N'shënjestër

Edhe kështu vidhet në Kosovë

n'Shënjestër

Disa milionë i dha Bashkimi Evropian dhe gjithashtu miliona të tjerë qeveria për të ndërtuar në Kosovë një fabrikë për asgjësimin e mbetjeve shtazore. Por, n’Shënjestër zbulohet se planet e disa personave të tjerë ishin ndryshe.

Ata hapën kompani private që të përfitojnë për vete dhe fabrika që kushtoi mbi shtatë milionë tash rri e mbyllur. Kurse mbetjet shtazore grumbullohen nga një kompani, pronar i së cilës është Valdet Gjinovci, ish kryeshef i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Qeveria në anën tjetër, e di se fabrika ka mbetur e mbyllur por nuk ndërmerr asgjë, derisa Gjinovci vazhdon me përfitimet.