Ambasadorët e shteteve hezituese të liberalizimit, i shkojnë në zyrë presidentes

Presidentja, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim, përfaqësuesit e Francës, Suedisë, Holandës, Belgjikës dhe Austrisë në Kosovë, me të cilët diskutoi për zhvillimet pas takimit të 13 tetorit të grupit teknik punues lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Osmani në takim ka falënderuar për mbështetjen e dhënë nga shtetet anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave të Kosovës dhe ka rikujtuar se ditë më parë Komisioni Evropian ka konfirmuar në Raportin vjetor për Kosovën se mbështet rekomandimin e bërë për heqjen e vizave për Kosovën dhe konstatimin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret.

“Presidentja Osmani theksoi nevojën që vendimmarrja politike lidhur me liberalizimin e vizave brenda BE-së të përmbyllet brenda kryesimit çek  të BE-së duke ditur se nuk ka qëndrime kundërshtuese nga asnjë prej shteteve anëtare të BE-së për këtë temë.

Në këtë drejtim, Presidentja Osmani shprehu besimin që kërkesat teknike të ngritura nga disa prej shteteve anëtare të BE-së lidhur me ETIAS, sistemin evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit, të mos ndikojnë në vendimmarrjen politike dhe caktimin e ditës së hyrjes në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës duke prezantuar argumentet se një situatë e kundërt do t`i vendoste qytetarët e Kosovës më pozitë diskriminuese”, thuhet në komunikatë.

Tutje Osmani potencoi se Kosova do të përfshihet në ETIAS, sikurse të gjitha shtetet e tjera, në momentin që ai sistem të bëhet operacional, por pa ndikuar në caktimin e ditës së hyrjes në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave.

Ndryshe, në mbledhjen e mbyllur të Këshillit të Bashkimit Evropian është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Siç ka kuptuar REL, ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.

ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit.

Pas shqetësimeve në rritje për terrorizmin dhe krizën me migrantë, zyrtarët evropianë kanë bërë thirrje prej kohësh për menaxhim më të mirë të njerëzve që hyjnë në kufijtë e BE-së.

Përmbledhje

Ambasadorët e shteteve hezituese të liberalizimit i shkojnë në zyrë presidentes
Shpresë e re për vizat, grupi punues mblidhet sërish në nëntor
Bislimi tregon kushtin kryesor që kanë shtetet e BE-së për vizat e Kosovës
Këshilltarja e BE-së konfirmon shtetet që nuk ishin pro liberalizimit të vizave
Haradinaj-Stublla: Qeveria me vetëdije po lejon kushtëzimin e një procesi tjetër
Presidenca çeke e BE-së del me njoftim për Kosovën
Raportohet se Franca ka kushtëzuar vizat për Kosovën, reagon Duda Balje
Ambasadori i Kosovës në Bruksel: Kemi mbështetje, suksesi i garantuar
Franca kushtëzon liberalizimin e vizave për Kosovën
Kosova në pritje të dritës së gjelbër në fund të tunelit
KE diskuton për liberalizimin e vizave, nuk pritet vendimi
Raporti i Dick Martyt përplas Ramën dhe përfaqësuesin e Zvicrës në Asamblenë e KE-së
Opozita me një varg kritikash, thotë se ka ngecje në punën e Kuvendit
Kurti përmend anët pozitive të raportit, nuk flet për të gjeturat
Szunyog nuk jep shpresa që liberalizimi i vizave pritet të ndodhë nesër
Varhelji: Serbia duhet të harmonizojë politikën e saj të jashtme
Raporti i KE-së: Urgjentisht marrëveshja me Serbinë, korrupsioni i lartë, kërcënime e sulme fizike ndaj gazetarëve
Qeveria e Çekisë: Nesër diskutohet për liberalizimin e vizave për Kosovën
KE: Shqipëria ka bërë progres të mirë
Varhelyi në KE: Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave
KE rekomandon statusin e vendit kandidat për Bosnjën
Shefi i EULEX-it: Presidentja e PE-së përkrahu liberalizimin e vizave për Kosovën
Raporti i KE për Shqipërinë: Reformat kanë ecur, korrupsioni mbetet shqetësim serioz
Rama flet sot në Këshillin e Evropës për raportin e Dick Martyt
Ambasadorët e shteteve hezituese të liberalizimit i shkojnë në zyrë presidentes

Presidentja, Vjosa Osmani ka pritur në takim, përfaqësuesit e Francës, Suedisë, Holandës, Belgjikës dhe Austrisë në Kosovë, me të cilët diskutoi për zhvillimet pas takimit të 13 tetorit të grupit teknik punues lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Osmani në takim ka falënderuar për mbështetjen e dhënë nga shtetet anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave të Kosovës dhe ka rikujtuar se ditë më parë Komisioni Evropian ka konfirmuar në Raportin vjetor për Kosovën se mbështet rekomandimin e bërë për heqjen e vizave për Kosovën dhe konstatimin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret.

“Presidentja Osmani theksoi nevojën që vendimmarrja politike lidhur me liberalizimin e vizave brenda BE-së të përmbyllet brenda kryesimit çek  të BE-së duke ditur se nuk ka qëndrime kundërshtuese nga asnjë prej shteteve anëtare të BE-së për këtë temë.

Në këtë drejtim, Presidentja Osmani shprehu besimin që kërkesat teknike të ngritura nga disa prej shteteve anëtare të BE-së lidhur me ETIAS, sistemin evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit, të mos ndikojnë në vendimmarrjen politike dhe caktimin e ditës së hyrjes në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës duke prezantuar argumentet se një situatë e kundërt do t`i vendoste qytetarët e Kosovës më pozitë diskriminuese”, thuhet në komunikatë.

Tutje Osmani potencoi se Kosova do të përfshihet në ETIAS, sikurse të gjitha shtetet e tjera, në momentin që ai sistem të bëhet operacional, por pa ndikuar në caktimin e ditës së hyrjes në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave.

Ndryshe, në mbledhjen e mbyllur të Këshillit të Bashkimit Evropian është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Siç ka kuptuar REL, ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.

ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit.

Pas shqetësimeve në rritje për terrorizmin dhe krizën me migrantë, zyrtarët evropianë kanë bërë thirrje prej kohësh për menaxhim më të mirë të njerëzve që hyjnë në kufijtë e BE-së.

Miratohet deklarata e partive liberale për liberalizimin e vizave dhe statusit kandidat për Kosovën

Miratohet deklarata e partive liberale për liberalizimin e vizave dhe statusit kandidat për Kosovën

Rrjeti i Partive Liberale të Evropës Juglindore (LIBSEEN) ka mbajtur takimin e radhës, ku ka miratuar deklaratën në mbështetje të liberalizimit të vizave dhe statusit kandidat për Kosovën.

Pjesë e rrjetit është edhe Partia Demokratike e Kosovës, e cila është anëtarësuar në muajin maj të këtij viti, e që pikërisht kjo e fundit është edhe nikoqire e këtij takimi.

Pjesë e Komitetit Drejtues janë përfaqësuesit e partive kryesore liberale të Kroacisë, Sllovenisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Në këtë takim, i cili mblodhi partitë e Evropës Juglindore të cilat ndajnë vlera liberale dhe demokratike, me propozimin e PDK-së si anëtare, Komiteti ka miratuar Deklaratën për Mbështetjen e Liberalizimit të Vizave dhe Statusit Kandidat për Kosovën.

Deklarata e miratuar për Mbështetjen e Liberalizimit të Vizave për Kosovën, i jep theks faktit se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga Bashkimi Evropian.

“Pasi ka hyrë në fazën vendimtare të vendimmarrjes, LIBSEEN bën thirrje për miratimin urgjent nga Këshilli Evropian të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës në përputhje me propozimin e Komisionit Evropian të datës 18 korrik 2018, bazuar në përmbushjen e të gjitha 95 kritereve. Kujtojmë qëndrimin e Parlamentit Evropian në favor të liberalizimit të vizave të 28 marsit 2019 dhe thirrjet pasuese në rezolutat që kanë të bëjnë me Kosovën”, thuhet në Deklaratën e miratuar nga LIBSEEN në Prishtinë.

Me këtë rast, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se kjo Deklaratë, e miratuar sot në Prishtinë nga Rrjeti i Partive Liberale të Evropës Juglindore, është e rëndësishme dhe ndihmuese për përbylljen e procesit të tejzgjatur, por të merituar, për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

“Sot miratuam një deklaratë të përbashkët, e cila adreson perspektivën evropiane të Kosovës, duke përfshirë edhe mbështetjen absolute për liberalizimin e vizave, por edhe aplikimin e Kosovës për të marrë statusin e kandidatit”, tha Krasniqi.

Ndërsa kryesuesi i LIBSEEN, Roman Jakiç nga Sllovenia, ish-eurodeputet dhe ish-Ministër i Mbrojtjes së Sllovenisë, ka thënë se përmes kësaj deklarate synohet ti dërgohet një mesazh i qartë organeve vendimmarrëse të Bashkimit Evropian që urgjentisht të veprojnë në liberalizimin e vizave dhe dhënien e statusit kandidat për Kosovën.

