Të paktën 230 palestinezë humbën jetën dhe 1,610 të tjerë mbetën të plagosur, nga sulmet ajrore të Izraelit, raporton Ministria Palestineze e Shëndetësisë në Gaza. Ministria nuk dha detaje të zonës se ku kanë ndodhur vdekjet dhe nëse vdekjet përfshinin militantë të Hamasit apo civilë në Gaza. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kryen sulme në përgjigje të një breshërie raketash nga Hamasi në Izrael dhe një inkursioni nga luftëtarët e Hamasit që la të paktën 200 të vdekur në Izrael dhe rreth 1000 të plagosur.
Zyrtari i lartë i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, i ngarkuar me aktivitetet në territoret palestineze, gjeneralmajor Ghassan Alian, tha se Hamasi kishte “hapur dyert e ferrit” me sulmin e tij të befasishëm, orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune. “Hamasi ka hapur portat e ferrit në Rripin e Gazës. Hamasi e mori vendimin dhe Hamasi do të mbajë përgjegjësinë dhe do të paguajë për veprat e tij”.


Retorika luftarake e Alian u bëri jehonë komenteve të mëparshme të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili tha se vendi do të “kthejë zjarrin në përmasat që armiku nuk e ka njohur”. Ai shtoi se “armiku do të paguajë një çmim të paparë”. Ministria e Mbrojtjes e Izraelit tha më parë se Hamasi do të “përballet me pasojat dhe përgjegjësinë për këto ngjarje”.

Zëdhënësi i Hamas, Khaled Qadom i tha Al Jazeera se operacioni është një përgjigje ndaj të gjitha shkeljeve që palestinezët kanë vuajtuar në dekada. “Ne duam që komuniteti ndërkombëtar të ndalojë mizoritë në Gaza, kundër popullit palestinez, vendeve tona të shenjta si Al-Aqsa. Të gjitha këto janë arsyeja për fillimin e kësaj beteje,” tha ai. “Kjo është dita e betejës më të madhe për t’i dhënë fund pushtimit të fundit në tokë,” tha Mohammed Deif, komandanti ushtarak i Hamasit, duke shtuar se u lëshuan 5.000 raketa drejt Izraelit. Hamasi u bëri thirrje “luftëtarëve të rezistencës në Bregun Perëndimor” si dhe “kombeve arabe dhe islamike” që t’i bashkohen betejës, në një deklaratë të postuar në Telegram.
Izraeli ka pranuar se ndodhet nën sulmin e raketave të Hamasit si asnjëherë më parë. Ushtria izraelite paralajmëroi izraelitët që jetojnë pranë Gazës të qëndrojnë në shtëpitë e tyre ose të shkojnë në një vendstrehim të sigurtë. “Në orën e fundit, organizata terroriste Hamas kishte filluar një gjuajtje masive të raketave nga Rripi i Gazës në territorin izraelit dhe terroristët u infiltruan në territorin izraelit në një numër vendesh të ndryshme,” tha ushtria. “Organizata terroriste Hamas është sovrane në Rripin e Gazës dhe është përgjegjëse për këtë sulm. Ajo do të përballet me pasojat dhe përgjegjësinë për këto ngjarje”, shtoi ai.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se vendi i tij është në një luftë që “do ta fitojë”. Netanyahu urdhëroi mobilizimin e rezervistëve dhe u zotua se Hamasi “do të paguante një çmim që nuk e ka njohur deri më tani”. “Ne jemi në luftë”, tha zoti Netanyahu. “Jo në një operacion, jo në një raund, por në luftë”. Kryeministri urdhëroi gjithashtu ushtrinë të spastrojë qytetet nga militantët e infiltruar të Hamasit.

Presidenti izraelit Isaac Herzog tha se Izraeli po përballej me “një moment shumë të vështirë”, duke shkruar në një deklaratë në rrjetin social X. Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha se Izraeli “do ta fitojë këtë luftë. Hamasi ka bërë një gabim të rëndë këtë mëngjes dhe ka nisur një luftë kundër shtetit të Izraelit. Trupat IDF po luftojnë kundër armikut në çdo vend. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Izraelit që të ndjekin udhëzimet e sigurisë. Shteti i Izraelit do ta fitojë këtë luftë.”

Përmbledhje

Hamasi e sulmoi Izraelin mëngjesin e kësaj të shtune në disa drejtime. Besohet se militantët palestinezë lëshuan nga Gaza në drejtim të Izraelit plot 5 mijë raketa. Po ashtu, militantët të armatosur arritën te thyenin rrethimin në kufi dhe janë futur në brendësi të territorit izraelit.
Ata kanë sulmuar edhe një stacion policie pranë kufirit si dhe kanë ekzekutuar disa civilë në qytet. Po ashtu, militantët kanë marrë peng edhe disa ushtarë izraelitë si dhe kanë vrarë disa të tjerë. Fotot që shihni i përkasin terrorit të Hamas brenda në Izrael.




