Njësitë e forcave të armatosura të Ukrainës kanë pësuar humbje kritike – deri në 90% në disa njësi – gjatë betejës për qytetin kyç lindor të Severodonetsk, thotë Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, shkruan BBC.
Në një postim në Telegram, ai thotë se njësitë ukrainase tani po tërhiqen në drejtim të Lysychansk, një qytet në anën tjetër të lumit Siverskyi Donets.
Postimi nuk thoshte se sa njësive i referohej.
Më herët, guvernatori rajonal ukrainas tha se forcat ukrainase kishin shtyrë pjesërisht trupat ruse që kishin marrë në një moment rreth 70% të qytetit.
Nuk është e mundur që BBC t’i verifikojë këto pretendime në mënyrë të pavarur./Shqip.com
Përmbledhje

Njësitë e forcave të armatosura të Ukrainës kanë pësuar humbje kritike - deri në 90% në disa njësi - gjatë betejës për qytetin kyç lindor të Severodonetsk, thotë Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, shkruan BBC.
Në një postim në Telegram, ai thotë se njësitë ukrainase tani po tërhiqen në drejtim të Lysychansk, një qytet në anën tjetër të lumit Siverskyi Donets.
Postimi nuk thoshte se sa njësive i referohej.
Më herët, guvernatori rajonal ukrainas tha se forcat ukrainase kishin shtyrë pjesërisht trupat ruse që kishin marrë në një moment rreth 70% të qytetit.
Nuk është e mundur që BBC t'i verifikojë këto pretendime në mënyrë të pavarur./Shqip.com

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kërkoi kryebashkiakëve amerikanë të ndërpresin lidhjet “vëllazërore” me qytetet ruse.
Ai kërkoi që të marrin pjesë në “projektin më të madh ekonomik të kohës duke ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës pas luftës, shkruan CNN.
“Dhjetëra qytete amerikane ruajnë të ashtuquajturën “vëllazëri” me qytetet e Federatës Ruse”, tha Zelensky, duke përfshirë Çikagon dhe Moskën.
“Çfarë ju japin këto lidhje? Ndoshta asgjë. Por ata i japin Rusisë mundësinë të thotë se nuk është e izoluar, edhe pas fillimit të një lufte të tillë”, vazhdoi ai.
Tutje, Zelensky bëri thirrje për më shumë presion ndaj Rusisë.
“Mos e ndihmoni të justifikojë veten. Mos mbani lidhje me të. Dhe ju lutemi mos lejoni që ata që janë bërë vrasës t’ju quajnë vëllezër dhe motra të tyre”, tha Zelensky.
Sipas Zelenskyt, që nga fillimi i luftës, 3,620 vendbanime janë përballur me pushtimin rus dhe Rusia ka synuar pothuajse 2,500 raketa në Ukrainë.
Ai u kërkoi kryetarëve të bashkive të marrin pjesë në përpjekjet e mëdha të rindërtimit që do të nevojiten pas luftës.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe, tha se Rusia po rrit sulmet ajrore në rajonin lindor të Donbasit.
Raketat po përdoren për të penguar lëvizjen e përforcimeve dhe furnizimeve të trupave ukrainase. Por Ministria e Mbrojtjes thotë se këto sulme kanë dështuar të kenë ndonjë ndikim të rëndësishëm dhe rezervat e raketave të drejtuara ka të ngjarë të jenë varfëruar, shkruan CNN.
Armët e drejtuara janë më të sakta pasi ato përdorin pozicionimin satelitor, vendndodhjen me rreze infra të kuqe ose përcaktimin lazer për të arritur në objektiv.
Municionet e padrejtuara – të tilla si bombat me rënie të lirë – përdorin një trajektore të thjeshtë balistike pasi lëshohen nga një aeroplan.
Është kjo e fundit që ka çuar pjesërisht në shkatërrimin e gjerë të zonave të ndërtuara në Donbas.
Disa sulme ajrore-tokë kryhen nga avionët Su-25 ‘Frogfoot’. Ata fluturojnë ulët në çifte në vrapime sulmi për t’iu shmangur sistemeve më të rrezikshme tokë-ajër, megjithëse kjo lartësi e ulët i vë në rrezik edhe nga sistemet e mbrojtjes ajrore të lëvizshme nga njeriu, siç është ‘Stinger’.
Forcat Ajrore të Rusisë po përdoren për të mbështetur përparimet e trupave të saj në rajon, me sulme ajrore dhe sulme artilerie.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë më parë se taktikat ajrore të Rusisë janë kryesisht “të kundërta ndaj rrezikut” – që do të thotë se ata nuk janë të gatshëm të kalojnë shumë kohë në hapësirën ajrore të Ukrainës për shkak të kërcënimit të raketave tokë-ajër.
Rusia gjithashtu mund të lëshojë disa armë – të tilla si raketa lundrimi – nga thellësia e territorit rus.

Ukraina tani kontrollon rreth gjysmën e qytetit të Severodonetsk në Ukrainën lindore, pasi ka marrë një pjesë të tokës nga rusët.
Kështu bëri të ditur Serhiy Hayday, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Luhanskut.
“Më parë kishte një situatë të vështirë dhe diku rreth 70% e Severodonetsk u kap, tani ne i kemi zhvendosur tashmë diku rreth 20%”, tha ai.
Tutje, ai tha se ruswt kishin arritur tw kapnin pjesën më të madhe të qytetit, por tani ushtria ukrainase ka nën kontroll situatën, shkruan CNN.
“Situata e vështirë mbetet në rajon në tërësi dhe Severodonetsk tani është vetëm një përqendrim i armiqësive sepse ushtria ruse, siç e kuptojmë – po hedh të gjitha rezervat e saj në këtë drejtim,” tha Hayday.
Aktualisht, ushtrisë ukrainase i mungon artileria me rreze të gjatë, e cila mund të ndryshojë lojën për betejën në lindje, tha Hayday.
“Ata po ecin përpara hap pas hapi. Ata thjesht po shkatërrojnë gjithçka me artileri, avionë, mortaja, tanke”, tha Hayday.
“Por, sapo të kemi mjaft armë perëndimore me rreze të gjatë veprimi, ne do ta largojmë artilerinë e tyre nga pozicionet tona. Dhe pastaj, më besoni, këmbësoria ruse thjesht do të vrapojë.
Luftimet në rrugë vazhdojnë në Severodonetsk dhe trupat ukrainase ende “po përpiqen të zmbrapsin armikun”.
“Rusia gjithashtu po hedh në erë ura për të parandaluar dërgimin e përforcime nga Ukraina në rajon”, tha Hayday.
Sipas Hayday, rreth 30 km (18.6 m) në jug të Severodonetsk, tre persona u vranë të premten, duke përfshirë një nënë dhe një fëmijë, në Hirske.

Luftimet po vazhdojnë në rrugët e qytetit lindor të Severodonetsk, thotë guvernatori i rajonit të Luhansk raporton BBC.
Në postimet në Telegram këtë mëngjes, Serhiy Haidai thotë se forcat ukrainase kanë zmbrapsur nëntë sulme të armikut në 24 orët e fundit, me një tank, një sistem artilerie dhe tetë automjete të blinduara të shkatërruara.
Ai thotë se njësitë e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar gjithashtu një raketë lundrimi dhe tre mjete ajrore pa pilot.
Forcat ruse “po hedhin të gjitha rezervat e tyre në Severodonetsk”, thotë ai, dhe situata humanitare është e vështirë pasi është “e pamundur të dërgohen ushqime dhe ilaçe në qytet”./Shqip.com