerikane dhe izraelite njëkohësisht. Rasti i Avigail ka marrë vëmendje të gjerë, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, ku disa nga të afërmit e saj janë të vendosur në Kaliforni. Presidenti Joe Biden u shpreh i gëzuar për lirimin e saj të dielën e 26 nëntorit.

Mediat izraelite: Udhëheqësi i Hamasit ka takuar pengjet në një tunel në Gaza

Mediat e Izraelit kanë reportuar se lideri i Hamasit, Yahya Sinwar, ka zhvilluar një takim me pengjet izraelite. Sipas Haaretz, Sinwar është takuar me pengjet në një nga tunelet ku ato po mbahen, në Gaza. Një nga pengjet e liruara ka folur për takimin me liderin e Hamasit. Ai është shprehur se Sinwar u kishte folur në gjuhën hebraike duke u garantuar sigurinë dhe mirëqënien e tyre.

Zëdhënësi i Hamasit: Duam edhe një ditë armëpushim nëse gjejmë pengjet
Një luftëtar palestinez nga krahu i armatosur i Hamasit merr pjesë në një paradë ushtarake për përvjetorin e luftës së vitit 2014 kundër Izraelit, 19 korrik 2023.

"Do të ketë një ditë më shumë armëpushim për çdo grup prej 10 pengjeve të liruar". Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Hamasit, Osama Hamdan, i intervistuar nga transmetuesi libanez Lbci, në ditën e fundit të armëpushimit katërditor të rënë dakord me Izraelin. Hamdan, megjithatë, shtoi se "pengët duhet të gjenden", duke konfirmuar se shumë prej tyre nuk janë në duart e Hamasit, por të fraksioneve të tjera në Rripin e Gazës dhe gjithashtu të qytetarëve privatë. Xhihadi Islamik Palestinez kishte bërë të ditur ditët e fundit se ishte "pjesë e marrëveshjes" së arritur midis Hamasit dhe Izraelit.

Irani: Vetëm palestinezët vendosin për Gazën

"Kjo luftë nuk do të kishte ndodhur nëse Shtetet e Bashkuara nuk do të kishin marrë pjesë". Kështu deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanaani gjatë një konference për shtyp. “Vetëm palestinezët kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e tyre dhe të Rripit të Gazës”, shtoi Kanaani, duke thënë se “Shtetet e Bashkuara duhet të kuptojnë realitetin palestinez”. Kanaani më pas i përshkroi sulmet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara kundër fraksioneve në rajon si "akte armiqësore dhe të papranueshme". Irani, tha diplomati më pas, do të ushtrojë presion mbi Egjiptin, duke i kërkuar që të angazhohet më ngushtë me Izraelin për të lejuar më shumë ndihma të hyjë në Rripin e Gazës.

BE: Të zgjatet armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit

Armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit "është një hap i parë i rëndësishëm" dhe "duhet të zgjatet" për ta "bërë atë të qëndrueshme dhe afatgjatë duke punuar drejt një zgjidhjeje politike". Kështu tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, teksa hapi takimin e Unionit për Mesdheun në Barcelonë.

Jordania: Vetëm një zgjidhje me dy shtete mund të çojë në paqe të qëndrueshme

Rruga drejt një zgjidhjeje me dy shtete, për izraelitët dhe palestinezët, duhet të fillojë me "fundimin e këtij agresioni brutal" të Izraelit kundër Rripit të Gazës. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm jordanez, Ayman Safadi. Duke folur në Barcelonë në Forumin për Bashkimin e Mesdheut, kreu i diplomacisë jordaneze deklaroi se "vetëm një paqe e qëndrueshme dhe e gjatë do të sjellë stabilitet. Nuk mund të ketë një qasje diplomatike që kufizohet në Gaza".

Më shumë se 40 pengje nuk janë në duart e Hamasit

Më shumë se 40 nga pengjet në Gaza nuk janë aktualisht në duart e Hamasit. Një burim diplomatik i informuar për negociatat i tha CNN. Burimi shtoi se ka pasur një problem të vogël me listat e pengjeve dhe të burgosurve që do të lirohen sot, gjë që ka të ngjarë të vonojë lirimin e pengjeve. Burimi nuk tha se cili ishte problemi, por tha se Katari, ndërmjetësi kryesor që ndërmjetësoi armëpushimin, po punonte me të dyja palët për ta zgjidhur atë.

Borrell: Nuk do të ketë paqe për Izraelin pa një shtet palestinez
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell

"Nuk do të ketë paqe apo siguri për Izraelin pa një shtet palestinez." Kështu tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell , teksa hapi takimin e Unionit për Mesdheun në Barcelonë. "Asnjë ushtri nuk mund të garantojë sigurinë e Izraelit më mirë se paqja. Disa dekada paqe me Egjiptin dhe Jordaninë janë prova e kësaj. Por kjo marrëveshje mbetet e paplotë pa paqe me palestinezët. Një shtet palestinez në Gaza, Bregu Perëndimor dhe Jerusalemi Lindor është më i miri. dhe vetëm garanci afatgjatë për sigurinë e Izraelit”, shpjegoi kreu i diplomacisë evropiane, duke nënvizuar se “rajoni nuk mund t’i mbijetonte një Nakba tjetër” dhe pasojat do të ishin “shumë më të këqija se sa pamë”.

Të paushqyer dhe të detyruar të flenë në karrige, historitë e pengjeve të liruar nga Hamasi

Detaje rreth kushteve të burgut të pengjeve të liruar në Gaza po dalin përmes historive të treguara nga familjet e tyre. “Ata ushqeheshin në mënyrë të parregullt dhe humbën peshë, flinin në karrige të shtyra së bashku”. Të afërm të tjerë thonë se të dashurit e tyre të liruar së fundmi po përshtaten me rrezet e diellit pasi kanë kaluar kaq shumë kohë nën tokë. Raporton Associated Press.

Izraeli ka marrë një listë me 11 pengje që do të lirohen sot

Izraeli ka marrë një listë me 11 pengje që do të lirohen nga Hamasi sot, në ditën e fundit të armëpushimit në konflikt. Këtë e raporton Wall Street Journal duke cituar burime të qeverisë egjiptiane. Lajmin e konfirmon edhe Haaretz.

Netanyahu shkon në Gaza: Asgjë nuk do na ndalojë nga fitorja përballë Hamasit

“Ne do të shkojmë deri në fitore”, tha sot kryeministri Benjamin Netanyahu gjatë një inspektimi të forcave të armatosura të vendosura në veri të Rripit të Gazës. "Asgjë nuk do të na ndalojë. Ne jemi të bindur se kemi forcën, fuqinë, vullnetin dhe vendosmërinë për të arritur të gjitha objektivat e luftës dhe kështu do të bëjmë".

Objektivat, përsëriti ai, janë "shkatërrimi i Hamasit, rimëkëmbja e të gjithë të rrëmbyerve dhe garancia se Gaza nuk mund të përfaqësojë më një kërcënim për Izraelin".

Izraeli konfirmon lirimin e 39 të burgosurve palestinezë

Izraeli ka konfirmuar lirimin e 39 të burgosurve palestinezë si pjesë e marrëveshjes së pengjeve me Hamasin. Më herët, Hamasi i dorëzoi Kryqit të Kuq 14 pengje izraelite, duke e cuar në 40 numeric e të kthyerve në Izrael.

Hamasi i dorëzon 13 pengjet izraelite Kryqit të Kuq

Shtatëmbëdhjetë pengje u dorëzuan nga Hamasi në Kryqin e Kuq: 13 ishin izraelitë, përfshirë 9 fëmijë dhe 3 tajlandez. Kjo u raportua nga TV izraelit Channel 13. Një zyrtar i lartë izraelit tha për mediat lokale, duke përfshirë Jerusalem Post dhe N12, se "sot nuk pritet asnjë vonesë në lirimin e grupit të tretë të të rrëmbyerve". Kjo, pasi lirimi i pengjeve u vonua dje nga Hamasi, duke pretenduar se Izraeli nuk po respektonte kushtet e armëpushimit. Sipas mediave vendase, përveç 13 izraelitëve, në operacionin e sotëm të lirimit janë përfshirë edhe pesë shtetas të vendeve të tjera.

Pamje trishtuese nga spitali al-Shifa

Gjatë armëpushimit në Gaza, duke përfituar nga situata e qetë, disa gazetarë janë kthyer në spitalin al-Shifa, dhe kanë filmuar kushtet me të cilat përballet aktualisht spitali. Pamjet e publikura janë trishtuese dhe tregojnë qartë mjerimin në të cilin ndodhet ky spital.

Izraeli: Gjetëm 1.3 mln dollarë gjatë bastisjeve në Gaza

Një shkëmbim i tretë i pengjeve të Hamasit për të burgosurit palestinezë të Izraelit është planifikuar të mbahet ditën e sotme, të tretën e armëpushimit. Ndërkohë, qindra kamionë që transportonin ndihma humanitare vazhdojnë të hyjnë në Rripin e Gazës, të rrethuar dhe të shkatërruar nga shtatë javë bombardime intensive izraelite në hakmarrje për sulmin e përgjakshëm të Hamasit më 7 tetor. Ndërsa ministria e Mbrojtjes së Izraelit ka deklaruar se gjatë bastisjeve në shtëpitë e anëtarëve të Hamasit, janë sekuestruar 1.3 milionë dollarë që kanë kaluar në buxhetin e shtetit. 

Mes pengjeve, Hamasi do lirojë sot edhe shtetas amerikanë

Mediat e huaja shkruajnë së Hamasi ka publikuar listën me 13 pengje izraelite që do të lirohen ditën e sotme. Lista është pranuar nga zyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu. Qeveria e Izraelit ka marrë masa duke njoftuar familjarët e pengjeve që do të lirohen sot. 

Raportohet se pjesë e pengjeve që do lirohen, janë edhe persona me shtetësi amerikane. Nga ana tjetër, Izraeli ka publikuar po ashtu listën me 39 të burgosur palestinezë që pritet të lirohen ditën e sotme. 

Hamasi konfirmon vrasjen e 4 komandatëve të grupit në Gaza

Hamasi ka konfirmuar sot vrasjen e 4 komandatëve të grupit përfshirë edhe kreun e Brigadës veriure, Ahmed Ghandour.

Nga ana tjetër forcat izraelite bënë me dije se kanë sekuestruar më shumë se 1.3 milionë dollarë para në dorë nga shtëpitë e terroristëve dhe bastionet e Hamasit në Gaza.

“Paratë e gatshme u sekuestruan dhe do t'i "konfiskohen shtetit", shtoi ministria e Mbrojtjes së Izraelit.

Hamasi liron grupin e dytë të pengjeve izraelite

Grupi i dytë i pengjeve izraelitë të liruar nga Hamasi dhe janë dërguar për në vendkalimin Rafah në skajin jugor të Rripit të Gazës.

Kështu kanë deklaruar Forcat izraelite të Mbrojtjes (IDF), raporton Sky News.

IDF tha se komenti i saj ishte “bazuar në informacionin që u mor nga Kryqi i Kuq”. Një burim nga Katari tha se pengjet i ishin dorëzuar Kryqit të Kuq.

Hamasi deklaroi se krahu i tij i armatosur i kishte dorëzuar Kryqit të Kuq 13 pengje izraelite dhe shtatë shtetas të huaj.

14 pengjet nuk lirohen, Hamasi: Izraeli marrëveshjen

Një zyrtar i Hamasit, duke folur për BBC, tha se Izraeli kishte bërë ndryshime të rëndësishme në listën e rënë dakord të të burgosurve palestinezë që do të liroheshin nga burgu në këmbim të lirimit të pengjeve izraelite. Ai tha gjithashtu se Forcat Mbrojtëse të Izraelit vranë dy palestinezë në Beit Hanoun në Gaza, në një zonë ku palestinezët mund të lëvizin. Sipas zyrtarit, Izraeli lejoi vetëm tre nga 100 kamionë të arrinin në veri të Gazës dhe fluturoi dronë në jug të Rripit të Gazës, duke shkelur marrëveshjen.

Ultimatumi i Izraelit: Nëse Hamasi nuk liron pengjet deri në mesnatë, rinisim sulmet

Izraeli kërcënon: nëse pengjet nuk lirohen deri në mesnatë, ofensiva në Gaza do të rifillojë. Kjo u raportua nga TV izraelit Channel 12 , duke cituar një zyrtar izraelit. "Të gjitha pretendimet e Hamasit se Izraeli ka shkelur marrëveshjen janë të rreme. Kjo është një përpjekje propagandistike e Hamasit. Izraeli ka përmbushur të gjitha detyrimet e tij. Hamasi vë në siklet ndërmjetësuesit e Egjiptit dhe Katarit," shtoi ai.

Hamasi vonon lirimin e pengjeve deri në hyrjen e të gjithë kamionëve me ndihma në Gaza

Ka një vonesë të dukshme në lirimin e grupit të dytë të pengjeve izraelitë të rrëmbyer në Rripin e Gazës më 7 tetor, raportojnë mediat lokale. Sipas Channel 12 News , negociatat janë ende në vazhdim nëse 13 apo 14 izraelitë do të lirohen sot, megjithëse është e paqartë nëse ky është shkaku i vonesës. Ndërsa Izraeli ka thënë se pret 13 pengje, shërbimi i burgjeve izraelite ka bërë përgatitjet për lirimin e 42 të burgosurve palestinezë; sipas kushteve të marrëveshjes me Hamasin, për një pauzë në luftime, tre të burgosur lirohen për çdo peng izraelit. Channel 12 raporton se procesi i lëshimit mund të fillojë në orën 17:00 me orën lokale. Hamasi vonon lirimin e pengjeve derisa Izraeli të lejojë të gjithë kamionët e ndihmave të hyjnë në Gaza

Lirimi i pengjeve, armëpushimi mund të zgjatet me 1 ose 2 ditë

Gazeta izraelite Haaretz raporton se Hamasi mund të lirojë edhe 10-20 pengje të tjerë ditët në vijim. Sipas Haaretz, nëse kjo do të ishte e vërtetë, armëpushimi mund të zgjatej me një ose dy ditë. Sipas vlerësimeve të inteligjencës izraelite, Hamasi do të kishte kapacitetin për të liruar rreth 30 pengje më shumë se 50 të rënë dakord fillimisht në marrëveshje.

OKB: 221 palestinezë të vrarë në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori

Në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare (OCHA) shkruan në faqen e saj të internetit, "213 palestinezë, duke përfshirë 55 fëmijë, janë vrarë nga forcat izraelite. Tetë të tjerë, përfshirë një fëmijë, janë vrarë nga izraelitë. kolonët (gjithmonë) në Bregun Perëndimor, duke përfshirë Jeruzalemin Lindor. Katër izraelitë u vranë në sulmet e palestinezëve."

Irani: Referendumi, e vetmja zgjidhje për çështjen palestineze

"Mbajtja e një referendumi mes palestinezëve për të ardhmen e territoreve të tyre është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjen palestineze". Kështu u shpreh zëvendësministri i Jashtëm iranian, Ali Bagheri Kani, raporton Tass. “E vetmja zgjidhje për çështjen palestineze është mbajtja e një referendumi në të cilin do të marrin pjesë të gjithë palestinezët: si ata që jetojnë në territoret e pushtuara ashtu edhe ata që i lanë ato dhe jetojnë në vende të tjera. Ata duhet të përcaktojnë vetë fatin e tyre dhe të zgjedhin vetë mekanizmin e dëshiruar të qeverisjes”, citoi agjencia e lajmeve IRNA të thoshte diplomati. Zëvendësministri i Jashtëm vuri në dukje se “zgjidhja e çështjes palestineze duhet të jetë në duart e vetë palestinezëve”, të cilët “nuk kanë nevojë për kujdestarë të jashtëm”. “Problemet fillojnë kur jo-palestinezët duan të marrin një vendim për çështjen palestineze”, shtoi ai.

Biden: Zgjidhja me dy shtete tani më e rëndësishme se kurrë

"Zgjidhja me dy shtete në Lindjen e Mesme është tani më e rëndësishme se kurrë". Joe Biden tha këtë duke nënvizuar se është e nevojshme të punohet drejt një të ardhmeje në të cilën "kjo lloj dhune është e paimagjinueshme".

Biden: Marrëveshja për lirimin e pengjeve fillimi i fundit i dhunës në Lindjen e Mesme

"Lirimi i pengjeve në Gaza është vetëm fillimi. Ne presim të lirohen më shumë nesër dhe pasnesër". Kështu tha presidenti amerikan Joe Biden, duke kujtuar se vajza 4-vjeçare amerikane, Abigail, është ende në duart e Hamasit. “Pauza në luftime është një mundësi vendimtare për të sjellë ndihma humanitare në Gaza”, shtoi presidenti amerikan.

Nis zbatimi i marrëveshjes, Hamasi liron 13 të burgosur izraelitë

Sot në orën 16:00 me orën lokale, Hamasi liroi 13 të burgosur izraelitë, të cilët do të hyjnë në shtetin hebre nëpërmjet vendkalimit Nitzana, i cili ndodhet rreth njëzet kilometra larg vendkalimit Rafah. Pengjet e liruar janë: Doron Katz Asher, 34 vjeç; Aviv Asher, 2 vjeç; Raz Asher, 4 vjeç; Daneil Alloni, 45 vjeç; Emilia Alloni, 6 vjeç; Keren Monder, 54 vjeç; Ohad Monder, 9 vjeç; Ruthi Monder, 78 vjeç; Yaffa Aadar, 85 vjeç; Margalit Mozes, 77 vjeç; Hanna Katzir, 77 vjeç; Adina Moshe, 72 vjeç; Hanna Perri, 79 vjeç.

Armëpushimi Izrael-Hamas ka nisur prej orës 07.00 të mëngjesit

Ora shtatë e kësaj të premte filloi armëpushimin. Pas dyzet e nëntë ditë lufte dhe gati 15 mijë të vdekur, mëngjesin e sotëm në Rripin e Gazës pushkët pushuan, artileria heshti, luftëtarët po qëndrojnë në tokë. Popullsia palestineze do të mund të marrë frymë. Marrëveshja midis Izraelit dhe Hamasit parashikon një armëpushim katër-ditor, me lirimin e shkallëzuar të 50 pengjeve dhe lirimin e 150 të burgosurve palestinezë.

BE: Gaza duhet të qeveriset nga Autoriteti Palestinez

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se Rripi i Gazës nuk mund të ndahet dhe duhet të qeveriset nga Autoriteti Palestinez në të ardhmen, me Bashkimin Evropian pjesë e një zgjidhje. Më herët, lëvizja palestineze Hamas tha se kishte rënë dakord me Izraelin për një armëpushim katër-ditor në Rripin e Gazës me ndërprerjen e të gjitha armiqësive dhe lirimin e 50 pengjeve izraelitë në këmbim të 150 të burgosurve palestinezë.

Lirimi i pengjeve të para, të premten në orën 16.00

Të premten në orën 16.00 do të lirohet grupi i parë i pengjeve izraelite që mbahen nga Hamasi. Të burgosurit që do të lirohen janë 13 gra dhe fëmijë. Ndërkaq, pesëdhjetë nga pengjet e mbajtura nga Hamasi "do të lirohen brenda katër ditëve të ardhshme". Këtë e deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari, gjatë një konference për shtyp në Doha. Ai tha se kriteret me të cilat u zgjodhën pengjet e parë për t'u liruar nga Hamasi janë "thjesht humanitare". "Qëllimi ynë ishte t'i largonim gratë dhe fëmijët nga rreziku sa më shpejt të jetë e mundur", shtoi ai.

