Në Ditën e Pavarësisë, Specialja ia vazhdon paraburgimin Thaçit

Kërkesa e mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për rishikim të vendimit për vazhdimin e paraburgimit është refuzuar sot nga gjyqtari Charles L. Smith. “Gjykata urdhëron vazhdimin e paraburgimit për Thaçin”, thuhet në vendimin që është nxjerrë sot e që përputhet edhe me ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në vendim janë përmendur … Continued

Rama: S’do të kishte Pavarësi pa Rugovën e UÇK-në

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka përmendur kontributin e ish-presidentit Rugova dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për shënimin e kësaj dite, duke thënë se Kosova nuk do të ishte kjo që është pa këtë kontribut. Rama, në seancën solemne të Kuvendit të Kryeqytetit, ndër tjerash, ka … Continued

Kurti: Në këto rrugë që parakalojnë ushtarët, dikur parakalonin protestuesit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në sheshet e Prishtinës ku parakalojnë ushtarët e FSK-së sot, në të kaluarën kanë parakaluar protestuesit. Sipas Kurtit, sot Kosova qëndron më mirë dhe se për këtë është dashur shumë punë. “Këto rrugë që do të parakalojnë forcat tona, janë rrugë që dikur parakalonin protestuesit. Është dashur … Continued

Refugjati që po shfaq përjetimet e luftës në murale

Mehmet Qorrolli ka vendosur që luftën e Kosovës dhe rrugëtimin e vështirë të refugjatëve, ta dokumentojë përmes pikturimit të muraleve në qytetin e Ferizajt. Pavarësisht moshës së shtyrë, pjesën e mbetur të jetës, ka vendosur t’ia kushtoj artit pamor. “Çdo piktor punon në kohën kur jeton. Unë kam qenë në gjendje të luftës, kjo e … Continued

Fjalimet e liderëve të shtetit në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës i ka hapur dyert për seancën solemne të Kuvendit, me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Presidentja Vjosa Osmani tha se në këtë ditë duhet t’i kujtojnë të gjithë ata që kontribuuan në formimin e shtetit të Kosovës. “Kam nderin që në ditëlindjen e 15 të Republikës tonë të mund të … Continued

Sali Berisha uron Pavarësinë: Arritjet e Kosovës janë mahnitëse

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka uruar sot 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës përmes një deklarate zyrtare në faqen e PD-së. Ai shprehu nderimet e tij për Ibrahim Rugovën që e cilësoi si arkitekt të pavarësisë, komandantin legjendar Adem Jasharin dhe gjithë shqiptarët kudo në botë që u bashkuan si një trup i vetëm. “Sot … Continued

Begaj: Shqipëria është pranë Kosovës për çdo anëtarësim ndërkombëtar

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se Shqipëria është pranë Kosovën për anëtarësimin e saj në NATO dhe OKB dhe në të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare. Në fjalimin e tij në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Begaj ka përshëndetur angazhimin e SHBA-së dhe BE-së … Continued

Zëri i luftës – “Radio Kosova e Lirë”

Në një lartësi mbidetare prej mbi 1000 metrash, në Berishë të Malishevës, gjendet shtëpia muze e zërit të vetëm në ditët më të vështira të vendit, radios “Kosova e lirë”. Në pamje të parë, objekti të ofron përshtypjen se aty është një shtëpizë e vogël e rëndomtë, por posa të hysh brenda, gjendet një “thesar” … Continued

Sekretari Blinken uron Kosovën duke bërë thirrje për arritjen e marrëveshjes përfundimtare

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka uruar qytetarët në 15-vjetorin e pavarësisë, ndërsa ka theksuar se partneriteti i qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës i ka rrënjët në mirëkuptimin reciprok, vlerat dhe miqësinë mes dy popujve. Bliken në urimin e tij për 15-vjetorin e pavarësisë flet për sigurinë në Kosovë e rajon, derisa … Continued

Sanduloviq në Prekaz: Në emër të Serbisë kërkoj falje për krimet ndaj jush

Kandidati për president të Serbisë, Nikola Sanduloviq, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Kosovë, ka bërë homazhe në varrezat e Memorialit në Prekaz. I shoqëruar nga krerët e shtetit të Kosovës, Sanduloviq pas homazheve ka thënë se do të bëjë gjithçka që kriminelët që kryen një krim kaq të tmerrshëm ndaj shqiptarëve të … Continued