“Është me të vërtetë e turpshme që Evropa të mos e realizojë atë që i kemi premtuar popullit të Kosovës, dhe së dyti, kemi diskutuar që Kosova të aplikojë për statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian. Sepse pas ditës së djeshme ku Bosnja dhe Hercegovina mori, le të themi rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian, drejtuar Këshillit për këtë, ne nuk duam të shohim vetëm shtetin e Kosovës jashtë këtij procesi. Pra, mendoj se Kosova mund të fillojë, duhet të fillojë, gjithsesi duhet të fillojë edhe procesin e anëtarësimit, dhe të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Jakiç. PDK u anëtarësua me të drejta të plota në Rrjetin e Partive Liberale të Evropës Juglindore me 14 maj të vitit 2022, në takimin e Komitetit Drejtues të mbajtur në Sarajevë./SHQIP.com

Shpresë e re për vizat, grupi punues mblidhet sërish në nëntor

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një intervistë ka deklaruar se Grupi Punues për viza do të mblidhet sërish me 9 dhe 10 nëntor të këtij viti.

Sipas Bislimit, tema e diskutimit të liberalizimit të vizave do të jetë në agjendën e Këshillit Evropian pas 1 muaji.

“Kosova është udhëzuar që të përdorë kanalet e veta bilaterale për të diskutuar kërkesat e reja, ashtu që të arrihet konsensus, për të shtyrë përpara procesin në mbledhjen e Grupit Punues për viza që do të mbahet më 9-10 nëntor të këtij viti”, tha Bislimi.

Temat e diskutuara dje, në kuadër të takimit me dyer të mbyllura, zëvendëskryeministri Bislimi, i ka cilësuar si kushte te reja që po i vendosen Kosovës.

Por, i dyti i qeverisë është shprehur optimist për faktin se nuk ka asnjë shtet për momentin në Evropë që ka pasur hezitime sa i përket liberalizimit të vizave.

Në lidhje me procesin e vizave është deklaruar edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, duke thënë se procesi ka shënuar një hap shumë të rëndësishëm përpara.

“Grupi për Viza mirëpriti përditësimin nga Komisioni dhe përgjithësisht përkrahu vazhdimin e procesit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Nuk pati kundërshtime dhe kontestime. Janë ngritur çështje teknike, të cilat do të adresohen në diskutimet e mëtutjeshme brenda Grupit për Viza”, tha Gërvalla.

Grupi Punues, që funksionon në kuadër të Këshillit të Evropës, në mbledhjen e ditës së djeshme, ka paraqitur kërkesa të reja në përmbushjen e procesit për të udhëtuar pa viza.

Kujtojmë se në mbledhjen e djeshme është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS./SHQIP.com

Bislimi tregon kushtin kryesor që kanë shtetet e BE-së për vizat e Kosovës
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka folur lidhur me takimin në Bruksel në të cilin është diskutuar për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në një emision në ATV, Bislimi tha se kushti kryesor që liberalizimi të hyjë në fuqi është sistemi i ETIAS.

“Kushti kryesor është që liberalizimi të hyjë në fuqi kur BE-ja fillon ta funksionalizojë sistemin ETIAS i cili përdorët për regjistrimin e personave që udhëtojnë drejtë BE-së nga ato vende që e kanë marrur regjimin e lirë të vizave. Mirëpo, ky është proces teknik dhe meqenëse nuk dihet data se kur ky proces mund të fillojë, edhe BE-ja është kundër kësaj ndërlidhje. E para duket si kusht shtesë e që ka një dakordim që nuk do të ketë kritere shtesë për Kosovën e dyta; nuk mund të lidhet një mendim politik me një kriter teknik i cili nuk dihet se kur mund të fillojë”, tha Bislimi.

Sipas Bislimit, elementi i dytë që është kërkuar është harmonizimi i sistemit kosovar të vizave me atë të BE-së.

“Elementi i dytë që është diskutu sot, ka të bëjë me harmonizimin e sistemit kosovar të vizave me atë të BE-së. Ka një serë shtetesh të cilat e gëzojnë lëvizjen e lirë në Kosovë por të cilat janë në regjim të vizave me BE-në dhe ka një kërkesë nga Franca që Kosova ta harmonizojë sistemin e saj me atë të BE-së por as kjo nuk ka marrur mbështetje”.

Zëvendëskryeministri tha se nuk ka pasur asnjë shtet që ka shprehur hezitime ose kundërshtime për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Raportimet që i kemi ne, tregojnë se nuk ka pasur absolutisht asnjë shtet që ka shpreh hezitime ose kundërshtime për liberalizimin e vizave për Kosovë”.

Qëndrimet e shteteve të BE-së për liberalizimin e vizave të Kosovës, Bislimi i ndan në tri lloje.

“Kemi vetëm tri lloje të qëndrimeve; Kemi vendet të cialt pa asnjë rezervë e kanë përkrahur liberalizimin e menjëhershëm të vizave për Kosovën; kemi ato shtete të cilat për arsyeje të dinamikave politike nuk mundur ta jepin qëndrimin zyrtarë sepse disa janë në mandat teknik të qeverive të tyre, por ka edhe nga ato që nuk e kundërshtojnë liberalizimin e vizave por e lidhin atë me disa elemente të tjera që për neve janë kushte të reja por ata pretendojnë që janë teknikalitete”.

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger ka konfirmuar se Franca, Suedia, Holanda, Spanja dhe Belgjika ishin shtete që nuk ishin pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ajo ka thënë se në këtë mënyrë këto shtete po përkrahin Serbinë pro-ruse dhe turpërojnë gjithë Evropën.

“Urime, Franca, Suedia, Holanda, Belgjika, Spanja, – kështu promovoni kohezionin brenda Evropës ne kemi nevojë tani, kështu promovoni frymën evropiane… JO. Ju mbështesni Serbinë pro-ruse dhe turpëroni të gjithë pro-evropianët brenda dhe jashtë BE-së. Në cilën anë qëndroni?”, ka shkruar ajo në Tëitter.

Ndryshe, ndryshe, në mbledhjen e mbyllur të Këshillit të Bashkimit Evropian është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Siç ka kuptuar REL, ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.

ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit.

Pas shqetësimeve në rritje për terrorizmin dhe krizën me migrantë, zyrtarët evropianë kanë bërë thirrje prej kohësh për menaxhim më të mirë të njerëzve që hyjnë në kufijtë e BE-së.

Ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.

Takimi i radhës i këtij grupi pritet të jetë në nëntor të këtij viti.

Këshilltarja e BE-së konfirmon shtetet që nuk ishin pro liberalizimit të vizave

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger ka konfirmuar se Franca, Suedia, Holanda, Spanja dhe Belgjika ishin shtete që nuk ishin pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ajo ka thënë se në këtë mënyrë këto shtete po përkrahin Serbinë pro-ruse dhe turpërojnë gjithë Evropën.

“Urime, Franca, Suedia, Holanda, Belgjika, Spanja, - kështu promovoni kohezionin brenda Evropës ne kemi nevojë tani, kështu promovoni frymën evropiane… JO. Ju mbështesni Serbinë pro-ruse dhe turpëroni të gjithë pro-evropianët brenda dhe jashtë BE-së. Në cilën anë qëndroni?”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ndryshe, ndryshe, në mbledhjen e mbyllur të Këshillit të Bashkimit Evropian është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Siç ka kuptuar REL, ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.

ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit.

Pas shqetësimeve në rritje për terrorizmin dhe krizën me migrantë, zyrtarët evropianë kanë bërë thirrje prej kohësh për menaxhim më të mirë të njerëzve që hyjnë në kufijtë e BE-së.

Ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.

Takimi i radhës i këtij grupi pritet të jetë në nëntor të këtij viti.

Gërvalla: Sot nisi faza e fundit për vizat, nuk ishte dita e vendimit
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se sot nuk ishte dita e vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën por nisja se fazës së fundit të këtij procesi.

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla tha se ky proces tani është në lëvizje dhe drejt zgjedhjes së tij ashtu siç e meritojnë qytetarët.

“Siç e kemi thënë edhe më parë, sot nuk ishte dita e vendimit. Sot ishte dita e nisjes së fazës së fundit të këtij procesi, i cili kohë të gjatë ka vendnumëruar, por që tani është në lëvizje dhe drejt zgjidhjes së tij, ashtu siç e meritojnë qytetarët e Kosovës prej kohësh”, shkroi Gërvalla.

Gërvalla tha se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën ka shënuar një hap të rëndësishëm sot në Bruksel duke përmendur edhe njoftimin e presidencës çeke.

“Sot në Bruksel, procesi i liberalizimit të vizave shënoi një hap shumë të rëndësishëm përpara. Diskutimi i mbajtur në Grupin Punues për Viza të Këshillit të BE-së, siç njoftoi edhe Presidenca çeke, ishte shumë pozitiv dhe përkrahës. Para vendeve anëtare, Komisioni konfirmoi edhe një herë se Kosova i ka plotësuar dhe vazhdon t’i plotësojë të gjitha kriteret për liberalizim vizash dhe rekomandimi pozitiv që Komisioni ka bërë qysh në vitin 2018 mbetet i vlefshëm.”.

Ministrja e Punëve të Jashtme, ka falënderuar kryesuesen e Këshillit të Çekisë për angazhimin në këtë proces të rëndësishëm të Kosovës.

“Ne e mirëpresim vendosjen e çështjes së vizave në agjendë të Këshillit, për herë të parë në këtë formë. Po ashtu falënderojmë Kryesuesen e rradhës të Këshillit, Republikën e Çekisë, për angazhimin që procesi të ecë përpara sa më parë. i jemi falendërues vendeve anëtare që shprehin përkrahje për procesin që do duhej përmbyllur me heqjen e barrikadave të izolimit për qytetarët e Republikës së Kosovës”.