Katari: Armëpushimi Izrael-Hamas do të zgjasë katër ditë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari tha se marrëveshja e armëpushimit të rënë dakord në Gaza "do të zgjasë 4 ditë". "Gjatë katër ditëve - shpjegon ai për "Al Jazeera" - do të mblidhen informacione për pengjet e mbetura për të vlerësuar mundësinë e lirimit të një numri më të madh të tyre dhe kështu zgjatjen e kohëzgjatjes së këtij armëpushimi". Linjat e komunikimit, shton ai, “do të qëndrojnë të hapura dhe çdo shkelje do të raportohet”.

Hamasi: 14,854 të vdekur në Gaza që nga fillimi i luftës

Sipas Hamasit, numri i njerëzve që kanë humbur jetën në Rripin e Gazës që nga fillimi i operacioneve ushtarake izraelite është rritur në 14,854, duke përfshirë më shumë se 6,150 fëmijë dhe 4,000 gra. Të dhënat e lëshuara nga Hamasi nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Izraeli: Armëpushimi nuk i jep fund luftës, përpara deri në fitore

Armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit "nuk po i jep fund luftës". Shefi i Shtabit të IDF-së, gjeneral lejtnant Herzi Halevi e tha këtë duke folur me trupat, sipas raporteve të mediave izraelite. “Ne po mundohemi të lidhim objektivat e luftës, në mënyrë që presioni i operacionit tokësor të çojë në mundësinë e arritjes edhe të objektivit të kësaj lufte, të krijohen kushte për lirimin e pengjeve të rrëmbyer”, u tha Halevi zyrtarëve ushtarakë. Divizioni i 36-të gjatë një vizite në Rripin e Gazës. "Ne nuk do ta përfundojmë luftën. Ne do të vazhdojmë derisa të jemi fitimtarë, duke ecur përpara dhe duke vazhduar në zona të tjera të Hamasit," shtoi ai.

Hamasi: Netanyahu detyrohet të pranojë marrëveshjen

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u “detyrua të pranojë marrëveshjen” për një armëpushim me Hamasin, sipas asaj që tha këtë mëngjes në Bejrut Walid Kilani, zëdhënës i lëvizjes islamike palestineze në Liban. “Megjithë kundërshtimin e disa njerëzve ndaj marrëveshjes (armëpushimi), disa faktorë e detyruan Netanyahun ta pranonte atë”, tha Kilani. “Hamasi mbetet i kujdesshëm për hyrjen në fuqi të marrëveshjes, duke pasur parasysh mungesën e besimit që kemi te armiku”, shtoi Kilani.

Irani: Armëpushimi, fitore e madhe palestineze

Izraeli "nuk ka arritur asnjë nga objektivat e tij" në më shumë se 40 ditë luftë kundër Hamasit. Kështu thotë presidenti iranian Ebrahim Raisi. "Nëse duam të bëjmë një analizë pas 40 ditësh, kjo është për shkak se armiku është mundur," tha Raisi në një fjalim të cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve IRNA. Dhe me "armëpushimin e përkohshëm duhet të themi se populli palestinez dhe rezistenca kanë arritur një fitore të madhe", shtoi ai.

Mbi 13 mijë viktima në Gaza nga sulmet izraelite

Ministria e Shëndetësisë e Gazës rifillon numërimin e detajuar të viktimave palestineze. Sipas Ministrisë së Hamasit, numri deri më tani i viktimave palestineze në Gaza i kalon 13,000 vdekjet. Në Izrael raportohen 1200 viktima. Rreth 400 ushtarë izraelitë janë vrarë prej 7 tetorit kur nisën luftimet pas sulmit të Hamasit ndaj tokës hebrenje.

E sulmoi Hamasi, Cameron viziton Kibbutz Beeri në Izrael

Sekretari i ri i Jashtëm britanik, David Cameron, ka mbërritur në Izrael për një vizitë, shkruan Times of Israel. Fotot e vizitës së tij në Kibbutz Bèeri, pranë kufirit të Gazës, i shkatërruar nga sulmi i Hamasit më 7 tetor janë publikuar në mediat sociale.

Hezbollahu njofton lëshimin e 48 raketave kundër Izraelit, sulmi më i madh deri tani
Sistemi i raketave taktike të ushtrisë (ATACMS) i prodhuar në SHBA - një nga sistemet më të fundit të armëve që Uashingtoni i ka ofruar Ukrainës.

Grupi shiit libanez Hezbollah tha se hodhi 48 raketa në një bazë ushtarake në veri të Izraelit të martën, në një nga sulmet më të mëdha me raketa që nga fillimi i zjarrit ndërmjet palëve më shumë se gjashtë javë më parë. “Muxhahedinët e Rezistencës Islamike sulmuan në orën 10.15 të së enjtes (9.15 italiane) me 48 raketa “Katyusha” bazën Ein Zeitim, pranë qytetit Safed, shtëpia e Brigadës së 3 të Këmbësorisë të Divizionit 91”, njoftoi lëvizja e armatosur libaneze. në një deklaratë. Ky është një nga sulmet raketore më të rëndësishme që nga shpërthimi i dhunës në kufi më 8 tetor, për shkak të numrit të raketave të përdorura dhe gjithashtu për shkak të vendndodhjes gjeografike të objektivit, të paktën 20 kilometra nga kufiri me Libanin.

SHQIP
Ministri i Jashtëm izraelit: Grupi i parë i pengjeve izraelite do të merret në dorëzim nesër

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen njoftoi se nesër do të merret në dorëzim grupi i parë i pengjeve izraelite, në kuadër të marrëveshjes që do të sigurojë pauzë humanitare në konfliktin me Hamasin, transmeton Anadolu.

Cohen mori pjesë në një program në radion e ushtrisë Izraelite dhe bëri vlerësime për shkëmbimin e të burgosurve të parashikuar në marrëveshjen që do t'i japë pauzë humanitare konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.

"Për konfliktin do të jepet pauzë 4 ditore. Ky nuk është një armëpushim", tha ministri izraelit.

Cohen theksoi se në kuadër të marrëveshjes, grupi i parë i pengjeve do të merret në dorëzim nesër (të enjten).

Izraeli dhe Hamasi nën ndërmjetësimin e Katarit dhe Egjiptit arritën marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve.

Në kuadër të kësaj do të lirohen 50 pengje izraelite në këmbim të 150 palestinezëve të burgosur në burgjet izraelite.

SHQIP
Profesori izraelito-amerikan: Ka mjaft prova për krime lufte në Gaza

Ndërsa Izraeli e ka vazhduar luftën e tij të gjatë dhe të përgjakshme në Rripin e Gazës që nga sulmi i befasishëm nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor, një profesor izraelito-amerikan i Holokaustit tha se ka “prova të mjaftueshme” për të sugjeruar se gjatë fushatës izraelite janë kryer krime lufte.

“Ka prova të mjaftueshme për të thënë se krime lufte janë kryer për shkak të disproporcionalitetit midis qëllimeve ushtarake dhe numrit të civilëve të vrarë”, tha për Anadolu në një intervistë me video Omer Bartov, profesor i Holokaustit dhe studimeve të gjenocidit në Universitetin Brown.

Bartov tha se situata është e ngjashme edhe për akuzat për krime kundër njerëzimit në Gaza, ku të paktën 14,.28 palestinezë, përfshirë 5.840 fëmijë dhe 3.920 gra, janë vrarë deri më tani në sulmet tokësore dhe ajrore izraelite. Për më tepër, spitalet, xhamitë dhe kishat janë dëmtuar ose shkatërruar në enklavën e rrethuar, ndërsa mbi 1 milion njerëz janë zhvendosur.

I pyetur nëse ajo që po ndodh në Gaza përbën “gjenocid”, Bartov tha se megjithëse nuk është i bindur për këtë, lëvizjet e mëdha të civilëve palestinezë në Gaza dhe disproporcionaliteti në konflikt kanë filluar të japin një pamje të “spastrimit etnik”.

“Ne jemi, mendoj, në prag të asaj që do të ishte jo vetëm një katastrofë humanitare, por përfundimisht mund të bëhet gjenocid”, tha ai.

Retorika e Amalekut e Netanyahut

Teksa vuri në dukje se disa komandantë izraelitë kanë mohuar çdo qëllim për të vrarë civilë në Gaza, Bartov vuri në dukje komentet e liderëve të ndryshëm politikë dhe ushtarakë që “tingëllojnë gjenocidale”.

Një shembull i tillë i gjuhës që është kritikuar si “gjenocid” nga zyrtarët izraelitë erdhi nga kryeministri Benjamin Netanyahu.

Disa javë pas sulmit të Izraelit në Gaza, ai mbajti një fjalim dramatik, duke i krahasuar palestinezët me një fis të lashtë të njohur si Amalek, i përmendur në Biblën Hebraike si armik i përsëritur i izraelitëve që duhet zhdukur.

“Duhet të mbani mend atë që Amaleku ju ka bërë, thotë Bibla jonë e Shenjtë”, tha Netanyahu gjatë konferencës për shtyp në fund të tetorit.

I pyetur për komentet e Netanyahut, Bartov tha se një deklaratë e tillë nga një udhëheqës në kohë lufte ishte “e papërgjegjshme dhe në shumë mënyra gjithashtu nxit ushtarët në terren, u jep atyre leje për të vepruar kundër rregullave dhe ligjeve të luftës”.

Ai vuri në dukje gjithashtu se ato mund të “interpretohen si gjenocidale”.

A është kritika ndaj Izraelit antisemitizëm?

I pyetur për kritikat ndaj Izraelit që barazohen me antisemitizëm, Bartov tha se kjo është “marrëzi”.

Duke theksuar se qeveria izraelite, veçanërisht pas Netanyahut, e ka nxitur këtë narrativë, ai tha: “Ideja është që nëse thua se të gjitha kritikat ndaj Izraelit janë antisemite, do të thotë se Izraeli mund të bëjë çfarë të dojë, sepse nuk mund ta kritikosh”.

“Dhe kjo është padyshim një këndvështrim i papranueshëm”, shtoi ai.

Megjithatë, ai vuri në dukje se kjo “nuk do të thotë se nuk ka rritje të vërtetë të antisemitizmit tani”, ndërsa tha se veprimet e qeverisë izraelite po shkaktojnë gjithashtu një rritje të antisemitizmit.

Nëse Izraeli do të sillej në mënyrë më njerëzore dhe do të përpiqej për një zgjidhje përfundimtare të konfliktit me palestinezët, kjo do të zvogëlonte gjithashtu ndjenjat antisemitike në mbarë botën, u shpreh Bartov.

Protestat pro Palestinës në universitetet amerikane

Lidhur me dhjetëra demonstrata propalestineze që janë mbajtur në kampuset e universiteteve dhe të kolegjeve në gjithë ShBA-në që nga 7 tetori, Bartov tha se është “e mrekullueshme” të shohësh studentë të rinj në Amerikë duke u bërë “politikisht më aktivë”.

Bartov tha se ai u ka thënë studentëve të tij, shumë prej të cilëve morën pjesë në protesta, të shkonin gjithashtu në bibliotekë dhe të lexonin rreth historisë së konfliktit.

“Mendoj se është mirë që ka protesta dhe, në fakt, mendoj se është e rëndësishme të bëhet presion mbi administratën amerikane për të ushtruar presion ndaj Izraelit për të ndjekur një politikë tjetër”, tha ai.

“Unë do të doja që studentët e mi dhe të tjerët gjithashtu të jenë pak më bisedues mbi detajet e asaj që po ndodh atje”, shtoi profesori izraelito-amerikan.

SHQIP
Ministri izraelit kundër marrëveshjes: Do të dëmtoj brezat

Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir dënoi marrëveshjen e armëpushimit midis Hamasit dhe Izraelit, duke thënë se pauza gjatë zhvillimit të luftës përbën një “precedent të rrezikshëm”.

Ai tha se ndërkohë që ka një “përparësi” në marrëveshjen për kthimin e të burgosurve, Izraeli nuk ka të drejtë dhe autoritet të pajtohet me idenë e ndarjes së tyre dhe lirimit të vetëm një pjese.

“Hamasi e donte këtë ‘time-out’ më shumë se çdo gjë. Korniza është një precedent i rrezikshëm, i cili ndryshon ekuacionin dhe mund të sjellë më shumë ngjarje”, tha Ben-Gvir.

Ministri e kritikoi marrëveshjen për mossigurimin e lirimit të të gjitha grave dhe fëmijëve të bllokuar në Gaza, duke e quajtur atë të pamoralshme, të palogjikshme, aspak të mjaftueshme.

Ben-Gvir ishte ndër ministrat izraelitë që votuan kundër marrëveshjes së armëpushimit.

“Ky vendim do të na shkaktojë dëm të madh për breza”, tha ai, siç u raportua nga mediat izraelite gjatë një mbledhjeje të qeverisë.

“Hamasi e donte këtë armëpushim më shumë se çdo gjë. Ata donin të merrnin, në këmbim, karburant, lirimin e terroristëve, një ndalesë të veprimeve të IDF-së dhe kështu me radhë”, tha ai.

SHQIP
Eksperti Ben-Meir: Strategjia pas konfliktit në Gaza

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe eksperti i çështjeve të Lindjes së Mesme Alon Ben-Meir thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë trysni ndaj Izraelit për të ofruar një strategji për periudhën pas konfliktit në Gaza dhe një rikthim në procesin politik që çon në krijimin e shtetit palestinez.

Ndërkohë që lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit po afron 2 muaj që nga fillimi i saj, prof. Ben-Meir i tha Zërit të Amerikës se një periudhë 18 mujore e administrimit të Gazës nga Kombet e Bashkuara dhe një forcë paqëruajtëse e përbërë nga gjashtë shtetet arabe që janë në paqe me Izraelin, mund t’i ofrojnë mundësinë dy palëve për një dinamikë të re politike dhe një rol për shtetet arabe në stabilizimin e Lindjes së Mesme.

Zëri i Amerikës: Profesor Ben-Meir, në një shkrim së fundi ju keni nxitur Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara të hartojnë një plan për Gazën e pasluftës. Propozoni një zgjidhje të përkohshme për të parandaluar një përshkallëzim tjetër dhe për t’i dhënë fund vuajtjes së civilëve. A mund ta shpjegoni propozimin tuaj?

Alon Ben-Meir: Shpërthimi i konfliktit në Gazë nuk është diçka e re për mua, pasi e kam përcjellë këtë konflikt për tre dekada dhe në këndvështrimin tim ishte një çështje se kur do të ndodhë shpërthimi i radhës. Para një viti, paralajmërova qartë se diçka e tillë do të ndodhte, se nëse nuk ka përparim për të gjetur një zgjidhje, shpërthimi i radhës do ta bënte “Intifadën” e dytë të dukej si një lojë fëmijësh. E them këtë jo për ta arsyetuar veten, por duke e njohur konfliktin izraelito-palestinez dhe duke përcjellë veprimet e qeverisë së Netanyahut gjatë këtij vitit të fundit, ishte e qartë që palestinezët kishin arritur në një pikë pa kthim në Bregun Perëndimor. Konflikti në Xhenin ishte përshkallëzuar. Hamasi kishte planifikuar sulmin para më shumë se një viti dhe po zgjidhnin kohën e duhur për ta realizuar. Fatkeqësisht, Kryeministri Netanyahu dhe kabineti i tij larguan forcat nga jugu dhe u përqendruan më shumë në Bregun Perëndimor ngaqë plani i tyre ishte të zgjeronin vendbanimet e kolonëve, të aneksonin më shumë territor. Ata morën si të mirëqenë sigurinë në jug. Ndërkohë Hamasi që dërgonte punonjës për të punuar në vendbanimet izraelite në jug, e dinte saktësisht se si ishte situata e sigurisë, duke i dhënë mundësi të kryente sulmin.

Çfarë ndodh tani? Izraeli nuk do të jetë kurrë më i njëjtë e të njëjtë nuk do të jenë as palestinezët, që do të thotë se nuk ka kthim në gjendjen e status quo-s. Na duhet të gjejmë një zgjidhje tjetër. Humbja politike e Hamasit – e theksoj politike - mbase është afër, por jo domosdoshmërisht fizike, që do të thotë se Izraeli nuk mund ta shkatërrojë ideologjinë apo një ndjenjë aq të fuqishme fetare. Prandaj, nga ky këndvështrim, është e nevojshme që nëse Hamasi mundet politikisht, atëherë ka nevojë për një zgjidhje për të kompensuar palestinezët. Palestinezëve në Gazë dhe në Bregun Perëndimor u duhet një alternativë dhe Izraeli e ka një mundësi ta ofrojë një alternativë të tillë në mënyrë që palestinezët ta kuptojnë që ata vet ishin viktimë e Hamasit. Ka gjasa që ky konflikt të ofrojë një mundësi për të përmirësuar jetën e tyre, për të dalë nga këto kushte të tmerrshme që kanë përjetuar nën bllokadën (e Gazës) si dhe pushtimin e Bregut Perëndimor.

Sigurisht, fushata ushtarake ka përparësitë e veta, por pretendimi i izraelitëve se mund të mundin plotësisht Hamasin është i pabazë. Ajo që u duhet tani është një strategji pas konfliktit e cila të krijojë një alternativë për palestinezët. Si përfundim, si mund të bëhet kjo? Duhet ftuar shtetet arabe, që janë në paqe me Izraelin të marrin përgjegjësi, pasi të gjitha ato shtete, qoftë Jordania, Arabia Saudite, Egjipti, Bahreini, të gjitha janë kundër Hamasit. Ato nuk e duan Hamasin pasi Hamasi është kundër të gjitha këtyre shteteve. Është në interes të këtyre shteteve ta stabilizojnë rajonin, prandaj sugjeroj që ato të formojnë një forcë sigurie, paqeruajtëse, që të jetë e pranishme aty kur Izraeli e fillon procesin e tërheqjes nga Gaza. Nga ana administrative, duhet që Kombet e Bashkuara të krijojnë një organizëm administrativ për ta qeverisur Gazën në një periudhë 18 mujore ndërkohë që izraelitët dhe palestinezët organizohen. Nga pikëpamja ime Autoriteti Palestinez nuk është në pozitë të ulet dhe të nënshkruajë ndonjë marrëveshje pasi është shumë i dobësuar dhe plotësisht i padëshiruar. Nga ana tjetër në Izrael, qeveria ka pikëpamje të skajshme që nuk do të ulej kurrë për të diskutuar një zgjidhje për krijim e dy shteteve. Na duhet të presim që dimensioni politik në këto dy vende të ndryshojë.

Zëri i Amerikës: Por ndërkohë që prisni që kjo dinamikë të ndryshojë në periudhën e ndërmjetme, si ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe i rajonit, ku do të sigurohet gatishmëria ndërkombëtare për të ofruar bazën për një zgjidhje të tillë me OKB-në në krye të çështjeve administrative e shteteve arabe si pjesë të një force paqeruajtëse?

Alon Ben-Meir: Pothuajse secili aktor i huaj, në veçanti Shtetet e Bashkuara, shtetet kryesore arabe, Arabia Saudite dhe Egjipti, janë në favor të një zgjidhjeje. Problemi është se ndonëse Shtetet e Bashkuara flasin për zgjidhjen me krijimin e dy shteteve, kurrë nuk kanë insistuar me ngulm. Sot Shtetet e Bashkuara janë në pozitë të ushtrojnë trysni më të madhe ndaj Izraelit për ta kuptuar se palestinezët janë këtu për të qëndruar, nuk do të shkojnë askund tjetër. Bashkëjetesa nuk është njëri nga opsionet, është i vetmi opsion. Çështja është a do të vazhdojnë ta vrasin njëri-tjetrin për 75 vjet të tjera apo të pajtohen për paqe duke u pajtuar që ta ndajnë tokën në mënyrë që palestinezët të kenë pavarësinë e tyre dhe që të bashkëjetojnë me Izraelin krah për krahu. Kjo nuk ishte e paarritshme kur palët u pajtuan me Marrëveshjen e Oslos më 1993. Kjo marrëveshje duhet të ringjallet dhe duhet bërë përparim. Natyrisht, ekziston edhe një dimension i madh psikologjik i këtij konflikti që duhet tejkaluar. Prandaj po sugjeroj, që nën kushtet e paqes, të ekzistojë një periudhë për një proces pajtimi, për shkak se urrejtja, armiqësitë mes dy palëve, mungesa e besimit është shumë e thellë dhe kjo duhet ndryshuar. Prndaj sipas propozimit tim, palët do të kenë 18 muaj gjatë të cilave OKB-ja merr përgjegjësinë administrative dhe gjashtë shtetet arabe marrin përgjegjësinë për sigurinë, krijon ambient që i mundëson Izraelit të tërhiqet nga Gaza dhe të fillohet me procesin e paqes ndërmjet dy palëve.

