Sunak dhe Macron, dakordohen për ndihmë urgjente humanitare në Gaza

Kryeministri Rishi Sunak ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, duke përsëritur unitetin e qëndrimit ndërkombëtar ndaj Izraelit dhe Gazës. “Udhëheqësit theksuan rëndësinë e marrjes së mbështetjes urgjente humanitare në Gaza. Ata ranë dakord të punojnë së bashku në përpjekjet për të siguruar ushqim, karburant, ujë dhe ilaçe të rëndësishme … Continued

Irani kërcënon Izraelin: I ka kaluar vijat e kuqe

“Krimet e regjimit zionist i kanë kaluar vijat e kuqe.” Ky është qëndrimi më i fundit i shprehur nga Presidenti iranian Ebrahim Raisi, në një postim në platformën X, ku ai thekson se vendi i tij nuk e merr seriozisht thirrjen e fundit të SHBA-ve drejtuar kombeve të tjera që të përmbahen nga përfshirja në … Continued

Gaza e konfirmon se numri i viktimave ka arritur mbi 8.000

Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi tha se numri i palestinezëve të vrarë që kur nisi lufta me Izraelin më 7 tetor ka kaluar shifrën prej 8.000. Kjo ministri tha të dielën se numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 8.005, përfshirë mbi 3.300 të mitur dhe mbi 2.000 gra. Ministria … Continued

Izraeli kryen sulme ajrore afër spitalit më të madh në Gazë

Avionët izraelitë mëngjesin e së dielës kanë kryer sulme ajrore pranë spitalit më të madh në Gazë, që është i mbushur me pacientë dhe dhjetëra mijëra palestinezë që po kërkojnë strehim, thanë banorët. Izraeli tha se militantët e Hamasit – që udhëheqin Gazën – kanë një qendër komanduese nën spital, duke mos dhënë dëshmi të … Continued

Gjenerali izraelit: Hamasit i kemi shkaktuar qindra të vdekur

“Armiku ka qindra të vdekur”, tha shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, Gjen. Herzi Halevi, në një mesazh të regjistruar sot, të publikuar nga mediat. Halevi shtoi se infrastruktura e Hamasit po goditet dhe se “komandantët e tij po eliminohen”. “Objektivat tona janë të qarta – tha ai – por rruga do të jetë ende … Continued

Hamasi lëshon raketat, bien sirenat në Tel Aviv dhe Izraelin qendror

Sirenat që janë aktivizuar për të paralajmëruar një mbërritje të mundshme të raketave u dëgjuan sërish rreth një orë më parë në Tel Aviv dhe qytete të tjera në Izraelin qendror, si dhe në qytetin bregdetar jugor të Ashkelon. Kështu raportojnë mediat izraelite, të cilat raportojnë se pak minuta më parë sirenat filluan të bien … Continued

Tanket, xhenierët dhe këmbësoria izraelite po operojnë në veri të Gazës

Që nga mbrëmja e djeshme, forcat e kombinuara luftarake izraelite, të përbëra nga mjete të blinduara, inxhinierë dhe këmbësoria, kanë vepruar në veri të Rripit të Gazës. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi ushtarak, sipas të cilit gjatë operacioneve ushtarët identifikuan dhe goditën qelizat terroriste duke lëshuar raketa antitank dhe mortaja.

Guterres: Jam befasuar nga përshkallëzimi i bombardimeve në Gaza

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha të shtunën se ishte i befasuar nga përshkallëzimi i bombardimeve në Gaza, duke përsëritur thirrjen e tij për një “armëpushim” për të ofruar ndihma humanitare për civilët. “Në ditët e fundit jam inkurajuar pasi një konsensus dukej se po formohej në komunitetin ndërkombëtar për një fund ose të paktën … Continued

Mijëra njerëz protestojnë kundër Izraelit në Romë

Në Romë u organizua një demonstrate nga komuniteti palestinez, ku mbi 10 mijë njerëz morën pjesë. Organizatorët kërkuan nga pjesëmarrësit të mbanin vetëm flamuj palestinezë. Nisma e sotme u mbështet, ndër të tjera, nga sindikatat e majta, Partia e Rivendosjes Komuniste dhe organizatat “partizane” rebele italiane. Kur marshimi arriti jashtë Organizatës së OKB-së për Ushqimin … Continued

Pas fjalimit të Erdogan, Izraeli ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Turqinë

Ministri i punëve të jashtme të Izraelit, Eli Cohen ka bërë të ditur se kanë shkëputur marrëdheniet diplomatike me Turqinë. Ky vendim sipas tij vjen pas deklaratave të cilat i ka cilësuar si të rënda që vijnë nga Turqia, ku presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, u është drejtuar shtetit Izraelit si pushtues i Palestinës. … Continued