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian ka thënë se Kosova vazhdon t’i përmbushë kriteret për liberalizim të vizave.

Sipas tyre, grupi i punës së Këshillit të Bashkimit Evropian përshëndeti gjerësisht rihapjen e diskutimit mbi këtë temë dhe në përgjithësi mbështeti procesin e liberalizimit të vizave.

“Më 13 tetor, Grupi Punues për vizat i Këshillit të BE-së e ka mbajtur diskutimin e parë për liberalizimin e vizave për Kosovën nën Presidencën çeke. Komisioni Evropian ka prezantuar raportin e përditësuar teknik për këtë temë i cili rikonfirmon që Kosova vazhdon të përmbushë kriteret për liberalizimin e vizave.

Grupi i Punës përshëndeti gjerësisht rihapjen e diskutimit mbi subjekt dhe në përgjithësi mbështeti procesin e liberalizimit të vizave. Për të përparuar në këtë çështje do të jetë e nevojshme të sqarohen një sërë temash të lidhura dhe të vazhdohet diskutimi”, thuhet në njoftimin e Presidencës çeke.

Ndryshe, në mbledhjen e mbyllur të Këshillit të Bashkimit Evropian është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Siç ka kuptuar REL, ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.

Haradinaj-Stublla: Qeveria me vetëdije po lejon kushtëzimin e një procesi tjetër
Ish-kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla

Ish-ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se Qeveria e Kosovës po lejon me vetëdije kushtëzimin e një procesi tjetri.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj-Stublla ka thënë se gabimi strategjik qëndron me portofolin e integrimit evropian.

“Gabimi kryesor strategjik qëndron në faktin se portofolin e integrimit evropian e menaxhon i njejti Zëvendës-Kryeministër i cili është përgjegjës për dialogun ’teknik’ me Serbinë. Andaj kjo Qeveri me vetëdije po lejon që të kushtëzohet njëri proces me tjetrin”, shkroi Haradinaj-Stublla.

Haradinaj-Stublla tha se Kosova duhet ta rikthej Ministrinë e Integrimit Evropian.

“Për mua sot mbetet e pakuptueshme se si institucionet aktuale të Kosovës ringritën shpresat e qytetarëve dhe aktualizuan çështjen e liberalizimit, pa qenë të mirëinformuar se ende ka çështje ‘teknike’ të pasqaruara bilaterale me disa shtete anëtare! Kosova duhet të rikthejë me urgjencë Ministrinë e Integrimit Evropian, dhe të punojë intenzivisht në agjendë serioze për avancimin e rrugës eurointegruese, një rrugë e pa-alternativë për Republikën e Kosovës”.

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, tha se procesi i liberalizimit për Kosovën definon marrëdhëniet jofunksionale në mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“Procesi i liberalizimit e definon saktë marrëdhënien jofunksionale të Kosovës me BE-në: shpërfillëse, të pabarabartë, dhe politike. Ndonëse me shumëfish më shumë kritere se vendet tjera rreth nesh, të vendosura në një marrëdhënie të qartë kontraktuale me BE-në, çështje kryesisht të natyrës teknike jo rrallë janë keqpërdorur nga BE për të kushtëzuar procese tërësisht politike në Kosovë”.

Tutje, Haradinaj tha se mangësitë strukturore të BE-së nuk i pasqyron asgjë më mirë se sa procesi i tejzgjatur i liberalizimit të vizave për Kosovën.

Presidenca çeke e BE-së del me njoftim për Kosovën

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian ka thënë se Kosova vazhdon t’i përmbushë kriteret për liberalizim të vizave.

Sipas tyre, grupi i punës së Këshillit të Bashkimit Evropian përshëndeti gjerësisht rihapjen e diskutimit mbi këtë temë dhe në përgjithësi mbështeti procesin e liberalizimit të vizave.

“Më 13 tetor, Grupi Punues për vizat i Këshillit të BE-së e ka mbajtur diskutimin e parë për liberalizimin e vizave për Kosovën nën Presidencën çeke. Komisioni Evropian ka prezantuar raportin e përditësuar teknik për këtë temë i cili rikonfirmon që Kosova vazhdon të përmbushë kriteret për liberalizimin e vizave.

Grupi i Punës përshëndeti gjerësisht rihapjen e diskutimit mbi subjekt dhe në përgjithësi mbështeti procesin e liberalizimit të vizave. Për të përparuar në këtë çështje do të jetë e nevojshme të sqarohen një sërë temash të lidhura dhe të vazhdohet diskutimi”, thuhet në njoftimin e Presidencës çeke.

Ndryshe, në mbledhjen e mbyllur të Këshillit të Bashkimit Evropian është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Siç ka kuptuar REL, ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.

ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit.

Pas shqetësimeve në rritje për terrorizmin dhe krizën me migrantë, zyrtarët evropianë kanë bërë thirrje prej kohësh për menaxhim më të mirë të njerëzve që hyjnë në kufijtë e BE-së.

Ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.

Takimi i radhës i këtij grupi pritet të jetë në nëntor të këtij viti.

Raportohet se Franca ka kushtëzuar vizat për Kosovën, reagon Duda Balje
Deputetja e Kuvendit të Kosovës - Duda Balje

Deputetja Duda Balje ka reaguar pas raportimeve që Franca ka kushtëzuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Balje ka shprehur nervozizmin e saj për kushtet e vazhdueshme që vijnë nga shtetet të Bashkimit Evropian.

 “Hajde voto këto për liberalizimin e vizave, pastaj hajde këto, pastaj plotëso këtë kusht, pastaj këtë, dhe tani hajde kushti/kushtet e reja, hajde!!!”, ka shkruar ajo.

Lexo edhe:

Franca kushtëzon liberalizimin e vizave për Kosovën

Ndryshe, Në mbledhjen e mbyllur të Këshillit të Bashkimit Evropian është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Siç ka kuptuar REL, ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.

ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit.

Pas shqetësimeve në rritje për terrorizmin dhe krizën me migrantë, zyrtarët evropianë kanë bërë thirrje prej kohësh për menaxhim më të mirë të njerëzve që hyjnë në kufijtë e BE-së.

Ambasadori i Kosovës në Bruksel: Kemi mbështetje, suksesi i garantuar
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Ambasadori i Kosovës në Bruksel Agron Bajrami ka thënë se Kosova ka mbështetjen e parlamentarëve evropian si dhe suksesi është i garantuar.

Përmes një postimi në Twitter, Bajrami tha se Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën vlerëson përparim dhe tani Kosova është gati të ec më shpejtë drejt agjendave evropiane.

“Me Raportin e Komisionit 2022 që vlerëson përparimin e gjerë dhe të qëndrueshëm të bërë nga Kosova gjatë vitit të kaluar (shumë kërkues dhe sfidues), ne tani jemi gati të ecim më tej dhe më shpejt në Agjendën Evropiane dhe me mbështetjen që kemi nga parlamentarët Europian – suksesi është i garantuar”, shkroi Bajrami.

E gjithë vëmendja e Kosovës është fokusuar tek mbledhja e komisionit në të cilin është parashikuar të diskutohet për procesin e liberalizimit të vizave.

Propozimi i Komisionit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës është ende në pritje të votimit nga Këshilli i BE-së, ku disa vende anëtare janë betonuar për një kohë të gjatë në refuzimin e dhënies së kosovarëve, lirinë e lëvizjes. 

Në raportin e publikuar të mërkurën, Komisioni Evropian i ka qëndruar prapa vlerësimit të nxjerrë korriku i 2018-s se Kosova ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave. Këtë vlerësim e mbështeti edhe Parlamenti Evropian.

Gjatë prezantimit të raportit, Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Gjatë fjalimit të tij në Komisionin Evropian, Varhelyi tha se Kosova ka gëzuar stabilitet politik gjatë gjithë vitit dhe autoritetet vazhdojnë të demonstrojnë përkushtimin e tyre në rrugën drejt BE-së.

Gjatë pranimit të raportit nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Republika e Kosovës formalisht do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke theksuar nevojën e përshpejtimit të këtij procesi, si dhe nevojën urgjente të përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Franca kushtëzon liberalizimin e vizave për Kosovën
Franca

Në mbledhjen e mbyllur të Këshillit të Bashkimit Evropian është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Siç ka kuptuar REL, ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.

ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit.

Pas shqetësimeve në rritje për terrorizmin dhe krizën me migrantë, zyrtarët evropianë kanë bërë thirrje prej kohësh për menaxhim më të mirë të njerëzve që hyjnë në kufijtë e BE-së.

Përmes këtij sistemi për autorizim të udhëtimit do të mblidhen dhe do të përditësohen informacionet e nevojshme për të vërtetuar se një person nuk përbën kërcënim për sigurinë.

Ky sistem është krejtësisht elektronik, që mundëson marrjen e informacioneve për banorët e vendeve që nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në Zonën Schengen.

Ky sistem është i ngjashëm me sistemin amerikan ESTA, që shërben për qëllime të njëjta.

Procedura ligjore për të miratuar sistemin ETIAS ka nisur më 2016, dhe sistemi pritet të jetë plotësisht operacional brenda vitit 2023 – pa ndonjë datë të saktë.

Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën më 2018.

Më 12 tetor të këtij viti, ky Komision ka konfirmuar në Raportin vjetor të Progresit se mbështet rekomandimin e bërë për heqjen e vizave për Kosovën dhe konstatimin se shteti i ka përmbushur të gjitha kriteret.

E gjithë vëmendja e Kosovës është fokusuar tek mbledhja e komisionit në të cilin është parashikuar të diskutohet për procesin e liberalizimit të vizave.

