N'shënjestër

N’Shënjestër: Dashurinë pa tarifa, por jo edhe mallrat

Edi Rama dhe Albin Kurti.

Nga 139 marrëveshje që janë nënshkruar në shtatë mbledhje të qeverive të përbashkëta të Kosovës e Shqipërisë, shumica prej tyre kanë mbetur veç në letër.

Përtej glamurit e pompozitetit të mbledhjeve, jashtë tyre pak bëhet.

N’Shënjestër ka hulumtuar rreth marrëveshje që janë nënshkruar nga dy qeveritë për tregtinë. Përkundër këtyre marrëveshjeve, prodhuesit kosovarë vazhdojnë te kenë jashtëzakonisht shumë vështirësi për të depërtuar në tregun e Shqipërisë.