Izraeli: Kemi marrë nën kontroll institucionet qeveritare të Hamasit
Publikuar:
(14.11.2023 15:33:34)

Selitë e disa institucioneve qeveritare të Hamasit në Gaza kanë kaluar në duart e ushtrisë izraelite ditët e fundit, sipas zëdhënësit ushtarak. Në veçanti, ushtarët nga Brigada Golani dhe Brigada e 7-të morën nën kontroll Parlamentin dhe ndërtesat qeveritare të Hamasit, si dhe komandën e policisë dhe fakultetin e inxhinierisë “që përdorej për prodhimin dhe zhvillimin e armatimit”. Edhe rezidenca e guvernatorit ra nën kontrollin e Izraelit. Në atë ndërtesë, sipas zëdhënësit, kishte zyra të krahut ushtarak dhe policor të Hamasit.