Propozimi i Komisionit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës është ende në pritje të votimit nga Këshilli i BE-së, ku disa vende anëtare janë betonuar për një kohë të gjatë në refuzimin e dhënies së kosovarëve, lirinë e lëvizjes. 

Në raportin e publikuar të mërkurën, Komisioni Evropian i ka qëndruar prapa vlerësimit të nxjerrë korriku i 2018-s se Kosova ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave. Këtë vlerësim e mbështeti edhe Parlamenti Evropian.

Gjatë prezantimit të raportit, Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Gjatë fjalimit të tij në Komisionin Evropian, Varhelyi tha se Kosova ka gëzuar stabilitet politik gjatë gjithë vitit dhe autoritetet vazhdojnë të demonstrojnë përkushtimin e tyre në rrugën drejt BE-së.

Gjatë pranimit të raportit nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Republika e Kosovës formalisht do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke theksuar nevojën e përshpejtimit të këtij procesi, si dhe nevojën urgjente të përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Kosova në pritje të dritës së gjelbër në fund të tunelit

E gjithë vëmendja e Kosovës është fokusuar tek mbledhja e komisionit në të cilin është parashikuar të diskutohet për procesin e liberalizimit të vizave.

Propozimi i Komisionit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës është ende në pritje të votimit nga Këshilli i BE-së, ku disa vende anëtare janë betonuar për një kohë të gjatë në refuzimin e dhënies së kosovarëve, lirinë e lëvizjes. 

Në raportin e publikuar të mërkurën, Komisioni Evropian i ka qëndruar prapa vlerësimit të nxjerrë korriku i 2018-s se Kosova ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave. Këtë vlerësim e mbështeti edhe Parlamenti Evropian.

“Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në zonën Schengen. Një dialog për liberalizimin e vizave filloi në vitin 2012. Në korrik 2018, Komisioni konfirmoi se Kosova i kishte përmbushur të gjitha standardet e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave dhe rekomandoi që Këshilli dhe Parlamenti Evropian të ec përpara me propozimin për liberalizimin e vizave. Komisioni vazhdon të qëndroj prapa vlerësimit të korrikut 2018 dhe do të ofrojë një përditësim teknik për të mbështetur vendimmarrjen nga Shtetet Anëtare të BE-së. Parlamenti Evropian, si në legjislaturën e mëhershme edhe atë të tashme ka votuar pro propozimin e Komisionit, por ky i fundit është ende në pritje të vendimit nga Këshilli”, thuhet në raportin për Kosovën.

Qëndrimet e vëna në këtë raport u mirëpritën nga pozita e opozita.

Gjatë prezantimit të raportit, Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Gjatë fjalimit të tij në Komisionin Evropian, Varhelyi tha se Kosova ka gëzuar stabilitet politik gjatë gjithë vitit dhe autoritetet vazhdojnë të demonstrojnë përkushtimin e tyre në rrugën drejt BE-së.

Gjatë pranimit të raportit nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Republika e Kosovës formalisht do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke theksuar nevojën e përshpejtimit të këtij procesi, si dhe nevojën urgjente të përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Çekia që mban presidencën e BE-së ka konfirmuar se të enjten do të diskutohet për procesin e liberalizimit të vizave 

“Mund të ju konfirmojmë se Qeveria e Çekisë, e cila kryeson Presidencën  e Bashkimit Evropian ka vendosur për diskutim në rend dite, çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën  në takimin e Grupit punues, që  mbahet sot (12 tetor) dhe nesër më 13 tetor. Tema e liberalizmit të vizave për Kosovën,  do të diskutohet nesër, më 13 tetor”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Çekisë për televizionin publik.

Kosova deri më tani ka kaluar 4 nga 13 fazat e parapara në liberalizimin e vizave.

Në korrik të vitit 2018, Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën. Një muaj më pas, Komiteti LIBE votoi pro këtij rekomandimi.

Pas votimit të Komitetit LIBE, në shtator të 2018’ës, Parlamenti Evropian konfirmoi mandatin për negociata me Këshillin e BE-së për liberalizimin e vizave.

Një vit më pas, Komiteti LIBE votoi (sërish) për fillimin e negociatave me Këshillin e BE-së, për të vazhduar me hapat e mbetur për liberalizimin e vizave.

Tash duhet që ambasadorët e Bashkimit Evropian të votojnë për liberalizimin e vizave dhe pas këtij votimi, do të pësonte mbajtja e takimit trepalësh ndërmjet Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian.

Më pas, ambasadorët e BE-së duhet të miratojnë marrëveshjen e arritur nga tri institucionet.

Pastaj, Parlamenti Evropian voton për liberalizim dhe pas këtij hapi, Ambasadorët e Bashkimit Evropian votojnë me shumicë të thjeshtë për liberalizimin e vizave.

Më pas Këshilli i Ministrave të BE-së duhet të miratojë me shumicë të thjeshtë liberalizimin.

Pas këtyre votimeve, akti ligjor nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të Bashkimit Evropian: Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian.

Vendimi më pas duhet të publikohet në Gazetën Zyrtare, duke përfshirë datën e hyrjes në fuqi dhe më pas liberalizimi hyn në fuqi.

Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës vazhdojnë të mos mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Schengenit.

Sipas një raporti të publikuar nga Grupi për Ballkanin, nga viti 2016 deri në vitin 2021, ambasadat e vendeve të Schengenit i kanë pranuar 539,344 aplikime. Duke llogaritur mesataren më të vogël të mundshme, Kosovarët kanë paguar rreth 89 milionë euro për viza turistike për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu, raporti vlerëson se kjo shifër është jashtëzakonisht e lartë për një vend me GDP-në vjetore prej 4,986 dollarë për kokë banori (2021) dhe një pagë mesatare prej 484 € (2021).

Përpos qytetarëve të thjeshtë, regjimi i vizave ia ka pamundësuar kompanive kosovare të kenë qasje të barabartë me fqinjët e tyre në tregjet evropiane.

“Marrëveshja për Stabilizim e Asociim me BE-në (2015) ka pasur efekte më të vogla për Kosovën, sesa për vendet tjera të rajonit, mu për shkak të mos lëvizjes së lirë te njerëzve. Nuk mund të ketë lëvizje të lirë të mallrave e shërbimeve (siç parashihet në MSA) pa lëvizje të lirë të njerëzve. Rrjedhimisht, kompanitë kosovare, në krahasim me rajonin, kanë qenë gjithnjë në disavantazh dhe kanë mundësi më të pakta. Kompanitë kosovare, të anketuara nga Grupi për Ballkan, konsiderojnë se regjimi i vizave ka ndikuar negativisht në qarkullim me 15-50%”.

Prandaj, thotë Grupi për Ballkanin, të dhënat dhe argumentet e paraqitura në raport duhet të shtyjnë edhe më shumë vendet e BE-së që të miratojnë liberalizimin e vizave për Kosovën dhe atë sa më parë që të jetë e mundur.

KE diskuton për liberalizimin e vizave, nuk pritet vendimi

Sot, e enjte, gjatë ditës do të mblidhet një grup punues në Bashkimin Evropian për ta diskutuar çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog nuk ka dhënë shume shpresa se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodh gjatë ditës së nesërme.

Ai thotë se fillimisht do të këtë diskutime, dhe në fund është Këshilli i Ministrave që pritet të vendosin për këtë çështje.

“Kjo çështje është një diskutim në nivel të ekspertëve dhe në nivelin e ekspertëve nuk mund të prisni vendime, do te këtë diskutime dhe në fund të fundit është Këshilli i Ministrave që vendos”, u shpreh ai.

Ndërsa Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, ka thënë sot se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme, Kosova ka pranuar raportin.

Arritja e një marrëveshje të shpejtë dhe gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, ka zërë vend të veçantë në raportin e publikuar nga Komisioni Evropian për vendin tonë për këtë vit.

Raporti kritikon menaxhimin e dobët të agjendës legjislative nga ana e mazhorancës, por edhe për shkak se deputetët opozitarë të Kuvendit abstenuan nga votimi për të parandaluar miratimin e legjislacionit.

Raporti i Dick Martyt përplas Ramën dhe përfaqësuesin e Zvicrës në Asamblenë e KE-së

Raporti i Dick Martyt ka përplasur kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe përfaqësuesin e Zvicrës në Asamblenë e Këshillit të Evropës, Damien Cottier.

Rama në mbledhjen e Asamblesë së Këshillit të Evropës, ka deklaruar se raporti i Martyt e kalon edhe fantazinë e një mendje të shëndoshë.

Ai ka thënë se shtëpia gjendet në pjesën veriore të Shqipërisë dhe fshati është i izoluar nga energjia elektrike, e që rrjedhimisht e bënë të pamundur kryerjen e veprimeve mbi të cilat është ndërtuar aktakuza.

Më tutje Rama ka shtuar se si është e mundur të imagjinohet heqja e organeve pa rrymë, pa ujë, e sidomos pa asnjë pajisje të sofistikuar.

Mirëpo Cottiner i ka kërkuar Ramës që mos ndërhyjë në proceset gjyqësore.

“Mendoni që kjo është mënyra më e mirë për të bashkëpunuar. Ju folët për ngritjen e dhomave të specializuara të Kosovës. Këto janë procedura të pavarura. S’mund të ndërhyjmë në proceset gjyqësore. Ne kemi paraqitur një raport, nuk kemi bërë një hetim penal. Pse duhet të ndërhyjmë në procedurat” ka thënë Cottiner.