Zëri i Amerikës: Por duke marrë parasysh realitete politike në Izrael dhe territoret palestineze, cilat janë gjasat që palët do të reformoheshin deri në pikën sa të ulen dhe të pajtohen për një plan?

Alon Ben-Meir: Ajo që ndodhi në këtë konfliktin e fundit është se u krijua një dimension i ri. Dy palët, izraelitët dhe palestinezët, janë ndërgjegjësuar se dy palët ekzistojnë dhe se dyjave u duhet të kuptojnë se nuk ka rrugëdalje nga bashkëjetesa. Ata duhet ta marrin një vendim të tillë. Mendoj se është momenti i duhur që fuqitë e jashtme, në veçanti Shtetet e Bashkuara, komuniteti evropian, shtetet e rëndësishme arabe, të thonë se ka ardhur koha dhe se nëse e humbin këtë mundësi, atëherë do të jetë vetëm çështje kohe kur do të ndodhë shpërthimi tjetër i madh i radhës. Pra, ka një mundësi. Por Shtetet e Bashkuara në veçanti duhet të bëjnë trysni mbi Izraelin për të lëvizur, për t’i detyruar izraelitët të kuptojnë që palestinezët duhet ta kenë shtetin e tyre nëse duan një përfundim të përhershëm të konfliktit izraelito-palestinez.

Zëri i Amerikës: Me arritjen e një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe një armëpushim të përkohshëm, a mendoni se frika për një përshkallëzim të konfliktit në një konflikt rajonal është shmangur?

Alon Ben-Meir: Nuk mendoj se do të ketë një përshkallëzim të madh rajonal dhe jo vetëm për shkak se tani ekziston një mundësi për lirimin e disa prej pengjeve. Po të shikoni përreth, asnjë shtet i vetëm nuk është i interesuar të jetë në luftë me Izraelin sot. As Jordania, as Siria e as Libani. Të gjithë janë shumë të shqetësuar. Njëra nga gjërat që bëri Izraeli në Gazë është t’i dërgojë sinjal Hezbollahut dhe Iranit të mos provokojnë sepse do të përballet njësoj me ta. Prandaj nuk janë të interesuar në përshkallëzim, sepse e dinë që do të jetë një kauzë e humbur për ta. Por, ajo që duan të shohin, megjithatë, është një përkrahje solide për palestinezët. Duan ta shohin zgjidhjen e këtij konflikti pa zgjerimin e tij. Ky është qëllimi, sepse nga pikëpamja strategjike, (zgjerimi i konfliktit) do të ishte një kauzë e humbur për arabët në rajon dhe për Iranin ngase ata e dinë që SHBA-ja është e përgatitur me forca të shumta në Mesdhe për t’u përballur me ndonjë përpjekje të Iranit për të provokuar konflikt me Izraelin. Mendoj që Presidenti Biden ka bërë gjënë e duhur duke i dërguar sinjal të qartë Hezbollahut dhe Iranit të mos ndërhyjnë në këtë konflikt pasi do të përballen me SHBA-të. Ishte një ndihmesë e jashtëzakonshme. Dhe përderisa Shtetet e Bashkuara mbajnë një qëndrim të tillë, dhe të tillë do ta mbajnë derisa të përfundojë kjo luftë, nuk do të ketë përshkallëzim. Ka konflikt të shtuar në Bregun Perëndimor, për shembull, por kjo nuk do të përkthehet në luftë me ndonjë shtet tjetër në Lindje të Mesme.

Izraeli nuk konfirmon se kur nis armëpushimi me Hamasin

Asnjë koment nga zyra e kryeministrit izraelit pas lajmit sipas të cilit armëpushimi, në bazë të marrëveshjes së shpallur mes Izraelit dhe Hamasit, duhet të fillojë nesër në orën 10 me orën lokale, ora 9 në Shqipëri. Kjo është raportuar nga Times of Israel, sipas së cilës Izraeli nuk e konfirmon orën edhe pse Hamasi foli për orën 10 të mëngjesit të nesërm dhe një zyrtar izraelit e konfirmoi këtë për CNN. Gjithashtu sipas BBC, marrëveshja midis Izraelit dhe Hamasit do të parashikonte fillimin e një armëpushimi nga nesër në orën 10:00, me lirimin e parë të pengjeve rreth orës 12:00.

Putin: Shfarosja e civilëve në Gaza është tronditëse

"Unë e kuptoj që kjo është një luftë, humbja e jetëve mund të jetë vetëm tronditëse" dhe "a nuk është shfarosja e popullsisë civile në Palestinë, në Rripin e Gazës sot tronditëse?". Presidenti rus Vladimir Putin tha këtë duke folur në samitin virtual të G20. “A nuk është tronditëse që mjekët duhet të kryejnë operacione te fëmijët, operacione abdominale, duke përdorur një bisturi në trupin e një fëmije pa anestezi?” shtoi Putin, “dhe fakti që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha se Gaza është kthyer në një vend të madh fëmijësh. varrezat, a nuk është kjo tronditëse?" Lajmin e bën të ditur Ria Novosti .

Papa: Konflikti Izrael-Hamas ka kaluar në “terrorizëm”

Papa Françesku ka thënë të mërkurën se konflikti mes Izraelit dhe Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – e ka tejkaluar luftën edhe është bërë “terrorizëm”.

Ai i bëri këto komente pas takimeve ndarëse me familjarët e pengjeve izraelite që po mbahen nga Hamasi dhe me palestinezët që kanë familjarë në Rripin e Gazës.

Duke folur para audiencës së tij të përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit pas takimeve në rezidencën e tij mëngjesin e së mërkurës, Françesku tha se dëgjoi nga afër se si “të dy palët janë duke vuajtur” në këtë konflikt.

“Kjo është ajo çfarë shkaktojnë luftërat. Por, këtu ne i kemi tejkaluar luftërat. Kjo nuk është luftë. Ky është terrorizëm”, tha Françesku.

Ai bëri thirrje për lutje në mënyrë që të dy palët nuk do “të vazhdonin me pasionet, të cilat, në fund, i vrasin të gjithë”.

Takimet dhe deklaratat e Françeskut vijnë disa orë pasi Qeveria e Izraelit dhe Hamasi u pajtuan për një ndërprerje katërditore të luftimeve, për të mundësuar lirimin e 50 pengjeve që po mbahen në Gazë, në shkëmbim të lirimit të 150 palestinezëve të burgosur në Izrael dhe hyrjes së ndihmave humanitare në territorin e rrethuar.

Izraeli e ka rrethuar Gazën dhe e ka bombarduar pareshtur prej se Hamasi kreu sulme në qytetet e Izraelit jugor, ku i vrau 1.200 njerëz, kryesisht civilë, sipas zyrtarët izraelitë.

Prej atëherë, më shumë se 13.000 palestinezë, rreth 40 për qind fëmijë, janë vrarë në Gazë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila udhëhiqet nga Hamasi. /REL

Detajet e marrëveshjes, për çdo peng izraelit do lirohen 3 të burgosur palestinezë

Marrëveshja për lirimin e pengjeve që do të lidhet midis Izraelit dhe Hamasit do të parashikonte shkëmbimin e tre të burgosurve palestinezë për çdo peng të liruar. Kështu shkruan media izraelite, sipas të cilave marrëveshja e propozuar parashikon lirimin e rreth 50 fëmijëve izraelitë dhe nënave të tyre në këmbim të një armëpushimi katërditor. Sipas kushteve të marrëveshjes të raportuara nga Jerusalem Post, Hamasi u zotua të gjejë fëmijët dhe nënat e mbajtura peng në Gaza. Në këmbim, Izraeli ra dakord të lirojë gratë dhe të miturit e përfshirë në akte terrorizmi nga burgjet izraelite. Për më tepër, të dyja palët pritet të konfirmojnë sigurimin e karburantit dhe ndihmës ekonomike për Rripin e Gazës.

Marrëveshja, do lirohen 30 fëmijë, 8 nëna dhe 12 gra izraelite

Marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit do të parashikonte lirimin e 30 fëmijëve, 8 nënave dhe 12 grave të tjera të marra peng nga terroristët gjatë sulmit të 7 tetorit. Këtë e raporton gazeta Haaretz. Duke folur për negociatat për lirimin e disa pengjeve izraelite nga Hamasi, presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se "ne jemi shumë afër, shumë afër… mund t'i sjellim disa prej këtyre pengjeve në shtëpi shumë shpejt, por nuk duam të hyjmë në detaje”. Biden shtoi se "kur të kemi më shumë për të thënë do ta bëjmë, por për momentin gjërat duket se po shkojnë mirë".

Netanyahu: Lufta me Hamasin do të vazhdojë pas armëpushimit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se marrëveshja me Hamasin - e cila është gati të miratohet nga qeveria - ishte "një vendim i vështirë, por i drejtë". Kryeministri shtoi se lufta do të vazhdojë edhe pas armëpushimit. Pengjet do të lirohen në disa faza. Netanyahu tha gjithashtu se presidenti amerikan Joe Biden e kishte përmirësuar marrëveshjen duke çuar në lirimin e më shumë pengjeve.

Putin harron Ukrainën: Situata në Gaza, katastrofë
Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Ndonëse prej shkurtit të vitit 2022 ka nisur një front lufte në Ukrainë, që ka pasur efekt në të gjithë botën, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për situatën e krijuar në Gaza, pas ndërhyrjes së Izraelit. Gjatë një fjalimi video për samitin e Brics, lideri rus u shpreh se në Gaza po ndodh aktualisht një katastrofë humanitare dhe kërkoi reagimin e komunitetit ndërkombëtar për t’i dhënë fund konfliktit të përgjakshëm. Sipas liderit rus, pauzat humanitare janë shumë të nevojshme për lirimin e pengjeve, evakuimin e civile, teksa kërkoi një zgjidhje politike për konfliktin izraelo-palestinez. Ndërkohë, presidenti kinez, një aleat i Putin ka kërkuar më herët thërritjen e një konference ndërkombëtare për situatën në Gaza.

Mediat izraelite: Mbyllet marrëveshja e pengjeve, Katari do të publikojë detaje

Katari do të publikojë sot detajet e marrëveshjes për lirimin e pengjeve. Kjo është thënë nga një burim i përfshirë në negociata, sipas raporteve të mediave izraelite. Sipas burimit, marrëveshja është “në prag të mbylljes”.

Momenti kur terroristët e Hamasit marrin peng dy vajza dhe i ekzekutojnë

Pamje të rënda janë të regjistruara gjatë masakrës së festivalit Nova. Pamjet tregojnë terroristët e Hamasit duke qëlluar dy gra teksa përpiqeshin të iknin. Pamjet u kapën nga kamerat e sigurisë në Kibbutz Alumim, i cili ndodhet vetëm në lindje të Izraelit ku u mbajt festivali, sipas kanalit Telegram South First Responders. Video tregon një grup që arrin në Kibbutz pasi ikën nga festivali, duke menduar se ata janë të sigurt nga çdo sulm i mëtejshëm, shkruan South First Responders, raporton Daily Mail. VIDEO

Liban, dy gazetarë dhe një civil të vrarë nga sulmi izraelit

Dy gazetarë dhe një civil u vranë në një sulm izraelit në Libanin jugor. Kështu raporton agjencia e lajmeve e qeverisë libaneze Nna, sipas së cilës sulmi vdekjeprurës ka ndodhur në zonën midis Tayr Harfa dhe Jebbin, në sektorin perëndimor të vijës së frontit midis Hezbollahut dhe Izraelit. Gazetarja pro-Hezbollah TV Al Mayadeen Farah Omar dhe producentja e saj Rabih Al Maamari janë mes viktimave.

Gaza, masakër në kampin e refugjatëve Nuseirat, trupat nën rrënoja

Të paktën 17 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën këtë mbrëmje në një sulm izraelit në kampin e refugjatëve Nuseirat, në jug të Gazës: këtë e raportoi agjencia palestineze e lajmeve Wafa, duke thënë se mes viktimave kishte edhe gra dhe fëmijë. Nuseirat është kampi ku janë strehuar edhe shumë njerëz të zhvendosur nga veriu, sipas urdhërit të ushtrisë izraelite. Fotoreporteri palestinez shkoi në vendin e masakrës dhe fotografoi disa trupa të pambrojtur nën rrënoja.

Izraeli: Banorët e komuniteteve përreth Gazës mund të kthehen

Banorët e komuniteteve brenda katër kilometrave ose më shumë nga Rripi i Gazës mund të kthehen në shtëpi. Këtë e kanë bërë të ditur mediat izraelite, duke cituar forcat e armatosura.

MPJD: Asnjë shtetas kosovar nuk ndodhet në Gazë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) tha të martën se asnjë shtetas kosovar nuk ka jetuar dhe nuk ndodhet në Rripin e Gazës tani, enklavën palestineze e cila është duke u përballur me sulme të vazhdueshme izraelite tash e shumë javë.

Izraeli i nisi bombardimet dhe pastaj një ofensivë tokësore në Gazë më 7 tetor, si përgjigje ndaj sulmeve të Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – në qytetet e Izraelit jugor, ku u vranë mbi 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen rreth 240 të tjerë.

Ministria e Jashtme tha për Radion Evropa e Lirë se në bazë të informatave të konfirmuara të Ambasadës së Kosovës në Jerusalem “asnjë shtetas i Kosovës nuk ka jetuar dhe nuk ndodhet në këto momente në Gaza”.

Evakuimi i shtetasve të huaj dhe palestinezëve me shtetësi të dyfishtë, përfshitë të plagosurve rëndë nga Gaza përmes pikëkalimit kufitar me Egjiptin, Rafah, nisi më 1 nëntor.

Deri më tani janë evakuuar mijëra njerëz, përfshirë 11 shtetas të Shqipërisë.

Ndërkohë, MPJD njoftoi se deri më tani 10 kosovarë janë evakuuar nga Izraeli, të gjithë në ditët e para të konfliktit.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael u ka ofruar të gjithëve mundësitë dhe lehtësirat e nevojshme për tu larguar nga vendi në ditët e para të konfliktit”, tha MPJD.

Por, ajo shtoi se tani më fluturimet e organizuara janë ndërprerë dhe “eventualisht secili duhet të gjejë mundësitë individualisht për t’u larguar” nga Izraeli.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael vazhdon të mbanë kontakte të rregullta me të gjithë shtetasit e mbetur në territor dhe konfirmohet se gjendja e tyre në përgjithësi është e mirë, sipas MPJD. /REL

Evakuohet nga Gaza familja shqiptare me 6 anëtarë

Një familje shqiptare me gjashtë persona është evakuar nga Gaza për shkak të luftës së Izraelit me Hamasin.

Largimin e sigurt të tyre e ka njoftuar ministri i Jashtëm Igli Hasani.

Më në fund, Eiadi, gruaja e tij dhe katër fëmijët e tyre të mitur u larguan nga Gaza dhe do t’i bashkohen pjesës tjetër të familjes që kanë mbërritur në Shqipëri në fillim të këtij muaji. Operacioni sfidues përfundoi me sukses sot në mesditë, falë bashkëpunimit të diplomatëve tanë në Tel Aviv dhe Kajro si dhe Ministrive të Jashtme të Izraelit dhe Egjiptit. Mirënjohje të gjithë kolegëve të përfshirë në këtë proces”, shprehet ministri i Jashtëm.

Egjipti: Zhvendosja e popullsisë është një vijë e kuqe për ne

Zhvendosja e popullatës palestineze nga Gaza është “vijë e kuqe”. Këtë e ka përsëritur ministri i Jashtëm egjiptian, Sameh Shoukri , gjatë takimit në Pekin mes një delegacioni të përbërë nga vende arabe, me shumicë myslimane dhe organizatat rajonale (Egjipt, Arabia Saudite, Jordani, Indonezia, PNA dhe OCI) me ministrin. i Punëve të Jashtme Kineze, Wang Yi. "Ekziston një politikë e deklaruar për të zhvendosur palestinezët nga Gaza, por qëndrimi i fortë i refuzimit të Egjiptit dhe vendeve arabe është një vijë e kuqe. Zhvendosja do të kërcënojë paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe të botës," tha Shoukri, si raportuar nga zëdhënësi i tij, Ahmed Abu Zeid, në rrjetin social

Izraeli refuzon të lirojë të burgosurit e lidhur me Hamasin

Izraeli po kontrollon "me përpikëri" të gjithë listën e emrave të të burgosurve palestinezë për të siguruar që asnjë nga ata që do të lirohen sipas marrëveshjes së mundshme me Hamasin nuk janë në asnjë mënyrë të lidhur me lëvizjen islamike. Hamasi nuk e di saktësisht se ku janë të gjithë njerëzit e rrëmbyer në Gaza (edhe sepse jo të gjithë janë në duart e tij: disa janë pengje të fraksioneve të tjera palestineze). Këto janë disa nga pengesat që për momentin pengojnë mbylljen e marrëveshjes mes Hamasit dhe Izraelit, siç thanë burimet egjiptiane për Wall Street Journal. Izraeli dhe Hamasi po i afrohen një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Katari dhe Egjipti për të arritur një armëpushim dhe për të liruar disa nga rreth 240 pengjet e mbajtura në Gaza.

Raketat e Hezbollahut godasin Izraelin

Baza e Biranit, në veri të Izraelit, thuhet se pësoi dëme të mëdha për shkak të një sulmi raketor të nisur nga Libani nga Hezbollahu . Këtë e raporton “Times of Israel”, duke cituar pamjet e pasojave të sulmit të publikuara në rrjetet sociale. Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) kishin raportuar më parë se bombardimi kishte shkaktuar një zjarr pranë bazës. Si kundërpërgjigje, Izraeli goditi objektivat e Hezbollahut në Liban.

Xi dhe Macron: Parimi i 2 shteteve, zgjidhja e vetme për konfliktin

Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron ranë dakord se parimi i dy shteteve "është zgjidhja e vetme për të zgjidhur konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit". CCTV raportoi këtë kur raportoi për një bisedë midis dy krerëve të shtetit. Telefonata vjen pak ditë pas vizitës në Kinë të ministres së Jashtme franceze Catherine Colonna dhe pas takimeve të sotme të ministrit të Jashtëm kinez Wang Yi me një delegacion nga PNA dhe vendet arabo-islame. Sipas TV kinez, Xi dhe Macron kanë rënë dakord të "vazhdojnë të mbajnë komunikimin për çështjet ndërkombëtare dhe rajonale me interes të përbashkët dhe të kontribuojnë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit botëror".

UNRWA: Rreth 1.7 milionë njerëz të zhvendosur në Gaza

Numri i personave të zhvendosur në Rripin e Gazës ka arritur në rreth 1.7 milionë. Kjo u njoftua nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punësimin e Refugjatëve Palestinez (UNRWA), duke specifikuar se rreth 900 persona të zhvendosur tani janë të mirëpritur në shkollat ​​e Agjencisë së OKB-së, ndërsa qindra mijëra të tjerë jetojnë në rrugë. UNRWA tha se megjithëse e njoftoi Izraelin për vendndodhjen e saktë të objekteve të tij, më shumë se 70 prej tyre u dëmtuan nga bombardimet. Për më tepër, organizata tha se uji i kontaminuar ka çuar në përhapjen e sëmundjeve dhe se ka frikë nga një epidemi kolere.

