SHBA: Shumë qytete ukrainase janë të rrethuara

Departamenti Amerikan i Shtetit beson se forcat ruse kanë rrethuar “shumë” qytete, pasi shkatërruan pjesën më të madhe të infrastrukturës së tyre, tha zëdhënësi Ned Price. Price nuk specifikoi se cilat qytete ukrainase janë aktualisht të rrethuara. Në fjalën e tij, Price tha se sulmet ruse në qytetet e Ukrainës kanë lënë banorët pa ujë, … Continued

Forcat ruse janë zhvendosur rreth 5 kilometra më afër Kievit dhe Chernihiv tani është “i izoluar”

Forcat ruse kanë lëvizur përpara, në afërsi të aeroportit Hostomel, me rreth 5 kilometra  në ditën e fundit, tha të enjten një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, shkruan CNN. Forcat ruse vazhdojnë të avancojnë trupat e tyre përgjatë dy linjave paralele jashtë Kievit, dhe në ato linja, linja më e afërt ka “arritur rreth … Continued

Rusia thotë se do të hapë korridoret e evakuimit nga Ukraina në Rusi

Moska do të hapë në mënyrë të njëanshme rrugë evakuimi për civilët në Ukrainë që të çojnë drejt Rusisë çdo ditë në orën 10 të mëngjesit me orën lokale, shkruan CNN. Këtë e ka thënë të enjten gjeneralkoloneli Mikhail Mizintsev i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse. “Ne garantojmë siguri të plotë në territoret e kontrolluara nga … Continued

Nuk do të ketë procedurë të shpejtë për antarsimin e Ukrainës në BE, thotë kancelari gjeraman

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha të enjten se ai kundërshton një procedurë të shpejtë për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian. shkruan CNN. “Është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë të ndjekim gjërat që kemi vendosur në të kaluarën,” u tha Scholz gazetarëve të enjten përpara një samiti të BE-së në Versajë, Francë. Scholz iu … Continued

Ambasadori Polak në ShBA thotë se sanksionet ndaj Moskës duhet të zgjasin për një dekadë

Ambasadori i Polonisë në Shtetet e Bashkuara, Marek Magierowski, i tha CNN të enjten se sanksionet ndaj Rusisë duhet “të zgjasin për një dekadë, ndoshta 15 vjet”, pas pushtimit dhe sulmit të Moskës në Ukrainë.  “Mendoj se nëse duam të hakmerremi për atë pushtim kundër Ukrainës me masa ndëshkuese dhe duke gjymtuar ekonominë ruse, ne … Continued

OKB vlerëson se 549 civilë janë vrarë në Ukrainë deri më tani

Të paktën 549 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, sipas shifrave të fundit nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut. Shifrat, të përpiluara deri të mërkurën dhe të publikuara të enjten, thanë se 957 të tjerë janë plagosur deri më tani, por agjencia … Continued

Kryeministri britanik ka frik se Rusia mund të përdor armë kimike në Ukrainë

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka deklaruar se Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë.  “Gjërat që po dëgjoni për armët kimike është pikërisht diçka që ata do të bënin,” tha Johnson në një intervistë me transmetuesin britanik Sky News. “Ata thonë se ka armë kimike që janë ruajtur nga kundërshtarët e tyre ose nga … Continued

BQE: Lufta në Ukrainë ka të ngjarë të rrisë inflacionin “dukshëm më të lartë” në Evropë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) parashikon se lufta në Ukrainë do të rrisë nivelet e inflacionit të konsumatorit edhe më tej në afatin e afërt. “Lufta Rusi-Ukrainë do të ketë një ndikim material në aktivitetin ekonomik dhe inflacionin përmes çmimeve më të larta të energjisë dhe mallrave, ndërprerjes së tregtisë ndërkombëtare dhe besimit më të dobët”, … Continued

Rusia pretendon se Ukraina organizoi bombardimin në spitalin e Mariupolit

Ambasada ruse në Londër mohoi se forcat po synonin civilët duke bombarduar një spital në Mariupol, madje ata kanë preten ky bombardim është organizuar nga Ukraina. Duke folur në kanalin e lajmeve Rossiya 24, zëdhënësi i ministrisë ruse të mbrojtjes, Igor Konashenkov tha se “absolutisht nuk është kryer asnjë mision për të goditur objektivat në … Continued

Nënkryetari i bashkisë Mariupol: 1 mijë e 207 trupa të mbledhur nga rrugët

Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Serhiy Orlov  thotë se nuk e di se sa njerëz janë vrarë në total në qytet, por shifra më e fundit është 1207. Këto janë “vetëm trupa që kemi mbledhur në rrugë”, tha Orlov për BBC. Ai tha se 47 persona ishin varrosur në një varr masiv pasi nuk ishte … Continued