Hovenier uron Kosovën: Partneriteti ynë mbetet i fortë si guri

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, përmes një video mesazhi të postuar në Twitter, e ka uruar Kosovën në 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Ai ka thënë se është nder që të jetë pjesë e historisë së përbashkët të Kosovës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, SHBA-ja është krenare për përkrahjen e … Continued

Krerët shtetëror bëjnë nderime te varri i Rugovës dhe Demaçit

Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, në ditëlindjen e 15 të pavarësisë së Kosovës. I pranishëm ishte edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Krerët e shtetit bashkë me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, kanë vazhduar homazhet dhe nderimet edhe te varri i veprimtarit, … Continued

Turqia uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë

Turqia e ka uruar Kosovën, në 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Përmes një postimi në rrjetin Twitter, ministria e Jashtme e Turqisë ka shkruar se i janë mirënjohës popullit kosovar, për solidaritetin dhe mbështetjen gjatë ditëve të vështira. “Urime Dita e Pavarësisë miqve dhe vëllezërve tanë në Kosovë. I jemi mirënjohës popullit kosovar për solidaritetin … Continued

Ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit

Ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës për nderë të 15-vjetorit të pavarësisë

Abdixhiku: Republika është e pavdekshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar përmes një video në Facebook, Ditën e Pavarësisë së Kosovës. “Të mirët tanë lartnuan shtetin, të drejtit i dhanë shkëlqimin e përditshëm. Të gjithë bashkë i bëmë vendin – të barabartë mes popujve të lirë. Kjo ëndërr e ky rrugëtim duhet të vazhdojë me po … Continued

Agjenda shtetërore për Ditën e Pavarësisë

Sot Kosova shënon 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, ndërsa për këtë ditë janë paraparë një mori aktivitetesh nga Qeveria e Kosovës. Qeveria ditë më parë ka njoftuar për agjendën shtetërore për shënimin e Ditës së Pavarësisë. Më poshtë mund të njoftoheni me agjendën shtetërore: – Mbledhja festive e Qeverisë së Republikës së Kosovës – … Continued

Presidentja Osmani: Republika e Kosovës është e përjetshme

Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar një fotografi nga ceremonia e ngritjes solemne të flamurit të Republikës së Kosovës për 15 vjetorin e pavarësisë. Sipër kësaj fotografie, Osmani ka shkruar se “Republika e Kosovës është e përjetshme”. Përveç krerëve shtetëror, në këtë ceremoni mori pjesë edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Rama uron Pavarësinë e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur mëngjesin sot me urimin për Kosovën. Në llogarinë e tij në Facebook ai ka postuar një fotografi pikturë të një vajze të vogël që mban litarin e flamurit të shtetit të Kosovës i cili valëvitet në ajër. “MIRËMËNGJES  Gëzuar Pavarësinë”, ka shkuar kryeministri Rama.

Kurti për nderë të Pavarësisë: Kosova nuk është produkt i rastësisë, por i historisë

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen festive të Qeverisë të mbajtur për nder të 17 shkurtit, tha se Pavarësia e Kosovës është arritur përmes luftës dhe sakrificës, dhe se pavarësia do të rritet vetëm përmes punës. “Në këtë përvjetor të pavarësisë së Kosovës, detyra jonë kryesore është se kur të vije 20 vjetori të jenë jetuar … Continued

15-vjetori i Pavarësisë, mërgimtarët ia mësyjnë vendlindjes për festë

Numër i madh i mërgimtarëve po zbresin këtyre ditëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’. Arsyeja kryesore e udhëtimit të tyre në vendlindje është përvjetori i 15-të i pavarësisë së Kosovës. Ata shprehen të lumtur që u është dhënë mundësia për të ardhur dhe festuar me familjet këtë festë të madhe. “Kemi ardhur edhe … Continued