Izraeli, operacion ushtarak në spitalin Al Shifa të Gazës

Ushtria izraelite po kryen një operacion në një zonë të spitalit Shifa në Gaza: Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) e njoftuan këtë në Telegram. “Bazuar në informacionin e inteligjencës dhe një domosdoshmëri operacionale, forcat IDF po kryejnë një operacion të saktë dhe të synuar kundër Hamasit në një zonë specifike të spitalit Shifa”, thuhet … Continued

Ministri i Jashtëm izraelit: Guterres, i paaftë për të qenë shef i OKB-së

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, tha të martën se sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, nuk është i aftë për ta udhëhequr organizatën botërore, duke shtuar se ai nuk ka bërë mjaftueshëm për ta dënuar grupin radikal palestinez, Hamas, i cili është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara … Continued

Hezbollahu sulmon Izraelin me raketa, kundërpërgjigjet ushtria me artileri

Dy raketa antitank u lëshuan nga Libani drejt pozicioneve të IDF në Izraelin verior, të cilat u përgjigjën me zjarr artilerie në drejtim të Libanit. Këtë e ka bërë të ditur Radio Ushtria. Hezbollahu mori përgjegjësinë për sulmin në një deklaratë të publikuar në Telegram. Sipas gazetës Al-Manar , e lidhur me Hezbollahun , artileria … Continued

Izraeli: Kemi marrë nën kontroll institucionet qeveritare të Hamasit

Selitë e disa institucioneve qeveritare të Hamasit në Gaza kanë kaluar në duart e ushtrisë izraelite ditët e fundit, sipas zëdhënësit ushtarak. Në veçanti, ushtarët nga Brigada Golani dhe Brigada e 7-të morën nën kontroll Parlamentin dhe ndërtesat qeveritare të Hamasit, si dhe komandën e policisë dhe fakultetin e inxhinierisë “që përdorej për prodhimin dhe … Continued

Letra e 400 liderve amerikanë kundër mbështetjes për Izraelin

Mospajtimet po rriten brenda administratës së Biden për mbështetjen ndaj Izraelit në luftën kundër Hamasit në Gaza. Më shumë se 400 të emëruar politikë dhe anëtarë të stafit nga rreth 40 agjenci qeveritare, shkruan New York Times, sot i kanë dërguar një letër proteste presidentit duke i kërkuar atij që urgjentisht të bëjë thirrje për … Continued

Deklarata skandaloze e ministrit izraelit: Nuk pranojmë më ekzistencën e Gazës

Një anëtar i lartë i qeverisë së Benjamin Netanyahu tha të martën se Gaza nuk mund të ekzistojë si një entitet i pavarur dhe palestinezët duhet të largohen vetë për në vende të tjera. “Unë mirëpres nismën e emigrimit vullnetar të arabëve të Gazës në vendet anembanë botës. Kjo është zgjidhja e duhur humanitare për … Continued

OKB: Vetëm një spital është funksional në veri të Gazës

Kombet e Bashkuara kaanë deklaruar se në Gazën veriore është funksional vetëm një spital, ndërsa izraeliti godet me çekiç zona afër dhe në objektet mjekësore, duke i lënë mjekët që luftojnë për të mbajtur gjallë pacientët, përfshirë foshnjat e lindura para kohe. “Të gjithë, përveç njërit prej spitaleve në qytetin e Gazës dhe Gazën veriore, … Continued

Vdes një ushtare izraelite që po mbahej peng nga Hamasi

Një ushtare 19-vjeçare, e cila ishte në mesin e afër 240 personave që u morën peng nga Hamasi – organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – gjatë sulmeve të 7 tetorit, ka vdekur në robëri, thanë të dyja palët. Ushtria izraelite tha të martën se Noa Marciano ka vdekur, pa … Continued

Presidenti amerikan, Biden: Spitali më i madh në Gazë duhet të mbrohet

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se spitali më i madh në Gazë, Shifa “duhet të mbrohet”. Luftimet midis forcave izraelite dhe luftëtarëve të Hamasit – organizatë e shpallur terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – kanë bërë që spitali të rrethohet, duke detyruar mijëra persona që të largohen. “Shpresa dhe pritja ime është që të … Continued

Hamasi: Hezbollahu shkon në luftë nëse ne shkatërrohemi nga Izraeli

“Hezbollahu do të hyjë plotësisht në luftë me Izraelin nëse Hamasi shkatërrohet plotësisht në Gaza“. NBC raporton duke cituar një anëtar të Hamasit në Bejrut. “Tani nuk është koha. Vija e kuqe për Hezbollahun është shkatërrimi total i rezistencës në Gaza,” tha Ahmed Abdul Hadi për NBC .