N'shënjestër

Hajnia e fshehur në rrjedhën e lumenjve

Emisioni n’ Shënjestër do të sjell këtë javë realitetin e hidhur të një varg investimesh në lumenjtë e Kosovës.

Brenda pesë vjetësh Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me komunat investuan në 142 projekte, prej të cilave asnjë nuk i plotësonte kriteret bazë.

Pas një varg ngecjesh, në vitin 2021 u krijua një grup punues me qëllim të verifikimit të gjendjes së projekteve i cili doli të jetë skandaloz.

Projektet e mosrealizuara të lumenjve, parregullsitë gjatë proceseve dhe lekët e vjedhurat janë gjendja absurde e përsëritur vazhdimisht në Kosovë.

Krejt në fund, ashtu sikurse shumë projekte të tjera kapitale të institucioneve shtetërore, neglizhenca institucionale trokiti sërish në derë të Prokurorisë së Shtetit.