Zelensky falënderon Francën për vendosejn e sanksioneve kundër Putinit   

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka falënderuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se Franca ka luajtur një rol të rëndësishëm në vendosjen e sanksioneve personale kundër Putinit. “Emmanuel Macron më telefoni. Duhet të them se ai është një mik i vërtetë i Ukrainës, në momentet më të … Continued

Për herë të parë NATO aktivizon Forcat e Reagimit

Për herë të parë, NATO-s ka aktivizuar Forcën e Reagimit, si një masë mbrojtëse kundër pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë. Komandanti Suprem i NATO-s, Tod Wolters aktivizoi forcën shumëkombëshe të përbërë nga forcat tokësore, ajrore, detare dhe të operacioneve speciale, që mund të ndërhyjnë shpejt në mbështetje të aleancës së NATO-s. Aktivizimi i trupave të … Continued

Eurovizioni përjashton Rusinë

Rusia nuk do të lejohet të marrë pjesë në Festivalin e Këngës Eurovizion, ka deklaruar Unioni i Transmetuesve Evropianë (UTE). UTE, që e organizon këtë ngjarje, u deklarua që përfshirja e Rusisë mund t’ia prishte imazhin garës “në dritën e krizës në Ukrainë”. Rusia filloi një sulm në fqinjin e tij në orët e hershme … Continued

Tenisti rus, Rublev kundër luftës në Ukrainë

Tenisti rus, Andrey Rublev, ka reaguar kundër luftës bë Ukrainë. Ai ka shkruar ‘jo luftë të lutem’ në një kamerë televizive pasi arriti në finalen e Kampionatit të tenisit, i ciki po mbahet në Dubai. 24-vjeçari erdhi nga prapa për të mposhtur Hubert Hurkacz në takimin e tyre gjysmëfinal dhe do të përballet me Jiri … Continued

Rusia ndalon pjesërisht Facebookun në territorin e saj

Rusia të premten kufizoi pjesërisht aksesin në Facebook të Meta Platforms Inc (FB.O), duke e akuzuar atë për “censurim” të mediave ruse, i fundit në një seri hapash kundër gjigantëve të mediave sociale amerikane dhe i njoftuar një ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën. Moska ka vite që po përpiqet të ushtrojë kontroll më të rreptë … Continued

Britania e Madhe do të vendosë sanksione ndaj Putinit dhe Lavrovit

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, ka bërë të ditur se Britania e Madhe do të vendosë menjëherë sanksione kundër presidentit rus, Vladimir Putin dhe ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov. Një zëdhënëse e zyrës së kryeministrit të Britanisë, tha se gjatë një bisede telefonike me liderët e NATO-s të premten, kryeministri Boris Johnsom paralajmëroi Putinin “po … Continued

Zelenksy: Komunikova me Biden për forcimin e sanksioneve dhe një koalicion anti-luftë

Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky, ka komunikuar me Presidentin e ShBA-ve, Joe Biden, siç ka bërë të ditur nëpërmjet Twitter. Ai ka thënë që kanë diskutuar për forcimin e sanksioneve, asistencë për mbrojtje konkrete, dhe një koalicion anti-luftë. Zelensky po ashtu i ka falënderuar ShBA-të për “mbështetjen e fortë”. Rusia e sulmoi Ukrainën mëngjesin e … Continued

NATO përforcon mbrojtjen në shtetet e Evropës Lindore

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg,  në konferencë për media ka folur edhe për vendosjen e ushtarëve të NATO-së në Evropën Lindore. Ai ka thënë se ushtria e NATO-së ka përforcuar mbrojtjen në shtetet fqinje të Ukrainës.  Shtetet si SHBA, Kanadaja dhe vendet e Evropës kanë vendosur tashmë mijëra trupa në rajon. Sipas BBC, … Continued

Stoltenberg: Rusia e ka prishur paqen në Evropë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg po mban një konferencë shtypi tani nga selia e aleancës së mbrojtjes në Bruksel. Stoltenberg pas një takimi të përfaqësuesve të NATO-s ka thënë se Rusia “ka prishur paqen në Evropë”. “Mendimet tona janë me të vrarët, me të plagosurit dhe të zhvendosur”, ka thënë ai. Stoltenberg ka … Continued

IOC-ja kërkon të anulohen ngjarjet sportive në Rusi dhe Bjellorusi

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka kërkuar nga organizatorët e evenimenteve sportive që t’i anulojnë apo t’i zhvendosin të gjitha ngjarjet e planifikuara të mbahen në Rusi e Bjellorusi. IOC-ja i bëri thirrje që në organizimet sportive të ndalohet përdorimi i flamujve dhe himneve të këtyre dy vendeve. “IOC shpreh shqetësimet e saj të thella për sigurinë … Continued