Vriten 2 ushtarë të tjerë izraelitë në Gaza, 58 gjithsej

Ushtria izraelite ka njoftuar vdekjen e dy ushtarëve të tjerë në luftime në Gaza. Kështu tha zëdhënësi ushtarak. Numri i përgjithshëm i ushtarëve të vrarë që nga fillimi i operacioneve tokësore në Rripin e Gazës tani është 58.

Washington Post: Marrëveshja Izrael-Hamas, armëpushim 5-ditor, lirohen dhjetëra pengje

Izraeli, Hamasi dhe Shtetet e Bashkuara janë afër një marrëveshjeje paraprake për të liruar dhjetëra gra dhe fëmijë pengje në Gaza në këmbim të një pauze pesë-ditore në luftime. Këtë e raporton Washington Post, duke cituar disa burime, sipas të cilave lirimi i pengjeve duhet të fillojë në ditët në vijim. Sipas marrëveshjes prej gjashtë faqesh, të gjitha palët zotohen të ngrijnë operacionet luftarake për të paktën pesë ditë, ndërsa 50 ose më shumë pengje lirohen në grupe çdo 24 orë. Mbikëqyrja ajrore do të monitorojë lëvizjet në terren.

Izraeli: Ushtarja Noa Marciano u vra nga Hamasi në spitalin al-Shifa

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite (IDF) kundëradmirali Daniel Hagari tha se ushtarja Noa Marciano - vdekja e të cilës u njoftua të martën - u vra nga Hamasi dhe jo nga një sulm ajror izraelit. Duke cituar një raport mjekësor dhe informacione të inteligjencës, Hagari tha se Marciano, 19 vjeçe, u plagos në një granatim të ushtrisë izraelite dhe më vonë u dërgua në spitalin Al-Shifa. Këtu ajo do të ishte vritej nga Hamasi. Nuk është hera e parë që nga 7 tetori që Hamasi deklaron se disa nga 239 pengjet e kapur më 7 tetor, vdiqën pas sulmeve izraelite në Rripin e Gazës. Më 26 tetor, për shembull, Hamasi përhapi lajmin se në këtë mënyrë ishin vrarë pothuajse 50 të burgosur. Megjithatë, ky është rasti i parë që lajmi shoqërohet me pamje dhe një emër specifik.

Izraeli gjen një tunel të fortifikuar, nën spitalin Al Shifa në Gaza

Ushtria izraelite tha të dielën se kishte zbuluar një tunel të gjatë prej 55 metrash, 10 metra nën kompleksin e spitalit Al-Shifa të Gazës. Izraeli thotë se tuneli ishte i pajisur me shkallë, një derë të blinduar dhe një të çarë që mund të përdoret nga snajperët për të bllokuar forcat izraelite që të hyjnë brenda. Forcat mbrojtëse të Izraelit thonë gjithashtu se boshti i tunelit ishte në një pjesë të kompleksit spitalor ku javën e kaluar u gjet një automjet i mbushur me armë.

Ushtria izraelite njofton se ishte ende duke hulumtuar se deri ku arrin tuneli. “Gjetjet vërtetojnë qartë se ndërtesa të shumta në kompleksin e spitalit përdoren nga Hamasi si mbulesë për infrastrukturën dhe aktivitetet terroriste”, thotë ushtria e Izraelit. Ushtria izraelite është nën trysni për të mbështetur pohimet e saj se spitali Al-Shifa është përdorur psi bunker e qendër komanduese e Hamasit, grupit militant palestinez që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur si organizatë terroriste. Hamasi dhe personeli i spitalit i kanë mohuar akuzat. Ndërkohë nga spitali Al-Shifa të dielën u evakuan mbi 30 foshnje të sapolindura. LEXO MË SHUMË

Irani thirrje vendeve myslimane: Ndërprisni lidhjet politike me Izraelin

Udhëheqësi suprem i Iranit Ali Khamenei u kërkoi shteteve myslimane që “të paktën të ndërpresin lidhjet e tyre politike me Izraelin për një periudhë të kufizuar kohore”.

Gjatë një konference të përbashkët midis anëtarëve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe Lidhjes Arabe të mbajtur në Riad, vendet myslimane nuk ranë dakord për vendosjen e sanksioneve kundër Izraelit, siç kërkoi presidenti iranian Ebrahim Raisi.

Kujtojmë se Ayatollah Ali Khamenei ishte takuar në fillim të muajit me liderin e organizatës palestineze Hamas, të mbështetur nga Teherani, Ismail Haniya, i cili “e informoi Khamenein për zhvillimet e fundit në Rripin e Gazës, për krimet e regjimit sionist në Gaza, si dhe për zhvillimet në Bregun Perëndimor”.

Republika Islamike tha se mbështet Hamasin, por nuk kishte luajtur asnjë rol në sulmin e befasishëm të grupit ndaj Izraelit muajin e kaluar.

TV izraelit: Marrëveshje e mundshme për lirimin e 87 pengjeve

TV izraelit N12 , pas Washington Post , raportoi gjithashtu një marrëveshje të mundshme për lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës. Sipas TV, Hamasi ka sinjalizuar se është i gatshëm në parim të lirojë 87 pengje. Midis tyre janë 53 gra, fëmijë dhe të rinj izraelitë dhe 34 të huaj. Në këmbim, Izraeli pritet të zbatojë një armëpushim pesë-ditor në Rrip dhe të lirojë një numër të paspecifikuar grash dhe të miturish nga burgjet e tij. Hamasi bën thirrje që të lejohet më shumë karburant në enklavën palestineze. N12 saktëson, megjithatë, se ende nuk është e qartë nëse marrëveshja do të kalojë, duke qenë se kreu i Hamasit në Rripin e Gazës, Yahya al-Sinwar, ende nuk ka dhënë një përgjigje të qartë dhe përfundimtare përmes ndërmjetësve në Katar.

Protestuesit izraelitë rrethojnë Netanyahun: Kthe në shtëpi pengjet e Hamasit

Marshi Pesëditor përfundon ashtu siç filloi. Me kërkesën drejtuar qeverisë për të sjellë pengjet në shtëpi “tani dhe me çdo kusht”, dhe me konfirmimin zhgënjyes se ende nuk është arritur një marrëveshje me Hamasin. "Pra, Netanyahu duhet të shkojë tani!", bërtet 77-vjeçari Raphael Malenovitz. Jemi përballë Knessetit, parlamentit izraelit, autobusët e familjarëve nisin të marrin rrugën e kthimit për në Tel Aviv, ku do të takohen me ministrat e kabinetit të luftës.

OBSH: 32 foshnje nuk janë evakuuar nga spitali më i madh në Gazë

Ekipi i Kombeve të Bashkuara tha më 19 nëntor se 291 pacientë kanë mbetur në spitalin më të madh në Gazë, pasi trupat izraelite evakuuan pacientët e tjerë. Në mesin e atyre që kanë mbetur në spital janë 32 foshnje në gjendje jashtëzakonisht kritike, pacientë me plagë jashtëzakonisht të infektuara dhe ata që kanë lëndime në shtyllën kurrizore dhe nuk mund të lëvizin.

Ekipi i OKB-së ishte në gjendje të qëndronte në spitalin Shifa për një orë pasi pothuajse 2.500 persona të zhvendosur, pacientë që mund të lëviznin dhe stafi mjekësor u larguan nga ndërtesa e spitalit mëngjesin e së shtunës, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë, që udhëhoqi këtë mision. OBSH tha se 25 pjesëtarë të stafit shëndetësor janë ende në spital, së bashku me pacientët.

“Pacientët dhe stafi mjekësor, me të cilët kemi biseduar, ishin të tmerruar për sigurinë dhe shëndetin e tyre dhe na u lutën për evakuim”, tha agjencia, duke e përshkruar Shifan si zonë të vdekjes. Kjo agjenci tha se edhe më shumë ekipe do të tentojnë të shkojnë në Shifa në ditët në vijim, në tentim për të evakuuar pacientët në jug të Gazës, ku spitalet po ashtu janë të mbingarkuara.

Izraeli për një kohë të gjatë ka pretenduar se Hamasi – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka një qendër komanduese brenda dhe nën Shifa. Izraeli e ka përshkruar spitalin si cak kyç të luftës së tij për t’i dhënë fund sundimit të Hamasit në Gazë, pas sulmeve të grupit ekstremist në jug të Izraelit gjashtë javë më parë, sulme që nxitën luftën.

Hamasi dhe stafi i spitalit mohojnë këto pretendime. Trupat izraelite që gjenden në spital, për ditë të tëra po kryejnë bastisje në ndërtesë. Trupat kanë pretenduar se kanë gjetur pistoleta dhe armë të tjera dhe u kanë treguar gazetarëve hyrjen e një tuneli. Por, këto pretendime të ushtrisë izraelite nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Largimet masive të shtunën nga spitali nga Izraeli u përshkruan si largime vullnetare. Por, OBSH-ja tha se ushtria kishte lëshuar urdhër për evakuim dhe disa prej të larguarve e përshkruan situatën si eksod me forcë.

Gjetkë në veri të Gazës, dhjetëra persona janë vrarë në kampin e refugjatëve Xhabalija, ku sipas dëshmitarëve një sulm izraelit godit vendstrehimin e OKB-së të shtunën. Si pasojë e sulmit ajror u shkatërrua një shkollë në këtë kamp, thanë të mbijetuarit.

Ushtria izraelite, që vazhdimisht u ka bërë thirrje palestinezëve që të largohen nga veriu i Gazës, tha se trupat e saj ishin aktive në këtë zonë “me synim për të shënjestruar terroristët”.

Në jug të Gazës, një sulm ajror izraelit goditi një kompleks banimi në Han Junis të shtunën, duke lënë të vrarë të paktën 26 palestinezë, sipas mjekëve në spitalin ku u dërguan viktimat.

Mbi 11.500 palestinezë janë vrarë, sipas të dhënave të paraqitura nga autoritetet shëndetësore palestineze. Edhe 2.700 të tjerë janë raportuar të zhdukur dhe të cilët besohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Në shifrat e viktimave, të paraqitura nga autoritetet shëndetësore në Gazë, nuk bëhet dallimi midis civilëve dhe luftëtarëve të Hamasit. Izraeli ka thënë se ka vrarë mijëra luftëtarë të Hamasit.

Ndërkaq, afër 1.200 persona janë vrarë në Izrael, shumica civilë, gjatë sulmeve të 7 tetorit të Hamasit. Hamasi po ashtu ka kapur pengje afër 240 persona. Ushtria izraelite ka thënë se gjatë luftës i janë vrarë 52 ushtarë.

Deri më tani, Hamasi ka liruar katër pengje, Izraeli ka shpëtuar një dhe trupat e pajetë të dy pengjeve janë gjetur afër spitalit Shifa, zonë ku ka pasur luftime të ashpra.

Izraeli, SHBA-ja dhe Katari, i cili ndërmjetëson me Hamasin, kanë negociuar për javë të tëra për lirimin e pengjeve. Të shtunën një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë sugjeroi se lirimi i pengjeve duhet të përfundojë përpara se në Gazën e rrethuar nga Izraeli të hyjë ndihma humanitare për 2.3 milionë palestinezët që jetojnë në këtë territor. /REL

Izraeli mohon akuzat: Nuk kemi kërkuar asnjëherë evakuimin e spitalit al-Shifa

Ushtria izraelite "nuk ka urdhëruar në asnjë moment evakuimin e pacientëve apo mjekëve" nga spitali al-Shifa. Zëdhënësi ushtarak tha këtë, duke shpjeguar se ushtria në vend të kësaj kishte "një kërkesë nga drejtori i al-Shifa për të lejuar banorët e tjerë të Gazës që ishin në spital dhe që dëshironin të evakuoheshin ta bënin këtë nëpërmjet një rruge të sigurt". "Stafi mjekësor do të qëndrojë në spital - shtoi ai - për të ndihmuar pacientët që nuk mund të evakuohen".

Mediat: Izraeli lëshon bomba fosfori në Libanin jugor

Ushtria izraelite godet Libanin jugor me bomba fosfori, një lloj arme e ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar në zonat e banuara nga civilë. Kështu ka raportuar agjencia qeveritare libaneze Nna, sipas së cilës ushtria izraelite së fundmi ka gjuajtur bomba fosfori pranë Marwahin, në sektorin perëndimor të vijës blu të demarkacionit midis dy vendeve. Në orët e fundit, forcat ajrore dhe artileria izraelite kanë bombarduar vazhdimisht zonat e banuara nga civilë në Libanin jugor, afër vijës së frontit midis Hezbollahut dhe Izraelit. Kjo është raportuar nga agjencia qeveritare libaneze Nna, sipas së cilës vendet e goditura nga zjarri i armikut variojnë nga zona bregdetare e Mesdheut deri në fushën Hula në brendësi: Naqura, Ramie, Ayta Shaab, Aytarun, Rmeish, Qawzah, Jabal Blat, Yarin, Debel dhe Hula. Ndërkohë, Hezbollah njoftoi se iu përgjigj sulmeve ajrore dhe artilerie izraelite në Libanin jugor duke synuar pozicionet e ushtrisë izraelite pranë vijës së demarkacionit midis dy vendeve. Sipas njoftimeve për shtyp të Hezbollahut, pozicionet izraelite në zonat e Shtula, Nahal Betzet, Jordeikh, Wadi Sasa, Khallet Warde dhe Raheb ishin në shënjestër.

Rikthehen linjat telefonike në Gaza

Pas një pezullimi prej rreth 24 orësh, linjat telefonike në Rripin e Gazës u riaktivizuan. Kjo bëhet e ditur nga burime vendase sipas të cilave situata është normalizuar gradualisht që nga mbrëmja e djeshme.Ky zhvillim i atribuohet hyrjes në Rripin e një sasie karburanti, të autorizuar dje nga qeveria izraelite pas kërkesave të përsëritura nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, dy kompanitë kryesore telefonike të Gazës kanë paralajmëruar klientët se nëse këto furnizime do të ndërpriten, komunikimet telefonike gjithashtu mund të ndërpriten përsëri.

Izrael, protestë para zyrës së Netanyahut për lirimin e pengjeve të Hamasit

Marshi izraelit për të kërkuar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës që nga sulmi i tmerrshëm i 7 tetorit në Izrael ka mbërritur në periferi të Jerusalemit, në Mevaseret Sion. Kjo është raportuar nga Times of Israel , sipas së cilës pjesëmarrësit synojnë të arrijnë në zyrën e kryeministrit pasdite.

Irani i kundërvihet Izraelit: Akuza të rreme në lidhje me spitalin al-Shifa

Pasi autoritetet e regjimit izraelit nuk arritën të provonin akuzat e tyre të rreme për spitalin al-Shifa, ushtria e tyre rifilloi sulmet ndaj spitaleve të tjera në Gaza”. Kështu shkruan zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Teheranit, Nasser Kanaani, në rrjetin social X. Sipas tij, "sulmet ndaj spitaleve jordaneze dhe indoneziane janë një tjetër manifestim i agresionit dhe brutalitetit të regjimit". "Sulmi i spitaleve është në kundërshtim me të gjitha standardet e të drejtave të njeriut - këmbëngul ai - me të drejtën ndërkombëtare, Konventat e Gjenevës dhe e bën natyrën kriminale të këtij regjimi edhe më të qartë për botën".

Izraeli: Gjetëm sasi të mëdha armësh në shkollën e Gazës

Ushtarët izraelitë nga njësia speciale Duvdevan bastisën infrastrukturat e ndryshme të Hamasit në Gaza. Në njërën prej tyre – tha zëdhënësi ushtarak – “në një shkollë u gjetën sasi të mëdha armësh dhe pajisjesh ushtarake”. Në luftime - vazhdoi ai - u vranë "operativë të Hamasit".

SHQIP
Erdoğan dhe Steinmeier në Berlin diskutojnë rreth Gazës

Presidenti i Türk, Recep Tayyip Erdoğan, u takua në Berlin me homologun e tij gjerman Frank-Walter Steinmeier, ku diskutuan sulmet e Izraelit në Gaza si dhe marrëdhëniet midis dy vendeve, raporton Anadolu.

Sipas një deklarate nga Drejtoria e Komunikimeve të Türkiyes, në takimin e mbajtur në Pallatin Bellevue, rezidenca zyrtare e presidentit Steinmeier, Erdoğan tha: "Sulmet e Izraelit në tokat palestineze duhet të pushojnë dhe është thelbësore përgjigja globale ndaj shkeljeve izraelite të të drejtave të njeriut".

“Duhet të vendoset menjëherë një armëpushim në rajon, duhet të dërgohet ndihma humanitare, pasi njerëzimi humb çdo ditë që gjakderdhja vazhdon”, shtoi Erdoğan, i cili ndodhet në një vizitë pune njëditore në Berlin.

"Përveç bashkëpunimit për të siguruar një armëpushim në rajon dhe dërgimin e shpejtë të ndihmave humanitare, të dy liderët ranë dakord se struktura me dy shtete është zgjidhja e vetme për paqen e përhershme", theksohet në deklaratë.

Bashkë me presidentin Erdoğan në Berlin mbërritën edhe ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ministri i Tregtisë, Ömer Bolat, drejtori i komunikimeve të presidencës, Fahrettin Altun, kreu i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës, İbrahim Kalın dhe kryekëshilltari i presidentit, ambasadori Akif Çağatay Kılıç.

Takimi vjen në një moment vendimtar për konfliktin Izrael-Palestinë, pasi Erdoğan dhe protestuesit në mbarë botën shprehin zemërimin dhe zhgënjimin në rritje për mungesën e një përgjigjeje më të fortë ndaj atyre që ata i quajnë shkelje humanitare dhe madje edhe krime lufte nga Izraeli.

Teksa Izraeli ka bastisur spitalet ditët e fundit dhe nuk tregon shenja për të hequr dorë nga sulmet e tij, çdo mundësi për të arritur një armëpushim do të kërkojë presion më të fortë dhe një përgjigje më të unifikuar ndërkombëtare.

SHQIP
Ekspertët e OKB-së paralajmërojnë për gjenocid në zhvillim në Gaza

Veprimet e Izraelit në Gaza “tregon për një gjenocid në zhvillim”.

Kështu u shprehën një grup ekspertësh të pavarur të të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara, në një pretendim të hedhur poshtë nga ministria e Jashtme izraelite.

Ekspertët – shumë prej të cilëve njihen si raportues specialë të OKB-së, thanë se “shkeljet e rënda të kryera nga Izraeli kundër palestinezëve pas 7 tetorit, veçanërisht në Gaza, tregojnë për një gjenocid në zhvillim,” sipas një njoftimi për shtyp nga OKB.

Grupi i Procedurave Speciale për të Drejtat e Njeriut.

Ekspertët i përshkruan veprimet e Izraelit si “përdorim i armatimit të fuqishëm me ndikime të natyrshme pa dallim, që rezulton në një numër kolosal të vdekjeve dhe shkatërrim të infrastrukturës së qëndrueshme”, dhe argumentuan në deklaratë se këto veprime nuk mund të justifikoheshin si vetëmbrojtje.

SHQIP
Shkon në 12 mijë, numri i palestinezëve të vrarë

Të paktën 12,000 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, sipas zyrës së mediave qeveritare e udhëhequr nga Hamasi.

Midis viktimave janë 5,000 fëmijë, shkruan Sky News.

Të premten, autoritetet palestineze shëndetësore thanë se më shumë se 11,470 njerëz ishin vrarë.

Rreth 2700 persona janë raportuar gjithashtu të zhdukur.

Rreth 1200 njerëz janë vrarë në Izrael, kryesisht gjatë sulmit fillestar të Hamasit më 7 tetor, dhe rreth 240 u zunë robër.

SHQIP
Përballë kritikave, Shtetet e Bashkuara përdorin një mjet të njohur të politikës së jashtme

Ndërkohë që trysnia ndaj Izraelit po shtohet për shkak të numrit të shtuar të të vrarëve në Gazë dhe pamjet rreth vuajtjeve të palestinezëve po vërshojnë në rrjetet sociale, Shtetet e Bashkuara po i drejtohen një mjeti të testuar në traditën e politikës së tyre të jashtme: publikimit të informacioneve të zbulimit.

Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni njoftuan të martën se Shtetet e Bashkuara kanë informacion që mbështet pretendimet e Izraelit, se Hamasi, të cilin Uashingtoni e ka shpallur organizatë terroriste para shumë kohe, po shfrytëzonte spitalin Shifa në Gazë si qendër komande për organizimin e sulmeve kundër Izraelit.

“Kemi informata që konfirmojnë se Hamasi po përdor spitalin në fjalë si nyje të komandës dhe kontrollit,” zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare John Kirby u tha gazetarëve që po udhëtonin me Presidentin Biden.

“Kanë armë të strehuara aty dhe janë të gatshëm t’i përgjigjen operacionit ushtarak izraelit në këtë kompleks ndërtesash,” tha zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Sighn, duke shtuar se spitali Shifa ishte vetëm njëri prej spitaleve që shfrytëzohen nga Hamasi dhe grupi aleat i tij Xhihadi Islamik Palestinez “për t’u fshehur, zhvilluar operacionet e tyre ushtarake dhe për të mbajtur pengjet.”

Kjo taktikë e publikimit të informacioneve të zbulimit – që Shtëpia e Bardhë i konsideron si pjesë të komunikimit strategjik – po shndërrohet gjithnjë e më shumë në mjet që administrata e Presidentit Biden po e përdor sa herë që ka nevojë të ndikojë te opinioni publik ndërkombëtar.

Përdorimi më i njohur dhe më i hershëm i kësaj taktike u bë në prag të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022, kur Shtëpia e Bardhë publikoi me shpejtësi dhe ndau me aleatët dhe publikun provat për shtimin e forcave ushtarake të Rusisë, duke mobilizuar përkrahjen për Ukrainën.

Shtëpia e Bardhë po ashtu përdori këtë metodë për t’iu kundërpërgjigjur pretendimeve të Kinës rreth balonës spiune që përshkoi pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara në fillim të këtij viti dhe për të penguar krizën e mundshme në Mali, të nxitur nga mercenarët e grupit paramilitar rus Wagner.

Dhe tani, në rastin e Izraelit.

“Menduam se është e rëndësishme që bota ta dijë saktësisht se si Hamasi ka zgjedhur të fshihet prapa popullsisë civile dhe të përdorë civilët, përfshirë ata në spitale, si mburoja të gjalla,” një zyrtar i lartë amerikan i tha Zërit të Amerikës me kusht që të mos i përmendet emri.

Përzgjedhja e spitalit Shifa në veçanti “si një vend për të planifikuar operacionet ushtarake”, sipas zyrtarit, “është shkelje e ligjeve të luftës.”

Njoftimet nga Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni u panë me dyshim në platformat e rrjeteve sociale, ku u drejtuan akuza ndaj Shteteve të Bashkuara se po gënjenin në përpjekje për të mbuluar dëmet nga sulmet e Izraelit, ose se vlerësimet e tyre po i mbështesnin vetëm te pretendimet e Izraelit.

Hamasi, gjithashtu, i hodhi poshtë akuzat e Uashingtonit.

“I dënojmë fuqishëm dhe i kundërshtojmë këto pohime,” deklaroi Hamasi përmes një deklarate të lëshuar të martën në kanalin e grupit në platformën Telegram. “Këto deklarata i japin dritë jeshile pushtuesit izraelit të kryejnë masakra tjera brutale.”

Pas disa orëve, forcat izraelite filluan atë që e quajtën “operacion preciz, që ka në shënjestër” luftëtarët e Hamasit në Shifa.

Zyrtari amerikan i tha Zërit të Amerikës se përkimi i kohës së fillimit të operacionit izraelit me deklaratat e bëra nga Shtëpia e Bardhë dhe Pentagonit ishte një rastësi.

“Publikimi (i informacionit të zbulimit) nuk ka të bëjë aspak me kornizën kohore të operacionit, apo me ndonjë proces vendimmarrës nga Forcat e Armatosura Izraelite,” deklaroi një zyrtar. “Nuk duam të shohim bombardime, apo luftime nëpër spitale dhe besojmë që pacientët dhe civilët duhet të mbrohen.”

Zyrtarë të tjerë amerikanë gjithashtu i mohuan akuzat se vlerësimi i Uashingtonit ishte bazuar në informacionet e zbulimit të Izraelit, duke thënë se vlerësimi amerikan është bazuar në informacionin e mbledhur nga disa agjenci amerikane.

Gazeta “Wall Street Journal” njoftoi të mërkurën se vlerësimi amerikan se Hamasi po përdorte Shifën si bazë të operacioneve të tij erdhi pjesërisht nga përgjimi i komunikimit mes militantëve brenda kompleksit spitalor.

Ish zyrtarë të zbulimit dhe analistë me të cilët bisedoi Zëri i Amerikës thanë se zakonisht vlerësimi amerikan bazohet në përgjime të komunikimit, të njohura me emrin “SIGINT” dhe njerëz që shërbejnë si burime informacioni.

“Një prej mënyrave për të ardhur te një informatë e tillë është ta kesh konfirmuar atë me një burim të besueshëm të Hamasit, që do të thotë se ke pasur një burim që të ka treguar diçka të tillë, ose për shkak se ke hasur në një përgjim që ka zbuluar një informatë të tillë”, një ish zyrtar perëndimor i kundër-terrorizmit i tha Zërit të Amerikës me kusht që të mos i përmendet emri për shkak të natyrës së ndjeshme të mbledhjes së informacionit të zbulimit.

Shtetet e Bashkuara janë në gjendje të përgjojnë komunikimin e pjesëtarëve të Hamasit. Në fillim të nëntorit, Pentagoni konfirmoi se kishte nisur dronë të paarmatosur mbi Gazë më 7 tetor për të ndihmuar në gjetjen e pengjeve të rrëmbyera gjatë sulmit terrorist të Hamasit.

Larry Pfeiffer, ish shefi i personelit të Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA, dhe ish drejtor i lartë i Dhomës së Situatave të Shtëpisë së Bardhë, i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë mundësi të përdorin informacione të grumbulluara nga satelitët, si dhe kapacitete kibernetike për të përcaktuar me saktësi se si po operon Hamasi.

“Deklarata e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe e Pentagonit ishte mjaft bindëse,” tha ai. “Kjo më bën të mendoj se ka prova të forta që kanë dalë nga informacionet e mbledhura nga pala amerikane, apo nga ato izraelite, që janë vërtetuar në mënyrë të pavarur.”

Izraeli të mërkurën në mbrëmje filloi të publikojë pamje dhe prova të tjera nga operacioni në spitalin Shifa, për të cilat tha se vërtetojnë vlerësimet izraelite dhe amerikane se Hamasi kishte përdorur spitalin si qendër komanduese. Pamjet tregojnë çanta, pushkë automatike, municion, granata dhe uniforma, si dhe armatime dhe pajisje tjera.

Sikurse deklaratat e institucioneve amerikane, pretendimet e Izraelit u pritën me dyshim në rrjetet sociale, ku disa akuzonin Izraelin se i kishte montuar provat.

Por disa nga ish zyrtarët e zbulimit i thanë Zërit të Amerikës se dëshmitë e siguruara nga Izraeli nuk duhet të injorohen.

“Videot e forcave të armatosura izraelite që tregojnë armët e gjetura në Shifa janë gjithsesi me peshë, sepse dëshmojnë se si Hamasi e ka shfrytëzuar spitalin, që teknikisht përbën një krim lufte,” tha ish zyrtari i lartë i CIA-s Marc Polymeropoulos, i cili e ka kaluar një pjesë të karrierës së tij duke punuar në Lindje të Mesme.

“Megjithatë, duke marr parasysh që Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli pretendojnë se brenda spitalit ekzistonte një nyje e rëndësishme e komandës së Hamasit, do të duhen dëshmi shtesë, si për shembull xhirime të tuneleve nën spital, që të mbështesë pretendimet e shërbimeve të zbulimit dhe për të lehtësuar shqetësimet ndërkombëtare,” shtoi ai.

Megjithatë, zoti Polymeropoulos dhe ish zyrtarë të tjerë besojnë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të publikuar informacionin e zbulimit për shfrytëzimin e spitaleve nga Hamasi do të ketë ndikim, edhe nëse do të kërkojë më shumë kohë për të pasur efekt.

“Qartazi është bërë në këtë formë për t’iu dhënë pak hapësirë izraelitëve,” tha ish zyrtari Polymeropoulos.

“Informacioni i drejtohet një audience globale, për shkak të zemërimit ndërkombëtar, por edhe vendore,” tha ai, duke theksuar se administrata e Presidentit Biden po përballet me kritika të shtuara brenda vendit për përkrahjen e palëkundur që i jep fushatës së Izraelit.

Ish zyrtari perëndimor i kundër-terrorizmit po ashtu theksoi se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të mbështetur pretendimet e Izraelit me informacione nga zbulimi amerikan, mund t’i sigurojë edhe pak kohë Izraelit në lidhje me qeveritë arabe dhe të shteteve myslimane, ku durimi po zbehet.

“Ndoshta ky është ai moment në konflikt, kur njerëzit fillojnë të luhaten,” sipas zyrtarit. “Publikimi i informacionit të zbulimit qartazi ndihmon në hartimin e kontekstit se pse Izraeli duhet të përgjigjet në mënyrën se si është përgjigjur.”

OBSH: Duam të ngremë spitale të improvizuara në Gaza
Spital ne Gaza
Spital ne Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dëshiron të krijojë spitale në terren në Rripin e Gazës. Kështu deklaroi përfaqësuesi i OBSH-së për territoret palestineze, Richard Peeperkorn. Këtë e raporton Al Jazeera. Përfaqësuesi i OBSH-së kujtoi se para luftës në Gaza spitalet kishin rreth 3500 shtretër ndërsa tani janë vetëm 1400. Ai shtoi se çdo ditë nga 50 deri në 60 pacientë me sëmundje të rënda duhet të transportohen urgjentisht jashtë enklavës për trajtim në Egjipt. Megjithatë, Peeperkorn nuk sqaroi nëse Izraeli pranon ndërtimin e spitaleve në terren dhe evakuimin e të sëmurëve.

Blinken, Netanyahut: Nuk do ta pushtoni Gazën


Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken, shikon teksa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, flet para mediave pas një takimi në Tel Aviv më 12 tetor 2023.
Sekretari i SHBA, Blinken gjatë një takimi me Netanyahu

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi se i kishte thënë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se "nuk mund të ketë një riokupim të Gazës nga" shteti hebre, por pranoi se "mund të ketë nevojë për një periudhë tranzicioni për efekt sigurie në Rripin e Gazës". Këtë e kanë raportuar mediat amerikane. Duke folur për ABC, Blinken tha se "kur bëhet fjalë për të ardhmen e Gazës, sipas gjykimit tonë ajo duhet të jetë nën sundimin palestinez dhe duhet të ketë gjithashtu siguri. Është e domosdoshme, nëse duam të kemi paqe dhe siguri të qëndrueshme. se ne në fakt ecim përpara për të siguruar që palestinezët të kenë të drejta politike, aftësi për të qeverisur veten dhe për të marrë vendime për të ardhmen e tyre në shtetin e tyre”, shtoi shefi i diplomacisë amerikane.

OKB: Sot nuk ka operacione humanitare nga vendkalimi Rafah, shkak mungesa e karburantit

Sot "nuk do të ketë një operacion ndihme ndërkufitare në vendkalimin Rafah" midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit: njoftoi dje në mbrëmje agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRWA). "Rrjeti i komunikimit në Gaza është ndërprerë sepse nuk ka karburant. Kjo e bën të pamundur menaxhimin ose koordinimin e autokolonave të ndihmave humanitare", thuhet në mesazhin e publikuar në X.

Ndalen ndihmat jetike, Gaza ngel pa sisteme komunikimi

Sistemet e komunikimit në Rripin e Gazës kanë mbetur jashtë funksionit që nga e enjtja, teksa mungesa e karburanteve ka pamundësuar energjinë për operimin e internetit dhe të rrjeteve të telefonisë, duke i detyruar agjencitë e ndihmave që të ndalin dërgesat ndërkufitare të furnizimeve humanitare, teksa kanë paralajmëruar se njerëzit së shpejti mund të vdesin nga uria.

Izraeli është futur më thellë në Qytetin e Gazës, ndërsa trupat e tij kanë kërkuar nëpër spitalin më të madh të Gazës, Shifa, për gjurmë të një qendre komanduese të grupit radikal palestinez, Hamas – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian – që ushtria izraelite pohon se ndodhej nën ndërtesë.

Ajo ka publikuar pamje që ka thënë se shfaqin hyrjen e një tuneli, si dhe një grumbull armësh të gjetura në një kamion brenda spitalit, por jo edhe dëshmi për qendrën komanduese, që Hamasi dhe stafi i Shifas kanë mohuar se ekziston.

Lufta, tani në javën e saj të gjashtë, është nxitur nga sulmi i 7 tetorit që luftëtarët e Hamasit e kryen në jug të Izraelit, në të cilin sulmuesit e grupit palestinez vranë mbi 1.200 persona, kryesisht civilë, dhe morën peng rreth 240 burra, gra e fëmijë.

Gaza tani po pranon vetëm 10 për qind të furnizimeve të nevojshme ushqimore në ditë, ndërsa dehidrimi dhe uria po rriten, teksa gati të gjithë nga 2.3 milionë banorët e territorit kanë nevojë për ushqim, ka thënë Abeer Etefa, zëdhënëse rajonale për Lindjen e Mesme e Programit Botëror të Ushqimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Njerëzit po përballen me rrezikun e afërt të vdekjes nga uria”, është shprehur ajo nga Kajro.

Teksa pak kamionë po futen në Gazë, ndërsa karburantet për shpërndarjen e ushqimit po mungojnë, “nuk ka mënyrë për t’i përmbushur nevojat aktuale të urisë”, ka thënë Etefa, të enjten.

“Sistemet ekzistuese të ushqimit në Gazë praktikisht po përballen me kolaps”.

Rënia nga sistemi e rrjetit të komunikimeve, që është kritik për koordinimin e dërgesave të ndihmave, nënkupton përkeqësim të mëtejmë të gjendjes. Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, ka thënë se asnjë dërgesë ndihmash nuk mund të futet të premten në jugun e Gazës nga Egjipti.

“Kemi parë se si karburantet, dhe ushqimi, dhe uji, dhe ndihma humanitare përdoren si armë lufte”, është shprehur zëdhënësja e agjencisë, Juliette Touma.

Karburantet nevojiten për gjeneratorët që mbajnë në funksion sistemet e komunikimit urgjent, spitalet, fabrikat e shkripëzimit të ujit dhe infrastrukturën tjetër kritike në Gazë.

Izraeli ka ndaluar dërgesat e karburanteve në Gazë që nga fillimi i luftës, por ka lejuar një dërgesë të kufizuar për UNRWA-në më parë këtë javë, që të përdoret për kamionët që bëjnë dërgesa të ushqimit, pasi rezervuari i karburanteve i agjencisë u shter.

Touma ka thënë se është “e tmerrshme se si agjencitë humanitare po detyrohen të lusin për karburante”.

Pas sulmit të befasishëm nga Hamasi, Izraeli është kundërpërgjigjur me një fushatë disajavore të sulmeve ajrore dhe me një sulm tokësor në Gazën veriore, duke u zotuar se do ta largojë Hamasin nga pushteti dhe do t’i shtypë kapacitetet e tij ushtarake.

Të premten, ushtria ka thënë se ka gjetur trupin e pajetë të një tjetër personi të rrëmbyer nga Hamasi, duke e identifikuar atë si ushtaren Noa Marciano. Sikurse trupi i pajetë i një tjetër pengu që u gjet të enjten, 65-vjeçares Yehudit Weiss, kufoma e Marcianos u nxor nga një ndërtesë afër spitalit Shifa, ka pohuar ushtria izraelite.

Katër pengje, të marra gjatë sulmit fillestar të Hamasit ndaj Izraelit, tani janë konfirmuar të vdekur, përderisa katër të tjerë janë liruar dhe një është shpëtuar.

Mbi 11.470 palestinezë janë vrarë, dy tretat e të cilëve ishin gra dhe të mitur, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Afër 2.700 të tjerë janë raportuar të zhdukur, dhe besohet të jenë nën rrënoja. Shifra zyrtare nuk bën dallimin ndërmjet civilëve dhe luftëtarëve të vdekur të Hamasit, ndërsa Izraeli thotë se ka vrarë mijëra pjesëtarë të grupit ekstremist palestinez.

Armë, por jo tunele

Trupat e Izraelit kanë bastisur spitalin Shifa të mërkurën, dhe po vazhdojnë të kontrollojnë kompleksin. Ministria e Shëndetësisë në Gazën e qeverisur nga Hamasi ka thënë se trupat kanë kërkuar në katet nëntokësore të spitalit, të enjten, dhe kanë arrestuar punëtorët teknikë që menaxhojnë pajisjet e tij.

Izraeli po përballet me trysni gjithnjë e më të madhe për të dhënë prova për të mbështetur pohimin e tij se Hamasi ka ngritur qendrën e tij kryesore komanduese brenda dhe përfund spitalit, i cili ka disa ndërtesa mbi një zonë të përbërë prej disa blloqesh banimi. Deri më tani, ushtria izraelite ka shfaqur kryesisht fotografi të grumbujve të armëve, të cilat ka pohuar se janë gjetur nga ushtarët e saj në spital.

Të enjten, ushtria izraelite publikoi pamje të një vrime në oborrin e spitalit, që sipas saj ishte hyrje e një tuneli. Ajo, po ashtu, shfaqi disa pushkë automatike, granata dhe municione, të cilat tha se janë gjetur në një kamion në oborr. Pohimet izraelite nuk ka qenë e mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Për vite me radhë, Izraeli e ka paraqitur spitalin si vend i një shtabi të rëndësishëm të Hamasit, ndërsa në javët e fundit ka publikuar harta satelitore të cilat kanë specifikuar ndërtesa specifike si qendër komanduese apo komplekse nëntokësore. Izraeli ka publikuar edhe një animacion kompjuterik që mëton të paraqesë një rrjet nëntokësor të rrugëve dhe dhomave të mbushura me armë dhe fuçi karburantesh. Inteligjenca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka mbështetur pohimet izraelite.

Pohimet janë pjesë e akuzave të gjera të Izraelit se Hamasi i shfrytëzon palestinezët si mburoja njerëzore nëpër Rripin e Gazës, që, sipas zyrtarëve izraelitë, ka ndikuar që të ketë numër të madh të viktimave civile gjatë javëve të bombardimeve.

Drejt jugut

Forcat izraelite kanë vazhduar të operojnë edhe gjatë natës, në orët e hershme të së premtes, në veriun e Rripit të Gazës, dhe kanë thënë se janë duke e konsoliduar kontrollin e zonës.

“Ne jemi afër shkatërrimit të sistemit ushtarak që ka qenë i pranishëm në veriun e Rripit të Gazës”, ka thënë gjenerallejtënant Herz Halevi, të enjten.

Ai ka shtuar se përderisa “mbetet ende punë për t’u bërë” në veri, gjithnjë e më shumë vende do të vihen në shënjestër në luftën kundër Hamasit, “për të eliminuar sistematikisht oficerët komandues dhe luftëtarët, dhe për të çrrënjosur infrastrukturën e tyre”.

