Dita e 56-të e luftës: Zelensky: Forcat ukrainase nuk kanë mjaftueshëm armë për të mposhtur Rusinë

Lufta në Ukrainë po vazhdon për gati dy muaj, derisa luftimet janë intensifikuar në Mariupol.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të mërkurën se forcat e vendit nuk kanë mjaftueshëm armë “serioze dhe të rënda” për të mposhtur ushtrinë ruse në qytetin e Mariupolit, shkruan CNN.

Ai përshkroi dy mënyra të mundshme për t’i dhënë fund ngecjes në qytet:

“Së pari, ajo përfshin armë serioze dhe të rënda […] në momentin që ne nuk kemi mjaft nga këto armë për të çliruar Mariupolin. Rruga e dytë është diplomatike. Deri më tani Rusia nuk është pajtuar me këtë.

Zelensky tha gjithashtu se “disa mijëra” civilë ukrainas që u larguan nga qyteti i rrethuar i Mariupolit përmes korridoreve të evakuimit në territoret e pushtuara ruse nuk dihen se ku janë.

“Mijëra civilë janë larguar me sukses nga Mariupoli përmes korridoreve të rënë dakord me Rusinë, por për fat të keq disa mijëra civilë shkuan në territoret e pushtuara ruse dhe ne nuk e dimë fatin e këtyre mijëra njerëzve”, shtoi ai. 

Shtetet Evropiane po vazhdojnë të dërgojnë ndihma në Ukrainë, së fundmi Norvegjia i ka dhuruar Ukrainës një sistem të mbrojtjes ajrore Mistral./Shqip.com

Zelensky: Forcat ukrainase nuk kanë mjaftueshëm armë për të mposhtur Rusinë
Presidenti ukrainas Zelensky

Lufta në Ukrainë po vazhdon për gati dy muaj, derisa luftimet janë intensifikuar në Mariupol.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të mërkurën se forcat e vendit nuk kanë mjaftueshëm armë "serioze dhe të rënda" për të mposhtur ushtrinë ruse në qytetin e Mariupolit, shkruan CNN.

Ai përshkroi dy mënyra të mundshme për t'i dhënë fund ngecjes në qytet:

“Së pari, ajo përfshin armë serioze dhe të rënda […] në momentin që ne nuk kemi mjaft nga këto armë për të çliruar Mariupolin. Rruga e dytë është diplomatike. Deri më tani Rusia nuk është pajtuar me këtë.

Zelensky tha gjithashtu se "disa mijëra" civilë ukrainas që u larguan nga qyteti i rrethuar i Mariupolit përmes korridoreve të evakuimit në territoret e pushtuara ruse nuk dihen se ku janë.

“Mijëra civilë janë larguar me sukses nga Mariupoli përmes korridoreve të rënë dakord me Rusinë, por për fat të keq disa mijëra civilë shkuan në territoret e pushtuara ruse dhe ne nuk e dimë fatin e këtyre mijëra njerëzve”, shtoi ai. 

Shtetet Evropiane po vazhdojnë të dërgojnë ndihma në Ukrainë, së fundmi Norvegjia i ka dhuruar Ukrainës një sistem të mbrojtjes ajrore Mistral./Shqip.com

Rusia teston një raketë bërthamore

Rusia të mërkurën kishte kryer një testim të raketës balistike ndërkontinentale Sarmat.

Kjo është një shtesë e re në arsenalin bërthamor të Rusisë, për të cilin presidenti, Vladimir Putin, tha se do t'u jepte armiqve të Moskës diçka për të menduar, shkruan Reuters.

Putin u shfaq në televizion duke thënë se raketa ishte lëshuar nga Plesetsk në veriperëndim të vendit dhe goditi objektivat në gadishullin Kamchatka në lindjen e largët.

"Kompleksi i ri ka karakteristikat më të larta taktike dhe teknike dhe është i aftë të kapërcejë të gjitha mjetet moderne të mbrojtjes kundër raketave. Ai nuk ka analoge në botë dhe nuk do të ketë për një kohë të gjatë", tha Putin.

