N'shënjestër

Pluhuri Vrastar (tmerri i mbetjeve radioaktive në Kosovë)

Dokumentari Shënjestër.

Në Kosovë ka shumë mbetje radioaktive. Pasojat nga këto mbetje janë afatgjate, veçanërisht në pasardhës. Kobalti që gjendet në Trepçë, americiumi në Pallatin e Rinisë dhe mbetjet në KEK, sipas raporteve shkencore shkaktojnë ndryshim të qelizave dhe vdekjen e tyre.

Të gjitha këto substanca hyjnë në ajër, ujë e tokë, duke shkaktuar pasoja vdekjeprurëse.

Nga hulumtimi i ekipit të Shqip.com për emisionin n’Shënjestër, del se edhe nëse njerëzit nuk kanë ndërveprim të drejtpërdrejtë me substanca radioaktive, rrezatimi ka efekt.

Sa më shumë që një person është në zonën radioaktive, aq më serioze do të jenë pasojat. Rrezatimi mund të ndryshojë rrënjësisht mjedisin njerëzor dhe të gjithë organizmat e gjallë në tokë.