Forcat izraelite kanë lëshuar fletëpalosje në pasditen e së mërkurës, për t’i porositur palestinezët që të evakuohen nga zonat në lindje të qytezës jugore të Han Junisit. Fletëpalosje të ngjashme janë lëshuar mbi Gazën veriore prej javësh, para operacionit tokësor.

Shumica e popullsisë së Gazës jeton në jug, përfshirë qindra mijëra që kanë dëgjuar thirrjet e Izraleit për t’u evakuuar drejt veriut, për të mos u gjendur mes ofensivës së saj tokësore. Afër 1.5 milion njerëz të zhvendosur nga shtëpitë e tyre janë strehuar në vendstrehime të OKB-së, apo në shtëpi me familje të tjera.

Nëse ofensiva vazhdon drejt jugut, nuk është e qartë se ku do të shkonin refugjatët, teksa Egjipti refuzon të lejojë një zhvendosje masive në territorin e tij. Ushtria izraelite u ka bërë thirrje njerëzve që të largohen në një “zonë të sigurt” në Mavasi, një qytezë bregdetare në Mesdhe, me madhësi prej disa kilometrash katrorë, ku mund të dërgoheshin ndihma humanitare.

Krerët e 18 agjencive të OKB-së dhe të organizatave humanitare ndërkombëtare të enjten e kanë hedhur poshtë propozimin për zonën e sigurt, duke thënë se vendosja e civilëve në një zonë përderisa armiqësitë po vazhdojnë është shumë e rrezikshme. Ata kanë bërë thirrje për armëpushim dhe për futje të papenguar të ndihmave humanitare dhe të karburanteve për popullatën e Gazës. /REL

Qeveria e Hamasit: 11,470 palestinezë të vrarë në Gaza

Sulmi izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori ka vrarë 11,470 njerëz, përfshirë 4,707 fëmijë, 3,155 gra dhe 668 të moshuar, ndërsa 29,000 janë plagosur. Kështu deklaroi Ministria palestineze e Shëndetësisë, e kontrolluar nga Hamasi. Ndër të vdekurit janë 203 punonjës të kujdesit shëndetësor dhe 36 punonjës të mbrojtjes civile, ndërsa më shumë se 210 punonjës të kujdesit shëndetësor janë lënduar. Ai gjithashtu thekson se 197 palestinezë u vranë nga të shtënat e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor dhe 2,750 u plagosën.

Lideri i Hamasit: Jemi gati për luftë të gjatë me Izraelin

"Nëse armiku dëshiron që beteja të jetë e gjatë, kapaciteti ynë është t'i përgjigjemi po aq gjatë", tha Ismail Haniyeh, kreu i Byrosë Politike të Hamasit, duke shtuar gjithashtu se ai ishte i sigurt në aftësinë e palestinezëve për t'i mbijetuar ofensivës izraelite në Gaza dhe për të dalë fitimtar. "Pavarësisht sulmeve "barbare" izraelite, populli palestinez i prishi planet e Izraelit", tha Haniyeh, raporton Al Jazeera online. "Armiku nuk ka mundur të arrijë asnjë nga objektivat e tij ose të sigurojë kthimin e të burgosurve të tij, përveç çmimit të vendosur nga rezistenca", tha ai.

SHQIP
OKB: Sëmundjet dhe uria, të pashmangshme në Gaza

Teksa aksesi në karburante dhe burimet e tjera pakësohen në Gaza, përhapja e epidemive, sëmundjeve infektive dhe uria duken të pashmangshme.

Kjo është ajo që është paralajmëruar nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk.

“Një shterim total i rezervave të karburantit do të ishte katastrofik në të gjithë Gazën, duke çuar në kolapsin e plotë të ujit, ujërave të zeza dhe shërbimeve thelbësore të kujdesit shëndetësor, dhe duke i dhënë fund rrjedhës së ndihmës humanitare që është lejuar deri më sot", tha Türk gjatë një konference informale, të enjten pas vizitës së tij javën e kaluar në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, UNICEF njoftoi të martën se tashmë ka marrë raporte për rritje të nivelit të dehidrimit tek qytetarët dhe më shumë se 30,000 raste të diarresë në Gaza.

Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut bëri gjithashtu thirrje kundër intensifikimit të dhunës dhe diskriminimit të ashpër ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke përfshirë Jeruzalemin Lindor.

Türk tha se thirrjet e zyrës së tij për de-përshkallëzimin e dhunës, veçanërisht në Gaza, janë injoruar.

"Vrasja e kaq shumë civilëve nuk mund të konsiderohet si dëm kolateral. Fituesi i vetëm i një lufte të tillë ka të ngjarë të jetë ekstremizmi dhe ekstremizmi i mëtejshëm", shtoi ai.

SHQIP
Egjipti kundër zhvendosjes së palestinezëve nga Gaza

Raportimet se Izraeli ka shpërndarë fletëpalosje në Gazën jugore duke paralajmëruar banorët që të largohen nga zona të caktuara mund të sinjalizojnë sulme të reja, ku qindra mijëra palestinezë thuhet se tashmë janë të zhvendosur.

Egjipti është përtej kufirit jugor, por ministri i Jashtëm, Sameh Shoukry, ka sugjeruar se ata nuk do të pranonin një fluks refugjatësh, duke shtuar se palestinezët nuk duhet të zhvendosen nga atdheu i tyre.

I pyetur nëse Izraeli dhe SHBA po i bënin presion Egjiptit që të pranonte zhvendosjen e palestinezëve në këmbim të anulimit të borxheve, Shoukry tha se nuk kishte të vërtetë për këtë.

SHQIP
Mbi 200 mjekë dhe infermierë janë vrarë deri më tani në Gaza

Të paktën 202 punonjës shëndetësorë janë vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori dhe 200 janë plagosur, sipas një njoftimi të autoriteteve të enklavës palestineze.

Numri i të vdekurve përfshin mjekë, infermierë dhe ndihmësmjekë.

Gjithsej 25 spitale dhe 52 qendra mjekësore u eliminuan nga bombardimet e forta izraelite të enklavës, thanë autoritetet e Hamasit.

Sipas tyre më shumë se 60 autoambulanca janë sulmuar dhe 55 janë jashtë shërbimit.

Numri i të vdekurve palestinezë që nga e mërkura ishte 11,470, nga të cilët 4,407 janë fëmijë.

Më shumë se 29,000 njerëz janë plagosur.

Në spitalin al-Shifa, 40 pacientë, përfshirë tre foshnja të lindura para kohe, kanë vdekur që nga 11 nëntori për shkak të mungesës së karburantit.

SHQIP
Politico: Gjermania propozon që pas konfliktit, kontrolli i Gazës t’i kalojë OKB-së

Mediumi i njohur “Politico” shkroi se Gjermania sugjeron që Kombet e Bashkuara të marrin kontrollin e qytetit pas sulmeve izraelite në Gaza.

“Politico” ka siguruar një dokument jozyrtar dy faqesh të përgatitur nga Gjermania, në të cilin vlerësohen skenarët për të ardhmen e Gazës.

“Ne përkrahim qëllimin e Izraelit: Hamasi nuk duhet të vihet më kurrë në një pozicion për të terrorizuar Izraelin dhe qytetarët e tij”, thuhet në dokument.

Në dokument ku diskutohen skenarë të tillë si ripushtimi i Gazës nga Izraeli, marrja e kontrollit të Gazës nga Palestina ose Egjipti poashtu theksohet se Palestina dhe Egjipti nuk do të donin një përgjegjësi të tillë dhe se prania e Izraelit në Gaza ishte politikisht e padëshirueshme.

Thuhet se marrja e kontrollit të Gazës nga OKB-ja do të nënkuptonte “ndërkombëtarizimin e Gazës nën ombrellën e OKB-së” dhe se mund të kishte një “proces të kujdesshëm tranzicioni” pas kësaj pike.

Përfaqësuesi palestinez i Misionit të OKB-së, Abdalrahim Alfarra, në deklaratën e tij për “Politico” tha se ishte “e papranueshme” që OKB-ja të merrte kontrollin e Gazës.

Duke thënë se detyra e OKB-së është të mbrojë kufijtë dhe të punojë për një zgjidhje me dy shtete, Alfarra theksoi se nuk ka pasur asnjë konsultim me administratën palestineze në lidhje me këtë dokument.

Sipas tij, situata aktuale duhet të diskutohet përpara se të flitet për të ardhmen e Gazës.

“Ata nuk po flasin se si duhet të mbrojmë tani njerëzit tanë”, tha Alfarra.

50 ushtarë izraelitë të vrarë gjatë luftimeve në Gaza

Numri i ushtarëve izraelitë të vrarë gjatë operacionit tokësor në Rripin e Gazës është rritur në 50. Kështu deklaruan Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF), duke njoftuar vdekjen e dy ushtarëve të tjerë. Këtë e raporton Times of Israel. Ata janë Kapiten Asaf Master (22 vjeç), i ardhur nga Kibbutz Bahan në Izraelin qendror dhe kapiten Kfir Itzhak Franco (gjithashtu 22 vjeç), i ardhur nga Jeruzalemi.

Izraeli: Këto janë armët e Hamasit që gjetëm në spitalin al-Shifa

Një ditë pasi ushtria izraelite zbarkoi në spitalin al-Shifa në Rripin e Gazës, pretendohet se në ambientet e tij janë armatime. Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë publikuar sot dëshmitë për Hamasin, dhe armët e gjetura në spitalin al-Shifa. Pretendohet se në qendrën e rezonancës magnetike janë gjetur armë. “Gjatë bastisjes brenda një njësie në spital, trupat tona kanë gjetur në hapësirat që gjendet rezonanca magnetike armë që organizata terroriste Hamas i përdor”, thuhet në kumtesën e IDF-së. Izraeli gjithashtu ka publikuar fotografitë dhe video që tregojnë pushkë, granatat dhe pajisje tjera ushtarake. Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari tha në konferencën e mbrëmshme për media ka thënë se trupat izraelite kanë gjetur uniforma të Hamasit, që “janë futur nën spital në mënyrë që terroristët të mund të ikin në mesin e civilëve”. “Këto dëshmi padyshim që tregojnë se spitalit është përdorur për terror, duke thyer kështu rregullat ndërkombëtare”, shtoi Hagari.

FOTO/ Izraeli: Ky është sistemi i tunelit ku fshihet Hamasi nën Gaza

Si Izraeli ashtu edhe SHBA-ja kanë thënë se Hamasi ka një bazë komanduese nën spitalin më të madh të Rripit të Gazës, diçka që Hamasi e ka mohuar vazhdimisht.

Izraeli thotë se baza është pjesë e sistemeve të ndërlikuara të tuneleve të organizatës të ndërtuara nën pjesën më të madhe të enklavës.

Kjo hartë tregon se ku ndodhet rrjeti nëntokësor i tuneleve të Hamasit, sipas IDF, për të cilat Izraeli thotë se përdoren si baza operacioni.

Këshilli i Sigurimit i OKB voton për armëpushim humanitar në Gaza

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë në orët e ardhshme projekt-rezolutën e cila bën thirrje për "pauza dhe korridore urgjente dhe të zgjatura humanitare dhe korridore në të gjithë Gazën për një numër të caktuar ditësh për të lejuar aksesin në ndihmë për civilët". Teksti gjithashtu "bën thirrje për lirimin e pengjeve (veçanërisht të fëmijëve) dhe që të gjitha palët të përmbahen nga privimi i civilëve të Gazës nga shërbimet bazë dhe ndihma humanitare thelbësore për mbijetesën e tyre."

Izraeli urdhëron evakuim edhe në jug të Gazës

Ushtria izraelite ka rritur presionin ndaj personave të zhvendosur, që javët e fundit janë larguar nga veriu i Rripit të Gazës dhe janë strehuar në jug. Banorët e tre lokaliteteve të vendosura në "zonën e sigurt" - Khuzaa, Bani Suheila dhe Karara - në fakt janë udhëzuar nga ushtria që gjithashtu të largohen nga shtëpitë e tyre për arsye sigurie. Atyre u ofrohen dy destinacione: afër Khan Yunis (tashmë e mbushur me njerëz të zhvendosur) ose zona Mowasi, afër detit, ku ka duna rëre. Fletëpalosjet e ushtrisë ngjallën një shqetësim të madh, duke ngritur frikën për një tjetër operacion tokësor në atë sektor.

Opozita izraelite kërkon mocion mosbesimi ndaj Netanyahut

Benjamin Netanyahu "duhet të ikë". Këtë e ka kërkuar lideri i opozitës izraelite Yair Lapid, i cili bëri thirrje për një votë mosbesimi ndaj qeverisë dhe krijimin e një ekzekutivi të ri të formuar nga një tjetër personalitet i Likudit. "Ne nuk mund të përballojmë të kemi një fushatë të zgjatur me një kryeministër që nuk i besojmë", tha Lapid në një intervistë për Channel 12.

Khamenei, liderit të Hamasit: Ne nuk do të shkojmë në luftë për ju

Tre zyrtarë të lartë iranianë të cituar nga Reuters thanë se "Ayatollah Ali Khamenei, Udhëheqësi Suprem i Iranit, i dërgoi një mesazh të qartë udhëheqësit të Hamasit Ismail Haniyeh gjatë takimit të tyre në Teheran në fillim të nëntorit:

"Ju nuk na dhatë asnjë paralajmërim për sulmin tuaj të 7 tetorit mbi Izraelin dhe ne nuk do të shkojmë në luftë në emrin tuaj”.

"Khamenei i tha Haniyeh se Irani, një mbështetës i gjatë i Hamasit, do të vazhdojë t'i japë grupit mbështetjen e tij politike dhe morale, por nuk do të ndërhyjë drejtpërdrejt, thanë zyrtarët". LEXO TË PLOTË

Jordania dënon sulmin e ushtrisë Izraelite në spitalin Al-Shifa: Shkeli ligjin ndërkombëtar

Ministria e Jashtme jordaneze dënoi bastisjen e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në spitalin al-Shifa, duke folur për një "shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar". Aman, shtoi ai në një deklaratë, "e mban Izraelin përgjegjës për sigurinë e civilëve dhe personelit mjekësor".

Apel i ri izraelit: Banorët e veriut të Gazës të ikin në jug

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite në gjuhën arabe bëri një tjetër thirrje për banorët palestinezë në Rripin verior të Gazës që të ikin në jug, duke thënë se kjo ishte "për sigurinë tuaj". IDF raportoi se korridori do të jetë i hapur deri në orën 16:00 sot. Ai gjithashtu njoftoi "një pezullim të përkohshëm taktik të aktiviteteve ushtarake gjatë ditës", në një zonë të kufizuar të Gazës, midis orës 10:00 dhe 14:00, "në lagjet e Al-Salam dhe Al-Nour në rajonin Jabalia " .

Ushtria izraelite: Armët e Hamasit u gjetën në zonën e al Shifa

Në operacionin në vazhdim në spitalin al Shifa, ushtarët izraelitë gjetën armë dhe burime të Hamasit në zonë të cilat "tregon praninë e grupit terrorist". Ushtria tha se nuk ka indikacione për pengje izraelite që mbahen aktualisht në spital, por besohet se operacioni mund të sjellë "informacion inteligjent mbi të rrëmbyerit". Ushtria më pas theksoi se "nuk kishte përplasje" midis ushtarëve, mjekëve dhe pacientëve të spitalit.

IDF: Nuk ka gjurmë pengjesh në al-Shifa, operacioni vazhdon

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të pengjeve të mbajtura aktualisht në spitalin al-Shifa, por thonë se "operacioni i synuar dhe i saktë" vazhdon sot në kompleksin spitalor, sepse besohet se mund të sigurojë informacione inteligjente mbi të burgosurve. Kështu raporton Times of Israel. Megjithatë, trupat gjetën armë dhe asete të Hamasit në zonë, gjë që, sipas IDF, tregon praninë e grupit terrorist.

Autoriteti Palestinez: Izraeli po kryen krime kundër njerëzimit në spitalin al-Shifa

Ministrja e Shëndetësisë e Autoritetit Palestinez (PA) Mai al-Kaila ka akuzuar Izraelin se ka kryer një “krim të ri kundër njerëzimit, stafit mjekësor dhe pacientëve” duke kryer një operacion ushtarak brenda spitalit. “Ne i mbajmë forcat pushtuese plotësisht përgjegjëse për jetën e personelit mjekësor, pacientëve dhe personave të zhvendosur në Al-Shifa”, tha ajo në një deklaratë të publikuar nga agjencia palestineze e lajmeve Wafa. Autoriteti Palestinez qeveris pjesët e Bregut Perëndimor të pushtuar, të cilat nuk janë nën kontrollin e plotë të Izraelit dhe dominohen nga lëvizja Fatah, një rival i Hamasit. Prandaj, ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga PA është e ndarë nga ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza. Al-Shifa është spitali më i madh në Gaza dhe si Izraeli ashtu edhe SHBA-ja pretendojnë se Hamasi ka një bazë komanduese nën të – gjë që Hamasi e mohon.

Izraeli, operacion ushtarak në spitalin Al Shifa të Gazës

Ushtria izraelite po kryen një operacion në një zonë të spitalit Shifa në Gaza: Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) e njoftuan këtë në Telegram. “Bazuar në informacionin e inteligjencës dhe një domosdoshmëri operacionale, forcat IDF po kryejnë një operacion të saktë dhe të synuar kundër Hamasit në një zonë specifike të spitalit Shifa”, thuhet në deklaratë. “Ne u bëjmë thirrje të gjithë terroristëve të Hamasit të pranishëm në spital të dorëzohen”, përfundon shënimi.

Ministri i Jashtëm izraelit: Guterres, i paaftë për të qenë shef i OKB-së

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, tha të martën se sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, nuk është i aftë për ta udhëhequr organizatën botërore, duke shtuar se ai nuk ka bërë mjaftueshëm për ta dënuar grupin radikal palestinez, Hamas, i cili është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Komentet e tij, në një konferencë për media brenda ndërtesës së OKB-së në Gjenevë, tregojnë për një rritje të kritikave ndaj OKB-së nga Izraeli, në javën e njëjtë kur kjo e fundit e vajtoi vrasjen e më shumë se 100 pjesëtarëve të stafit të vet në Rripin e Gazës.

“Guterres nuk e meriton të jetë shef i Kombeve të Bashkuara”, tha Cohen.

Cohen ndodhet në Gjenevë për takime me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe familjet e pengjeve izraelite.

“Mendoj se Guterres, sikurse të gjitha kombet e lira duhet të thotë qartazi dhe me zë të lartë: Lirojeni Gazën nga Hamasi. Të gjithë thanë se Hamasi është më i keq se ISIS-i. Pse nuk mund ta thotë ai?” theksoi ai.

Guterres tha kohë më parë se “diçka nuk shkon” me operacionin ushtarak të Izraelit, gjatë të cilit janë vrarë më shumë se 11.000 palestinezë deri tani.

Bombardimet izraelite në Gazë vijnë pasi luftëtarët e Hamasit i thyen barrierat kufitare dhe u futën në jug të Izraelit më 7 tetor, duke i vrarë 1.200 njerëz dhe duke i rrëmbyer 240 pengje, sipas zyrtarëve izraelitë.

Ndërkohë, Cohen tha se pret më shumë nga Kryqi i Kuq për të arritur tek pengjet.

“Mendoj se minimumi që Kryqi i Kuq mund të bëjë është t’i takojë pengjet; të gjejë dëshmi se janë gjallë dhe të dërgojë ilaçe për pengjet në nevojë”, tha ai, raporton REL.

Ditën e njëjtë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se është i angazhuar në bisedime ditore për ta siguruar lirimin e pengjeve që po mbahen nga Hamasi.

“Mbahuni, ne po vijmë”, tha Biden në Shtëpinë e Bardhë kur u pyet nga gazetarët se cili është mesazhi i tij për anëtarët e familjeve të pengjeve.

Biden theksoi se bisedon çdo ditë me palët e përfshira në bisedime për lirimin e mundshëm të pengjeve, por nuk deshi të japë hollësi.

Hezbollahu sulmon Izraelin me raketa, kundërpërgjigjet ushtria me artileri

Dy raketa antitank u lëshuan nga Libani drejt pozicioneve të IDF në Izraelin verior, të cilat u përgjigjën me zjarr artilerie në drejtim të Libanit. Këtë e ka bërë të ditur Radio Ushtria. Hezbollahu mori përgjegjësinë për sulmin në një deklaratë të publikuar në Telegram. Sipas gazetës Al-Manar , e lidhur me Hezbollahun , artileria e IDF shënjestroi vende pranë Naqoura, Maroun al-Ras, Meiss al-Jabal, Blida, Tayr Harfa dhe Markaba në Libanin jugor. Për më tepër, një sulm me dron IDF thuhet se goditi një ndërtesë pranë Blida dhe një vend tjetër pranë Meiss al-Jabal.

Izraeli: Kemi marrë nën kontroll institucionet qeveritare të Hamasit

Selitë e disa institucioneve qeveritare të Hamasit në Gaza kanë kaluar në duart e ushtrisë izraelite ditët e fundit, sipas zëdhënësit ushtarak. Në veçanti, ushtarët nga Brigada Golani dhe Brigada e 7-të morën nën kontroll Parlamentin dhe ndërtesat qeveritare të Hamasit, si dhe komandën e policisë dhe fakultetin e inxhinierisë "që përdorej për prodhimin dhe zhvillimin e armatimit". Edhe rezidenca e guvernatorit ra nën kontrollin e Izraelit. Në atë ndërtesë, sipas zëdhënësit, kishte zyra të krahut ushtarak dhe policor të Hamasit.

Letra e 400 liderve amerikanë kundër mbështetjes për Izraelin
Netanyahu dhe Biden

Mospajtimet po rriten brenda administratës së Biden për mbështetjen ndaj Izraelit në luftën kundër Hamasit në Gaza. Më shumë se 400 të emëruar politikë dhe anëtarë të stafit nga rreth 40 agjenci qeveritare, shkruan New York Times, sot i kanë dërguar një letër proteste presidentit duke i kërkuar atij që urgjentisht të bëjë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Rrip dhe të shtyjë Izraelin të lejojë ardhjen e ndihma humanitare në territorin palestinez. Kjo është e fundit nga disa letra proteste të dërguara nga drejtues të degëve të ndryshme të administratës Biden.

SHQIP
Deklarata skandaloze e ministrit izraelit: Nuk pranojmë më ekzistencën e Gazës

Një anëtar i lartë i qeverisë së Benjamin Netanyahu tha të martën se Gaza nuk mund të ekzistojë si një entitet i pavarur dhe palestinezët duhet të largohen vetë për në vende të tjera.

“Unë mirëpres nismën e emigrimit vullnetar të arabëve të Gazës në vendet anembanë botës. Kjo është zgjidhja e duhur humanitare për banorët e Gazës dhe të gjithë rajonit pas 75 vitesh refugjatësh, varfërie dhe rreziku. Shteti i Izraelit nuk do të jetë më në gjendje të pranojë ekzistencën e një entiteti të pavarur në Gaza”, tha Ministri i Financave Bezalel Smotrich.

Smotrich, i cili kryeson një nga partitë nacionaliste fetare në koalicionin e Netanyahut, dha deklaratën pas një bisede telefonike me dy anëtarë të parlamentit izraelit, të cilët shkruan në një editorial të Wall Street Journal se vendet perëndimore duhet të pranojnë familjet e Gazës që shprehin dëshirën për t’u zhvendosur.

Komentet e tij nënvizojnë frikën në të gjithë rajonin se Izraeli dëshiron të dëbojë palestinezët nga Gaza, duke përsëritur largimin masive të palestinezëve kur Izraeli u krijua në 1948, i referuar si Nakba.

Në artikullin e opinionit të Wall Street Journal, dy anëtarë të Knesset izraelit, Danny Danon i Likud, ish-ambasador në OKB dhe Ram Ben Barak i Yesh Atid, ish-zëvendësdrejtor i Mossad-it, thanë:

“Është e domosdoshme që komuniteti ndërkombëtar të eksplorojë zgjidhje të mundshme për të ndihmuar civilët që po përballen me krizën.

Një ide është që vendet në mbarë botën të pranojnë një numër të kufizuar familjesh të Gazës që kanë shprehur dëshirën për t’u zhvendosur. Europa ka një histori të gjatë për të ndihmuar refugjatët që ikin nga konfliktet.

Vendet në mbarë botën duhet të ofrojnë një strehë për banorët e Gazës që kërkojnë të zhvendosen.

Anëtarët e komunitetit ndërkombëtar mund të bashkëpunojnë për të ofruar paketa të mbështetjes financiare një herë për banorët e Gazës të interesuar të lëvizin për të ndihmuar me kostot e zhvendosjes dhe për të lehtësuar përshtatjen e refugjatëve në komunitetet e tyre të reja.

Ne kemi nevojë thjesht për një pjesë të vogël të kombeve të botës për të ndarë përgjegjësinë e pritjes së banorëve të Gazës.”

SHQIP
OKB: Vetëm një spital është funksional në veri të Gazës

Kombet e Bashkuara kaanë deklaruar se në Gazën veriore është funksional vetëm një spital, ndërsa izraeliti godet me çekiç zona afër dhe në objektet mjekësore, duke i lënë mjekët që luftojnë për të mbajtur gjallë pacientët, përfshirë foshnjat e lindura para kohe.

“Të gjithë, përveç njërit prej spitaleve në qytetin e Gazës dhe Gazën veriore, thuhet se janë jashtë shërbimit, që nga 13 nëntori, për shkak të mungesës së energjisë, materialeve harxhuese mjekësore, oksigjenit, ushqimit dhe ujit, të shoqëruara nga bombardimet dhe luftimet në afërsi të tyre” tha Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

Nga afërsisht 30 spitale dhe klinika në veri të Gazës, vetëm një strukturë mjekësore thuhet se mund të pranojë pacientë, sipas OKB-së.

Të paktën 500 pacientë po përpiqen të strehohen në Spitalin Baptist Al-Ahli, në qytetin e Gazës.

Së fundmi, presidenti amerikan Joe Biden ka shprehur shqetësimin për spitalet në Gaza mes akuzave izraelite se Hamasi po i përdor ato për të koordinuar sulmet.

SHQIP
Vdes një ushtare izraelite që po mbahej peng nga Hamasi

Një ushtare 19-vjeçare, e cila ishte në mesin e afër 240 personave që u morën peng nga Hamasi – organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian - gjatë sulmeve të 7 tetorit, ka vdekur në robëri, thanë të dyja palët.

Ushtria izraelite tha të martën se Noa Marciano ka vdekur, pa dhënë detaje për shkakun e vdekjes së saj.

Ajo është pengu i parë që është konfirmuar se ka vdekur në robëri.

Mbrëmjen e së hënës, Hamasi publikoi një video ku Marciano shfaqej duke e identifikuar veten.

Në një deklaratë të dhënë nën detyrim, ajo deklaroi se sulmet ajrore izraelite kishin goditur pranë vendit ku ajo po mbahej dhe në video ajo dëgjohet duke i bërë thirrje Izraelit që të ndalë sulmet.

Më pas videoja shfaqi trupin e pajetë, që dukej se i përkiste asaj.

Hamas tha se ajo u vra gjatë një sulmi izraelit, pa dhënë dëshmi.

Ushtria izraelite nuk konfirmoi menjëherë vdekjen e saj pas publikimit të videos, por tha se Hamasi “vazhdon të shfrytëzojë terrorizmin psikologjik dhe të veprojë në mënyrë çnjerëzore përmes videove dhe fotografive të pengjeve”.

Hamas ka thënë se dhjetëra pengje janë vrarë gjatë sulmeve ajrore izraelite, por nuk ka dhënë prova për këto pretendime.

Izraeli i ka hedhur poshtë këto pretendime dhe i ka cilësuar si luftë psikologjike.

Izraeli, që po lufton me Hamasin që nga 7 tetori, është zotuar për kthimin e pengjeve.

Hamasi i ka ofruar lirimin e pengjeve në këmbim të palestinezëve që mbahen në burgjet në Izrael, por Izraeli ka hedhur poshtë një ofertë të tillë, duke u zotuar se do të shkatërrojë Hamasin.

Presidenti amerikan, Biden: Spitali më i madh në Gazë duhet të mbrohet

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se spitali më i madh në Gazë, Shifa “duhet të mbrohet”. Luftimet midis forcave izraelite dhe luftëtarëve të Hamasit – organizatë e shpallur terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – kanë bërë që spitali të rrethohet, duke detyruar mijëra persona që të largohen.

“Shpresa dhe pritja ime është që të ketë veprime më pak ndërhyrëse” nga forcat izraelite, tha Biden në Zyrën Ovale.

Qe tre ditë, spitali Shifa ka mbetur pa rrymë dhe ujë, përderisa luftimet me armë zjarri dhe bombardimet jashtë ndërtesës së spitalit e kanë bërë edhe më të vështirë situatën.

“Ne nuk duam të shohim luftime në spitale”, tha këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

“Ne duam që pacientët të jenë të mbrojtur. Ne duam që spitalet të jenë të mbrojtura. Ne kemi biseduar me Qeverinë izraelite për këtë çështje dhe ata kanë thënë se ndajnë mendimin se nuk duan të shohin luftime në spitale”.

Sullivan tha se nuk ka përgjigje të lehta lidhur me atë se si Izraeli shtyn përpara operacionet ushtarake rreth spitaleve, por shtoi se këto pyetje janë për ushtrinë izraelite e jo për SHBA-në.

Mijëra persona ishin strehuar në spitalin Shifa, por zyrtarët shëndetësorë në Gazë një ditë më herët njoftuan se shumë palestinezë janë zhvendosur nga spitali si pasojë e luftimeve.

Izraeli ka thënë se ka ofruar korridor të sigurt për ata që duan të largohen. Izraeli ka akuzuar se nën spitalin Shifa, Hamasi ka një qendër komanduese.

Hamasi – që nisi sulmet ndaj Izraelit më 7 tetor, që nxitën luftën aktuale – por edhe stafi shëndetësor në Shifa, mohojnë pretendimet e Izraelit. /REL

Hamasi: Hezbollahu shkon në luftë nëse ne shkatërrohemi nga Izraeli

"Hezbollahu do të hyjë plotësisht në luftë me Izraelin nëse Hamasi shkatërrohet plotësisht në Gaza". NBC raporton duke cituar një anëtar të Hamasit në Bejrut. "Tani nuk është koha. Vija e kuqe për Hezbollahun është shkatërrimi total i rezistencës në Gaza," tha Ahmed Abdul Hadi për NBC .

SHQIP
SHBA: Hamasi ka komandën kryesore në spitalin Al-Shifa

Një zyrtar amerikan me njohuri për inteligjencën amerikane thotë se Hamasi ka një nyje komanduese nën spitalin Al-Shifa, përdor karburantin e destinuar për spitalin dhe luftëtarët e tij grumbullohen rregullisht brenda dhe përreth Al-Shifa.

Informacioni vjen pas komenteve të bëra të dielën nga një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë se spitali, i cili është më i madhi në Gaza, po përdorej jo vetëm për të trajtuar civilët.

“Ju mund të shihni edhe nga raportimi me burim të hapur se Hamasi përdor spitalet, së bashku me shumë objekte të tjera civile, për komandim dhe kontroll, për ruajtjen e armëve, për strehimin e luftëtarëve të tij,” tha të dielën këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan.

Izraeli ka këmbëngulur se është i justifikuar të ndërmarrë veprime ushtarake rreth spitalit, pavarësisht kritikave nga OKB-ja dhe të tjerët.

Qeveria izraelite njoftoi se ka krijuar korridore evakuimi dhe bëri thirrje për largimin e civilëve, përveç sigurimit të karburantit.

Hamasi dhe zyrtarët e spitalit kanë mohuar akuzat e qendrës komanduese.

“Nuk ka asnjë arsye pse ne thjesht nuk mund t’i nxjerrim pacientët nga atje, në vend që ta lejojmë Hamasin ta përdorë atë si qendër komanduese për terrorizmin, për raketat që lëshojnë kundër Izraelit, për tunelet e terrorit që përdorin për të vrarë civilët izraelitë”– tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një intervistë për gjendjen e bashkimit të CNN.

Netanyahu shtoi se Izraeli “po ecën me kujdes kur bëhet fjalë për spitalet. Por ne gjithashtu nuk do t’u japim imunitet terroristëve”.

SHQIP
Jordania kundërshton planet izraelite për pushtimin e Gazës

Mbreti Abdullah i Jordanisë kundërshton çdo plan të Izraelit për të pushtuar pjesë të Gazës ose për të krijuar zona sigurie brenda enklavës, raportojnë mediat shtetërore në vend.

Në komentet që bëri në pallatin mbretëror, mbreti u citua t’u thoshte politikanëve të lartë se nuk mund të kishte “zgjidhje ushtarake apo sigurie” për konfliktin midis Izraelit dhe palestinezëve.

Ai tha se enklava e shkatërruar nga lufta e Gazës nuk duhet të shkëputet nga Izraeli nga territoret e tjera palestineze.

SHQIP
Rëndohet bilanci i palestinezëve të vrarë

Numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës është rritur sot në 11,240.

Kështu ka njoftuar ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në enklavën e rrethuar nga Izraeli, shkruan Sky News.

Numri që prej 7 tetorit përfshin 4,630 fëmijë dhe 3,130 gra, sipas zëdhënësit të autoritetit.

SHQIP
Kryediplomati izraelit: Mund ta bombardojmë Gazën për tri javë të tjera pa reaguar ndërkombëtarët

Ministri i Jashtëm i Izraelit Eli Cohen tha se presioni diplomatik ndaj vendit ka filluar të rritet dhe se “megjithëse nuk është veçanërisht i lartë për momentin, ai është në rritje”.

Gjatë një konference me gazetarët, Cohen vuri në dukje se homologët e tij në vende të tjera kanë theksuar çështjet humanitare gjatë bisedimeve të tij me ta dhe disa i kanë bërë thirrje Izraelit të kërkojë një armëpushim, shkruan Protothema.

Ai vlerësoi se “dritarja diplomatike” është rreth dy ose tre javë përpara se presioni ndërkombëtar të fillojë të rritet seriozisht, megjithëse ai nuk tha se çfarë do të pasonte nga ai presion.

Cohen gjithashtu argumentoi se çështja e rreth 240 pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza është një “mjet qendror” që i jep Izraelit legjitimitet për të vazhduar luftën dhe se “bota pranon se Izraeli nuk do të ndalet derisa pengjet të lirohen.

OBSH: Al-Shifa nuk funksionon më si spital

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha në X se spitali Al Shifa i Gazës kishte tre ditë pa ujë dhe "nuk funksionon më si spital". “Tragjikisht, numri i pacientëve të vdekur është rritur ndjeshëm”, ka shkruar ai, duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Borrell: Koha për zgjidhje përfundimtare të konfliktit Izrael-Palestinë

"Ne nuk duhet të flasim vetëm për situatën aktuale në Gaza. Duhet të fillojmë të mendojmë për zgjidhjen e pasluftës. Kjo është diçka në të cilën ministrat duhet të fokusohen në diskutim. Çfarë do të ndodhë më pas, si mund të përballemi me situatën në Gaza jo vetëm me rindërtim, por për të ofruar një zgjidhje të integruar për çështjen palestineze. Ky është problemi i vërtetë politik me të cilin duhet të përballemi: pra zgjidhja përfundimtare e konfliktit midis Izraelit dhe Palestinës që ka arritur këtë nivel të lartë tmerri". Kështu deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell. Ai shtoi më tej: "Ne duhet të kërkojmë paqe për ta. Zgjidhja për Gazën nuk mund të izolohet. Unë do të diskutoj me ministrat se çfarë mendojnë, çfarë mbështesin dhe çfarë refuzojnë", shtoi ai.

SHBA-Izraelit: Mos sulmoni spitalet e Gazës, nuk duam viktima të pafajshme

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, tha se administrata Biden ndau shqetësimet me Izraelin për viktima të mundshme civile në një operacion për të pushtuar Al-Shifa të qytetit të Gazës, ku shteti hebre beson se Hamasi ka një qendër kryesore komanduese. "Shtetet e Bashkuara nuk duan të shohin përleshje me zjarr në spitale ku njerëz të pafajshëm, pacientë që marrin kujdes mjekësor, bien pre e zjarrit. Ne kemi pasur konsultime aktive me Forcat e Mbrojtjes të Izraelit për këtë," tha Sullivan për "Face the Nation" nga CBS News. Sullivan pranoi se IDF thotë se dëshiron të garantojë sigurinë e pacientëve "ndërsa trajton faktin se Hamasi operon në një mënyrë që është jashtë kufijve të çdo koncepti civil duke përdorur një spital dhe mburoja njerëzore". "Përfundimi është se ne nuk duam të shohim të shtëna në spitale," shtoi ai.

Shërbimet Inteligjnente: Hamasi donte të fillonte një luftë rajonale

Synimi i Hamasit më 7 tetor nuk ishte vetëm të vriste dhe kapte sa më shumë izraelitë, por të shkaktonte një konflikt që do të përhapej në të gjithë rajonin. Zyrtarë të inteligjencës nga katër vende perëndimore dhe të Lindjes së Mesme e zbuluan këtë për Washington Post. Sipas analistëve, provat e gjetura pas sulmeve - harta të detajuara, furnizime ushqimore për disa ditë, municione dhe eksplozivë në sasi të mëdha - zbulojnë qëllimin e terroristëve për të dhënë një goditje me përmasa historike dhe për të shkaktuar një reagim të paprecedentë izraelit. Dhe gjithashtu për të vazhduar për ditë me radhë.

Reportazhi nga Gaza, eksodi tragjik i një populli

Korrespondenti i La Repubblica, Fabio Tonacci hyri në Rripin e Gazës me një automjet të blinduar të ushtrisë izraelite. Kushtet e vendosura nga ushtria ishin që ata të mund të rishikonin materialin video dhe fotografik të mbledhur, përpara publikimit, "për arsye sigurie ushtarake". Misioni zgjati tre orë. Një mijë njerëz kaluan përgjatë rrugës Salah al-Din në 25 minuta, duke përfshirë gra, fëmijë, të sëmurë dhe të moshuar. "Ne ndajmë civilët nga Hamasi, për t'i mbrojtur ata", thotë Gilat, komandant i Brigadës 828 të IDF. "Por ne e dimë se terroristët mund të shfrytëzojnë gjithashtu korridorin", shton ai. Gaza është shndërruar në qytet fantazmë, njerëzit vijojnë të ikin.

Sullivan: SHBA është kundër luftimeve në spitalet e Gazës

Shtetet e Bashkuara kërkojnë shmangien e luftimeve brenda spitaleve në Rripin e Gazës, të cilat rrezikojnë jetët e civilëve. Uashingtoni i ka shprehur Izraelit qëndrimin e tij lidhur me këtë çështje, tha të dielën për kanalin televiziv CBS News këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan.

“Shtetet e Bashkuara nuk duan të shohin luftime në spitale ku njerëz të pafajshëm, pacientë që marrin kujdes mjekësor, janë bllokuar në mes të zjarrit dhe ne kemi zhvilluar konsultime aktive me Forcat e Mbrojtjes së Izraelit për këtë”, tha zoti Sullivan në programin televiziv “Face the Nation” të kanalit CBS.

Ushtria izraelite tha se ishte gati të evakuonte foshnjat nga spitali më i madh i Gazës, por zyrtarët palestinezë thanë se njerëzit ishin ende të bllokuar brenda tij, me dy të porsalindur të vdekur dhe dhjetëra të rrezikuar nga një ndërprerje e energjisë elektrike mes luftimeve intensive aty pranë.