Sarmat ka qenë në zhvillim prej vitesh dhe kështu nisja e tij testuese nuk është një surprizë për Perëndimin, por vjen në një moment tensioni ekstrem gjeopolitik për shkak të luftës tetë-javore të Rusisë në Ukrainë./Shqip.com

Putin: Jeta do të ndryshojë për mirë
Vladimir Putin

Presidenti, Vladimir Putin, ka pohuar se Rusia do të arrijë objektivat e saj ushtarake në rajonin Donbas të Ukrainës lindore.

Dhe sipas Putinit kjo do t'i lejojnë njerëzit të rifillojnë jetën e tyre normale, shkruan BBC.

Duke folur në një takim në Kremlin që synonte të promovonte Rusinë si një tokë mundësish, Putin tha se Moska ishte detyruar të fillonte një "operacion ushtarak" në Ukrainë për shkak të "tragjedisë" që po ndodhte në Donbas.

“E thashë që në fillim – qëllimi i këtij operacioni është të ndihmojmë njerëzit tanë që jetojnë në Donbas”, tha ai.

Duke iu drejtuar një vajze që iu bashkua takimit nga Sevastopoli në Krime, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina në 2014, ai tha:

"Ne do të veprojmë në mënyrë të vazhdueshme dhe do të sigurohemi që jeta atje gradualisht do të bëhet normale, do të ndryshojë për mirë - ashtu siç i ndodhi. ju, në jetën tuaj, në Sevastopol."

Putin përdor rregullisht përvjetorin e aneksimit të Krimesë për të theksuar dashurinë për atdheun./Shqip.com

Kryetari i bashkisë së Mariupolit u kërkon banorëve të evakuojnë qytetin

Kryebashkiaku i Mariupolit, Vadim Boychenko më herët njoftoi se korridoret e evakuimit midis Mariupol dhe Zaporizhzhia do të hapeshin nga ora 14:00 me kohën lokale (11:00 GMT), shkruan BBC.

Boychenko postoi se banorët do të jenë në gjendje të hipin në autobusë nga rruga Taganrogskaya e qytetit dhe ata gjithashtu do të ndalojnë pranë fabrikës së çelikut Azovstal ku janë strehuar ushtarët ukrainas dhe bulevardit Shevchenko.

Ai po ashtu shtoi se “gjatë këtyre ditëve të gjata dhe tepër të vështira, ju mbijetuat në kushte çnjerëzore. Ju ishit në një vakum informacioni, pa akses në asnjë informacion”.

Teksa, zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk tha se plani i evakuimit do të përfshinte një korridor humanitar për gratë, fëmijët dhe të moshuarit.

Kryeministri i Belgjikës: Lufta në Ukrainë është e krahasueshme me faqet më të errëta të historisë evropiane
Kryeministri i Belgjikës Alexander De Croo/ Marrë nga CNN

Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, agresionin rus në Ukrainë e ka krahasuar me historitë më të errëta evropiane.

Ai ka thënë se pushtimi i Ukrainës është “i krahasueshëm me faqet më të errëta të historisë evropiane dhe se është shqetësuese të shohësh se diçka e tillë mund të ndodhë ende në Evropë, shkruan CNN.

Duke folur të martën në mbrëmje në qytetin belg të Gentit, pas një takimi të rrallë të përbashkët të kabinetit holandez dhe belg, De Croo shtoi se nuk mund të ketë mosndëshkim për krimet e luftës.

“Belgjika ashtu edhe Holanda do të bëjnë përpjekje për të siguruar që gjithçka të dokumentohet”, me shpresën se “mund të zhvillohen ndjekje penale për historitë e tmerrshme që dëgjojmë për përdhunimet e grave, përdhunimet e vajzave”, tha ai.

Rusia ka mohuar akuzat për krime lufte dhe pretendon se forcat e saj nuk synojnë civilët.

Iryna Venediktova, prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, tha javën e kaluar se zyra e saj po hetonte 5,800 raste të krimeve të dyshuara ruse të luftës, me “gjithnjë e më shumë” procedura që hapeshin çdo ditë.

De Croo tha se qeveria belge po mbështeste Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe Komisionin Hetimor të krijuar nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe po “duket të jetë në gjendje të dërgojë ekspertë mjeko-ligjorë” në Ukrainë.

“Ende 100,000 njerëz kanë mbetur në Mariupolin e shkatërruar”

Siç kemi raportuar, Ukraina shpreson të evakuojë 6,000 njerëz nga qyteti i rrethuar i Mariupolit përmes korridoreve humanitare të mërkurën, shkruan BBC.

Megjithatë, kryebashkiaku i larguar nga Mariupol thotë se në qytet kanë mbetur edhe rreth 100 mijë banorë.

Vadym Boichenko gjithashtu paralajmëroi se marrëveshja me Rusinë ishte vetëm paraprake. Nëse qëndron, do të jetë i pari në krijimin e korridoreve të sigurta që nga 5 marsi.

Ajo marrëveshje u rrëzua dhe shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar në Mariupol për javë të tëra pa ujë të rrjedhshëm, energji elektrike ose furnizime të tjera.

Është një objektiv strategjik për Rusinë, sepse është një port juglindor për Ukrainën. 

Rusia pretendon se kontrollon pjesën më të madhe të saj, me mbrojtësit e fundit ukrainas të ngujuar në fabrikën e madhe të çelikut.

Mariupolit i mungon ushqimi, uji dhe ilaçet pas bllokadës 50-ditore

Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Sergei Orlov, i cili thotë se në Mariupol jetojnë ende rreth 130,000 qytetarë të cilët janë në bllokadë për më shumë se 50 ditë dhe vuajnë nga mungesa e ushqimit, ujit, ilaçeve dhe ndihmës, shkruan BBC.

Qytetarët që po jetojnë përmes bombardimeve dhe sulmeve ajrore të vazhdueshme po hasin “mungesë të gjithçkaje, mungesë jete”, thotë ai .

Orlov shton se ushtarët ukrainas në Mariupol e kanë “shumë të vështirë” të mposhtin rusët, të cilët po rrethojnë fabrikën e çelikut Azovstal.

Ai potencon se trupat ruse vazhdojnë të përdorin armë të forta dhe të kryejnë sulme ajrore dhe granatime nga anijet luftarake me raketa, duke e bërë të vështirë për ukrainasit që të munden.

Teksa, bën me dije se Ukrainës i duhen armë të forta sa më shpejt të jetë e mundur për të mbajtur qytetin.

Më të rejat nga Ukraina

Pushtimi i Rusisë është i përqendruar në Ukrainën lindore. Trupat kundërshtare mbeten të bllokuara në luftime përgjatë vijës së frontit 300 milje (480 km)

Ministria ruse e mbrojtjes u ka dhënë forcave ukrainase, të cilat janë të ngujuara në kompleksin e fabrikës së çelikut Azovstal në qytetin port të Mariupol, një ultimatum të ri, që të lënë armët e tyre deri në orën 11:00 GMT të mërkurën.

Asnjë ushtar i vetëm ukrainas nuk pranoi të njëjtën ofertë të martën, tha ministria në një deklaratë

Por Ukraina ka arritur një marrëveshje paraprake me Rusinë për evakuimin e civilëve, tha zëvendëskryeministri. Këto kanë qenë të vështira për t’u zbatuar në luftë deri më tani

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka akuzuar Rusinë për “sulme pa dallim” në qytetin port të Mariupol

Përballë sulmit të Moskës, trupat ukrainase kanë mbajtur deri tani linjën, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Ukraina gjithashtu pretendon se ka bërë kundërsulme duke rimarrë qytetin Maryinka, afër Donetsk

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se nëse Ukraina do të kishte akses në armë më të mira, “ne do t’i kishim dhënë fund kësaj lufte”.

Në diplomaci:

Aleatët e Ukrainës në Perëndim janë zotuar të rrisin ndihmën ushtarake, duke i siguruar Kievit avionë ushtarakë shtesë

Administrata Biden thuhet se po planifikon të shpallë 800 milion dollarë të tjera ndihmë ushtarake

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha se ai po furnizonte raketa kundër anijeve Brimstone dhe kancelari gjerman Olaf Scholz tha se Berlini do të sigurojë financa për të ndihmuar Ukrainën të blejë armë të prodhimit gjerman.