Po ashtu Cottiner është shprehur se të gjithë duam të kemi bashkëpunimin më të mirë të mundshëm mes vendeve të Këshillit të Evropës.

“Të gjithë duam të kemi bashkëpunimin më të mirë të mundshëm mes vendeve të Këshillit të Evropës dhe më duhet të them se si Kryetar i Komisionit të Çështjeve Ligjore, jam pak i trishtuar që keni vënë në pikëpyetje cilësinë e punës që është bërë në atë kohë. nga z. Dick Marty, i cili është një nga raportuesit më të njohur të këtij institucioni dhe që krijoi reputacionin ndërkombëtar të Këshillit të Evropës”

Mirëpo Rama është shprehur se Cottiner ose nuk e ka kuptuar fjalimin e tij ose qëllimisht nuk ka dashur ta kuptojë.

“Do ta nis në këtë rasst duke iu përgjigjhur zotërisë. Do doja t’u thoja se me shummë mirësjellje presidenti më kërkoi të mos i referohesha zotit Dick Marty-t në fjalën time. Unë nuk e përmenda pas diskutimit. Nëse ju vazhdoni të më thoni se ajo që thashë këtu, është një kërkesë që ua paraqes ju, nuk mund të më thoni që po ju them të pengoni drejtësinë. Ose nuk e keni kuptuar atë që ju thashë, ose qëllimisht nuk doni ta kuptoni” ka thënë Rama.

Dhomat që ju përmendët, po trajtojnë gjëra të tjera. Akuza e trafikut të organeve njerëzore, është një akuzë që i ka bërë të gjithë bashkë këtu. Nuk po flas në ndërhyrjen në asnjë proces gjyqësor. Dua të jem i qartë. ka shtuar më tutje Rama.

Opozita me një varg kritikash, thotë se ka ngecje në punën e Kuvendit

Partitë opozitare kanë dhënë një numër kritikash për partinë që udhëheq me Kuvendin dhe Qeverinë.

Sipas tyre, e vetmja pikë pozitive është se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për të marrë dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave.

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi ka thënë për Shqip.com, se në bazë të raportit, Kosova nuk ka shënuar progres të theksuar.

Sipas saj, problematike mbetet çështja e zbatimit të Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim me Bashkimin Evropian.

“Kemi ngecje në raportin e MSA-së. Kemi të bëjmë me 34 ligje të parapara nga Qeveria, e që kanë kalu vetëm 16 ligje për 18 muaj. Ky është faji i deputetëve të pozitës, që nuk kanë ardhur ta bëjnë kuorumin”, tha Krasniqi për Shqip.com

Sfidë mbetet edhe përshpejtimi i dialogut, në këtë rast deputetja Krasniqi thotë se vet fakti që janë kyçur Gjermania e Franca, është shenjë e rëndësishme. Por, sipas saj, LDK-ja pa fjalën e SHBA-ve, nuk i beson asgjë procesit të dialogut.

Ndërsa anëtarja e komisionit nga radhët e PDK-së, deputetja Blerta Deliu, shprehet se stabiliteti politik i përmendur në raport, ka të bëjë me shumë me numrat e pozitës në Kuvend.

“Stabiliteti politik, për të cilin është shkruar në raport, është për shkak të numrave të partisë në pushtet, pra mbi 50%. Por, këtu duhet ta përmendim edhe faktin se aty shkruhet për mungesën e miratimit të ligjeve për shkak të mungesës së kuorumit”, tha Deliu për Shqip.com

Deputetja Deliu ka folur edhe për kritikat e raportit sa i përket cenimit të fjalës së lirë. Sipas deputetes së partisë më të madhe opozitare, në vazhdimësi është ushtruar presion ndaj atyre që e kanë kritikuar pushtetin, e kjo sipas saj, është cenim ndaj demokracisë dhe atyre që mendojnë ndryshe.

Kurse, anëtarja tjetër e Komisionit për Integrime Evropiane, nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, ka dhënë kritika ndaj deputetëve të VV-së, për neglizhencë.

“Ashtu siç është shkruar në raport edhe ne i kemi vërejtjet e tona sa i përket funksionimit të Kuvendit, konkretisht komisioneve. Unë mendoj se pozita nuk është e organizuar mirë dhe se agjenda nuk po funksionin edhe për shkakun e dështimit të Qeverisë për të sjellur projektligje të reja, të cilat i kanë përmendur”, tha Kadrijaj për Shqip.com

Depuetja e opozitës, ka thëne se si AAK, kanë votuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare sepse e konsiderojnë mbi të gjitha interesin nacional.

Shqip.com ka provuar të marrë qëndrimin edhe të anëtarëve të këtij komisioni që vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje, por të njëjtit nuk u janë përgjigjur thirrjeve telefonike dhe SMS-ve të dërguar./SHQIP.com

Kurti përmend anët pozitive të raportit, nuk flet për të gjeturat

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szyong, ia ka dorëzuar Raportin për Kosovën, kryeministrit Albin Kurti.

Shefi i qeverisë ka thënë se vendi ynë ka shënuar progres, përkundër krizave globale.

“Kosova përgëzohet për stabilitetin politik që ishte kërkuar nga BE-ja për shumë vitë. Vendi ynë ka shënuar progres në shumë fusha, përkundër krizave globale, siç ishte pandemia e inflacioni”, ka thënë Kurti.

Sipas Kurtit, njëra ndër arritjet që përmendet në raporti është edhe lufta kundër krimit e korrupsionit.

“Kemi dorëzuar dosjen e Vettingut në Kuvend, sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Kemi rritur luftën kundër korrupsionit, kemi më shumë se 780 operacione kundër krimit dhe janë shkatërruar 15 laboratore të drogës e janë mbyllur 11 rrugë ilegale në veri të vendit”, tha Kurti.

Gjithashtu i pari i ekzekutivit ka folur edhe për hapjen e 25 mijë vendeve të reja të punës.

Sipas Kurtit, Kosova është vend evropian, me vlera evropiane dhe në politikën e jashtme, është e linjëzuar me shtetet e BE-së.

Ndërsa, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szyong, ka thënë se baza e progresit të shtetit është në duar Kosovës.

“Duhet të shikoni se ku është Kosova në këtë raport, ka shumë sfida në të cilat duhet punuar, duhet të nënvizoj se Raporti i Progresit ka propozuar që liberalizimi i vizave të bëhet menjëherë sepse Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet në këtë process”, tha Szyong.

Sipas tij Kosova ka bërë progres gjithashtu në sektorin e energjisë dhe në menaxhimin e emigracionit.

Ndryshe arritja e një marrëveshje të shpejtë dhe gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, ka zërë vend të veçantë në raportin e publikuar nga Komisioni Evropian për vendin tonë për këtë vit./SHQIP.com

Szunyog nuk jep shpresa që liberalizimi i vizave pritet të ndodhë nesër

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog nuk ka dhënë shume shpresa se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodh gjatë ditës së nesërme.

Ai thotë se fillimisht do të këtë diskutime, dhe në fund është Këshilli i Ministrave që pritet të vendosin për këtë çështje.

“Kjo çështje është një diskutim në nivel të ekspertëve dhe në nivelin e ekspertëve nuk mund të prisni vendime, do te këtë diskutime dhe në fund të fundit është Këshilli i Ministrave që vendos”, u shpreh ai.

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, ka thënë sot se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.

Gjatë fjalimit të tij në Komisionin Evropian, Varhelyi tha se Kosova ka gëzuar stabilitet politik gjatë gjithë vitit dhe autoritetet vazhdojnë të demonstrojnë përkushtimin e tyre në rrugën drejt BE-së

Varhelji: Serbia duhet të harmonizojë politikën e saj të jashtme

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varheji, ka prezantuar Paketën e Zgjerimit të BE-së në Komisionin për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian.

Varhelji thotë së shteti i Serbisë është një partner i sinqertë i BE-së por që ajo duhet të harmonizojë politikën e jashtme të saj.

“Ne kemi nevojë për Serbinë si një partner të sinqertë politik dhe aleat që ndan me ne vlerat, sigurinë dhe prosperitetin e përbashkët. Në kontekstin e sotëm gjeopolitik, është e qartë se Serbia duhet të bëjë më shumë për t’u lidhur me politikën e jashtme të Bashkimit, duke përfshirë sanksionet kundër Rusisë. “tha ai. Varhey, raporton Tanjug.

Varhelji, thotë se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, por kërkon që Prishtina të jetë më konstruktive në dialogun me Beogradin.

“Ne kemi nevojë që Kosova të angazhohet në mënyrë konstruktive, ashtu siç na duhet Beogradi që ta bëjë këtë”, ka thënë Varheji.

Ai thotë se Serbia së fundmi ka bërë lëshime në dialogun me Prishtinën dhe si shembull përmendi marrëveshjen për kartat e identitetit që u arrit këtë verë.

Raporti i KE-së: Urgjentisht marrëveshja me Serbinë, korrupsioni i lartë, kërcënime e sulme fizike ndaj gazetarëve

Arritja e një marrëveshje të shpejtë dhe gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, ka zërë vend të veçantë në raportin e publikuar nga Komisioni Evropian për vendin tonë për këtë vit.

KE-ja ka vlerësuar se arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e detyrueshme me Serbinë është urgjente dhe vendimtare, për t’i mundësuar si Kosovës ashtu edhe Serbisë, të përparojnë në rrugën e tyre evropiane.

