LIVE: Pasivizimi i listave, Mustafi: Të reagoj BE-ja, 6 mijë persona nuk janë pak

Pasivizimi i listave në zgjedhjet e 3 prillit, po cilësohet si veprim antikushtetues, anticivilizues dhe antinjerëzor nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi.

Mustafi në një intervistë për SHQIP.com, duke folur për këtë temë tha se këtij veprimi, Serbia duhet t’i japë fund.

“ Nuk kemi pasur kërkesë nga Bashkimi Evropian, drejtpërdrejt për t’u ndërprerë si proces dhe në radhë të dytë për t’i rikthyer të gjithë atyre që iu janë pasivizuar adresat në mënyrë që të krijonin hapësirën e barazisë. Sepse pasivizimi në vetvete nuk është problem, por pasjoat e pasivizimit të cilat lënë qytetarët pa mjete identifikuese, pa leternjoftim dhe pa pasaportë kjo është shkelje e drejtpërdrejt edhe e ligjeve brenda Serbisë edhe shkelje e ligjeve ndërkombëtare. Kjo është antikushtetues, anticivilizues dhe madje anti njerëzor një çasje e tillë të ndodh në shekullin 21 të ndodh në Ballkanin Perëndimor i cili pretendon që nesër të jetë pjesë e Bashkimit Evropian’’, u shpreh ai.

E reagim kërkon të ketë edhe nga Bashkimi Evropian.

Duke komentuar deklaratën e zëdhënësit të BE-së,  Peter Stano dhënë për SHQIP.com, Mustafi tha se Serbisë duhet t’I kërkojnë që ta rregullojë këtë çështje.

“Sigurisht, Bashkimi Evropian do duhej t’i kërkonte Serbisë t’i rregullojë këto çështje sepse rreth 6 mijë veta nuk janë pak e aq më tepër për një komunitet i cili është atakuar drejt për së drejti”, u shpreh ai.

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi ka proceduar 98,49 për qind të vendvotimeve për zgjedhjet parlamentare, ku shqiptarët nuk do të përfaqësohen në parlament.

Sipas rezultateve të fundit, “Koalicioni i Shqiptarëve” i Shaip Kamberit ka marrë deri më tani besimin e 0.26 për qind të qytetarëve, gjegjësisht ka 9,651 vota, që do të thotë se nuk do të ketë asnjë deputet.

Gjithashtu edhe lista tjetër e shqiptarëve e kryesuar nga Shqiprim Arifi, “Alternativa për Ndryshim” ka marrë besimin e shumë pak votuesve. Ajo deri më tani ka 0.09 për qind apo 3, 273 vota, që do të thotë se do të mbetet jashtë Kuvendit./Shqip.com

Pasivizimi i listave, Mustafi: Të reagoj BE-ja, 6 mijë persona nuk janë pak

Mustafi u bën thirrje Osmanit dhe Kurtit ta vizitojnë Luginën e Preshevës

Në Luginën e Preshevës, vizitat në nivel të presidencës dhe kryeministrisë kanë munguar për shumë vite.

Kështu thotë kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi.

“Ne, vizitë të kryeministrit kemi pas vetëm Edi Ramën në nivel të kryeministrit. Dhe ajo ka ndodhur në fillet e pushtetit të tij, kur pat premtuar shumë më shumë për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe pat mbajtur një fjalim të madh. Ndërkaq kryeministrat e tjerë të Kosovës, nuk e kanë vizituar asnjëherë Luginën. Ka vizituar presidenti i Shqipërisë por jo edhe presidentja e Kosovës”, u shpreh ai në një intervistë për SHQIP.com.

Mustafi u ka bërë thirrje presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, për ta vizituar Luginën e Preshevës,

“Ne, vizitë të kryeministrit kemi pas vetëm Edi Ramën në nivel të kryeministrit. Dhe ajo ka ndodhur në fillet e pushtetit të tij, kur pat premtuar shumë më shumë për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe pat mbajtur një fjalim të madh. Ndërkaq kryeministrat e tjerë të Kosovës, nuk e kanë vizituar asnjëherë Luginën.

Ai u ka bërë ftesë publike të gjitha institucioneve të Republikës të Kosovës që të bëjnë vizitë në Luginën e Preshenvës, posaçërisht presidencës dhe kryeministrisë./Shqip.com

Mustafi: Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë nuk kanë plan të veprimit për Luginën e Preshevës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë e kanë lënë pas dore Luginën e Preshevës në zgjedhjet e 3 prillit.

Mustafi, në një intervistë për SHQIP.com,tha se të dy qeveritë nuk kanë strategji veprimi për Luginën.

“Lugina e Preshevës, sigurisht vuan nga pengesat e pamerituara e ndasitë e pangushëlluara të cilat janë si pasojë edhe e një mos koordinimi me Tiranën dhe Prishtinën. Për shkak se konsiderojmë nuk ka një strategji planveprimi apo çasje çoftë e Tiranës çoftë e Prishtinës se si do ta trajtojnë Luginën e Preshevës. Dhe lënë në mëshirën e aftësive të politikanëve shqiptarë”, u shpreh Mustafi.

Më tej, ai ka thënë se si pasojë e mos përkushtimit për Luginën e Preshevës, ka ndodhur ndarja e partive në dy lista.

“Sigurisht ka ndodhur kjo përçarje e brendshme të cilat kanë delegjitimuar në njëfarë forme politikën si një element të vetëm politik shqiptarve atje.

Sipas tij, nuk ka politika të cilat kanë krijuar një strategji të vetme të përbashkët çoftë Tirana dhe Prishtina nuk kanë një plan veprimi dhe nuk ka institucione të cilat marrin përsipër umbrellën institucionale për shqiptarët e Luginës së Preshevës./Shqip.com

Mustafi: Vetëm 1 për qind janë shpresat për t’u bërë Kamberi deputet

Vetëm 1 për qind janë gjasat që në parlamentin e Serbisë të jetë një zë shqiptar.

Kjo pasi, në zgjedhjet e 3 prillit përveç që përfshirja e shqiptarëve ishte tejet e vogël, aty pati edhe pasivizim të adresave.

Megjithatë, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi në një intervistë për SHQIP.com tha se ekzistojnë shpresat për të pasur një deputet në parlamentin e Serbisë.

“Zotëri Shaip Kamberi është në margjinat për tu bërë deputet dhe po besoj që ende nuk ka përfunduar ky proces dhe ka shpresë 1% I cili do të vendos edhe për deputetin shqiptar.

Mandati i tij përhumbet nga votat e serbëve të Kosovës, nga votat e Republika Srpska që votojnë dhe një pjesë e diasporës serbe që kanë votuar. Për të cilat, kontroll total ka presidenti i vendit, zotëri Vuçiq. Megjithatë, përsëritja në disa vendvotime në serbi, edhe në Luginë mund ta ndryshoj komplet këtë process dhe jam shumë i bindur që do ta kemi një deputet shqiptar”, u shpreh Mustafi.

Duke folur për procesin e zgjedhjeve të 3 prillit, Mustafi numëron disa nga faktorët që kanë ndikuar që të ketë për qindje të vogël të shqiptarëve në zgjedhje.

‘’Ka pasur të bëjë se janë krijuar dy lista, e dyta numri i të pasivizuarve i adresave që ka për qëllim ndryshimin e përbërjes etnike e njëjta ka reflektuar që të ndryshoj edhe  listën unike zgjedhore dhe tre që kemi një diasporë të madhe dhe kemi një numër të madh të shqiptarëve të Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë sepse nga mbi 60 mijë vota, përkatësisht votues që janë në listat unike, numri i të dalëve ka qenë diçka pak më shumë se 15% i cili nuk është i mjaftueshëm që shqiptarët t’i faktorizojë në parlamentin e Serbisë”, tha Mustafi.

Shaip Kamberi, i cili ishte deputet mandatin e kaluar, kishte deklaruar se i duhen edhe 300 vota për të arritur këtë qëllim.

Një gjë e tillë, sipas Kamberit mund të arrihet për shkak se janë ende në numërim 1 për qind e votave në nivel shtetëror.

Theksojmë se partitë shqiptare në Luginën e Preshevës kanë garuar me dy lista zgjedhore me gjithsej 20 kandidatë për deputetë.

Në garë janë koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar me bartës liste, Shaip Kamberi dhe Alternativa Demokratike Shqiptare me bartës liste, Shqiprim Arifi./Shqip.com