Pas fjalimit të Erdogan, Izraeli ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Turqinë

Ministri i punëve të jashtme të Izraelit, Eli Cohen ka bërë të ditur se kanë shkëputur marrëdheniet diplomatike me Turqinë.

Ky vendim sipas tij vjen pas deklaratave të cilat i ka cilësuar si të rënda që vijnë nga Turqia, ku presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, u është drejtuar shtetit Izraelit si pushtues i Palestinës.

Erdogan ka paralajmëruar mundësin e intervenimit në Gaza duke thënë se “ne mund të vijmë çdo natë papritur”.

Ndërsa si përgjigje, e kësaj se çfarë kishte deklaruar presidenti turk, Erdogan qindra mijëra turq filluan të thërrasin: “Ushtria turke në Gaza”.

E gjithë kjo e ka zemëruar shtetin Izraelit, i cili ka vendosur që të shkëpusë marrëdheniet diplomatike me Turqinë.

Në njoftimin e fundit thuhet se ministri i jashtëm izraelit, Cohen, ka urdhëruar kthimin e përfaqësuesve diplomatikë nga Turqia në Izrael.