Raporti përmend takimet e rregullta të kryenegociatorëve dhe takimin e nivelit të lartë mes Kurtit dhe Vuçiqit më 18 gusht në Bruksel, dhe dakordimin për udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë, si dhe vendimin për lëvizjen e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë me letërnjoftime,

Raporti i kërkon Kosovës që të angazhohet në mënyrë më konstruktive dhe të bëjë përpjekje të mëtejshme thelbësore për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara.

Në aspektin politik Kosova sipas raportit, gëzoi stabilitet me një qeveri që ka shumicën në Kuvend.

Mirëpo, puna e legjislativit u ndikua negativisht nga atmosfera e polarizuar politike dhe vështirësitë në arritjen e kuorumit për të marrë vendime edhe pse qeveria ka mbështetjen e shumicës së deputetëve.

Raporti kritikon menaxhimin e dobët të agjendës legjislative nga ana e mazhorancës, por edhe për shkak se deputetët opozitarë të Kuvendit abstenuan nga votimi për të parandaluar miratimin e legjislacionit.

Gjithashtu, raporti thotë se ka pasur pak progres në zbatimin e kornizës ekzistuese legjislative për reformën e administratës publike.

Situata në veri të Kosovës mbetet sfiduese, veçanërisht në luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe mungesën e kushteve për lirinë e shprehjes.

Në këtë pjesë është bërë pak progres në hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të krimit të organizuar.

Në lidhje funksionimin e sistemit gjyqësor, Kosova është në fazë të hershme, derisa raporti sqaron se administrimi i përgjithshëm i drejtësisë vazhdon të jetë i ngadaltë, joefikas dhe i cenueshëm ndaj ndikimeve të panevojshme.

BE-ja ka mirëpritur angazhimin e qeverisë për të zbatuar Opinionin e Komisionit të Venecias për koncept dokumentin për Vettingun në drejtësi, në bashkëpunim të ngushtë me BE-në. Megjithatë, raporti thotë se Kosova është në një fazë të hershme të përgatitjes në luftën kundër korrupsionit, duke kërkuar më shumë vullnet politik për të trajtuar efektet e rreziqeve të korrupsionit sistematik.

Sa i përket lirisë së shprehjes, Kosova ka një nivel të përgatitjes dhe përfiton nga një mjedis pluralist dhe i gjallë mediatik. Megjithatë, shqetësimet mbeten fushatat e shpifjeve publike, kërcënimet dhe sulmet fizike ndaj gazetarëve. Mungesa e vetëqëndrueshmërisë financiare i lë mediat, përfshirë transmetuesin publik, të pambrojtura ndaj interesave politike dhe të biznesit.

Në fushën ekonomike, Kosova sipas raportit arriti të mos jetë e ndikuar shumë nga pandemia, megjithatë, ekonomia informale, korrupsioni i lartë dhe sundimi i dobët i ligjit, vazhdojnë të pengojnë sektorin privat.

Sektori financiar mbeti i qëndrueshëm dhe kreditimi vazhdoi të zgjerohej, ndërkaq përkundër kundërshtimit të fortë, qeveria mori qëndrime të kujdesshme fiskale sa i përket pensioneve të veteranëve të luftës dhe vendimeve që lidheshin me Trustin e Kursimeve Pensionale.

Mirëpo, Kosova mbetet pa strategji afatgjate energjetike dhe e varur shumë nga energjia që prodhohet nga qymyri dhe me termocentrale të vjetruara.

Sa i përket arsimit, raporti thotë se Kosova ka bërë pak përparim në përmirësimin e cilësisë dhe adresimin e boshllëqeve të aftësive në tregun e punës.

Kosova vazhdon të ketë bashkëpunim të mirë me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Maqedoninë e Veriut dhe të marrë pjesë në shumicën e forumeve rajonale, por nuk është bërë asnjë përmirësim në raportet me Bosnje e Hercegovinën, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe të dyja vendet mbajë një regjim të rreptë të vizave.

Kosova ka një nivel të përgatitjes, duke përfshirë edhe konkurrencën, ndërsa është bërë përparim i kufizuar në mbrojtjen e konsumatorit dhe shëndetësisë.

Vendimet e Kosovës për të kufizuar eksportet për një sërë produktesh ushqimore u morën pa u konsultuar me Komisionin Evropian.

Raporti lëvdon zgjedhjet komunale të vitit 2021 dhe fushatën e qetë dhe konkurruese, pa përfshirë pjesën e komunave veriore, ku konkurrenca politike ishte e kufizuar.

Kosovës i kërkohet të adresojë dobësitë e kahershme, siç janë identifikuar nga zgjedhjet e njëpasnjëshme të misioneve vëzhguese të BE-së që nga viti 2014 dhe të njëjtat të hyjnë në fuqi, para se të vijnë zgjedhjet tjera.

Qeveria e Çekisë: Nesër diskutohet për liberalizimin e vizave për Kosovën

Liberalizimi i vizave për Kosovën, do të jetë temë diskutimi gjatë takimit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian.

Ky lajm është konfirmuar nga Qeveria e Çekisë, raporton RTK.

“Mund të ju konfirmojmë se Qeveria e Çekisë, e cila kryeson Presidencën  e Bashkimit Evropian ka vendosur për diskutim në rend dite, çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën  në takimin e Grupit punues, që  mbahet sot (12 tetor) dhe nesër më 13 tetor. Tema e liberalizmit të vizave për Kosovën,  do të diskutohet nesër, më 13 tetor”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së  Çekisë.

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, ka thënë sot se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.

Gjatë fjalimit të tij në Komisionin Evropian, Varhelyi tha se Kosova ka gëzuar stabilitet politik gjatë gjithë vitit dhe autoritetet vazhdojnë të demonstrojnë përkushtimin e tyre në rrugën drejt BE-së.

KE: Shqipëria ka bërë progres të mirë

Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, ka thënë se Shqipëria ka arritur progres të mirë dhe rezultate.

Ai në raportin vjetor të zgjerimit të BE-së shtoi se vendi ka treguar përkushtim për rend e ligj, e luftë kundër korrupsionit.

“Vendi ka bërë progres të mirë dhe ka arritur rezultate. Vettingu dhe reforma në drejtësi janë shembuj të progresit të mirë. Vendi ka treguar përkushtim për rend e ligj, e luftë kundër korrupsionit.

Shqipëria ka mbajtur 100% linjën evropiane për luftën në Ukrainë. E drejta e pronës, liria e medias, shteti i së drejtës janë çështje shumë të rëndësishme. Ne kemi thënë këtë gjë edhe vitin e kaluar por këto sfida janë të rëndësishme për ne. Angazhimi politik dhe konsensusi i të gjithë aktorëve politik dhe një administratë e pavarur dhe profesionale janë të domosdoshme”, tha Varhelyi.

Varhelyi në KE: Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, ka thënë sot se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.

Gjatë fjalimit të tij në Komisionin Evropian, Varhelyi tha se Kosova ka gëzuar stabilitet politik gjatë gjithë vitit dhe autoritetet vazhdojnë të demonstrojnë përkushtimin e tyre në rrugën drejt BE-së

“Kosova ka gëzuar stabilitet politik gjatë gjithë vitit dhe autoritetet vazhdojnë të demonstrojnë përkushtimin e tyre në rrugën drejt BE-së. Ne e pranojmë se Kosova gjithashtu ka bërë përpjekje për të forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe ka intensifikuar luftën e saj kundër korrupsionit. Është bërë punë për të hedhur themelet për një progres të qëndrueshëm në disa fusha, duke përfshirë tranzicionin e gjelbër, energjinë dhe inovacionin.

Gjatë vitit të ardhshëm ne do të dëshironim të shohim një realizim më të shpejtë dhe më efektiv të agjendës së reformës së BE-së të Kosovës. Sa i përket liberalizimit të vizave, komisioni qëndron prapa vlerësimit të korrikut të vitit 2018, se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet. Propozimi është ende në pritje në këshill dhe ne mbështesim diskutimet e ripërtërira me një përditësim teknik të këtij vlerësimi”.

Ai tha se sa i përket dialogut pret përkushtim më të madhe nga dy palët.

“Sa i përket dialogut Beograd-Prishtinë, ne kemi nevojë që Kosova të angazhohet në mënyrë konstruktive, ashtu siç ne kemi nevojë që Beogradi të bëjë të njëjtën gjë”.

KE rekomandon statusin e vendit kandidat për Bosnjën

Komisioni Evropian rekomandoi të mërkurën që Bosnje dhe Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Komisionari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, tha se vendimi final për këtë vend pritet të merret në muajin dhjetor.

Varhelyi foli në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ku prezantoi paketën vjetore të zgjerimit të BE-së.

Rekomandimi për Bosnjën u tha se është i kushtëzuar, pasi Komisioni pret plotësimin e tetë kushteve specifike që lidhen me miratimin e ligjeve për gjykatat dhe prokurorinë, parandalimin e konfliktit të interesit, lirinë e shprehjes dhe migracionin, raporton REL.

Paraprakisht, Kolegji i Komisionarëve Evropianë miratoi paketën e zgjerimit, ashtu si edhe raportet e progresit për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë.

Në paketën e zgjerimit, Komisioni Evropian vë fokusin në fushat që lidhen me procesin e integrimeve evropiane, siç janë: sundimi i ligjit, reformat e administratës dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Vend të veçantë zënë, po ashtu, ndikimet e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Paketa përmban edhe raportime për implementimin e planit evropian për investime në rajon, pastaj për situatën në sektorin e energjisë, për agjendën e gjelbër evropiane, për planet për prokurim të përbashkët të energjisë dhe për përshtatjen e këtyre vendeve me politikat e BE-së, sidomos në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Kosova, në këtë raport, vlerësohet për disa përparime që ka bërë në fusha të ndryshme, por prej saj kërkohet më shumë punë dhe progres në zbatimin e reformave.

Kosova, po ashtu, vlerësohet për përshtatjen me qëndrimet e BE-së ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Përsëritet se Komisioni Evropian mbetet në qëndrimin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Në raport theksohet se ka një ndjenjë që Këshilli i BE-së të merret me urgjencë me këtë çështje.

Gjatë fjalimit, edhe Varhelyi tha se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.

Sa i përket dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, raporti kujton se ka pasur takime të rregullta në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve, ndërsa përmend edhe takimin më 18 gusht midis liderëve të të dyja shteteve.

Nga të dyja vendet kërkohet që t’i përmbushin të gjitha marrëveshjet e arritura më herët në dialog, ndërsa u kërkohet edhe angazhim urgjent për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, që do t’i normalizonte marrëdhëniet mes tyre.

Serbisë i adresohen kritika për zvogëlimin e përafrimit të qëndrimeve të saj me politikën e jashtme të BE-së, sidomos në rastin e sanksioneve ndaj Rusisë, të cilat Serbia vazhdon t’i refuzojë.

Në raport përmenden edhe disa shifra, sipas të cilave, Serbia, në vitin 2021, i ka përshtatur në nivelin prej 64% qëndrimet e saj me ato të BE-së, ndërsa në gusht të këtij viti ka rënë në 45%.

Raporti thekson se Serbia “me një numër deklaratash dhe veprimesh ka dalë kundër BE-së” në politikën e jashtme.

Në paketën e zgjerimit konstatohet, po ashtu, se agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka bërë që, më shumë se kurrë, të ndihet nevoja e përafrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Komisioni Evropian miraton çdo vit paketën e zgjerimit dhe raportet e progresit për secilin nga vendet e përfshira në këtë proces.

Vendet e Ballkanit Perëndimor ndodhen në faza të ndryshme në procesin e zgjerimit.

Më së shumti përparim ka shënuar Mali i Zi, i cili i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave të anëtarësimit në BE.

Serbia pason si shtet që është në procesin e negociatave, por këtë vit nuk ka hapur, deri më tash, asnjë kapitull të ri.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë nisur negociatat në korrik, ndërsa Bosnje e Hercegovina ka kohë që ka aplikuar për anëtarësim në BE dhe tash është në pritje të vendimit përfundimtar për statusin e vendit kandidat.

Kosova është i vetmi vend i rajonit të Ballkanit Perëndimor, i cili nuk ka aplikuar ende për anëtarësim në BE.

Shefi i EULEX-it: Presidentja e PE-së përkrahu liberalizimin e vizave për Kosovën
Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovës, Lars-Gunnar Wigemark ka thënë se edhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola është krah Kosovës për liberalizimin e vizave.

Përmes një postimi në Twitter, Wigemark tha se Metsola foli me forcë në favor të Kosovës në një diskutim që pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin në Samitin e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

“Dhe  presidentja e Parlamentit Evropian, Metsola foli gjithashtu me forcë në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën duke ju referuar një diskutimi që ajo pati me Vjosa Osmanin në Samitin e BE për Ballkanin Perëndimor në Bruksel disa muaj më pare”, shkroi Wigemark.

Nga sot Komisioni Evropian e nis diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën – SHQIP.com

Sot në Bruksel pritet që të miratohen raportet e progresit për shtetet aspiruese për të hyrë në Bashkim Evropian.

Në disa fusha raporti do jetë i ndryshëm për Kosovën, por tek liberalizimi i vizave Komisioni Evropian i mbetet besnik qëndrimit të vitit 2018.

Zyrtarë të BE-së besojnë se tani ekziston “moment pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën”, duke shtuar se ky proces “duhet të finalizohet brenda disa muajve”.

Për këtë presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka vendosur edhe zyrtarisht në rend dite diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën – me 13 tetor.

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë BE-së, vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Shengen.

Në qershor të vitit 2016, Komisioni Evropian pati vlerësuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, mirëpo pati vënë kusht për finalizim të procesit që të arrihej marrëveshje për ratifikimin e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, dhe që të kishte rezultate në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë.

Më pas më 2018, Komisioni Evropian pati konstatuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe pati propozuar liberalizim.

Parlamenti Evropian e ka mbështetur këtë vendim, mirëpo disa vende skeptike si Franca dhe Holanda nuk janë pajtuar me vlerësimet e Komisionit në tërësi.

Raporti i KE për Shqipërinë: Reformat kanë ecur, korrupsioni mbetet shqetësim serioz

Komisioni europian vlerëson ecurinë Shqipërisë në rrugën e reformave që lidhen me procesin e integrimit, duke theksuar se ajo duhet të përparojë më tej se bashku me opozitën dhe shoqërinë civile.

Në projekt-raportin që pritet të publikohet të mërkurën, një kopje të të cilit Zëri e Amerikës e disponon, korrupsioni vijon të konsiderohet një shqetësim serioz, ndërsa vendi paralajmërohet se nismat për aministinë fiskale dhe të ashtuquajturat “pasaporta të arta” rrezikojnë të bien ndesh me normat e Bashkimit europian. Një fushë ku shprehimisht shkruhet se nuk është bërë përparim, është ajo e lirisë së shprehjes.

Sa i takon Kosovës, raporti shprehet se duhen përpjekje thelbësore për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve me Serbinë

Dokumenti i Komisionit është një radiografi e gjendjes së vendit në raport me kriteret që duhet të përmbushë në procesin e tij të integrimit. Sa i përket kritereve politike, vihet në dukje se “konflikti i brendshëm brenda partisë më të madhe opozitare (PD), ndikoi në jetën parlamentare”. Qeveria vlerësohet se “mbajti fokusin në reformat që lidhen me rrugën e vendit drejt BE-së dhe përforcoi strukturën e saj koordinuese për integrimin në BE”, ndërsa kritikohet për “krijimin e disa agjencive qeveritare në varësi të Kryeministrisë, pa një kornizë gjithëpërfshirëse drejtuese dhe pa një vëmendje sistematike ndaj linjave të mbikëqyrjes dhe raportimit” gjë që sipas Komisionit “ngre pikëpyetje në lidhje me standardet e administratës publike”.

Sa i takon reformës së administratës publike, Shqipëria vlerësohet të jetë “mesatarisht e përgatitur” dhe me një “përparim të kufizuar në forcimin e kapaciteteve të ministrive të linjës për të zbatuar vlerësimet e ndikimit rregullator dhe për të mbajtur konsultime publike”. Kritika ka dhe për agjencitë në varësi të ministrive të cilat “e përkeqësuan më tej çështjen e detyrave që i besohen personelit të punësuar sipas Kodit të Punës, në vend të nëpunësve civilë”. Raporti nënvizon se “dispozitat për rekrutimin e bazuar në merita, sipas ligjit të shërbimit civil, mbeten për t’u zbatuar plotësisht, veçanërisht për pozitat e nivelit të lartë”.

Sistemi gjyqësor i Shqipërisë, sipas Komisionit europian “ka arritur një shkallë përgatitjeje të moderuar” dhe Reforma në Drejtësi konsiderohet të ketë patur “një përparim përgjithësisht të mirë”. Raporti vë në dukje emërimet për plotësimin e vendeve në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë, duke theksuar se “megjithatë procedurat e gjata, dhe një numër i madh i çështjeve të prapambetura vazhdojnë të ndikojnë negativisht në efikasitetin e sistemit gjyqësor”.

Ecuria e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve vlerësohet se “ka vazhduar të përparojë në mënyrë të qëndrueshme. Deri më 12 shtator, institucionet e vettingut kishin përfunduar 554 çështje të shkallës së parë. Rreth 64% e dosjeve të vettingut të përpunuara deri më tani kanë rezultuar me shkarkime, dorëheqje ose përfundimin e mandatit të magjistratëve të verifikuar”. Sipas Komisionit “institucionet e vettingut duhet të vazhdojnë t’i referojnë organeve të prokurorisë rastet kur ka të dhëna për vepra penale”.

Sa i takon luftës kundër korrupsionit Shqipëria rezulton të ketë “njëfarë shkalle përgatitjeje”. Ndërsa vlerësohet se ka patur rezultate, raporti nënvizon se “mbetet i nevojshëm një vullnet më i madh politik, përpjekje të mëtejshme të strukturuara, dhe burime e aftësi të përshtatshme”. Sipas Komisionit “pavarësisht disa përparimeve, korrupsioni mbetet një fushë me shqetësim serioz. Rritja e numrit të dënimeve përfundimtare të zyrtarëve të nivelit të lartë mbetet një prioritet i rëndësishëm për të trajtuar më tej kulturën e pandëshkueshmërisë. Sektorët më të rrezikuar nga korrupsioni, kërkojnë vlerësim të synuar të rrezikut dhe masa të dedikuara”.

Në të njëjtin nivel konsiderohet të jetë dhe lufta kundër krimit të organizuar ku vihet re “njëfarë përparimi në përmbushjen e rekomandimeve të vitit të kaluar”. Raporti thekson se “bashkëpunimi i fortë dhe i frytshëm me shtetet anëtare të BE-së, Europolin dhe Eurojust-in ka çuar në rezultate të prekshme. Shqipëria vazhdoi të tregojë angazhim për të luftuar prodhimin dhe trafikimin e kanabisit. Progres i mirë është arritur në sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve të lidhura me krimin e organizuar”. Sipas Komisionit “kjo përpjekje duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen. Përpjekjet gjithashtu duhet të vazhdojnë për të siguruar rritje të ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare, veçanërisht në nivelet e larta”.