Izraeli ka pranuar se ndodhet nën sulmin e raketave të Hamasit si asnjëherë më parë. Ushtria izraelite paralajmëroi izraelitët që jetojnë pranë Gazës të qëndrojnë në shtëpitë e tyre ose të shkojnë në një vendstrehim të sigurtë.
“Në orën e fundit, organizata terroriste Hamas kishte filluar një gjuajtje masive të raketave nga Rripi i Gazës në territorin izraelit dhe terroristët u infiltruan në territorin izraelit në një numër vendesh të ndryshme,” tha ushtria. “Organizata terroriste Hamas është sovrane në Rripin e Gazës dhe është përgjegjëse për këtë sulm. Ajo do të përballet me pasojat dhe përgjegjësinë për këto ngjarje”, shtoi ai.
Zëdhënësi i Hamas, Khaled Qadom i tha Al Jazeera se operacioni është një përgjigje ndaj të gjitha shkeljeve që palestinezët kanë vuajtuar në dekada. “Ne duam që komuniteti ndërkombëtar të ndalojë mizoritë në Gaza, kundër popullit palestinez, vendeve tona të shenjta si Al-Aqsa. Të gjitha këto janë arsyeja për fillimin e kësaj beteje,” tha ai.
“Kjo është dita e betejës më të madhe për t’i dhënë fund pushtimit të fundit në tokë,” tha Mohammed Deif, komandanti ushtarak i Hamasit, duke shtuar se u lëshuan 5.000 raketa drejt Izraelit.
Hamasi u bëri thirrje “luftëtarëve të rezistencës në Bregun Perëndimor” si dhe “kombeve arabe dhe islamike” që t’i bashkohen betejës, në një deklaratë të postuar në Telegram.
Forcat e armatosura izraelite po vazhdojnë luftimet me militantë brenda territorit të Izraelit ndërsa forcat ajrore godasin objektiva të Hamasit në Rripin e Gazës.
Në Izrael numri i viktimave deri tani, sipas CNN, llogaritet në 200, ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ndërsa në Gaza numri i të vdekurve, sipas Ministrisë së Shëndetësisë Palestineze, është 232 dhe 1600 janë të plagosurit.
Orët e para të mëngjesit të 7 tetorit, militantët palestinezë në Rripin e Gazës lëshuan mijëra raketa drejt Izraelit. Sirenat e alarmit u ndezën në të gjithë vendin duke lajmëruar izraelitët për sulme ajrore.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden e dënoi “sulmin e tmerrshëm kundër Izraelit nga terroristët e Hamasit”, ndërsa njoftoi se kishte biseduar me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Biden i tha udhëheqësit izraelit se "ne jemi të gatshëm t'i ofrojmë qeverisë dhe popullit izraelit të gjitha mjetet e duhura të mbështetjes”.
Presidenti Biden thotë se shteti hebre “ka të drejtë të mbrojë veten dhe popullin e tij”. Shtetet e Bashkuara paralajmëruan çdo palë tjetër armiqësore ndaj Izraelit që kërkon përfitime në këtë situatë. Presidenti theksoi gjithashtu se mbështetja e administratës së tij për sigurinë e Izraelit është "e fortë dhe e palëkundur".
Departamenti Amerikan i Shtetit i dënoi sulmet terroriste të Hamasit ndaj Izraelit duke thënë se asnjëherë nuk ka justifikime për terrorizmin. Departamenti i Shtetit tha se vazhdon të jetë në kontakt të vazhdueshëm me partnerët izraelitë dhe se Shtetet e Bashkuara mbështesnin të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken kishte planifikuar një vizitë në Lindjen e Mesme me ndalesa në Izrael dhe Arabi Saudite, më vonë gjatë këtij muaji, por këto plane janë pezulluar për momentin, thanë për agjencinë e lajmeve Associated Press disa zyrtarë amerikanë që folën në kushte anonimiteti.
Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në jug të vendit, brenda 80 kilometrave nga Rripi i Gazës.
Kjo i lejon atij të kufizojë grumbullimet dhe të mbyllë disa zona, e cila përfshin gjithashtu qytetet e Tel Avivit dhe Beersheba.
Sot, si çdo të shtunë që nga fundi i vitit të kaluar, ishin planifikuar demonstrata kundër qeverisë Netanyahu dhe reformës në drejtësi.
“Palestinezët kanë të drejtë të mbrohen kundër “terrorit të kolonëve dhe trupave pushtuese””. Kjo është deklarata e parë publike nga Mahmoud Abbas, presidenti i Autoritetit Palestinez në Ramallah, Bregu Perëndimor i pushtuar.
Abbas tha se populli palestinez ka të drejtë të mbrohet kundër “terrorit të kolonëve dhe trupave pushtuese“, citoi atë agjencia e lajmeve WAFA.
Udhëheqësi i Fatah-ut kryesoi një takim urgjent udhëheqës që përfshinte zyrtarë civilë dhe të sigurisë, ku dha udhëzime për të siguruar mbrojtje për palestinezët, pas rinisjes së luftimeve mes Izraelit dhe militantëve të Hamas në Gaza.
Izraeli konfiron se militantët palestinezë kanë marrë peng shtetas izraelitë. Numri i pengjeve përditësohet nga ora në orë, ku deri më tani numri zyrtar i të rrëmbyerve nga Hamasi është 33.
Midis tyre janë civilë dhe ushtarë. Zëdhënësi i Hamasit, Khaled Qadomi tha për Al-Jazeera se nuk kanë marrë “pengje” por “të burgosur lufte.
“Ne duam që komuniteti ndërkombëtar të ndalojë mizoritë në Gaza, kundër popullit palestinez, vendeve tona të shenjta si Al-Aksa. Të gjitha këto janë arsyet pas fillimit të kësaj beteje. Ata nuk janë pengje, ata janë robër lufte. Është një luftë kundër pushtuesve,” tha ai.
Ndërsa zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari, tha se “Ka pengje dhe robër lufte që Hamasi ka marrë". "Vdekje ka edhe në mesin e ushtarëve të Izraelit. Nuk kemi ende një numër të saktë – jemi në luftë”.