Al-Shifa dhe spitalet e tjera në Gazën veriore, objektiva të luftës një mujore të Izraelit për të eliminuar Hamasin dhe lirimin e pengjeve të mbajtura nga militantët, mezi janë në gjendje të kujdesen për pacientët. Çdo ditë ka njoftime për të plagosur nga bombardimet izraelite.

Zoti Sullivan tha se sipas të dhënave “Hamasi po i përdor spitalet dhe shumë objekte të tjera civile si qendra komande, për magazinimin e armëve dhe strehimin e luftëtarëve të tij. Kjo është shkelje e ligjeve të luftës”.

Ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë evakuimin e qytetarëve amerikanë nga Gaza. /VOA

Luftime të ashpra afër spitalit kryesor të Gazës

Izraeli e bombardoi me breshëri raketash Qytetin e Gazës gjatë natës së shtunë dhe mëngjesit të së dielës, derisa forcat e saj tokësore luftuan me militantët e Hamasit pranë spitalit më të madh të këtij vendi, ku zyrtarët shëndetësorë thanë se mijëra mjekë, pacientë dhe të zhvendosur kanë ngecur brenda tij pa rrymë dhe pa furnizime.

Në një fjalim televiziv të shtunën mbrëma, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i hodhi poshtë thirrjet e vazhdueshme ndërkombëtare për një armëpushim, duke thënë se nuk do të ndodhë nëse nuk lirohen të gjitha 240 pengjet që grupi radikal Hamas – i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – i rrëmbeu më 7 tetor gjatë sulmeve që e nxitën këtë luftë.

Ai tha se Izraeli do ta përdorë “tërë fuqinë” në këtë luftë.

Izraeli është zotuar për t’i dhënë fund sundimit 16-vjeçar të Hamasit në Gazë dhe për t’ia shkatërruar të gjitha kapacitetet ushtarake, duke i fajësuar militantët për dëmet ndaj 2.3 milionë palestinezëve të ngecur në territorin e rrethuar.

Por, Izraeli është përballur me trysni të madhe ndërkombëtare për shkak të numrit të madh të civilëve të vrarë në Gazë.

Në Qytetin e Gazës, banorët raportuan për sulme të mëdha ajrore dhe granatime gjatë natës, përfshirë në zonën përreth spitalit Shifa.

Izraeli, pa dhënë prova, e ka akuzuar Hamasin e po e përdor spitalin Shifa si qendër të komandës dhe se nën të ka ndërtuar bunkerë. Këto akuza janë mohuar nga Hamasi dhe stafi i spitalit.

“Ne e kaluam natën në panik duke pritur ardhjen e tyre”, tha Ahme dal-Boursh, një banor që po strehohet në Shifa. “Ata janë jashtë, jo larg nga portat e spitalit”, theksoi ai, raporton Associated Press.

Spitali nuk punon më

Gjeneratori i fundit i spitalit mbeti pa karburant të shtunën, duke shkaktuar vdekjen e një foshnje të lindur para kohe dhe të një fëmije në inkubator, si dhe të katër pacientëve të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi.

Ajo thotë se 37 foshnje të tjera janë në rrezik për shkak të mungesës së rrymës.

Nën-sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Munir al-Boursh, tha se snajperët e Izraelit janë vendosur përreth spitalit Shifa, dhe se po shtien ndaj kujtdo që lëviz në oborrin e tij.

“Kemi të plagosur në shtëpi dhe nuk po mund të arrijmë tek ta”, tha ai për televizionin Al Jazeera në një intervistë nga spitali. “Ne nuk guxojmë ta nxjerrim kokën në dritare.”

Ushtria e Izraelit tha se është e gatshme për t’i evakuuar foshnjat dhe civilët nga spitali Shifa drejt jugut të Gazës, por njerëzit që po strehohen në spital thonë se ndihen të frikësuar të dalin jashtë.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), Daniel Hagari, tha të shtunën vonë se ekziston një korridor i sigurt përmes të cilit mund të evakuohen civilët nga spitali Shifa për në jug të Gazës.

Gjendja në dhe përreth spitalit Shifa nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se në Shifa janë ende 1.500 pacientë, bashkë me një staf mjekësor prej 1.500 vetash, si dhe me rreth 15.000 deri në 20.000 njerëz të strehuar.

Meqë Shifa dhe spitalet e tjera nuk punojnë më, njerëzit e strehuar në Qytetin e Gazës thanë se nuk kanë më qasje në kujdes intensiv.

Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara tha se njëra nga komplekset e saj u godit. Agjencitë e OKB-së nuk kanë qenë në gjendje të ofrojnë shërbime në veri të Gazës tash e disa javë.

Periudha të shkurta evakuimi, por jo pauza

Shtetet e Bashkuara kanë bërë trysni për pauza të përkohshme në luftime, të cilat do të mundësonin shpërndarje më të madhe të ndihmave tejet të nevojshme humanitare për civilët në territorin e rrethuar, ku kushtet janë shumë të rënda.

Por, Izraeli është pajtuar vetëm për periudha të shkurtra ditore gjatë të cilave civilët mund të ikin nga zonat e luftimeve në veri të Gazës dhe të shkojnë drejt jugut në këmbë, megjithëse Ushtria Izraelite po i bombardon, siç i quan ajo, caqet militante nëpër jug të Gazës, po ashtu, shpesh duke vrarë gra dhe fëmijë.

Dhjetëra të plagosur, përfshirë fëmijë, u sollën në një spital në Jonis Kan, pasi sulmet ajrore izraelite e rrënuan një ndërtesë në jug të qytetit. Zyrtarët e spitalit thanë se së paku 13 njerëz u vranë.

Si pasojë e luftës, rreth dy e treta e popullsisë së Gazës është zhvendosur brenda vendit, shumica kanë ikur në jug. Egjipti i ka lejuar qindra njerëz me pasaporte të huaja dhe të lënduar rëndë të largohen nga Gaza përmes pikëkalimit Rafah, si dhe futjen e disa ndihmave humanitare.

Më shumë se 11.000 palestinezë, dy e treta gra dhe fëmijë, janë vrarë prej se nisi lufta, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila nuk e bën dallimin mes civilëve dhe militantëve të vdekur në përllogaritje. Rreth 2.700 janë raportuar të zhdukur dhe besohet se kanë ngecur apo vdekur nën rrënoja.

Së paku 1.200 njerëz u vranë në Izrael, shumica e tyre civilë, në sulmin fillestar të Hamasit, i cili e nxiti luftën.

Ndërsa, 46 ushtarë izraelitë janë vrarë në Gazë prej fillimit të ofensivës tokësore.

Rreth 250.000 izraelitë janë detyruar të evakuohen nga komunitetet pranë Gazës, ku militantët palestinezë po gjuajnë ende me raketa, si dhe përgjatë kufirit verior me Libanin. /REL

Si funksionojnë tunelet e Hamasit në Gaza?

Tunelet në Gaza janë krijuar për t’i mbijetuar bllokadës dhe që pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, janë shndërruar në një armë për milicët.

Fraksioni i armatosur i palestinezëve i ka shndërruar ato në një instrument mbrojtjeje, sulmi dhe strehimi, ndërsa Izraeli i ka caktuar tunelet si objektivin kryesor të çdo operacioni tokësor.

Kështu ato morën rolin e një fronti “të fshehtë”, gjithmonë të rrezikshëm. Të shtunën u njoftua vdekja e katër parashutistëve për shkak të shpërthimit të një bombe në “grykën” e një tuneli, i cili ndoshta ishte bllokuar nga milicët.

Askush përveç disa liderëve palestinezë nuk e di saktësisht se sa i gjerë është rrjeti nëntokësor. Në intervista, udhëheqësit e rezistencës konfirmojnë vlerësimet e armikut, duke folur për një sistem të përpunuar, të zgjeruar mbi dhjetëra kilometra. Më pas ata specifikojnë se tunelet janë projektuar për luftëtarë dhe jo për civilë.

Raportet e inteligjencës i paraqesin ato si një rrjetë merimangash të mbrojtur me mure betoni, e që kanë rrjete komunikimi të telefonisë fikse, energji elektrike, sisteme të filtrimit të ajrit të mundësuar nga bateritë e makinave dhe gjeneratorët.

Çdo tunel mund të ketë degë të shumta, me shumë hyrje e dalje, të dobishme për nisjen e veprimeve të befasishme dhe më pas zhdukjen.

Videot propagandistike tregojnë “dhomat” e shumta. Bunkeri ku grupet e sulmuesve presin urdhrin e sulmit, “korridore” për të akomoduar raketa dhe mjedise të përdorura si burgje për pengjet. Po ashtu ka dhoma apostafat për qendrat e komandës si dhe “dyqane” ushqimesh dhe municionesh.

Thellësia mesatare e këtyre tuneleve përllogaritet të jetë rreth 20-30 metra, shifër kjo e cila nuk përjashton punimet e kryera në nivele më të ulëta për t’i bërë ato më rezistente ndaj bombardimeve të mundshme ose për të kapërcyer pengesat nëntokësore. Dheu i Rripit – sigurojnë gjeologët – i ka ndihmuar “minatorët”, edhe nëse ka pasur shembje dhe aksidente.

Pikat e hyrjes dhe daljes janë kudo. Në fshat të hapur, nën një ndërtesë të madhe, brenda një dhome të çdo shtëpie. Të kamufluara pas një garderobe, brenda një sere, apo nën një xhami, ato ekzistojnë për aq kohë sa kanë një boshllëk të mjaftueshëm për të kaluar një milici e armatosur me granatahedhës dhe kallashnikov. /A2CNN

Mjerimi i fëmijëve në Gazë

Prej se Izraeli ka nisur sulmet hakmarrëse kundër grupit militant të Hamasit në Rripin e Gazës më 7 tetor, numri i trupave të vegjël, të mbështjellë me qefinë të bardhë e të rrethuar nga britmat e të qarat e të afërmve, ka shkuar duke u rritur. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, janë më shumë se 4.500 fëmijë të vrarë në pak më shumë se një muaj luftë.

“Kishte vetëm dy muaj e gjysmë. Çfarë ka bërë? A ka vrarë? A ka plagosur dikë? A ka rrëmbyer dikë? Ata ishin fëmijë të pafajshëm brenda shtëpisë së tyre”, tha një baba palestinez për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ai humbi katër fëmijët e tij, më të madhin 14 vjeç, dhe gruan, pasi një sulm ajror i Izraelit goditi shtëpinë e tyre në veri të Gazës.

Forca e Mbrojtjes e Izraelit thotë se ka në shënjestër militantët dhe infrastrukturën e Hamasit dhe akuzon grupin ekstremist për fshehjen e luftëtarëve dhe armëve në zonat e banuara.

Hamasi, i cili kontrollon Gazën, ka nxitur reagimin e ashpër të Izraelit, pasi i pari ka sulmuar territorin e tij, duke vrarë mbi 1.400 veta dhe dukemarrë afro 240 pengje.

Në pesë javë sulme në Gazë, sipas autoriteteve shëndetësore atje, janë vrarë mbi 10.000 njerëz – gati gjysma e tyre fëmijë.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë se Gaza po shndërrohet në vend-varrezë për fëmijët.

“Operacionet tokësore të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit dhe bombardimet e vazhdueshme po godasin civilë, spitale, kampe refugjatësh, xhami, kisha dhe objekte të OKB-së, përfshirë strehimore. Askush nuk është i sigurt”, ka thënë Guterres.

Reagimet e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve kanë një të përbashkët: thirrjen për armëpushim të menjëhershëm.

Jason Lee, drejtor për Territoret Palestineze i grupit Save the Children, ka thënë në një intervistë për Zërin e Amerikës se fëmijët në Gazë po paguajnë një çmim të madh të konfliktit dhe se të gjitha palët duhet t’i përmbushin obligimet për mbrojtjen e tyre.

“Situata në Gazë është e rëndë dhe po përkeqësohet. Tani jemi në një kohë kur çdo 10 minuta vritet një fëmijë dhe çdo pesë minuta lëndohet një fëmijë. Dhe këto janë lëndime që ndryshojnë jetë”, ka thënë Lee.

Save the Children, me selinë qendrore në Londër, ka vlerësuar në një raport se vetëm në tri javët e para të luftës, numri i fëmijëve të vrarë në Gazë ka tejkaluar numrin total të të vrarëve në të gjitha zonat e konfliktit në botë, në çdo vit nga viti 2019 e këndej.

Por, nëse jo sulmet, shkaktare mund të bëhen edhe sëmundjet. Kombet e Bashkuara dhe grupi bamirës britanik, Oxfam, kanë paralajmëruar se kolapsi i shërbimeve të ujit dhe kanalizimeve, si pasojë e rrethimit të Gazës, mund të çojë në shpërthime masive të kolerës dhe sëmundjeve të tjera infektuese. Dhe, në rrethana të tilla, fëmijët dhe foshnjat do të jenë në rrezik të lartë.

Rregullat e pranuara ndërkombëtarisht të konfliktit të armatosur janë mishëruar në Konventat e Gjenevës në vitin 1949 dhe, sipas tyre, fëmijët duhet të mbrohen dhe të trajtohen në mënyrë njerëzore.

Sipas Kombeve të Bashkuara, në Gazë gati gjysma e popullsisë 2.3 milionë banorëshe janë fëmijë nën 18 vjeç. Shumica e atyre që kanë lindur nga viti 2007, kur Hamasi ka marrë kontrollin, nuk kanë dalë nga Gaza kurrë, për shkak të një bllokade të Izraelit, të vendosur në po të njëjtin vit.

Shumica janë rritur në varfëri, pak kanë pasur qasje të rregullt në kujdes të duhur shëndetësor, arsim ose ujë të pastër. Dhe, lufta aktuale vetëm se ka nxjerrë edhe një herë në pah se sa të cenueshëm janë ata.

Jess Ghannam, profesor i psikiatrisë në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se për fëmijët në Gazë, praktikisht, nuk ka asnjë vend të sigurt.

I specializuar për efektet psikologjike të konfliktit të armatosur te fëmijët, Ghannam thotë se katastrofa që po shpaloset në Gazë, nuk është parë ndonjëherë në epokën moderne.

“Dhe, të jem i sinqertë, është jashtëzakonisht e vështirë dhe e dhimbshme të jesh dëshmitar i këtyre niveleve të vdekjeve dhe shkatërrimeve që kanë përfshirë palestinezët që jetojnë në Gazë. Është e tmerrshme, e neveritshme dhe fatkeqe që nuk ka ndonjë lëvizje në komunitetin global, në nivelin qeveritar, për ta ndaluar këtë”, thotë Ghannam.

Përmes një deklarate të përbashkët, udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Kanadasë kanë bërë thirrje për “respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar në Gazë, përfshirë edhe mbrojtjen e civilëve”. Por, sipas raportimeve të autoriteteve lokale, atje vazhdon të ndodhë e kundërta.

Psikiatri Ghannam, i cili ka vizituar Gazën dhjetëra herë në dy dekadat e fundit, kujton se fëmijët atje kanë përjetuar tashmë disa luftëra mes Izraelit e Hamasit.

“Nëse je fëmijë që ke lindur pas vitit 2006 në Gazë, ti ke përjetuar së paku pesë sulme të mëdha ushtarake nga ushtria izraelite, me bomba që bien në komunitetin tënd. Ke parë vdekje dhe shkatërrime në komunitet dhe familje, si asnjë fëmijë tjetër në botë. Pra, nuk ka asgjë si kjo. Nuk ka asnjë krahasim në botë. Kjo është e trishtueshme, sepse ka vërtet gjëra të tmerrshme dhe traumatike që po ndodhin në botë, por asgjë nuk krahasohet me atë që po përjetojnë fëmijët në Gazë”, thotë Ghannam.

Ai tregon se trauma ka ndikim më të madh te një person kur ai nuk është në gjendje të largohet nga një situatë e rrezikshme. Për fëmijët thotë se trauma prek sistemin e tyre nervor në forma shumëdimensionale dhe ndikon te mënyra se si zhvillohen emocionalisht dhe si avancojnë në procesin e të mësuarit.

“Edhe nëse bombardimet ndalen sot, pasojat do të zgjasin gjatë gjithë jetës së tyre, por do të barten edhe te fëmijët dhe nipërit e tyre. Kjo është diçka që do të vazhdojë për shumë breza, për fat të keq”, thotë Ghannam.

Sipas një raporti të publikuar nga organizata Save the Children në vitin 2022, katër nga pesë fëmijë në Gazë jetojnë me depresion, pikëllim dhe frikë, ndërsa më shumë se gjysma luftojnë me mendime vetëvrasëse.

Sipas një tjetër studimi të publikuar në vitin 2020 në revistën “Frontiers in Psychiatry”, afër 90 për qind e fëmijëve dhe adoleshentëve në Gazë kanë përjetuar traumë personale dhe më shumë se 80 për qind kanë qenë dëshmitarë të traumave të të tjerëve.

Abigail Gewirtz, psikologe për fëmijë në Universitetin e Arizonës, thotë se mënyra se si një fëmijë përballet me traumën, lidhet drejtpërdrejt me nivelin e mbështetjes që ka nga prindi ose kujdestari. Nëse nuk e ka atë mbështetje, trauma tek ai bëhet edhe më e theksuar.

“Një fëmijë, prindi i të cilit është plagosur, është vrarë ose është marrë peng, është i tronditur. Jeta e atij fëmije është marrë. Nuk ka, padyshim, asgjë më të tmerrshme për një fëmijë sesa ndarja nga prindi ose humbja e tij. Dhe nuk ka asgjë më të tmerrshme për një prind sesa të dijë se fëmija i tij është diku larg pa të, ose i plagosur ose i vrarë”, thotë Gewirtz për Exposenë.

Ekspertët thonë se fëmijët në anën tjetër të konfliktit, në Izrael, janë të ekspozuar njësoj ndaj ngjarjeve traumatike, përfshirë sirena sulmesh apo shpërthime të papritura.

Në sulmin e Hamasit, më 7 tetor, autoritetet izraelite kanë thënë se janë vrarë edhe fëmijë e foshnje, ndërsa në mesin e pengjeve që vazhdojnë të mbahen nga Hamasi janë, po ashtu, së paku 30 fëmijë.

Si Ghannam, ashtu edhe Gewirtz thonë se trauma dhe stresi që përjetojnë disa fëmijë në Izrael, nuk dallojnë nga ato që përjetojnë bashkëmoshatarët e tyre në anën tjetër të kufirit. Dallimi i vetëm është se fëmijët në Izrael kanë qasje në kujdes mendor, ata në Gazë kryesisht jo.

“Ne e dimë që fëmijët janë fleksibilë dhe kanë nevojë për disa gjëra për t’u shëruar nga ngjarjet traumatike. Në radhë të parë janë prindërit dhe kujdestarët që mund t’i mbështesin, të kujdesen për ta, t’i duan dhe t’iu ndihmojnë me rutinën e tyre”, thotë Gewirtz.

“Trauma është e vazhdueshme, me ditë, javë, muaj, vite e dekada. Dhe kur nuk ka infrastrukturë të kujdesit shëndetësor, kur mungon qasja në trajtim, trauma nuk ka asnjë mundësi të shërohet. Ky, në fakt, është dallimi kryesor midis fëmijëve palestinezë dhe fëmijëve izraelitë, të cilët kanë qasje në disa nga shërbimet më të mira të kujdesit shëndetësor në të gjithë botën”, thotë Ghannam.

Të dy bashkëbiseduesit pajtohen se ajo që po ndodh me fëmijët në këtë konflikt, nuk është në interesin e askujt që do paqe midis izraelitëve dhe palestinezëve. Dhe një gjë është e sigurt, kostoja e kësaj lufte në fund do të matet edhe me jetët e këtyre fëmijëve – si atyre që humbën, ashtu edhe atyre që ndryshuan përgjithmonë. /REL