Presidenti i Ukrainës pranon bisedimet me Rusinë në Bjellorusi

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenski ka pranuar bisedimet me Rusinë në kufirin Ukrainë-Bjellorusi. Kështu ka deklaruar Zelensky pas një bisede të realizuar me presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko. “Ne kemi rënë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me rusët pa kushte paraprake në kufirin Ukrainë-Bjellorusi, në zonën e lumit Pripyat. Alexander Lukashenko mori përgjegjësinë për faktin … Continued

“Nuk ka trupa ruse” në Kiev, thotë kryebashkiaku Klitschko

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha të dielën se nuk ka trupa ruse në kryeqytetin ukrainas. “Ka pasur sulme gjatë natës. Shkatërruan disa grupe të mëdha sabotazhi”, ka postuar Klitschko në llogarinë e tij në Instagram. “Ushtria jonë, forcat e zbatimit të ligjit dhe mbrojtja territoriale vazhdojnë të zbulojnë dhe neutralizojnë sabotatorët”. Klitschko … Continued

Rusia i jep Ukrainës afat për vendimin për bisedimet në Bjellorusi

Rusia u ka dhënë zyrtarëve ukrainas një afat kohor prej orës 15:00, me orën lokale, të dielën për të vendosur nëse do të takohen për bisedime në qytetin bjellorus të Gomel. Vladimir Medinsky, kreu i delegacionit rus dhe ndihmës i Presidentit Vladimir Putin, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti se do të qëndrojnë … Continued

Zelensky: Ukraina ka paraqitur kërkesën kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se ka paraqitur kërkesë kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kjo kërkesë vjen pasi Zelensky tha se trupat trupat ruse kanë në shënjestrim civilët duke përfshirë fëmijë. “Ukraina ka paraqitur kërkesën e saj kundër Rusisë në GJND. Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për manipulimin e nocionit të … Continued

Ministri i jashtëm ukrainas: Së bashku e mposhtëm Hitlerin, ta mposhtim edhe Putinin

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, iu është përgjigjur thirrjes së Presidentit të Ukrainës, për t’iu bashkuar luftës kundër Rusisë. Ai ka ftuar të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë Ukrainën. “Të huajt që dëshirojnë të mbrojnë Ukrainën dhe rendin botëror si pjesë e Legjionit Ndërkombëtar të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, ju … Continued

Musk aktivizion Starlink në Ukrainë pasi pushtimi rus ua ndërpreu internetin

Themeluesi i SpaceX, Elon Musk ka aktivizuar Starlink, rrjetin e tij komercial të internetit, në Ukrainë. Kjo erdhi pas bashkëbisedimeve mes zëvendëskryeministrit të Ukrainës, Mykhailo Fedorov dhe Musk në Tëitter “Ndërsa ju përpiqeni të kolonizoni Marsin – Rusia përpiqet të pushtojë Ukrainën! Ndërsa raketat tuaja zbresin me sukses nga hapësira – raketat ruse sulmojnë njerëzit … Continued

Finlanda dhe Irlanda bllokojnë fluturimet ruse

Finlanda dhe Irlanda kanë njoftuar se do të mbyllin hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë. Nuk dihet ende se kur do të hyjnë në fuqi masat. Finlanda ndan një kufi prej 1,300 kilometrash (800 milje) me Rusinë, që do të thotë se një rrugë kryesore për në perëndim nga Rusia do të mbyllet, shkruan … Continued

Zelensky u bën thirrje “qytetarëve të botës” që të bashkohen në luftën kundër Rusisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bën thirrje njerëzve në mbarë botën që t’i bashkohen luftës kundër Rusisë. Në një deklaratë të dielën, ai akuzoi ushtrinë ruse për vrasjen e civilëve dhe lavdëroi ukrainasit për guximin për t’u mbrojtur. “Ukrainasit kanë shfaqur guximin për të mbrojtur atdheun e tyre dhe për të shpëtuar Evropën dhe vlerat … Continued

Dita e katërt e luftimeve: Presidenti ukrainas refuzon që të bisedojë me Rusinë në Bjellorusi

Delegacioni rus ka mbërritur në Bjellorusi për bisedime të mundshme për luftën në Ukrainë. Zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov, tha se një delegacion rus ka mbërritur në Bjellorusi për bisedime me përfaqësuesit ukrainas, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA-Novosti. Peskov tha se delegacioni përfshinte përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes … Continued

Luftimet shpërthyen edhe në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Trupat ruse hynë edhe në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, atë të Kharkiv, ka njoftuar të dielën Oleh Synehubov, kreu i Administratës Shtetërore Rajonale të Kharkiv. Synehubov u bëri thirrje banorëve të qytetit lindor të qëndrojnë në strehimore dhe të mos udhëtojnë askund. Automjetet ruse hynë në qytetin e Kharkiv të dielën. … Continued