Pavarësisht kritikave të mëhershme të Brukselit mbi idenë e autoriteteve shqiptare për dhënien e shtetësisë të huajve të pasur që duan të investojnë në vend, në korrik të këtij viti qeveria hodhi një tjetër hap kur miratoi një vendim që i hap rrugën angazhimit të një kompanie ndërkombëtare për promovimn e pasaportës shqiptare, raporton VOA.

Edhe në raportin e tanishëm, Zëri i Amerikës, ka konstatuar se i njejti paralajmërim përsëritet nga Komisioni, kur shprehet se “Shqipëria duhet të heqë dorë nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve (pasaporta të arta) pasi do të paraqiste rreziqe, sa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit të krimit të organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me normat e BE-së”.

Po ashtu, Shqipëria paralajmërohet dhe sa i përket nismës tjetër të qeverisë për aministinë fiskale. Asaj i kujtohet se është “në listën gri” sa i takon luftës kundër financimit të terrorizmit dhe kundër pastrimit të parave, e për këtë arsye “duhet të zbatojë elementët e mbetur të planit të veprimit të Task Forcës së Veprimit Financiar. Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval-it, mund të rrezikojë përparimin në këtë fushë”.

Fusha ku Shqipëria vlerësohet se “nuk ka bërë përparim”, është ajo e lirisë së shprehjes. “Ndërthurja e interesave të biznesit dhe politikës vazhdoi të pengonte pavarësinë e medias dhe cilësinë e gazetarisë. Dezinformatat duke përfshirë fushatat e shpifjeve janë të përsëritura, veçanërisht në mediat online, vetërregullimi i të cilave duhet të sigurohet. Atmosfera e sulmeve verbale, fushatave shpifëse dhe akteve të frikësimit ndaj gazetarëve nuk është përmirësuar”, vë në dukje raporti, duke theksuar se “çdo ndryshim në Ligjin për mediat duhet të jetë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias dhe duhet të dorëzohet për konsultim me organizatat e medias”. Sipas Komisionit europian “mbetet e rëndësishme të sigurohet që media të ketë qasje të drejtpërdrejtë dhe transparente në institucionet qeveritare dhe aktivitetet e tyre” e po ashtu “veprimtaria rregullatore e Autoritetit për mediat audio-vizive (AMA) duhet të përmirësohet dhe pavarësia dhe burimet e transmetuesit publik duhet të forcohen”.

Shqipëria vlerësohet pozitivisht për politikën e saj të jashtme të linjëzuar me atë të Bashkimit europian, si dhe për rolin në rajon. Me nota pozitive përshkruhet dhe nisma “Ballkani i hapur”, e nxitur nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, por që ka hasur në kundërshtime të forta nga Kosova. “Për sa kohë që nisma e “Ballkanit të hapur” është në përputhje me kuadrin e Tregut të Përbashkët Rajonal, përputhet me standardet e BE-së dhe është plotësisht e hapur dhe gjithëpërfshirëse, është një hap i dobishëm drejt zhvillimit të një tregu të përbashkët midis gjashtë ekonomive të rajonit”, shkruhet në raportin e Komisionit europian.

Kosova, KE: Duhen përpjekje thelbësore për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve me Serbinë

Komisioni Evropian u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve duke e vlerësuar atë si thelbësore për integrimet evropiane.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë vazhduan me takime të rregullta mujore në nivel të kryenegociatorëve dhe një takim të nivelit të lartë më 18 gusht 2022. Palët miratuan një Udhërrëfyes për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në qershor të vitit 2022 dhe ranë dakord për lëvizjen vetëm me letërnjoftime ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në muajin gusht.

“Kosova duhet të angazhohet në mënyrë më konstruktive dhe të bëjë përpjekje të mëtejshme thelbësore për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të deritashme dhe të ndihmojë arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Një marrëveshje e tillë është urgjente dhe vendimtare për t’u mundësuar Kosovës dhe Serbisë të përparojnë në rrugët e tyre evropiane”, thuhet në raport.

Situata në veriun e Kosovës, një zonë e banuar me shumicë serbe mbetet sfiduese, veçanërisht në fushën e korrupsionit, krimit të organizuar dhe lirisë së shprehjes, thuhet mes tjerash në raport.

Komisioni Evropian thekson se sa u përket marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal, Kosova vazhdoi të marrë pjesë në shumicën e forumeve rajonale. Aji ka mbajtur në përgjithësi marrëdhënie të mira me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Por, nuk ka pasur asnjë ndryshim në marrëdhëniet formale të Kosovës me Bosnjën dhe Hercegovinën, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe të dyja mbajnë një regjim të rreptë vizash.

Raporti thekson se Kosova gëzoi një qëndrueshmëri politike me një qeveri më shumicë solide në Parlament, puna e të cilit u ndikua negativisht nga atmosfera e polarizuar politike dhe vështirësitë për të siguruar kuorum vendimmarrës.

Sikurse edhe në raportet e mëhershme, Komisioni thekson se Kosova është ende në një fazë të hershme në zhvillimin e një sistemi gjyqësor që funksionon mire: “Ndërkohë që është bërë njëfarë përparimi, administrimi i përgjithshëm i drejtësisë vazhdon të jetë i ngadaltë, joefikas dhe i cenueshëm ndaj ndikimeve të jashtme”.

Kosova është në një fazë të hershme dhe ka një shkallë të përgatitjes në luftën kundër korrupsionit, thuhet në raport në të cilin theksohet se “është bërë njëfarë përparimi me miratimin e legjislacionit të rëndësishëm kundër korrupsionit, por ekziston nevoja për të përmirësuar zbatimin e kuadrit të përgjithshëm ligjor. Nevojiten përpjekje të vazhdueshme për të arritur hetime më proaktive, vendime gjyqësore përfundimtare dhe konfiskim përfundimtar të pasurive. Pavarësisht përpjekjeve të bëra tashmë, ekziston nevoja për vullnet të fortë politik për të vazhduar trajtimin efektiv të rreziqeve të korrupsionit sistemik dhe një përgjigje të fortë të drejtësisë penale ndaj korrupsionit të nivelit të lartë”.

Ngjashëm është vlerësimi për luftën kundër krimit të organizuar ku vërehet një “përparim i kufizuar” dhe nënvizohet se janë zhvilluar “një sërë operacionesh të suksesshme që synonin krimin e organizuar, duke përfshirë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ndërkufitar. Lufta kundër krimit të organizuar në veri të Kosovës vazhdon të jetë sfiduese”.

Raporti vë re se është arritur njëfarë përparimi në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, por “autoritetet e Kosovës duhet të jenë më efektive në përpjekjet e tyre për të luftuar pastrimin e parave dhe ligji në fuqi duhet të jetë në përputhje me kërkesat e BE-së dhe standardet ndërkombëtare”.

Komisioni thekson se kuadri ligjor garanton gjerësisht mbrojtjen e të drejtave të njeriut në përputhje me standardet evropiane dhe Kosova tregoi përkushtim për trajtimin e pabarazisë gjinore. Por, theksohet në raport, “duhet bërë më shumë për të garantuar në mënyrë efektive të drejtat e personave që u përkasin pakicave, duke përfshirë romët dhe ashkalitë dhe personat e zhvendosur, për të siguruar barazi gjinore në praktikë dhe për të avancuar mbrojtjen e trashëgimisë kulturore”.

Sa i përket lirisë së shprehjes, Kosova ka një shkallë të përgatitjes dhe përfiton nga një mjedis pluralist dhe i gjallë mediatik, theksohet në raport. “Megjithatë, mbeten shqetësimet në lidhje me fushatat e shpifjeve publike, kërcënimeve dhe sulmeve fizike ndaj gazetarëve. Mungesa e qëndrueshmërisë financiare i bën mediat, përfshirë transmetuesin publik, të cenueshme ndaj interesave politike dhe të biznesit”.

Rama flet sot në Këshillin e Evropës për raportin e Dick Martyt

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të mbajë sot fjalim në Këshillin e Evropës, ku do të kërkojë rishikimin e Rezolutës 1782 për raportin e Dick Marty, dhe të shpallë të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Rama në një postim në Facebook ka paralajmëruar fjalimin e tij.

“Kur bota kthehet përmbys dhe viktimat kthehen në fajtorë, atëherë çdo gjë është e mundur… Nesër fjala ime në Këshillin e Evropës”.

Rama pritet të prezantojë para Këshillit të Evropës një rezolutë të Shqipërisë, që kërkon që akuzat e raportit të Martyt të konsiderohen “të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova e fakte”.

Kjo rezolutë u miratua në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik – me 125 vota pro.

Gjatë asaj seance, Rama deklaroi se zëri i Shqipërisë do të dëgjohet në Strasburg, duke theksuar se raporti i senatorit zviceran solli një proces hetimesh, por sipas tij nuk solli drejtësi dhe i bëri viktima figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndryshe, më 18 korrik PS-ja ka deponuar në Kuvendin propozimin për këtë “Rezolutë” dhe tekstin e rezolutës me të cilën Shqipëria do të hedhë poshtë pretendimet për trafikim organesh nga raporti i Dick Marty-t.