N'shënjestër

Tenderët publik, mjet për fuqizim të partisë 01.06.2022 – Shqip.com

Emisioni n ‘Shënjestër në episodin e radhës do t’u sjell shembullin tipik se si paraja e shtetit përdoret për interesa individuale e partiake. Në vitin 2018, Qeveria Haradinaj inicioi projektin e rrugës Dollc-Gjakovë në vlerë të 57 milionë eurove, pa i plotësuar kriteret. Nga hulumtimi i gazetarëve të Shqip.com rezulton se zgjerimi i rrugës nisi pa pasur një projekt final, u përcjell me shkelje procedurash e po ashtu edhe shkelje ligjore. Zyrtarët që duhej ta parandalonin keqpërdorimin, nuk bënë asgjë, thjeshtë qëndruan spektatorë. Menaxhimi kaotik i këtij projekti u konstatua nga një komision i posaçëm, por zyrtarët e intervistuar nga Shqip.com nuk janë në gjendje të dëshmojnë se u bënë përmirësimet e nevojshme, përfshirë edhe ish-ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj.