NATO përforcon mbrojtjen në shtetet e Evropës Lindore

NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg,  në konferencë për media ka folur edhe për vendosjen e ushtarëve të NATO-së në Evropën Lindore.

Ai ka thënë se ushtria e NATO-së ka përforcuar mbrojtjen në shtetet fqinje të Ukrainës.

 Shtetet si SHBA, Kanadaja dhe vendet e Evropës kanë vendosur tashmë mijëra trupa në rajon.

Sipas BBC, më shumë se 100 avionë luftarakë janë duke operuar tani në 30 lokacione mbrojtëse në Evropë, të shoqëruar nga më shumë se 120 anije dhe tre grupe sulmuesish.

Stoltenberg po ashtu ka theksuar se forcat do të mbrojnë “çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s” dhe shton se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Ukrainën, si dhe kombet e tjera në rajon të kërcënuar nga Rusia – duke përfshirë Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Bosnjën.

Është e rëndësishme të theksohet se NATO e ka bërë të ditur se nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë, e cila nuk është anëtare e aleancës./Shqip.com